Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

“I panjohuri im…”

Duke u ndriçuar prej hënës kemishëverdhë,
Ti, pikturon me sharrat dhëmbëmprehta të vjeshtës,
Të mundshmin takim
Me mua.
Lastarët e blertë të pranverës,
që ende nuk është konfiguruar në kohë,
marrin shkëlqimin e metaltë të pritjes tënde,
Që,
natën,
verdhacukja anemike e shndërron në ankth,
derdhur hapësirave,
……...………krrelat e flokëve të pafaj të
……………………...……….vogëlushes fantazisë sime,
Të cilën,
dëshira jote, e kaplon me dhunë,
dhe e tret në gjirin e ngrohtë të saj.
Ti, “i panjohuri” im i paduruar,
Të kaftën e syve,
prej filxhanit me lëngun e së njëjtes ngjyrë,
………………………....…………ma përplas në fytyrë.
Dhe, jo më kot…
Ndërsa honeve të thella të mallit,
………………….....…..zgjat duart e më kërkon.
Lagesh i tëri në dy pika lot.
Krejt natyrshëm kupton se
Hëna,
në garderobën time e vodhi këmishën e verdhë.
Ti
Duke pikturuar dhunshëm
…………….....…….të mundshmin takim me mua,
Kohën dhe hapësirën mallkon,
Fsheh penelat dhe ngjyrat e çmendura të fantazisë,
Nën lëkurën e zbehtë të mospërfilljes…
Padurimisht,
Ankthin e ditënetëve të pritjes, derdh,
Në oqeanin e pafund të dashurisë…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2007 12:56
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

APOKALIPS...

 
Rrathëve të ngatërruar të heshtjes,
të xheloztat dridhma dashurie, enden.
Duke u vetëvrarë çdo natë,
...............................nderur telave të një burgu.
Vetmia,
heshturazi gërmon  të sajin varr.
Të roztat ndjesi pëshpërijnë këtu.
E postojnë dridhmën e ylbertë, te sytë
në të zbehtat agime mollësh,
ku Adamët,
përditë,
puthin të njëjtën Evë, me zjarr.
Ti,
duke përtypur të lagështën ëndërr,
Doruntinash e përplas “Konstantinin”
..................................vetëvrarë skutave pa dritë
Dhe rend drejt meje,
metaforë e hiperbolizuar puthjesh të rrumbullakosura buzësh,
lagur burimesh të kristalta periferish.
Ku Muzat mbyten  në oqeane të çmendura vibrimesh.
Fundbarkut,
ku Zeusi përzgjedh ujshëm, Perënditë…
 
 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2007 07:03
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

TI, DREKON ME POEZI…

 
 
..........................................Kushtuar E.D.
 
                                            
 Me një gotë vere të kuqe të vjetër,
duke përtypur ëmbël poezi,
syçkat të ndrijnë si yje nate.
Ty.
 
Të kanë rënë dy rima nëpër buzë,
Eja të t’i fshij.
 
 
 
 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2007 14:54
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

MEMORIAL…

 
 
U shpirtëruat këtu,
ju të për - humburat e mia,
të diku - treturit e mi.
 
Honeve të ditës së parë të krijimit,
humbellave të së fundit frymë,
frymëroni…herezi…
 
Frëngjive të mia në oazet e syve,
pragjeve të shpirtit u fashitët lotëve,
bërë det në shtratin e orgjive.
 
Mbytem,
vdes,
gjalloj, aty
lavde u thur Perëndive…
 
Rropullive u qepem, kacavjerrë si gjarpër,
për të thithur helmin, gjuhës së munguar.
 
Kafshimet e ujkonjës së urisë,
kthinave të pangopësisë, harruar.
 
Gdhendur shpateve të thepisur të besës,
rastis të përballem me të përbalturin,  Konstantinin tim.
 
Statujë majë kalit,
ngrirë udhëve të “rregullave të panjohura të lojës”,
 
Duke iu përvjedhur kalendarëve,
thur gërsheta fijet e gjelbra të shpresës,
Duke shthurur penjtë e pangjyrë te harrimit.
 
Rrënjëzuar në shtatin e memorialit të padukshëm,
endur dhimbshëm tezgjahut të kohës.
 
                                               
 
 
 
 
 

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2007 14:58
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

JAM SHEKUJ LARG…MË PRIT
 
 
Po fluturoj drejt teje,
më prit.
Rrugën, nuk e di por ji i duruar.
Hijen tënde, e shoh gjithandej.
Sytë, dritë, miliona kilometrash kanë lëshuar.
Nuk e dije?
Unë, për ty jam në jetë.
Që pa lindur,
nisa rrugëtimin në mijëra forma shndërruar.
U bëra Evë për të lindur më parë njerëzimin,
e më pas,
për të të kërkuar.
Nuk e dije?
Plagët e këmbëve m’i lëpijnë gjarpërinjtë.
Krahët,
thyer dritareve të mbyllura, pikojnë…
Derë s’ka.
Unë rend përtej kohës.
Hapësirat kam sfiduar,
motër-zanat më përçmojnë…
Zeusi, volli vullkane.
Pandora e hapi të mallkuarën kuti.
E fshehta ime pikon, pikon…
Gjithkush e di.
Imazhe të gënjeshtërta më verbojnë.
Mijëra diej,  më shfaqen si sy.
Unë dua të tutë…
Po vij.
Sa pak,
fare pak,
një copëz jete kërkoj.
Nëse derën nuk do të ma hapësh,
Një vend te pragu, s’meritoj?
E sheh?                                                            
Mbërrita.
Edhe pse e verbër, shoh dritë.
Hape derën!
Jam shekuj larg.
Do vij patjetër,
më prit.
Më prit…!
 
 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2007 10:03
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

MËNGJES I ÇMENDUR…
 
 
 
Mirëmëngjes hapësirë!
Je më e vogël se liria.
Flakur shkujdesur në syrin tim.
 
Mirëmëngjes,
i gërmuquri plak që rrëmon plehrat në cepin e rrugës,
tretur në përjetësinë e hapave.
 
Mirëmëngjes mendje!
Tinëz u largove hijesh,
duke i shuar kohës afatin e skadencës.
 
Mirëmëngjes hiri im,
endur krizantemave në fushën e përflakur të shpirtit.
 
Mirëmëngjes,
ti, rrezja e munguar e dritës,
që lëmon puthjesh qiellin blu.
 
Mirëmëngjes i tulaturi zog,
që luan mes acarit dhe jetës
tangon e përbaltur të ekzistencës.
 
Mirëmëngjes Olimp!
Ti, Zotat i lëshove dimrit,
për të ngritur haremin, këtu.
 
 
 
 
 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2007 16:44
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

PA TITULL
 
 
Mu shterën të tëra…
Ajri u tha dhe zagushia më përvëloi brinjët.
Sorrat e Olimpit, kafshojnë çdo çast mëlçinë.
U copëtuan si tokë e tharë,
 ................................edhe thonjtë.
Gjaku u mpiks duke sajuar mijra infarkte
................................................venave të mia.
Rrëkezat e kripës përcëllojnë, nën diellin e fortë, sytë.
 
Në trojet e shpirtit tënd,
Ajo e pika e ujit, që s’u bë kurrë oqean,

Saharanë time do e lagë një ditë…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2007 18:55
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

MONOLOGU I ÇARTUR I NJË TABUJE…
 
(Mos e lexoni…zonë e ndaluar…!)
 
 
 
M’u mohua jeta qysh kur kokën nxora prej mitrës së ngrohtë.
“U bëftë 100 vjeçe’ -  uroi një Fatë…
“Edhe 80 s’janë pak…” - belbëzoi e rrëgjuara gjyshja ime plakë… (që aq nuk rrojti dot as vetë…).
Ulërita dhimbjesh.
E ndërtova burgun tim që ditën e parë.
Mos qesh!
Unë i dëgjova të tëra.
Është e martë, ora 2 – pëshpëriti nata, këtë foshnje, do e ndjekë një i madh mallkim.
Eh, sytë ç’më panë… kur infermierja m’i përleu buzët me një të kuq të ndritshëm dhe nënës sime të gjakosur nga lindja, ia përplasi fytyrës surratin tim.
M’u mohua buka, qysh kur biberonin, 70 gram ma mbushën edhe pse etje kisha shumë.
M’u mohua drita, kur nëna më thirri ëmbël: “Shkoi vonë bijë, fli gjum녔
M’u mohua liria…kur…eh shumë herë… më… janë aq shumë, sa kujtesa ime e revoltuar i nxori jashtë për të mos ua çelur portën e hyrjes kurrë…
M’u mohua loja e shumë të tjera…
Edhe dituria m’u mohua nga… nuk e di, më janë bërë lëmsh: moral, tabu, pantallona të ngushta, kraharor i zbuluar, mos fol shumë, ata janë burra, ai ka pushtet, flet si do vetë, ti dëgjo, hesht…
ǒke?
Rri e qetë.
Nuk do?
Mirë, atëherë voto.
Ngrije dollinë.
Për kë?
Për partinë.
Për cilën?
Për atë që të jep bukë?
Po unë pa bukë jam përherë.
Prit të çelë pranverë dhe lëndinave lëshoju e ha ç’të gjesh, edhe m… është me vlerë…
Puthja këmbën djallit, ai është i fortë, ti je e vogël.
Nuk dua.
Ti?
Kush je ti?
Ah, e kotë.
Ti, derdh nja dy pika lot dhe… ky është misioni yt në jetë.
Fatin, e përcakton “peshku i madh”, lëpija gjurmët dhe lumturohu e qetë… se…kështu e ka jeta, shijoje, është e shkurtër, 100 vjet, 80, ose… që tani mund të vdesësh nëse do.
Si the?
Jo?
Sa patetike…
Lexon libra?
Përse?
Kush ka nevojë për ty?
Oh, paske rënë në dashuri?
Mjerim, mjerim…
Të paska ardhur fundi, unë kisha për ty një fije shpresë…
Ktheje me fund filxhanin e kafesë, të të lexoj fatin që iku e shkoi…
E thure mbrapsht jetën kokëshkretë, e thure vetë… nuk të kujtohet, epo vdis më mirë.
Të thashë më parë që e thurin të fortët jetën tënde?
Unë them ç’dua, ti, dëgjo dhe hesht!
Kush jam unë?
Dashke shumë… shkretëtirë…
Qepe gojën.
Dëgjomë mua.
Është më mirë…
Ftohtë, ftohtë…
Më ndjek pas dikush që do të më përqafojë…
I duket veç hija… është (ma thanë ulërimash fatat këtë), një mik…
Ik…
Ik…
Se ai… ka veshur sot,  petkat e të dashurit armik.
Ndërsa kjo, shikoni?
ǒështë kjo?
Dashuria?
Vrapo zemër, vrapo, e zezë si mortja ime, me kamë në dorë… e ndjekin pas sy të hakërruar, buzë të shprishura, mijëra dasmorë.
 
Ftohtë…
Ftohtë…
Nënë, pse s’më përplase një grusht turinjve, teksa kokën nxirrja prej mitrës tënde të ngrohtë???
 
 
 
 
 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2007 10:22
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

ENDMË...
 
 
 
Ti,
mos u end lëndinave të mefshta të heshtjes!
Eja këtu, fluturim...!
Shtëpizën tonë të çmendur të puthjeve,
s’e shembin dot idhujt, shpirti im.
Ti mos u end por endmë,
jam peri i tëndit përqafim...
 
 
 
 
TRILL…
 
 
 
Jam unë ajo fija e barit…
Ti me vjeshtën tënde
...........................më përgjak,
.....................................tek shkel në lëndinë.
Ndërsa limfa e “ecjes”, ty, të mitizon,
Mua, më kthen në frymë.
 
 
Jam unë, fryma që të ngroh,
...................................ndërkohë që buzësh,
me mandilen e puthjes,
.............................(tek endesh pranverës sime),
atë pikë gjaku, e shndërron në brymë.
 
 
Ndërsa brenda nesh, e bën ligjin “zjarri”,
Unë,
vjeshtës tënde,
të brishtat gjethe,
........................ia qëndis puthjesh me lule behari.
 
S’qenka kaq e lehtë, të jesh fije bari…
.
.
 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2007 07:29
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Engjell_me_kthetra
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2007
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 23

JAM KLITHMA E QIEJVE TË TU…



E shkruaj dashurinë mbi lëkurën time.
E nis udhës së gjatë.
Shtriqet kilometrash të ndezura amshimesh,
e lagësht,
........e pluhurosur,
...................e ngratë…
Zogjtë e malit çukisin simbole,
metaforat, ftillohen deteve me shkumë,
tkurren vargjet, shkretëtirave të heshtjes,
jam unë...
Të mbështjell me rima dhe asociacione.
Tretem
.....e detit shkumë,
..................e qiellit, re.
Ashtu e përgjakur, nderem mbi lëkurën tënde,
dhe duke pëshpëritur: “Je imi Diell”,
Fle…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2007 08:54
Engjell_me_kthetra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Engjell_me_kthetra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Engjell_me_kthetra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Engjell_me_kthetra Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Engjell_me_kthetra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > "Imazhet kane ftohte" - SUZANA ZISI

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.