Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Edi Rama, nje Politikan frikacak
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Edi Rama, nje Politikan frikacak

...pjese, ose pjesa me kryesore e Intervistes, ku tregon shume per karakterin e lekundur te Edi Rames




Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në Opinion në TV Klan, tha se ishte takuar me Metën në Gjirin e Lalzit për të diskutuar sy më sy për platformën e presidentin. I ndërprerë disa herë nga moderatori Fevziu për të vendosur inserte me qëndrimet e tij për Metën, Rama tha:


A ka një problem moral në takimin tuaj me zotin Meta? A e amniston Metën ky takim nga akuzat?

-Nuk jam takuar për të rishkruar të kaluarën. Qëndrimet e mia në këto momente dhe në momentet e tjera, janë qëndrime të mbajtura në rrethana të qarta dhe pa asnjë dyshim janë pjesë e historisë. Unë vetë nuk ndjej asnjë arsye që të ndjehem keq për gjithçka kam thënë që kur jam në krye të PS. Më lejoni nga ana tjetër të them që është shumë e rëndësishme të kuptohet që procesi në të cilin ne, PS përmes meje dhe të tjerësh, kemi hyrë me vullnetin për të krijuar kushtet që politika shqiptare të japë një shembull politik të munguar prej vitesh. Kjo na imponon krijimin e një klime besimi mes kundërshtarësh. Është e domosdoshme që kur ndërmarrim një nisëm të tillë me këtë qëllim madhor, ne nuk rishkruajmë të shkuarën, por flasim për të ardhmen. Politika është qenie e gjallë.



Pa pasur ndjesi për të shkuarën?

-Ky nuk është princip, është spekulim. Më lejoni tu kujtoj një fakt. Në debatin e fundit para garës presidenciale në Francë, Sarkozi i tha kundërshtarit që je një shpifarak i vogël. Pak ditë më pas, në homazhet tradicionale, theu një traditë të gjatë duke ftuar presidentin e sapozgjedhur. Atëherë sipas jush, çfarë duhet të mendonin francezët, përveçse sa mirë që në këtë moment, këta dy burra u bënë së bashku dhe dhanë një mesazh. Mos harrojmë se këtu nuk bëhet fjalë për komunikim mes personash dhe njeriu zgjedh se me kë do kalojë kohën e lirë, këtu është çështje njerëzish që përfaqësojnë vullnete të shprehura të të njëjtin popull që ka të njëjtin qëllim dhe aspiratë që sa më parë të ndahemi nga rruga e rrënimit të mëtejshëm.



A vazhdoni të mendoni se Meta është i korruptuar dhe vendimi për pafajësinë e tij është i gabuar?

-Nuk do i shmangem pyetjes, por do më lejoni që të them disa gjëra. Së pari, unë nuk kam parë në asnjë emision në televizionet prestigjioze që intervistat të bëhen me inserte të kësaj natyre, ky është problemi juaj. Është problemi i kësaj shtëpia mediatike, ku ardhja ime është një hap për t’i parë gjërat me syrin e të ardhmes.

Unë besoj se për njëmijë e një insertet dhe njëmijë e një arsyet që mund të rendisim për të shkuarën, është dita për të kërkuar rrugën e së ardhmes për të ndarë betejat e palëve, për të cilat edhe demokracia duhet të funksionojë për betejat e aspiratat e një popullit të tërë. Edhe Sali Berisha është ai që është. Unë kam bërë ftesë dhe do e takoj dhe atë. Është me rëndësi që të kuptohet se këta njerëz përfaqësojnë pjesë të një populli që nuk është i ndarë.



-A ka bërë drejtësia gabim me pafajësinë e Ilir Metës? Unë jam dakord që politikanët të takohen, por unë iu referova një takimi në mesnatë.

Unë në konceptimin tim të gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj, nuk di të shaj. Ua përsëris, unë fola për një situatë, në të cilën udhëkryqi e imponon një përpjekje për bashkërendim forcash. Nuk fola për një rrugë rozë tash e mbrapa, ku politika do pushojë së bëri politikë dhe palët nuk do mbajnë qëndrime ndaj njëra tjetrës. Ju si gazetar duhet të jeni i saktë se nuk ka pasur udhëtim në mesnatë dhe as makinë të fshehtë. Ka pasur një takim normal jopublik pas një ftese. Paqja bëhet me armiqtë, dialogu bëhet me kundërshtarët. Metën e Berishën nuk i kam armiq, por kundërshtarë. Kjo nuk nënkupton rishkrimin e historisë dhe vendosjen në rendin e ditës të gjykimeve me natyrë morale që nuk kanë lidhje me atë që po diskutojmë. Ka një moral më të lartë se morali i deklaratave reciproke të nxjerra nga konteksti kur ne flasim për një çështje më të madhe.



-Ishte apo nuk ishte fajtor Ilir Meta?

Ju keni të drejtë në këtë pikë dhe shumë shqiptarë kanë të drejtë që i referohen të shkuarës si një arsye për të qenë cinikë. Ndërkohë që unë ju them dhe përmes jush të gjithëve atyre që na ndjekin se unë besoj se Shqipëria mund të bëhet, se Shqipëria meriton më shumë. Pa asnjë dyshim jemi të gjithë ne që duhet të bëjmë më shumë. Edhe në këtë rast jam gati që të tregoj atë që do bëj nesër si kryetar qeverie. Nëse sot qenka çudi që u takoka kryetari i opozitës me kryeministrin, kur unë të jem kryeministër në rast se shqiptarët do më zgjedhin, një nga gjërat që do jetë prioritet në politikën time të komunikimit do jetë vendosja e kontakteve normale me liderin e opozitës. Kjo nënkupton kontaktet publike dhe jopublike, në funksion të një amaneti, të Shqipërisë evropiane.


Intervista e plote: http://www.gazetatema.net/web/2012/...uar-te-ardhmen/

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2012 08:33
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
pse nuk e beri rama takimin me meten dhe berishen kur diskutohej statusi i shqiperise per tu anetaresu ne be dhe u kujtua tani pikerisht qe po behen pazaret e karrigeve te pushtetit kete vit dhe vitin tjeter?!

E degjoj njeri mbreme ke opinioni?



Rama ka dashur ta beje me kohe kete takim , porse ishte reagimi shume i forte i anterave te kryesise se PS-se , dhe i ketyre qe shkruajne neper blogje qe te mos behej nje takim me Meten

.....ndaj edhe Edi e la njefare kohe , sa te binte njecike vala dhe tani gjeti momentin dhe e tha
Me shume ky moment u gjet , ngaqe tani ju mbush mendja atyre te kryesise se PS-se qe jane mbushesa topi, per ta miratuar takimin

Cudia eshte se kryesia e PS-se paska nivel shume te ulet --Si marin guximin ata dhe merren me politike ?

Ata kur ishin kunder ketij takimi, tregon qe nuk kane lexuar ndonjehere asnje liber nga politka ne jeten e tyre .......

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2012 04:06
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Ato qe thote Baze per te koruptuarit e LSI-se jane te verteta , porse ato nuk duhet te pengojne Takimin e Edit me Meten
Ato jane fenomene shoqeruese ne demokraci, dhe nuk eshte Edi ai qe merret me to, eshte Prokuroria


Edi duhet te beje bisedime me te gjithe faktoret politike pavaresisht te kauluaraes se tyre
Pastaj ketu jemi brenda nje shteti, dhe kuershtari nuk eshte armik...

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2012 04:14
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Po po, tani e gjeten cila rruge ndiqet per te miren e kombit te gjithe. Neper TV u cane duke folur per te miren e Shqiperise dhe bejne takime. Ama vetem qorret nuk e kuptojne se cdo takim ka brenda pazare politike dhe ekonomike qe para kamerave shiten si takime per te gjetur president konsensual. Sot kishte dale dhe zari i Ilir Metes te thote se do kantidoje Meten president. Pikaaa, me poshte se kaq nuk kishte shkuar shteti. Ai qe ndau leket me ministrin e vet te propozohet per president...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2012 04:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Ore u zgjidh ai problemi i Fierit se jane ne merak shqiptaret. Po s'u be Fieri evropian, s'ka c'na duhet asgje tjeter.

As kaq gje s'kuptojne keta evropianet qe mundohen me na i zbut kushtet. Ata zbut, ne forco.. e mire mire..

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2013 16:37
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

I qendroj akoma kesaj Teme qe kam hapur, me kete Titull

Ky Editorial i Mero Bazes, veprimet (mosveprimet) e qeverise se Edi Rames, e perforcojne mendimin tim kur vura kete Titull.

Lexojeni:
http://www.gazetatema.net/web/2015/...pas-21-janarit/

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2015 08:55
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Pse mo Vizio... Rama eshte tu bo pune e ke shume gabim qe mendon keq per te

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2015 11:38
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Pse mo Vizio... Rama eshte tu bo pune e ke shume gabim qe mendon keq per te


Mbase po ban, por i ka filluar mbrapsht,-mendimi im.

Dhe, kete Teme, edhe pse simpatizant i tije, e kam hapur pa hypur ai akoma ne qeveri

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2015 13:28
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tani, une politikan nuk jam, por 21 Janari me vjen ne mend thuajse cdo dite, sa here hap lajmet dhe shikoj kriminelet e PD-se te dalin para kamerave. Dhe pyes veten pse askush nga keta qe merren me politike, sidomos ne PS, nga Edi Rama tek Erion Brace, nuk i therret "kriminel" kriminelet. Me mendjen time sa here ti drejtohesha Bashes dhe opozites do i kujtoja krimin makaber te 21 Janarit, ku jo vetem u vrane 4 persona por hengren plumba gazetare qe ishin shume larg kryeministrise. Dhe nuk po flas thjesht ne teori, do dilja vertet para kamerave dhe sa here ti drejtohesha Bashes do thoja dicka si "i kujtoj ministrit te brendshem te 21 Janarit", ose "i kujtoj krimineleve te 21 janarit qe sot udheheqin PD-ne", ose "Lulezim Basha nuk mund te mbeshtese gazetaret e Charlie Hebdo sepse ishte minister i brendshem kur gazetaret qe raportonin ne terren hengren plumba pas koke ne 21 Janar".

Shqiptareve i duhet kujtuar cdo dite se PD udhehiqet nga kriminele si Basha dhe shkaterruesit e demokracise si Arben Ristani, qe i nderroi rezultatet zgjedhore per ti dhene Bashes bashkine e Tiranes para se te vraponte dhe vete te behej zevendes i Bashes ne PD. Ne cdo rast, krimi i 21 Janarit duhet kujtuar vazhdimisht, fjala "kriminel" duhet perdorur cdo dite ndaj njerezve qe urdheruan dhe mbeshteten hapjen e zjarrit. Te isha ne politike do i drejtohesha CDO DITE Bashes dhe Berishes me fjalen "kriminel i 21 Janarit" derisa njerezit e thjeshte te zgjohen nga indiferenca shekullore dhe te kerkojne venien para drejtesise se krimineleve qe sot udheqin PD-ne.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2015 17:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Dakort jam me kete postimin me siper.

Por kam e nje pyetje kshu si popull qe jam: Pse nuk kane dale pergjegjesit e vrasjeve te 21 janarit kur Rama premtoi qe do e bente sa te merrte pushtetin?!

Pyetje retorike ngelet fundja kush e gjeti te verteten nojher qe ta gjeje piktori.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2015 22:23
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Edi Rama, nje Politikan frikacak

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.