Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Kosova Shqiperia dhe miqte Islame
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Kosova Shqiperia dhe miqte Islame

Po lexoja shtypin, dhe hasa ne kete artikull. Nuk po e kuptoj se pse kaq shume shqiptare vazhdojne ti bien daulles se islalmit. Tani qe ceshtja kosovare eshte shume delikate dhe do shume mbeshtetje dhe njohje prej gjithkujt. Te ashtequajturit vellezer myslimane kan vendosur te na kthejne shpinen.

A ka ndonje ekspert kendej nga forumi te na shpjegoje kete veprim te organinzates myslimane qe Sala na beri anetare pa pyet asnje?

Marre nga shekulli.


Peticioni për Kosovën niset drejt vendeve islame
ELTION HOXHA | 16/02/2009 | BIZNES | 0 KOMENTE | SHARE | - +
Një vit pas shpalljes së pavarësisë, vetëm 7 nga 60 vende të Konferencës Islamike e kanë njohur shtetin e ri
Mbi 50 mijë firma të mbledhura nga qytetarë të të gjitha feve, u nis dje drejt vendeve të Konferencës Islamike
Besimtarët myslimanë prezantuan në një ceremoni përmbyllëse peticionin e mbledhur me më shumë se 50 mijë firma, i cili iu dërgua Konferencës së Vendeve Islamike. Në peticionin e tyre, besimtarët myslimanë, por edhe qytetarë të besimeve të ndryshme, kërkojnë nga këto vende të njohin pavarësinë e Kosovës, një vit pasi ajo shpalli pavarësinë dhe sovranitetin e saj. "Ne duam të besojmë vetëm në përkohshmërinë e hezitimit e dyshimit, me të cilin mjaft vende anëtare të OKI-it e shohin ende këtë çështje", - tha në fjalën e tij imami i xhamisë "Dina Hoxha" në kryeqytet, Ahmed Kalaja. Ai njoftoi se peticioni origjinal, me më shumë se 50 mijë firma, do t'i dërgohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKI-it, Ekmeledin Ihsanoglu dhe të gjithë vendeve anëtare, të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës. Një kopje e saj i është dërguar për dijeni Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme dhe ambasadave të vendeve anëtare të OKI-t në Tiranë. Gjithçka nisi rreth një muaj më parë, kur disa besimtarë njoftuan se do të nisin të mbledhin firma në formën e një peticioni, ku kërkojnë nga vendet islame të njohin shtetin më të ri në botë. Tavolina me letra dhe stilolapsa janë vendosur gjatë këtyre javëve në oborret dhe dyert e xhamive, dhe përveç besimtarëve myslimanë, kanë hedhur firma në solidaritet të këtij akti edhe qytetarë të besimeve të tjera. "E falënderojmë zotin që na ka obliguar t'u ndihmojnë atyre që u është bërë e padrejtë", - tha në fjalën e tij imami Kalaja. Sipas tij, myslimanët janë qytetarë shqiptarë, që kontribuojnë për shoqërinë dhe vendin e tyre. "Si qytetarë të këtij vendi, ne u drejtohemi qytetarëve të një vendi tjetër, si një popull që i drejtohet një populli",- theksoi ai. "Kjo është një lëvizje krejt e veçantë, shumë çuditshme, por që bëhet në kohën e duhur dhe që na nderon",- u shpreh profesori i Shkencave Politike, Aleksandër Kocani, i pranishëm në ceremoninë përmbyllëse. Në fjalën e tij, ai tha se qytetarët e këtij vendi po marrin mbi supe disa detyrime që u takon niveleve të larta diplomatike. Sipas tij, klasa politike në Kosovë ka qenë apatike. "Vendet islame duhet të ishin ndër të parat në procesin e njohjes së Kosovës. Nëse këto vende e njohin pavarësinë, atëherë zgjidhet një çështje e madhe",- tha profesor Kocani. Gjatë kësaj jave, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ishte për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku një ndër temat kryesore ka qenë njohja e pavarësisë së Kosovës. Ky vend, së bashku me Egjiptin, kanë influencë të madhe në organizatë, por deri tani kanë refuzuar të njohin pavarësinë e Kosovës. Nga 60 vende anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, ku tre janë me statusin e vëzhguesit, vetëm shtatë vende, përfshi Shqipërinë, kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësi, e cila nesër mbush fiks një vit nga data e shpalljes.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2009 11:46
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Re: Kosova Shqiperia dhe miqte Islame

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Po lexoja shtypin, dhe hasa ne kete artikull. Nuk po e kuptoj se pse kaq shume shqiptare vazhdojne ti bien daulles se islalmit. Tani qe ceshtja kosovare eshte shume delikate dhe do shume mbeshtetje dhe njohje prej gjithkujt. Te ashtequajturit vellezer myslimane kan vendosur te na kthejne shpinen.

A ka ndonje ekspert kendej nga forumi te na shpjegoje kete veprim te organinzates myslimane qe Sala na beri anetare pa pyet asnje?

.



Une nuk shquhem si ndonje ekspert i ketyre puneve(Madje nuk jam ekspert per asgje) por dua te sqaroj se eshte moment i volitshem ky per te kerkuar perkrahjen e vendeve Islame.Eshte hap me shume vlere e maturi ky i myslimaneve ne shqiperi, pasi ceshtja kosovare ne ato vende ka vajtur sipas trasmetimit Rus, nderkohe qe politika jone e jashte nuk ka qene Insistuese dhe agresive ne kete pike.
Ne nje interviste Kryeministri Thaci eshte shprehur ne lidhje me kete bllok shtetesh se :"Ne presim njohje nga partneret Tane te fuqishem ne bote dhe nuk na lypet njohja e vendeve me prejardhje te dyshimte"
Kjo eshte gjithmone pamaturia qe karakterizon politikanet tone.
Tek e fundit mos u bej merak se nuk na ka njohur as Vatikani akoma qe njihet si kryeqender e Katolicizmit.
As Greqia e Rusia qe drejtojne boten Ortodokse, as Hindute e budistes e Indise, dhe as Izraeli i Hebrenjve.

Pse i meshojme vetem vendeve Islame?

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2009 19:22
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Pershendetje Roneo

Vendet e Evropes pak a shume e kane njohur te gjitha Kosoven.
Qe Rusia dhe Greqia nuk e kane njohur, nuk eshte ndonje surprize.

Per vendet Islamike eshte e pashpjegueshme, sepse ne jemi anetare te organizates islamike.
Me duket se me gisht ne mendere na e kane keta vellezerit me carcaf ne koke.
Se c“ka thene apo nuk ka thene Thaci eshte pune tjeter. Keto vende mund te tregojen se me te vertete na konsiderojne si vellezer dhe jo si dicka te rangut te dyte apo dhe me poshte.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2009 19:34
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Pershendetje Roneo

Vendet e Evropes pak a shume e kane njohur te gjitha Kosoven.
Qe Rusia dhe Greqia nuk e kane njohur, nuk eshte ndonje surprize.

Per vendet Islamike eshte e pashpjegueshme, sepse ne jemi anetare te organizates islamike.
Me duket se me gisht ne mendere na e kane keta vellezerit me carcaf ne koke.
Se c“ka thene apo nuk ka thene Thaci eshte pune tjeter. Keto vende mund te tregojen se me te vertete na konsiderojne si vellezer dhe jo si dicka te rangut te dyte apo dhe me poshte.



Shiko, tani ka dy gjera, ose te diskutojme ne rrafshin diplomatik ose ne ate fetar.
Nese diskutojme ne rrafshin fetar ku edhe eshte hapur tema, Kosoven nuk e ka njohur asnje.
Pastaj nese e kthejme ne rrafshin diplomatik, politika jone e jashtme ka deshtuar dhe une mendoj se ato qe themi ne nuk kane rendesi, por ato qe thote Thaci e Saliu kane te miren ose koston e vet.
Mendoj se ceshtja Kosovare ka nevoje te reklamohet me shume dhe kjo mund te behet nga Organizata Myslimane,Diplomacia jone ne ato vende me qellim qe edhe njerezit andej te ndergjegjesohen se Kauza Kosovare eshte e drejte, perndryshe do mbuzoteroje Varianti Rus per Kosoven.
Po te kujtoj nje fakt te diplomacise Ruse ne vitin 1999 ku Kosova paraqitej prej saj ne Perendim si vater e Terrorizmit Islamik, e kjo behej me qellim qe te mos kishin perkrahjen perendimore.Nderkohe pasi u shpall paravaresia Ruset lobuan ne Vendet Arabe serish kunder Kosoves ku ne vija te trasha u thuhej:"Mos e njihni kosoven sepse ajo nuk perfaqeson asgje Islamike"
Pra diplomacia jone nuk ka bere ande ate qe duhet te bente.
Mund te kete edhe te tjera shkaqe por mbi te gjitha eshte pasiviteti yne dhe copa fjalesh te pa bluara mire kur leshohen neper deklarata.
Nuk mendoj se kjo situate do zgjase shume gjate, dite me te mira e presin Kosoven.

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2009 15:18
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

C'mund te presesh nga injorantet!

Keto, pra vendet arabe ne kohen e Titos quheshin vende te paangazhuara dhe Jugosllavia ishte kryetarja e tyre.Pra ish Jugosllavia kishte mardhenie miqesore me to,bile i furnizonte edhe me arme.Ajo miqesi po ruhet me fije shtrat merimange akoma.Une do t'ju thosha se te gjithe arabet qe jetojne ne Europen Perendimore per te shkuar ne vendet e origjines fluturojne fillimisht gjer ne Beograd per te vazhduar me tutje me JAT-in ose linjat arabe.
Pastaj edhe Rusia eshte furnizuesja kryesore me armatime e botes arabo-myslymane(pervec Arabise Saudite,Kuvajtit,Emirateve e ndonje tjeter) e keshtu keta dollomaxhinj ja kane nevojen dhe si rezultat e degjojne.
Duan apo nuk duan budallenjte ta njohin Kosoven nuk do te jete e larget dita kur vet KS do ta beje kete gje,sepse mardheniet ruso-amerikan kane tendence permiresimi nen udheheqjen demokrate.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2009 13:31
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Vertet, cila eshte arsyeja e vertete, pse vendet islamike nuk e njohin kosoven?

Nje arsye eshte edhe ajo qe thote IQ, se ata kane nje fare vartesie nga rusi, por ajo tjetra  e Ron, qe ka qene propaganda ruse:"Mos e njihni kosoven sepse ajo nuk perfaqeson asgje Islamike" mua me duket si shume e trrashe per t'u ngrene nga vendet arabe. Te thua te jene kaq naive?

Por ne fund te fundit, Kosova duhet te njihet si shtet laik, ( ky eshte ngulmimi i vendeve perendimore dhe politikes se tyre), prandaj edhe politikanet kosovare po luajne nje politike shume te holle.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2009 20:44
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Dita dites, Edhe disa shtete, gradualisht po e njofin Kosoven shtet, por, problemi tjeter, mendimi im prsonal, eshteq e edhe udheheqesit tane nuk jane shume aktive ne shtetet e Konferences Islamike....porblemi nuk qendron vetem ketu, ato vende nuk jane mire te informuara me çeshtjen e Kosoves, dhe tjetra, edhe pse jane vende te KI-se, ato qeverisen nga diktarore prokomunist, edhe popujt e atyre vendeve po te na duan, prap, nuk do mund te bejne asgje...

Koheve te fundit, para zgjedhjeve lokale, disi jane zgjuar udheheqesit tane dhe mundohe secili, ne nje menyre a tjeter te bie ne syte e veshet e populit se punojne...vetem ta shifni Kosoven per 2 muaj mundohen ta bejne teresisht ndryshe, ah sikur te mbaheshin zgjedhjet çdo vit....

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2009 17:17
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dodgjeka
Anetar i ri

Regjistruar: 12/09/2009
Vendbanimi: Croatia
Mesazhe: 10

Kosova e islami

Shum ineruoshimi Trojan vet nuk emarrvesh postimin tat se tidon me than se mos me kën shumica e Kosovës musliman ater nuke kishin prënua gjeverijat e islamit.Kroatija nuk asht gjeveri muslimane por e ka prënua Kosovën sama çpejt çika mujt e hiqniju aso kuvëtesh e mos e brzieni diplomacin me fen çi eka i gjeveri.Ma bukur ite kën te kishe shkrua i postim e me than: qyrnije se si e prënov pavarsin e Kosovës Kroatia çi asht 90% katolik.A dini përse e kan prënua aq çpejt ? Masparit për inad Serbis ater majmadhi gabim çi e kan ba, për mos meu bashkua komi Shqiptar e jo se asht shumica eKosovës Musliman.Duhet i grim me mënua ater me shkrua!!!!

__________________
KURRAVICA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2009 14:45
dodgjeka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dodgjeka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dodgjeka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dodgjeka Shto dodgjeka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dodgjeka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Re: Kosova e islami

Citim:
Po citoj ato që tha dodgjeka
Shum ineruoshimi Trojan vet nuk emarrvesh postimin tat se tidon me than se mos me kën shumica e Kosovës musliman ater nuke kishin prënua gjeverijat e islamit.Kroatija nuk asht gjeveri muslimane por e ka prënua Kosovën sama çpejt çika mujt e hiqniju aso kuvëtesh e mos e brzieni diplomacin me fen çi eka i gjeveri.Ma bukur ite kën te kishe shkrua i postim e me than: qyrnije se si e prënov pavarsin e Kosovës Kroatia çi asht 90% katolik.A dini përse e kan prënua aq çpejt ? Masparit për inad Serbis ater majmadhi gabim çi e kan ba, për mos meu bashkua komi Shqiptar e jo se asht shumica eKosovës Musliman.Duhet i grim me mënua ater me shkrua!!!!


Nje analize shume interesante, dhe mua personalisht me mbush mendjen.. dhe ate mendim ndaj ...

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2009 14:59
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Djema Jugosllavia( Serbia) ka qene dikur ne kohen e Titos kryetare e vendeve te paangazhuara.Ne kete organizate benin pjese shumica e vendeve islamike.Me nje fjale serbia ka influence akoma tek udheheqsit mehmure te ketyre vendeve.Po ju them dicka;te gjithe emigrantet me banim ne West Europ. nga vendet e Magrebit,keto te ashtuquajtura te paangazhuara,ndalesen e pare e bejne ne Beograde.(E kam pare me syte e mij me 2006-n).Nga aty ka linja te Jat dhe te ketyre vendeve qe i cojne ata ne destinacion.Pra midis tyre ka lidhje te vjetra qe shprehen edhe ne drejtime te tjera.Serbija si trashegimtare e Yogusllavia ka akoma nje fare ndikimi te lehte akoma te keto vende.Sigurisht i dashur Dod malsori ne shumicen e vendeve islame feja ka ndikim te meadh mbi politiken.Ngurrimi i ketyre vendeve thjesht behet nga ndikimet ruse e pak nga ato serbe.Dihet se mehmuret me callma furnizohen me arme nga Rusia.Tjeter ndikim negativ kane edhe 5 vendet Europiane qe nuk po e njohin akoma.Mire spanja se ka problemin bask,po keta kater te tjeret c'kane?
Disa nuk e njohin sepse urrejne USA e UK etj.Por nje dite Kosova do te jete anetare i OKB-s duan apo nuk duan shku apo shkijet.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2009 20:10
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Kosova Shqiperia dhe miqte Islame

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.