~Enigme~
Simplexity
Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073
|
Citim: Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Duke folur... me miqte e mi... sot ... degjova dicka ... e cila me "frymezoi" te hapja nje teme ketu...
Njeriu njihet nga... kjo ishte shprehja...
ne fakt ka shume detaje me ane te te cilave arrijme ne nje perfundim... per nje person te caktuar...
Qofshin keto detaje qe kane te bejne me karakterin, fizikun, sjelljen...
... jane detaje te cilat na bejne te kuptojme shume nga nje person...!
Psh...
Njeriu njihet nga dhembet...!
Per mendimin tim... (dhe jo vetem timin besoj) dhembet dhe dhemballet pa dyshim tregojne shume per personin!
Pamja e jashtme, dhembet, kepucet?! U jo mbase varet nga perceptimi?! Jo jo njihet nga mendimet?! E gjeta ...njihet ne momentet e veshtira?! Si mund te nxjer konkluzione?! Eshte e drejte te nxjer konkluzion se ti je diskriminues :p?! A nuk do ishte gabim te thoja kete ketu per ty?!
Kjo teme s'ben gje tjeter pervecse e pergjitheson njeriun dhe turbullon individualitetin. Stereotipi me nje fjale! Njeriu eshte si nje poezi, ku po te fillojme ta analizojme te gjithe do japin ndjenja te ndryshme, do e lexojme e rilexojme, do e ngjyrosim apo zhgaravitim ashtu sic na le shije ne momentin e caktuar e kur i permbledhim keto "vizatime" mbase formojme nje pikture te pacenuar, mbase ky eshte vete thelbi por asnjehere nuk jemi te sigurt pervese ndjenjen qe na percjell.
Po ndaj me juve nje diskutim ne lidhje me nje koment qe degjova para disa ditesh e me stonoi ne vesh. Ne momentin kur por diskutoheshe procesi i seleksionimit te jurise ketu ne amerike dikush tha:
"Si mund te pasqyroje nje juri rethin shoqeror, te jape vendime -jeta a vdekje- kur kjo juri mund te perbehet nga nivele te ulura?"
Shikon ndonje gje gabim me kete fjali? Mua me vrau veshin psh ndersa ty mbase jo.
Njeriu eshte i afte te mendoje, te gjykoje dhe te sjelle dicka produktive ne rethin shoqeror pa e karakterizuar neper klishera e secili nga ne zgjedh ose ka shansin, fatin te kete dicka qe ne shume raste vjen komplet rastesisht. Kjo ide me perforcohet akoma me shume kur ballafaqohem me histori si kjo me poshte-SOT- pedagog -avokat i nje kompanie shume te njojtur, organizator i nje firme qe e nisi nga hici. -DJE-dikush qe nuk donte te studionte, i pranoi bursat e ofruara vetem per te lojtur futboll gjate periudhes se tij akademike. Gjate procesit te specializimit per arsim shume gjera moren drejtime te ndryshme.
Me nje fjale se u zgjata e hartova carcafe -dje mbase e kritikoje si dikush te pazoti ose dembel ndersa sot punetor dhe te suksesshem.
Pra procesi per te njojtur dike eshte i thelle dhe do durim e kohe ...mendoj se kur heqim "palldemet" ( blinders ) vetem atehere fillojme e njohim njeriun.
__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.
Modifikuar nga ~Enigme~ datė 25/03/2008 ora 14:16
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|