Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Princesha Dajana Fransis Spenser - 10 vjetori i vdekjes
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Princesha Dajana Fransis Spenser - 10 vjetori i vdekjes




Prezenca ikonike e skenës botërore (1961 - 1997).

Që nga koha e martesës me Princin Çarls në 1981-shin e deri në vdekje si pasojë e nje aksidenti automobilistik në 1997-ën, princesha ishte pa diskutim gruaja më e famshme në botë
, femra me popullaritetin më të madh në gjeneratën e saj, personi më i fotografuar në botë si dhe imazhi i bukurisë femërore, e admiruar dhe e rivalizuar për përfshirjen në luftën kundër AIDS dhe mbështetjen ndaj fushatës ndërkombëtare kundër zonave të minuara. Për admiruesit, ajo ishte një rol- model, bile pas vdekjes ata kërkuan që ajo të shenjtërohej, ndërkohë që kritikët e përkufizuan jetën e princeshës si një rrefenjë paralajmëruese se si një obsesion me publicitetin mundet të shkatërrojë një individ.

Princesha e Uellsit shquhej për punen e saj humanitare, megjithëse shumë herë përpjekjet e saj filantropike hijezoheshin për shkak të martesës së plagosur nga skandalet me Princin Çarls. Akuzat e hidhura adresuar nga miqte dhe biografët për tradhëti bashkëshortore, depresione psikike, tensione emocionale si dhe pranimi nga ana e saj për tradhëti bashkëshortore dhe një numër historish dashurie, e gozhduan për një kohë të gjatë publikun gjatë 1990-ës, duke bërë të shiteshin pafund libra, revista dhe filma televizivë rreth jetës së saj.

Jeta e hershme

Dajana Fransis Spenser ishte vajza më e vogël e Eduard Spenser Vikonti i Althorpit dhe gruas së tij të parë Fransis Spenser. Kishte dy motra më të mëdha Xhein dhe Sarah dhe një vëlla më të vogël Çarlin. Ajo ishte pagëzuar në kishën e Shën Meri Magdalenës nga Persi Herbert, ish Peshkopi i Norvegjisë. Kumbarët e saj ishin Xhon Flloid dhe Meri Kolman, një mbesë e nënës mbretëreshë. Pas divorit të prindërve të saj si pasojë e tradhëtisë bashkëshortore nga ana e së ëmës, kujdesi i Dajanës i kaloi babait të saj. Pas vdekjes së gjyshit nga ana e babait Albert Spenser, Earl Spenseri i shtatë, në 1975-ën babai i Dajanës u bë Earl Spenser i tetë dhe ajo vetë fitoi titullin Leidi Dajana Spenser si dhe u vendos në shtëpinë e shekullit të 16-të të familjes së saj, në vilën Althorp. Një vit më vonë babai i saj u martua me Konteshën e Dartmuthit, Rene, vajzën e novelistes së njohur Barbara Kartland.

Dajana u shkollua në Ridlesuorth Holl në Norfolk dhe shkollën e vajzave të West Heath. Ajo nuk shquej për rezultate të larta, bile notat e saj ishin nën mesataren. Por nga ana tjeter ajo ishte një këngëtare amatore e talentuar, e shkëlqyer në sporte dhe me premisa për tu bërë balerinë. Në 1977-ën, në moshën 16 vjeçare ajo studioi në Institutin Alpin Videmanete, një shkollë në Zvicër. Në këtë kohë burri i saj i ardhshëm princi Çarls shoqërohej me motrën e saj më të madhe Sarah.

Familja dhe martesa

Familja e Dajanës, Spenserat, kishin pasur gjithmonë lidhje me Familjen Mbretërore Britanike.
Gjyshja e saj nga nëna, Leidi Fermoi, ishte mike e ngushte prej një kohe të gjatë me Mbretëreshën Elizabet.
Jeta e Princit Çarls kishte qënë gjithmonë subjekt i spekullimeve të shtypit si pasojë e lidhjeve të shumta me gra të ndryshme. Në mesin e të tridhjetave ai ishte vazhdimisht nën presionin për tu martuar. Per të fituar aproivimin e Familjes Mbretërore dhe këshilltarëve të shumtë ku përfshihej dhe xhaxhai i tij Lord Mountbaten i Burmës, një kandidate per nuse, duhej të plotësonte disa kushte. Ajo duhej të ishte me prejardhje aristokrate, nuk duhej të kishte qënë e martuar më parë, duhej të ishte protestante dhe mundësisht e “virgjër”. Dhe Dajana Spenser i plotësonte të gjitha parametrat. E dashura e princit në këtë kohë (sot gruaja e tij e dytë) Kamila Parker Bouls e ndihmoi atë të zgjidhte Leidi Dajana Spenserin 19 vjeçaren që në atë kohë punonte si asistente edukatore në një kopësht fëmijësh në Pimliko. Bukingam Palas dha njoftimin për fejesën e princit më 24 Shkurt 1981, ndërsa ceremonia martesore u krye në Katedralen e Shën Paulit në Londer ditën e Mërkurë më 29 Korrik 1981 përpara 3500 të ftuarve dhe 1 bilion teleshikuesve në mbarë globin. Këngëtarja e njohur e muzikës opera Kiri Te Kanaua këndoi në ceremininë e martesës së tyre. Familja mbretërore i dha mirëseardhjen pjesëtarit më të ri. Ishte një moment sadisfaksioni, sidomos për nënën mbretëreshë, e cila gjithashtu ishte lindur një njeri i zakonshëm që kishte bërë hapat drejt altarit për tu bërë pjesë e familjes mbretërore rreth 60 vjet më parë. Dajana ishte e para angleze që martohej me trashëgimtarin e fronit që prej 1659-ës, kur Leidi An Haid u martua me Dukën e Jorkut dhe Albani, mbretin e ardhshëm Xheimsi i dytë. Pas martesës Dajana mori titullin Lartmadhëria e saj Princesha e Uellsit duke u renditur e treta grua për nga titujt mbretërorë pas mbretëreshës dhe nënës mbretëreshë. Që nga dita e parë e daljes së saj në publik përkrah princit, garderoba e Dajanës u bë një pikë referimi për median. Stili rinor e i freskët i saj filloi të përhapej në shtëpinë e Uisdorve. Princi dhe princesha e Uellsit patën dy fëmijë, Princ Uilliamin e Uellsit i lindur më 21 Qershor 1982 dhe Princ Henrin e Uellsit lindur më 15 Shtator 1984. Dajana donte tu jepte fëmijëve të saj një edukim sa më normal të ishte e mundur. Uilliami ishte i pari fëmijë mashkull, trashëgimtar për fronin mbretëror që shkonte në një kopësht fëmijësh. Ata nuk kishin mësues privatë, por shkonin në shkollë bashkë me fëmijë të tjerë. Pas lindjes së fëmijës së parë, Dajana vuajti nga depresione të pas-lindjes. Më parë ajo kishte vuajtuar nga bulemia e cila iu rikthye. Në mesin e viteve 80-të martesa e tyre ishte veçse sipërfaqësore, gjë që në fillim e surprizoi e më pas e sensacionoi median mbarë botërore. Princi dhe Princesha i drejtoheshin shtypit nëpërmjet miqve të tyre duke akuzuar njëri tjetrin për lënie pas dore të martesës. Çarli rifilloi lidhjen me Kamilën, ndërsa Dajana u përfshi në disa lidhje jashtëmartesore si me Xheims Hjuit dhe ndoshta më vonë me Xheims Gilbei, instruktorin e saj të kalërimit si dhe me rojen personale, megjithëse Dajana nuk e pranoi asnjëherë lidhjen me këtë të fundit. Princi dhe Princesha e Uellsit u ndanë përfundimisht në 9 Dhjetor 1992 ndërsa proçedurat për divorcin përfunduan në 28 Gusht 1996. Princesha humbi titullin Lartmadhëria e saj dhe ishte vetëm Dajana, Princesha e Uellsit. Edhe pas divorcit Bukingam Palas i mbajti lidhjet me Dajanën. Ajo ishte zyrtarisht një pjesëtare e familjes mbretërore, pasi ishte nëna e trashëgimtarëve të fronit (i dytë dhe i tretë për nga radha). Pas divorcit me princin Çarls, Dajana pati lidhje me agjentin e artit Oliver Hoare, lojtarin e rekbi-së Uill Karling si dhe me kirurgun e zemrës Hasnat Kahn, para se të lidhej me Dodi Faied. Martesa midis Princit dhe Dajanës ishte martesa e dekadës, por ajo që dukej nga jashtë aq perfekte nuk ishte e destinuar të mbaronte me një fund të lumtur. Divorci i çiftit dëmtoi seriozisht dhe Monarkinë Britanike. Për vetë Dajanën divorci ishte një proces i dhimbshëm i cili i shkaktoi asaj depresion . Në një intervistë ekskluzive dhënë në emisionin Panorama të BBC që u ndoq nga miliona njerëz, Dajana foli hapur për depresionet e saj të pas-lindjes, shkatërrimin e martesës së saj me Princin Çarls, lidhjen gjithmonë në tension me familjen mbretërore si dhe për atë çka i shokoi të gjithë, ajo deklaroi se burri i saj nuk kish dashur asnjëherë të bëhej mbret. Ajo parashikoi se nuk do të bëhej asnjëhrë mbretëreshë, në vend të kësaj do të dëshironte të ishte një “mbretëreshë në zemrat e njerëzve”.

Misionet humanitare

Duke filluar nga mesi i viteve 80-të, Princesha e Uellsit filloi të bëhej e njohur për mbështetjen ndaj misioneve humanitare. Kjo ishte e kuptueshme për pozicionin e saj si princesha e Uellsit si dhe për interesin që ajo shfaqte për sëmundjet e saposhfaqura në Britani në atë kohë. Aktivitetet e saj më të spikatura humanitare ishin mbështetja e fushatës kundër zonave të minuara si dhe ndihmesa ndaj të prekurve me AIDS. Në pril të 1987-ës, princesha e Uellsit ishte e para e famshme që u fotografua duke u takuar me një person të infektuar me virusin vdekjeprurës HIV. Të tilla gjeste (si takimi i duarve etj) jepnin mesazhe për publikun se kontakti shoqëror me njërëzit e infektuar me AIDS ishte i parrezikshëm. Kontributi i saj për ndryshimin e opinionit publik ndaj të sëmurëve me AIDS u përmblodh në Dhjetor të 2001-shit nga Bill Klinton tek: “ Dajana, Princesha e Uellsit: Leksion mbi AIDS”. Shfaqja humanitare më e publikuar ishte vizita e saj në Angolë në Janar të 1997-ës kur duke shërbyer si vullnetare për Kryqin e Kuq ndërkombetar, ajo vizitoi në spiatal të mbijetuarit prej zonave të minuara. Në qershor të 1997-ës Dajana vizitoi Nënë Terezën që jetonte në varfëri të plotë. Gjithashtu në Qershor të po atij viti, ajo shiti në ankand 79 fustanet dhe veshjet e ballove me të cilat ishte shfaqur në kopertinat e revistave më të njohura në mbarë botën. Ankandi solli fitime prej 3.5 million paund, të cilat kaluan të gjitha për misione humanitare. Ky veprim simbolizoi dhe ndarjen e saj përfundimtare me të shkuarën.

Vdekja

Në 31 Gusht 1997, Dajana u përfshi në një aksident automobilistik në tunelin Pont de l’Alma në Paris bashkë me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Al Faied si dhe shoferin e tyre Henri Paul. Roja personale e Faiedid, Trevor Ris Xhons ishte personi i vetëm që i shpëtoi mrekullisht vdekjes (si dhe personi i vetëm që kishte vënë rripin e sigurimit). Për vdekjen e princeshës u akuzuan reporterët, të cilët ishin duke e ndjekur makinën e saj që rriti shpejtësinë në maksimum për të evituar reporterët. Megjithatë policia franceze akoma nuk e ka dhënë verdiktin e fundit, i cili pritet të jepet në fillim të 2007-ës. Dajana u dërgua menjëherë në spitalin Pitie Salpetrie, ku u bënë përkjejet maksimale për të shpëtuar jetën e saj. Nuk është e qartë nëse ajo në ndonjë moment erdhi në vete, megjithëse zëdhënësi i z. Al Faied, Majkell Kol, përmendi se një njeri i panjohur në Paris i transmetoi fjalët dhe porositë e fundit të Dajanës babait të Dodit, Muhamed Al Faied. Asgjë më tepër nuk dihet.

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 12:00
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Na ishte njėherė princesha Diana

Britanikët kanë ditur gjithnjë të heshtin, në drekat familjare ku hahet në heshtje dhe në emocionet e forta, shprehur me një dorë në sup, por, më 6 shtator 1997, ata e tejkaluan veten. Londra, kryeqyteti i madh, ra në heshtje teksa më shumë se një milion vajtues të Dianës qëndruan në heshtje gjatë rrugës për në varreza.

Tashmë, një dekadë pas vdekjes së Dianës, më 31 gusht 1997, është kthyer në diçka më të zakonshme se festivali i vajtimit të saj, i cili kulminoi në funeralin e saj të jashtëzakonshëm, që shënoi një transformim momenti kur virtytet e vjetra britanike dhe vuajtja në heshtje e “s’duhet qarë” dhe “mund të ishte më keq” i liruan rrugë katarsisit të shprehur publikisht. “Njerëzit e Princeshës” ç’kyçën zemrat, rivendosën vlerat, vendosën triumfin e inteligjencës emocionale mbi intelektin e ftohtë, mallëngjimin mbi traditën.
Në këtë tetor do të rifillojë nga gjykata britanike hetimi për vdekjen e saj, hetimi i tretë që do të ekzaminojë aksidentin fatal në Paris.
Pas dhjetë vitesh, Diana është akoma britanikja më e famshme në botë, por disa prej patriotëve të saj mendojnë se ajo nuk ka bërë më shumë sesa ka ndërruar fustanet e markave të ndryshme dhe është zhvendosur nga një tabloid në tjetrin. Këtu hyjnë në lojë disa fakte të pakundërshtueshme.
Diana “shkundi” monarkinë britanike dhe shpejtoi modernizimin e saj. Ajo ndihmoi në reduktimin e paragjykimeve ndaj të sëmurëve me SIDA. Ajo shkoi në vendet e minuara. Këto janë arritje mjaft të mëdha për një grua jo shumë të arsimuar, e cila tallej me veten e saj duke u shprehur se ishte “e trashë si një dërrasë”. Shtoji kësaj dhe arritjet e një lloji më të dyshimtë, manipulim mjeshtëror të imazhit mediatik dhe kjo duhet thënë drejt, një dekadë pas vdekjes së saj, Diana mbetet një prezencë e pashmangshme në jetën britanike, një fantazmë e shqetësuar dhe joshëse. Ka ardhur koha për t’u zhytur më thellë, aty ku ajo jeton ende.
Kur Diana 19-vjeçare e pyeti Çarlsin nëse ai e dashuronte, i fejuari i saj i vrazhdë u përgjigj “them se po”. Mbretërorët kujtonin se e njihnin dashurinë. U ngjante me patriotizmin. Ishte plot respekt dhe valëviste flamuj. Nuk ngashërehej rrugëve apo të ulërinte si një vajzë adoleshente teksa shkulte flokët para këngëtarit të saj të adhuruar. Dhembshuria e heshtur e britanikëve për Elizabetën II, zor se është lëkundur në mbretërimin e saj 54-vjeçar. Kishte një zbaticë nga viti 1998, në kohën kur Diana gëzonte kulmin e vëmendjes, por dhe atëherë popullariteti i mbretëreshës nuk shkonte poshtë 66 për qind. Tani ky popullaritet është 85 për qind.
Padyshim që gjithnjë ka pasur mospajtime. 18 për qind e britanikëve kanë kërkuar heqjen e monarkisë që prej vitit 1969. Kjo shifër s’ndryshoi ndonjëherë, njësoj si sensi i modës së Mbretëreshës. Më pas Diana vdiq dhe për një javë numri i republikanëve u shtua.
Mbretëresha nuk jep kurrë intervista, një politikë e mençur që ka ndihmuar në ruajtjen e mistikës së potershme të anëtarëve të familjes mbretërore. Por, ndërsa nënshtetasit e saj vajtonin rrugëve, mbi lulet e vyshkura dhe trotuareve, mungesa e Mbretëreshës u duk ose i papjekur ose i akullt. Dickie Arbiter, ish-sekretari i zyrës së shtypit të Mbretëreshës, Çarlsit dhe Dianës, u shpreh se nuk bëhej fjalë as për zemërngushtësi dhe as për papjekuri. “Mbretëresha sigurisht që do ta nderonte kujtimin e Dianës. Por ajo vendosi që në fillim që të mbante fjalimin e saj menjëherë para funeralit. Gjithë ky shpërthim erdhi për shkakun se ajo ishte në Balmoral (kështjella në Skoci) në atë kohë dhe jo me turmën që vajtonte në Londër. Por Ulliami dhe Herri (djemtë e Dianës) kishin nevojë për të më shumë se mijëra njerëz që po “i bënin xhiro” Klineksit (markë pecetash)”.

Emri i plotë: Diana Frances Spencer
1 korrik 1961 – 31 gusht 1997

Titulli: Diana, Princesha e Uellsit
Bashkëshorti: Çarlsi, Princi i Uellsit
Fëmijë: Ulliam dhe Herri
- Diana u shkollua në “Silvield School”, më pas në “Riddlesworth Hall”, një shkollë speciale për djem dhe vajza, ku ajo konsiderohej si një nxënëse me performancë të dobët në mësime.
- Në vitin 1977, në moshën 16 vjeçare ajo ndoqi Institutin “Alpin Videmanette” në Zvicër. Në atë kohë ajo takoi për herë të parë bashkëshortin e saj të ardhshëm, i cili në atë kohë shoqërohej me motrën e saj, Lady Sarah.
- Diana shkëlqente në not dhe zhytje dhe dëshironte të bëhej balerinë, por nuk e ndoqi dot pasionin e saj për arsye të gjatësisë trupore.
- Diana dhe Çarlsi u fejuan zyrtarisht më 24 shkurt, 1981 dhe u martuan më katedralen e Shën Palit më 29 korrik, 1981.
- Pas shumë problemeve që vinin si pasojë e spekulimeve se Çarlsi kishte filluar sërish të frekuentonte dashurinë e tij të vjetër Kamilën dhe skandaleve të Dianës, ata u divorcuan më 28 gusht, 1996.
- Diana përfitoi një shumë prej 17 milionë sterlinash së bashku me një urdhër zyrtar që nuk e lejonte të bënte publik asnjë detaj të familjes mbretërore dhe atyre që kishin ndodhur aty.
- Diana filloi të shoqërohej me Dodi Al-Fajed, me të cilin ajo u shfaq u hapur në publik dhe u mendua se më në fund kishte gjetur dashurinë e vërtetë.
- Më 31 gusht, 1997, Diana dhe Dodi Al-Fajed humbën jetën pas një aksidenti tragjik në Paris

Tiranaorbserver





__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 12:04
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455


Diana, Princess of Wales (1961-1997)



Fundi i muajit gusht shënon 10 vjetorin e tragjedisë ku humbi jetën princesha Diana. Një libër i autorit mjaft të njohur Christopher Andersen ka ngjallur debate rreth hipotezave që ngrihen në libër.

Ndërkohë që afrohet 10 vjetori i tragjedisë që i mori jetën princeshës Diana nuk kanë reshtur programet televizive apo publikimi i librave kushtuar jetës së princeshës. Një nga autorët më të shitur, i cilësuar kështu nga gazeta prestigjoze New York Times, Christopher Andersen është rikthyer me një libër të ri të titulluar “After Diana: William, Harry, Charles and The Royal House of Windsor.”

“Të gjithëve na kujtohet se ku ishim ditën që mësuam për vdekjen e Dianës. Shkruajta librin ‘The Day Diana Died’ për të shënuar një vjetorin dhe që nga ajo kohë në këto dhjetë vjet kanë ndodhur shumë zhvillime. Me këtë libër desha t’u sjell të gjithëve të rejat më të fundit nga familja mbretërore”.

Libri portretizon atë të cilën shumë e konsiderojnë shokuese për familjen mbretërore. Kryesisht i hedh një vështrim të ri zërave të hedhura poshtë se babai i vërtetë i Harryit është ish i dashuri i Dianës, James Hewitt. Libri gjithashtu sjell njoftime të debatueshme se Camilla Parker Bowels zgjodhi Dianën për princin Charls dhe se Diana parashikoi vdekjen e saj.

“Šiana e kishte parashikuar vdekjen e saj disa herë dhe u kishte treguar shumë njerëzve përfshi avokatin e saj se ajo ndiente se do të shtyhej apo menjanohej në mënyrë që Charles të mund të martohej me Camillen”.

Tetë muaj para vdekjes së saj, Diana shkruajti një letër ku jo vetëm përshkruante aksidentin në detaje se si do të ndodhte, por gjithashtu ajo thoshte se trembej se Camilla Parker Bowles ishte në rrezik sepse Charles deshironte të martohej me Tiggy Legg Burke, që kujdesej për fëmijët.

Andersen thotë se të dhënat i ka nga një burim i besueshëm. Ai ka shkruar për qindra revista dhe ka qënë redaktor përgjegjës për revistën “People” ku mbulonte familjen mbretërore për vite të tëra.

Koha nuk i ka ndaluar djemtë e Dianës që të mendojnë sikurse edhe shumica e publikut, nëse vdekja e saj mund të ishte menjanuar.

“Kur njerëzit mendojnë rreth tragjedisë...ata mendojnë se çfarë ngjau me të vërtetë. Askush nuk do të marrë vesh kurrë. Dhe jam i sigurtë që njerëzit do të mendojnë rreth kësaj gjithmonë.”

Duke folur për median princat thanë se do të mundohen të kenë jetë sa më normale jashtë detyrimeve të tyre mbretërore.

Ndërkohë sot del në kinema pjesa e dytë e filmit mjaft fitimprurës të vitit 2005, ‘Fantastic Four: Rise of Silver Surfer”. Filmi është bazuar në librin komik të Stan Lee duke u ngrakuar katërshes fantastike detyrën për të shpëtuar tokën nga shkatërrimi ndërkohë që ata ndeshen në beteja të ashpëra nëpër botë.

Në këtë seri shikon evolucionin e personazheve. Pershembull Reed Richards tani është bërë udhëheqësi i vërtetë i Fantastic Four sikurse dhe në librin komik. Eshtë bërë më heroik dhe po ndërton familjen e tij.

Pas vdekjes së Dr. Doom, Fantastic Four kthehen në jetën normale me Reed Richards dhe Sue Storm që martohen. Ata nuk e dinë që një armik i ri, Silver Surfer ka ndërmarrë një detyrë për shkatërrimin e tokës dhe vetëm Fantastic Four mund ta ndalojnë atë ndërkohë që rikthehet në skenë Dr. Doom, armiku i tyre i përjetshëm.










__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 12:11
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Foto





__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 12:16
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

Princesha e trishtuar

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re new-book-cover-image--diana[1].jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 42 herė.

Gjithnje me ka pelqyer...ka dicka engjellore...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 15:37
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Zhylien Sorel Kėrko mesazhe tė tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Zhylien Sorel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

PRINCESS DIANA Funeral Highlights

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2007 01:17
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Princess Diana best emotional tribute ever

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2007 01:20
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Elton John - Princess Diana's Funeral 1997 - Candle in the wind

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2007 01:24
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Nuk dua ta kujtoj Dianen per punet e saj familjare sepse fundja fundit ishin gjera personale te sajat ...

por kam admirim per te sepse mesa pati mundesi u mobilizua te sensibilizonte te tjeret per probleme si varferia ne Afrike , Aids e minat anti-njeri ... mendoj se nje njeri publik e ka detyrim moral nje gje te tille por jo te gjithe kane deshire ta bejne


When the children cry

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2007 13:30
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Princesha Dajana Fransis Spenser - 10 vjetori i vdekjes

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.