lule
at this moment in time...
Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269
|
Nga AC/DC te Rolling Stones
Ja origjina e emrave të grupeve më të famshme të botës
Ato janë grupe të mëdha e me famë botërore, për këngët e të cilave çmenden shumë prej nesh. Por pak mund të dinë diçka ose asgjë për origjinën e emrave të grupeve të tyre të adhuruara. Për të gjithë fansat dhe jo vetëm, ja se si i kanë zgjedhur emrat e bandave të tyre muzikore
Duran Duran
Grupi britanik, simbol i viteve 80, zgjodhi emrin pasi John Taylor pa në televizor filmin Barbarella. Milo o'Shea luante rolin e shkencëtarit Durand Durand, që u zhduk në mënyrë misterioze. Mesa duket ky personazh e bëri për vete Taylor, që i propozoi gjithë bandës këtë emër.
AC/DC
Angus Young, kitaristi i famshëm dhe i zoti i grupit të rokut australian, është veshur gjithmonë si një djalosh në skenë. Në fillim uniforma që ai vishte përgatitej nga e motra. Në makinën e saj qepëse ishte një etiketë ku shkruhej AC/DC, çka do të thoshte se makina mund të punonte me rrugë elektrike alternative dhe të vazhdueshme Alternating Current/Direct Current'. Young mendoi se ky ishte emri i duhur për ti vënë grupit, krejtësisht i pandërgjegjshëm se AC/DC është një fjalë zhargon që lidhet me biseksualitetin.
Beatles
John Lennon ia sugjeroi këtë emër grupit të tij në prill të vitit 1960, teksa ecte përgjatë Gambier Terrace, afër katedrales së Liverpulit. Ai më vonë deklaroi se pati menduar për të si variacion i The Crickets, banda e këngëtarit Buddy Holly, duke e ndryshuar drejtshkrimin nga Beetles te Beatles për të krijuar një kuptim të dyfishtë, ku theksi të binte te fjala beat. Por Paul dhe George, nga ana tjetër, kujtojnë se emri i grupit ka dalë nga filmi i Marlon Brando The Wild ones.
Siç zbuloi më vonë Paul McCartney, Beetles është një fjalë që përdoret kryesisht nga vajzat motoriste.
Iron Maiden
Me këtë emër njihej një instrument torture në Mesjetë, një lloj kabine prej metali ku mbylleshin viktimat. Ndërkohë trupi i tyre gjuhej me thika apo gozhdë. Kjo gjetje mund të ishte perfekte për një grup të muzikës heavy metal. Për më tepër, lideri i bandës, Steve Harris, është një mbështetës i zjarrtë i West Ham United, i njohur për fansat e tyre me emrin Irons.
The Killers
Grupi i rokut amerikan e ka marrë emrin nga një video e grupit New Order, ku jepej një bandë imagjinare, emri i së cilës The Killers ishte shkruar te bateria.
Led Zeppelin
Keith Moon, bateristi i The Who, ishte i interesuar për të formuar një grup me kitaristin e atëhershëm të Yardbirds, Jimmy Page. Moon, duke bërë shaka, tha se grupi do të quhej Lead Zeppelin, me kuptimin e një tullumbaceje që do të fluturonte lart në ajër. Më pas, për çështje shqiptimi, emri u ndryshua në Led Zeppelin.
The Jam
Paul Weller e themeloi grupin e tij punk kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme në Surrey. Emri për bandën iu sugjerua nga e motra, një ditë në mëngjes. Ajo i tha se kishte dëgjuar për një grup që quhej Bread (bukë), por skishte dëgjuar asnjë me emrin Jam (reçel). Weller e pëlqeu shumë idenë e saj.
Pink Floyd
Fillimisht u njohën si Tea Set, por një ditë grupi zbuloi se kishin prenotuar për të performuar në një shou me një tjetër grup që kishte të njëjtin emër me ta. Një prej themeluesve të saj,
Syd Barrett, në çast kombinoi emrat e dy muzikantëve bluz, njëkohësisht edhe të preferuarit e tij, Pink Anderson and Floyd Council, për të krijuar atë që ai në fillim e quajti The Pink Floyd Sound.
Take That
Bashkë me Kick It, ishte një prej emrave të listës që menaxheri i grupit Nigel Martin-Smith pati propozuar. Ai tha se ishte frymëzuar nga një titull reviste ku shkruhej Madonna: Take That and Party. Prej këtej u mor edhe titulli i albumit të parë të grupit: Take That And Party.
U2
Grupi i miqve nga Dublini kanë performuar nën emra të ndryshëm përfshi edhe Feedback apo The Hype, përpara se të vendosej emri përfundimtar U2. Ai është njëkohësisht emri i një avioni amerikan spiunazhi gjatë kohës së Luftës së Ftohtë dhe një shkurtim i fjalëve you too.
Rolling Stones
Sipas Dave Godin, mik fëmijërie i Mick Jagger, që pretendon se ka qenë prezent kur emri i grupit u zgjodh, ai rrjedh nga një album i legjendës së muzikës bluz Muddy Waters, që Godin kishte blerë.
Në këngën Mannish Boy, Waters deklaronte: Im a rollin stone! Waters kishte regjistruar gjithashtu një këngë me titullin Rolling Stone Blues, që citohej shpesh si burimi i emrit të grupit.
Oasis
Ndryshe nga sa imagjinohet me fjalën oaz, emri i grupit lidhet me posterin e një turi të tyre të varur në murin e dhomës së vëllait të Noel Gallagher, Liam. Në to përfshihej edhe Oasis Leisure Centre në Swindon. Kur u bashkua me grupin, Liam sugjeroi që emri i grupit të ishte Oasis. ?Deep Purple
Blackmore propozoi si emër të grupit Deep Purple, që ishte njëkohësisht emri i një kënge të vjetër të titolo Bing Crosby-t.
Guns n'Roses
Grupi i famshëm u quajt kështu nga bashkimi i dy grupeve të famshme L.A. Guns dhe Hollywood Rose.
Metallica
Emri ka humbur veçantinë e tij falë meritës dhe famës së pjesëtarëve të grupit, megjithatë historia që qëndron pas kësaj zgjedhje është vërtet kurioze: Lars Ulrich, bateristi i grupit, pasi ndihmoi një mik të zgjidhte emrin për një revistë metal, kishte si opsion Metal Mana dhe Metallica. Vendosi të zgjedhë të dytën, duke qenë se shoku i tij preferoi të parën për revistën e tij.(Shqip)
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|