ENISS
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251
|
Pershendetje perseri,
Shume interesante me duken mendimet e anetareve te prononcuar ne kete teme, sidomos ne 4 faqet e para. Te arrish te kuptosh mesazhin real te ketij diskutimi dhe ta thellosh ate ne anen e duhur, evidenton vertet vlera. Me pelqen kendveshtrimi nga e po e thellon diskutimin NYCgirl, ai historik ne mesazhet e para, dhe sociologjik me tej.
Ketu e bukura eshte larmishmeria e mendimeve te secilit dhe menyra se si arrijne ta konceptojne temen. Shume prej tyre arrijne te ngacmohen lehte dhe devijojne ekstremisht duke diskutuar me fanatizem. E kane te veshtire te pranojne tjetrin. Mbase kane harruar se te jesh fetar e te besosh ne zot, apo edhe te pranosh se ''Feja e shqiptarit, eshte shqiptaria'', do te thote te jesh i afte te ''Pranosh tjetrin'', ashtu sic e mendon, me te bukuren dhe te shemtuaren qe shpreh, (askush sme eshte dukur se e ka tejkaluar masen) e jo ta lendosh me fyerje dhe zhvleresim te mesazheve. Te mendosh se menyra jote eshte me e drejta, se njohurite e tua jane me te pasurat, te te duken budallalleqe ato qe thuhen ketu edhe pse jane ne kundershtim me ato qe thua ti, do te thote te te mungoje toleranca, qytetaria, kultura e bashkebisedimit dhe komunikimit human.
Per black_eagle: Do me pelqente te mos fshiheshin mesazhet ku flitej per historine e vendeve te tjera ne ballkan, apo ku flitej per politike, apo ato qe permbanin mesazhet e fshira qe ndoshta te jane dukur se kane devijuar nga tema. Cdokush ketu mund ta argumentoje mendimin e tij shume gjere. Duke folur per kulturen dhe fene ne ballkan, politikat e ndjekura deri me sot nga Ballkani ne lidhje me fene. Fene qe kane vendet ku kane emigruar shqiptaret, eksperiencat e tyre kur jane perballur me traditat... gjithcka ka rendesi.
Feja eshte shume e rendesishme per nje komb. Ajo ndikon kudo ne te tera fushat. Ne Shqiperi eshte tjeter gje. Nuk dine ta diskutojne me thelle se ''Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria''. Vaso percillte tjeter mesazh ne ate kohe me kete. Duhet permendur per kohen qe shqiptaret i jane permbajtur kesaj motoje. Po te arrish te cungosh sot kendveshtrimin tend lidhur me fene tek kjo moto, eshte e kote te permendesh muslymanizem apo krishterizem. Dhe te jesh i pa fe, mos ju duket se eshte gjeja me e mire qe mund ti ndodhi nje populli.
Tema ka lidhje me historine, me politikat e BE-se, ka lidhje sociologjine, me antropologjine... ne cdo kendveshtrim mund te diskutohet, ska pse te duken pa lidhje...
Nese ketu ka besimtare qe po diskutojne, nuk duhet te predikojne besimin e tyre, e tua imponojne te tjereve. Duke mos argumentuar fakte mbi ate qe kane lexuar dhe te mbrojne tezen e tyre duke u nisur nga argumenta te mireqene, diskutimi humb vlera.
Edhe dicka ne lidhje me anetare qe jane staf i FH.
Nuk ju pyeti askush se si ju duket tema. Kushdo flet, kushdo nuk flet. Per me teper ju keni nje nenforum ku mund te diskutoni dhe jo te ndikoni ne ate cka u perket anetareve te thjeshte te FH. Nuk eshte etike. Ska pike vlere per mua mendimi juaj se si ju duket kjo teme.
Mos fshini asgje qe nuk perben fyerje dhe mos paragjykoni te tjeret e te kaloni ne injorime mesazhesh. Ikni beni ndonje sondazh sic jeni mesuar, atje ku e dini ju, dhe boll folet pikerisht per ato qe skane lidhje me temen.
Une kam evidentuar shume tema qe sme pelqejne. Por nese sme pelqejne mua, nuk do te thote qe jane budallalleqet me te medha qe me ka rene rasti te lexoj. Te shprehesh ekstremisht per gjera kaq te thjeshta, ka te beje me kompleksitetet qe ju karakterizojne.
Ciao
__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|