shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Besimi i Krishtere
Ne besimin e krishtere ka nje lutje drejtuar zotit, e cila eshte shume intriguese. Me poshte jane dy variantet kryesore ne gjuhen gege dhe toske
ATI YNË
Ati ynë, që je në qiell,
shejtnue kjoftë emni yt.
Ardhtë mbretnia jote.
U baftë vullnesa jote,
si në qiell ashtu në dhe.
Bukën tonë të përditshme epna ne sot.
E ndiejna ne fajet e mëkatet tona,
si i ndiejmë na fajtorët tanë.
E mos na len me ra në keq;
por largona prej gjith së keq.
Veshtroni linkun me poshte per me teper kuriozitete.
http://www.christusrex.org/www1/pater/JPN-alb-gheg.html
Ati ynë që je në qiell, u shënjtëroftë emri yt.
arthtë mbretëria jote; u bëftë dëshira jote,
si në qiell, edhe mbi dhe.
bukën tonë të përditëshme jepna neve sot;
edhe falna fajet tona,
sikundër edhe ne ua falim fajtorëvet tanë;
edhe mos na shtjerë në ngasje, po shpëtona nga i ligu;
Shiko linkun me poshte:
http://www.omniglot.com/writing/albanian.htm
Po te analizohet kjo lutje, vihet re nje ndarje e thjeshte ne tre pjese.
Pjesa e pare, "lavdet" per zotin perendi.
Pjesa e dyte, "falja"
Pjesa e trete, "lutja".
Megjithate per kuriozitet pashe shume perkthime te kesaj lutje nga gjuha ne gjuhe dhe u cudita me devijimet qe jane bere ne kuptimin e fjaleve. Ndoshta prandaj kur'hani nuk lejohet te perkthehet,, pikerisht per arsyen e thjeshte se do te krijoheshin te tilla devijime, te cilat jane baze per kontradikta.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|