~Enigme~
Simplexity
Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073
|
Duke analizuar periudhen nentemujore!!!
Cod. B23072006
Gjithçka që duhet të dini mbi jetën dhe ndjesitë e fëmijës që do të vijë së shpejti në jetë. Mësoni të deshifroni sinjalet që mund tju vijnë herë pas here nga rezidenca nëntëmujore e bebit dhe përjetojeni shtatzaninë si periudhën më të bukur, mbi të gjitha, nuk është një sëmundje
Natyra ju ka dhënë nëntë muaj për të njohur fëmijën tuaj, për të mësuar ta doni dhe ti përkushtoheni, për të krijuar atë raport unik, që e lidh në mënyrë të pazgjidhshme nënën dhe fëmijën. Me shtatzaninë nuk ndryshon vetëm trupi, por edhe mënyra juaj e të qenit: keni qenë gjithmonë vetëm bija, gjatë shtatzanisë do të mësoheni të bëheni nëna.
Gradualisht, muaj pas muaji, do të kuptoni si të lexoni sinjalet që vogëlushi që mbani brenda ju dërgon, dhe ai nga ana e tij, do të mësojë të njohë tju njohë ju dhe zakonet tuaja: si dhe çfarë hani, sa flini, si lëvizni... Në kundërshtim me si mund të mendohet, fetusi jeton brenda mitrës së nënës një jetë ndjesore intensive dhe domethënëse, dhe sipas disa studimeve, duket të jetë i aftë për të perceptuar të njëjtat emocione dhe ndjenja të provuara nga nëna. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme ta jetosh në mënyrë të qetë dhe të lumtur këtë periudhë, pa ankthe e dyshime, duke përfshirë edhe partnerin sa të jetë e mundur, në këtë eksperiencë të mrekullueshme dhe të papërshkrueshme që është shtatzania.
Pas muajit të parë
Në fund të muajit të parë të shtatzanisë fetusi është i gjatë (maksimumi) 5 mm, e megjithatë zemra ka filluar të rrahë dhe truri ka filluar të formohet. Seksi, edhe pse nuk është ende i dukshëm në ekografi, është përcaktuar.
Midis javës së 8-të dhe të 9-të
Fetusi është rritur deri sa arrin një gjatësi prej 22 mm. Është kjo periudha kur fillojnë të formohen sytë, goja, veshët, duart, këmbët, mushkëritë, mëlçia, zorrët dhe veshkat.
Midis javës së 10-të dhe të 14-të
Fetusi është formuar plotësisht dhe mund të arrijë deri në 85 mm gjatësi. Që prej këtij momenti e në vazhdim duhet të fillojë të rritet dhe të maturohet. Vogëlushi fillon të lëvizë (edhe pse lëvizjet e tij nuk perceptohen nga nëna) dhe rrahjet e tij të zemrës janë të dëgjueshme vetëm me ultratinguj.
Midis javës së 15-të dhe të 22- të shtatzanisë
Fëmija rritet me shpejtësi dhe në mënyrë të pandërprerë. Është kjo periudha kur nëna e ardhshme fillon të perceptojë lëvizjet e fëmijës së saj. Mbas 22 javësh shtatzanie fëmija mund të arrijë të peshojë deri 3 hektogramë e gjysmë.
Midis javës së 23-të dhe të 30-të
Fëmija fillon të reagojë ndaj stimujve ndjesorë. Njeh zërin e nënës dhe të babait, i pëlqen të dëgjojë muzikë, arrin të dallojë dritën nga errësira. Në këtë periudhë fillon të thithë gishtin e madh të dorës me insistim, duke nisur kështu të përgatitet për thithjen e qumështit; mund të ndodhë jo rrallë ta zërë edhe lemza. Pas javës së 24-t, edhe pse me shumë vështirësi, fëmija mund të arrijë ti mbijetojë një lindjeje të parakohshme. Në fund të javës së 30-të gjatësia e tij është rreth 24 cm dhe pesha rreth 1.400g.
Mbas javës së 31-të
Që prej këtij momenti dhe në vazhdim fëmija fillon të rrotullohet për tu vendosur me kokë poshtë. Lëvizjet e tij shtohen në mënyrë të ndjeshme, ndërkohë që në javën e
37-të fetusi fillon të kryejë frymëmarrjen e parë. Rreth javës së 40-të gjatësia e tij mund të arrijë deri 50cm.
THUHET...
Jeta embrionale ka qenë objekt studimesh të gjata dhe të kujdesshme këto vitet e fundit. Frojdi, babai i psikoanalizës, ka hedhur hipotezën se nëntë muajt e kaluar në mitrën e nënës influencojnë në mënyra të ndryshme në sjelljen e ardhshme të fëmijës. Midis zbulimeve të shumta të viteve të fundit, këto janë pa dyshim më të pabesueshmet:
-Fetuset shohin ëndrra. Sipas disa studimeve, në fakt, duke fillura që prej javës së 30-të, bëhet aktive ajo fazë e gjumit që quhet REM, në të cilën përqendrohet pjesa më e madhe e aktivitetit ëndërrues të një personi. Se çfarë ëndërron një fëmijë para se të lindë, është ende për tu përcaktuar, por që ëndrra i shërben fëmijës për të zhvilluar koren e trurit dhe për të stërvitur kujtesën është e padiskutueshme.
-Fëmijët në barkun e nënës mësojnë të njohin tingujt dhe zhurmat e ardhura nga jashtë. Zbulimi i vërtetë është ai, sipas të cilit, thuhet se fëmijët edhe pas lindjes arrijnë të kujtojnë atë që kanë dëgjuar gjatë nëntë muajve (këngë, melodi, zëra...). Zëri i nënës dhe i babait janë zërat e parë që fëmija arrin të dallojë menjëherë mbas lindjes.
-50% e personalitetit të fëmijës formohet gjatë nëntë muajve të rezidencës në barkun e nënës, pjesërisht për shkak të trashëgimisë gjenetike, pjesërisht për shkak të eksperiencave të përjetura gjatë periudhës së shtatzanisë.
-Dëshirat nuk janë thjesht një legjendë popullore, por një mënyrë e adoptuar nga fëmija për ti komunikuar nënës që shija e një ushqimi (e përcjellë nëpërmjet gjakut) i ka pëlqyer dhe do të dëshironte dhe një tjetër.
Përtej faktit nëse këto gjëra janë të vërteta ose jo (askush, për fat të keq, nuk kujton gjë nga jeta paralindjes), përpiquni me aq sa është e mundur që të jeni të qeta, duke mësuar jo vetëm ta doni vogëlushin që mbani brenda trupit tuaj, por edhe ta respektoni, duke u pëpjekur të evitoni sjellje, të cilat e dini që mund të jenë të dëmshme për të voglin.
Mare nga revista "Jeta"
__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.
Modifikuar nga NS-6 datė 09/05/2007 ora 23:38
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|