Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 1.00.
Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
BARIU
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145

A eshte Jezusi Zot? Bibla thote PO.

Ju pershendes te gjitheve.
Ne kete teme po perpiqem ti pershtatem temes. Kur citoj vargje nga Bibla e bej se kjo eshte menyra per te treguar se kush eshte Jezu Krishti pra duke njohur Fjalen e Frymezuar te Perendise Biblen.

Me vjen keq per disa nga konkluzinet tuaja per perqindje te vogel te ketyre vargjeve ne ate qe thote Bibla per Krishtin. Po perpiqem te flas si nje i krishtere, por qe edhe kam studiuar teologji. Kjo me ka ndihmuar te mesoj me shume per Perendine, Biblen dhe faktin se kush eshte Krishti.

Nese ndokush do te mesoje se kush eshte Krishti realitetin mund ta mesoje VETEM ne Bibel dhe atje ne kontekst dhe jo duke shkeputur nje varg ketu e atje. Qe nga fillimi deri ne fund Fjala eshte unike dhe po keshtu ne lidhje me fkatin se kush eshte Jezusi.

Mos ndaloni se kerkuari se kush eshte Jezusi vecse ne burimin e vertete.
Dua tu kujtoj edhe nje here se kush eshte arsyeja qe keto gjera jane shkruar dhe Ungjilltari Gjon i cili ishte me Krishtin dhe pranoi ate si Zotin e jetes se tij tha:

Joh 20:31 Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.

Bariu.

__________________
Vetem Jezu Krishti te shpeton!.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2006 08:07
BARIU nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BARIU Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BARIU (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė BARIU't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: BARIU Shto BARIU nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BARIU nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arbereshi
Anetar i ri

Regjistruar: 10/09/2006
Vendbanimi: italia
Mesazhe: 21

A eshte Jezusi Zot? e sigurt qe PO!

- Kush thote qe KRISHTI ishte njeri i vertete – ka te drejte;
- Kush thote qe KRISHTI eshte BIRI I PERENDISE – eshte e vertete;
- Kush thote qe KRISHTI  eshte ZOTI – ai njeri eshte i krishtere.
Por  m.q.s. shume thane fjalen e tyre, dhe dikush erdhi e na tregoje barsaleta,
une do te desha te shtoja disa rrjeshta, qe per mendimin tim gje tjeter s’jane
vec’se argumenta te dokumentuara, e qe fare mire mund te gjinden ne
shume gjuhe te botes. Parathem qe ky shkrim imi
nuk ka asnje pretendim vec asaj per ti qene besnik se Vertetes, dhe as qe do
te jape leksion ndo’kujt dhe tek e fundit mendoj qe do te mjaftonte si pergjigje
atyre qe u “ bre” dyshimi nese JEZU KRISHTI eshte ZOT.
 
- Koncili i Nikeas ( 325 ) – qe denon Arion dhe vendos perfundimisht qe:
BIRI I PERENDISE eshte bere njeri ne menyre Konsustanciale o ndryshe
( te se njejtes substance ).
- Koncili i Kostantinopojes ( 381 ) – ku u adoptua « SIMBOLI » i Beses.
- Koncili i Efesit ( 431 ) – denon herezine e Nestorit, dhe vendoset qe: ZOTI
eshte nje njeri qe quhet JEZU KRISHTI, por qe ana njrezore dhe ajo HYJNORE
ishin te bashkuara ne nje person te vetem ( “ Ipostasi” ), ajo e FJALES, BIRI I
PERENDISE. Keshtu Maria, nene e JEZU KRISHTIT eshte NENE E ZOTIT
o HYJLINDESE o ( THEOTOKOS ).
-         Koncili i Kalqedonise ( 451 ) – qe edhe pse aprovon egzistencen e nje personi
te vetem ne KRISHTIN, afermon egzistencen e dy natyrave ne nje person unik,
te FJALES se misheruar, te bashkuar “pa u shkrire me njera tjetren apo qe
modifikohen, qe nuk largohen ose te pa-ndara”.
-         Koncili i Kostantinopojes ( 680 ) – denon edhe nje here monofizitet o
nenforma te saja si: monotelizmin, ne kete Koncil afermohet edhe nje here
qe ne  JEZU KRISHTIN nuk kishte nje umanitet abstrakt, por qe u manifesta
me nje VULLNET te TIJ te lire, dhe ne c’do moment nje VULLNET i
nenshtruar ( i perulur ) kundrejt ATIT TE TIJ HYJNOR, keshtu ne KRISHTIN
egzistojne dy VULLNETE ( Deshira o Liri veprimi).
Po e mbyll kete bisede duke Ju kujtuar Koncilin e Nikeas ( 787) – ku u
Perdor definizioni “ Doktrina Ortodokse” e Shembelltyrave o Imazheve o
( IKONI ), duke rafiguruar KRISHTIN dhe Shenjtoret; sepse ne fakt FJALA E
PERENDISE u misherua dhe u be njeri i vertete. Shtate Koncilet Ekumenik,
teologet i paragonojne si Shtate Pilastrot ( Shtyllat ) e diturise o si Shtate Dhuratat
qe SHPIRTI I SHENJTE  i beri mbare njerezimit.
 
Falenderoj per durimin qe i kushtuat ketyre rrjeshtave, dhe shpresoj qe te kem
kontribuar sado pak per zhvillimin e kesaj teme.

__________________
pershendetje te gjitheve

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Tetor 2006 18:35
arbereshi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arbereshi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me arbereshi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė arbereshi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: arbereshi Shto arbereshi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arbereshi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dr. Gery Miller
Anetar i ri

Regjistruar: 01/12/2006
Vendbanimi: Ilirid
Mesazhe: 11

Jezu krishti (Isa, paqa e Allahut qoftë mbi të) është pyetur se cili urdhër është më i madhi i Ligjit, me ç'rast është përgjigjur:" I pari është : Dëgjo, Izrael! Zoti,Hyu ynë, është një Zot i vetëm...Skribi përgjigji: Mirë fort, Mësues! Përgjigje ashtu siç është e vërteta! Ai është i vetmi, e pos tij s'ka tjetër". (Marku 12/29-32)

Te nderuara, na thuani cili eshte ky Zoti, te cilen edhe vete Krishti po e llogarit Zot?

Trinia perbehet nga tri veta qe njekohsisht jane zot, Ati Zot, biri Zot dhe shpirti i shenje Zot, keto nuk jane tre zota por nje zot. Ndaj nese ndalemi pak te logjikojm shendosh larg emocioneve do te konstatojm se behet fjale per tre veta qe dallojn mes vete Ati (zot), biri (zot) dhe shpirti i shenje (zot), qe jane te natyrave te ndryshme, me fizionomi te ndryshme dhe me role te ndryshme ne natyre. Roli i Atit (zot) dallon nga ai i birit , dhe shpirtit te shenje. Prandaj kur themi Ati (zot) ne trurin tone krijohet koncepti mbi Zotin, i pajisur me shume atribute te shkelqyeshme sic jane i Gjithfuqishem, i Urte, Meshirues etj, nga atributet e Tij te lavdishme, nderkaq kur themi BIRI (zot) krijojm pershtyjen dhe percetojm fizionomin e tij nje djalosh me mjeker, simpatik, zeshkan etj, qe dallon nga pershkrimi i Zotit (At), kur themi shirti i shenje krijojm ne mendjen tone tjeter fotografi mbi te. Atehere si mundet qe tre veta, me natyra te ndryshme, me karakteristika te ndryshme te jene nje . Kjo eshte iracionale, e pa mundur, nga fakte te ndryshme. Pastaj perse trinine e hasim vetem ne DHJATEN E RE, perse jo edhe ne Dhjaten e vjeter. Si mund qe Ai Zot qe historikisht njerezit e adhuronin si Nje te Vetem tani te jet i perbere nga tri qenie, veta.
Kush e krijoi birin, shpirtin e shenjte, a nuk ishte Zoti. Ku ishin keta dy veta. Ku mbeti trinia kur (jezusi u ngujua ne kryq dhe u varros) Mendoj qe egsistojn shume paqartesi ne teologjine kristiane, kete nuk e bej qe tu imponoj besimin tim por per te kuptuar realitetin e vertete e ska nevoj te ndiqen te tjeret verberisht.

Jezusi ka thënë "Sa për atë ditë e për atë orë, s'di askush, as engjëjt në qiell, as biri por vetëm Ati"(Marku:13/32).
Me këtë fragment biblik demantohet trinia apo jo...ngaqë kemi prononcim të Jezusit se ndodhinë e kataklizmës (kijametit) nuk e din askush, as engjëjt, as Jezusi , por këtë e din vetëm Ati që është Zot i vetëm e i pashoq. Këtë e tha Jezusi e jo dikush tjetër.Diturinë mbi ndodhinë e kijametit e din vetëm Zoti, kurse e mohoi që Jezusi të dij diç nga ajo,bile as engjëjt nuk dijn këtë çast.Po të ishte jezusi zot apo mishërim i zotit këtë do te dinte, por kjo ska të bëj me realitetin sepse ai, Jezusi është profet si gjithë profetët tjerë, është i ndreuar tek muslimanët më shumë se tek çifutët që ia pregatitën të gjitha komplotet, por ai ka meritat e veta, por në asnjë rast nuk është zot, e as bir zoti. Këtë po ua thotë vetë Jezusi

Dr. Gery

__________________
Mosmirėnjohja ėshtė ēorodi, kurse shoqėrimi me tė marrėt ėshtė dėmesi.

Modifikuar nga Dr. Gery Miller datė 01/12/2006 ora 16:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2006 16:44
Dr. Gery Miller nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dr. Gery Miller Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dr. Gery Miller (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dr. Gery Miller Shto Dr. Gery Miller nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dr. Gery Miller nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Citim:
Po citoj ato që tha Dr. Gery Miller
por në asnjë rast nuk është zot, e as bir zoti. Këtë po ua thotë vetë Jezusi

Dr. Gery



Respekt, gery per punen e palodhur dhe kontributin qe jipni dhe qe me argumente adekuate perpiqeni t'ua beni te ndritur dallimin mes te bardhes krahas se zezes (te vertetes dhe pavertetes) edhe pse shifen qarte kundershtime te thkesuara ku me vie keq qe nuk sjellin asnje argument ithtaret e krishtere qe mund ti potencojne ato te ithtareve musliman, andaj bera perpjekjet e mia te sjelli nje material nga nje autor i mirefillte ku rrjedhshem dhe mjafte hollesisht ka shtjelluar ceshtjen (kontradiktore) e Isait a.s. (Jezusit) se kush ishte ne te vertete! T'a lexojme ne vijim!....,

A ESHTE JEZU KRISHTI PERENDI?

Kush është Krishti?



Kush është Jezu Krishti? Zot, bir i Zotit, njeri, profet i Zotit, gënjeshtar apo asnjëra nga këto? Kjo pyetje na është imponuar nga të krishterët me rëndësinë e jetës a vdekjes, shpëtimit a humbjes.

Me shekuj të tërë muslimanët kanë mbajtur besimin se Jezu Krishti ishte vetëm njëri ndër shumë të dërguarit që Allahu ia dërgoi njerëzimit për ta udhëzuar atë drejt vullnetit të Tij. Ku qëndron e vërteta prapa personit të mbuluar me mite, paragjykime dhe keqinterpretime…?



"Mesia duhet të mbretërojë derisa t’i nënshtrojë të gjithë armiqtë e tij. Si armik të fundit do të asgjësojë vdekjen, sepse në Shkrimin e Shenjtë thuhet: Perëndia i ka nënshtruar gjithçka. Tani është e qartë se fjala “gjithçka” nuk përfshinë Atë që i nënshtroi të gjitha këto. E kur Biri i Perëndisë të ketë nënshtruar gjithçka, atëherë ai vetë do ti nënshtrohet Atij që e emëroi Zot të të gjithave. Atëherë Perëndia do të jetë i vetmi Zot: do të sundojë drejpërdrejt mbi të gjitha." (Letra e parë drejtuar Bashkësisë së Korintit 15:25-28) [1]



Është ky një fragment biblik rrallë i cituar por siç vëreni edhe vetë, flet shumë. Sikur edhe të mos ekzistonte asnjë argument tjetër në Bibël që do të kundërshtonte hyjnyeshmërinë e Jezusit kjo do të mjaftonte. Nga vargjet e cituara më lartë mund të nxirren disa përfundime:



1. Jezusi nuk kishte kurrfarë fuqie apo pushteti por Ati ia kishte dhënë këtë në një kohë të caktuar.

2. Misioni i tij është i përkohshëm sepse do të vinte koha e përmbushjes së misionit të tij dhe atëherë edhe vetë Jezusi ‘do ti nënshtrohet Atij që e emëroi Zot (sundimtar) të të gjithave’

3. Pas kësaj Jezusi do të kthehet në gjendjen e mëparshme kur nuk kishte kurrfarë fuqie dhe Perëndia – Ati ‘do të jetë i vetmi Zot: do të sundojë drejtpërdrejtë mbi të gjitha’.



As që ka nevojë për të sqaruar se dikush që i është dhënë pushteti pasi që nuk e ka pasur vetë nuk mund të jetë Perëndi. Dikush i cili pasi të përmbushë misionin e tij do ti nënshtrohet Zotit nuk mund të jetë Perëndi. Dhe fragmenti na e bën të qartë se Jezusi kurrsesi nuk mund të jetë Zot pasi që pas përmbushjes së misionit të Krishtit, Perëndia-Ati do të jetë i vetmi Zot.



Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta (lexo këtu në është Bibla Fjalë e Perëndisë), e tregon qartë se Jezusi ishte një njeri i aprovuar nga Perëndia për një mision të caktuar tek populli i tij, tek kopeja e humbur e Izraelit. Nga fillimi deri në fund Ungjijt e tregojnë qartë natyrën njerëzore të Jezu Krishtit e cila është krejt ndryshe nga natyra Hyjnore e Atit-Zotit. Çështja e identitetit të Jezu Krishtit është keqkuptuar nga mosnjohja e planit të tërësishëm që Perëndia kishte pas Jezusit, pra me mosnjohjen e thirrjes që shpalli Ai përmes të Dërguarit të Fundit i cili do të vinte pasi që Jezusi të shkonte, si dhe që është më kryesorja ky kuptim i gabuar për Krishtin si Zot rrjedh nga mosnjohja e vetë Biblës dhe historisë së saj e në shumë raste janë edhe paragjykimet ato që e errësojnë rrugën drejt të së vërtetës.



Kush është Zoti?



Për të kthjelltësuar të vërtetën e natyrës së Krishtit ne së pari duhet të dijmë kush është Zoti, që do të thotë të njohim natyrën e Tij respektivisht atributet që atë e bëjnë të quhet Zot.

Duke lexuar Biblën, veqanërisht Besëlidhjen e Vjetër ne hasim në përshkrimine e shumë cilësive të Perëndisë. Zoti aty shfaqet si El-Shadai (hebraisht i Gjithpushtetshmi), El-Olam (I Përjetshmi), i Gjithëdijshmi, i Vetmi etj. Nëse për dikë duam të dimë në është Perëndi apo jo atëherë ai duhet ti përmbajë këto cilësi ose në të kundërtën ai nuk mund të jetë Zot. Pse të mos ia nënshtrojmë një testi të tillë edhe vetë Jezusin.



Le të fillojmë me Ungjillin sipas Markut kapitulli 12 vargjet prej 28 deri 35 ku një nga skribët e kishte pyetur Jezusin cili është i pari i urdhërimeve. Jezusi përgjegjet: “Urdhërimi i pare i të gjithëve është ëgjo o Izrael: Zoti, Perëndia ynë është i vetmi Zot” (Marku 12:29). Këtu shohim se Jezusi qartë e tregon se ka vetëm Një Perëndi të Vërtetë si për të ashtu edhe për të gjithë njerëzit e tjerë. Vetë fjalët Zoti-Perëndia ynë tregojnë se Ai - Zoti i Vetëm nuk është Jezusi. Veni re me kujdes fjalët Zoti-Perëndia ynë. Po qe se do të thuhej Zoti juaj është një Zot i vetëm, do të mund të arsyetohej supozimi se Jezusi ka folur për Zotin si një trinitet duke përfshirë edhe veten dhe Frymën e Shenjtë. Mirëpo Jezusi flet për Zotin në vetën e tretë dhe nuk përmend as veten as Frymën e Shenjtë.

Edhe më qartë e shohim të njëjtën gjë tek Ungjilli sipas Gjonit 17:3 “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. Mrekulli. Jezusi këtu i drejtohet Atit. Dhe nëse Jezusi thotë se Ati është Një i Vetmi Zot i Vërtetë atëherë është për tu çuditur se si mund të kemi edhe më tej ndonjë dyshim qoftë edhe më të voglin se Jezusi apo Shpirti i Shenjtë janë Perëndi. Nga ky varg ne shohim se Jezusi e bën një dallim krejtësisht të qartë midis Atit, Zotit të vetëm dhe Jezusit – atij që Ati e dërgoi në botë. Një mesazh të ngjashëm e gjejmë edhe tek Timoteu 2:5 “Në fakt një është Perëndia dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri”. Krishti Jezus njeri. Vargu nuk do koment. Ne nuk jemi duke diskutuar këtu tani për dogmën e ndërmjetësimit (shpresojmë ta adresojmë këtë në një të ardhme) por ajo që na intereson këtu është dallimi mes një Perëndie të vetëm dhe njeriut Jezu Krisht.


I Plotfuqishmi – I Gjithëpushtetshmi – El Shadai



Siç e kemi thënë më herët një ndër cilësitë e Perëndisë është Fuqia apo Pushteti. Vetëm në librin e Jobit Perëndia është cilësuar si i Plotfuqishëm ( pra qi që ka pushtetim dhe që mund të bëjë çdo gjë) jo më pak se 31 herë.

Zanafilla 17:1 “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm”

Dalja 6:2-3 “Unë jam Zoti,dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm…”

Por a është Jezusi i plotfuqishëm? Tek Ungjilli sipas Gjonit 5:30 Jezusi thotë “Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja ime…”

Si mund të jetë Jezusi Zot atëherë nëse ai nuk mund të bëjë asgjë nga vetvetja por e bën vetëm atë që ia mundëson Ati. Vargje të tjera e mbështesin këtë.

Gjoni 5:19 “Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri”.

Mateu 11:27 “Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im…”

Marku 10:39-40 “Dhe Jezusi u tha atyre: … nuk më takon mua të vë dikë të ulet në të djathtën time ose në të majtën time, por është për ata për të cilët është përgatitur”

Gjoni 3:35 ” Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.”

Gjoni 14 28-31 “Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë. …por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”

Gjoni 8:31. “Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar”

Vargjet e fundit janë ndër deklarimet më eksplicite të Jezusit që e mohojnë hyjnyeshmërinë e tij pasi që qartë e definojnë pozitën e Jezusit si i nënshtruar Perëndisë e jo si vetë Zoti. Jezusi e tha të vërtetën që e dëgjoi prej Zotit. Po të ishte Zot, Krishti nuk do të kishte nevojë të thoshte të vërteta të dëgjuara nga Zoti por do të thoshte po ua them të vërtetën time, të Jezusit, të Zotit tuaj. Por një gjë e tillë nuk gjendet.

Dikush mund të thotë tash se Jezusi nuk e kishte këtë fuqi dhe cilësitë tjera të përmendura gjatë këtij shkrimi vetëm sa ishte në Tokë. Por Bibla qartë e mohon këtë. E para, Bibla thotë se Jezusi është i njëjti si dje sot dhe neser, nuk ndërron. Hebrenjëve 13 “Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë” Dhe për më tepër në Dhjatën e Vjetër tek libri i Malakit lexojmë për Zotin: Malakia 3 “Unë jam Zoti, nuk ndryshoj”

Pra Zoti nuk mund të ndryshojë: sot të jetë i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm e nesër të mos jetë dhe prapë në të ardhmen të jetë. Edhe Jezusi është i njëjtë. Nuk është i ndryshëm Jezusi i Tokës me Jezusin e Qiellit. Këtë nuk e themi ne, e thotë Bibla. Mesia ishte nën Perëndinë dhe gjithmonë do të jetë ashtu 1 Korintit 11:3 “…Mesia është nën Perëndin녔


I Gjithëdijshmi



Një veti tjetër e Perëndisë është se Ai është i Gjithëdijshëm; e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. E di mendjen e njeriut, e di të zbuluarën dhe të fshehtën.

Mateu 6:8 “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t`i kërkoni.”

Por a është Jezusi i tillë:

Marku 13:32 “Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”

Mateu 24:36 “Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s`e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im”

Mark 11:11-14 “Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; …. Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri. Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s`gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ``Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë``. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.”

Si mund të jetë Jezusi Zot nëse ai nuk e di fundin e Botës të cilën gjoja vetë e paska krijuar. Njëkohësisht këto vargje biblike e mohojnë hyjnyeshmërinë edhe të Shpirtit të Shenjtë siç e pohojnë të krishterët. Këtu është përmendur qartë se vetëm Ati e di fundin e Botës (ditën dhe orën) që do të thotë se përjashtohet edhe Shpirti i Shenjtë. Nuk duhet të kalohet shkarazi nëpër këto vargje dhe t’ia bëjmë vetes qejfin me fragmente agnostike siç është Gjoni 1:1. Nuk ka si të thuhet më qartë se sa është thenë në këto vargje të Biblës.

Kjo është një e keqe paragjykuese që shpesh shumë njerëz e bëjnë duke e lexuar Biblën. Në vend që të marin mësimin e Biblës pa paragjykime ata kanë në kokat e tyre doktrina të fiksuara nga tradita dhe mandej mundohen ti vërtetojnë këto nëpërmes vargjeve të dykuptimta, të dyshimta dhe jobindëse. Prandaj ata kalojnë pa vëmendje në pjesët si ato të përmendura më lartë sikur edhe në fragmentin e mëposhtëm i cili është një dokumetim i padyshimtë dhe definitiv se vetëm Ati është Zot dhe askush tjetër.


Shtëpia – Tempulli i adhurimit të Atit



Gjithandej Biblës Jezusi i këshillon njerëzit të cilëve iu ishte dërguar që ti luten Atit dhe jo Jezusit apo Shpirti të Shenjtë.

Mateu 6 “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”

Ungjilli sipas Gjonit e tregon ngjarjen kur Jezusi – Princi i Paqes i dëboi tregtarët nga Tempulli me kamxhik. Me këtë rast Jezusi e thotë një gjë të cilën nuk e marrin në konsideratë të krishterët asnjëherë:

Gjoni 2:16 “…dhe shitësve të pëllumbave (Jezusi) u tha: ``Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!``

Vërej fjalët shtëpinë e Atit. Si mund të thuhet më qartë se Tempulli është vend ku adhurohet Ati dhe jo Jezusi apo Shpirti i Shenjtë. Tempulli gjithmonë kishte qenë vend i adhurimit të Zotit-Atit. Asgjë nuk ndryshoi as me ardhjen e Jezusit. Ai vetëm sa e konfirmoi këtë gjë. Ata që vazhdojnë ta shohin Jezusin apo Shpirtin e Shenjtë si pjesë të Perëndisë duhet ta pyesin veten se përse Jezusi nuk e quan tempullin shtëpi e trinisë – shtëpi e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, por vetëm shtëpi e Atit..


Askush nuk e ka parë Zotin



1 e Gjonit 4:10 tregon se kurrë ”Askush s`e ka parë ndonjëherë Perëndin녔. Gjoni 1:18 “Askush s`e pa Perëndinë kurrë”. Jezusi pra nuk mund të jetë ky Perëndi që e adhuronin Hebrenjtë pasi që Jezusin e kishin pare me qindra njerëz. Ata e kishin pare Jezusin duke ngrënë, duke fjetur, duke predikuar mësimet e Atit etj.


Perëndia nuk mund të tundohet



Një veti tjetër e Perëndisë ashtu siç përshkruhet në Bibël është se Ai nuk mund të tundohet. Jakobi 1:11 “Askush kur tundohet të mos thotë: ``Jam tunduar nga Perëndia``, sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri”

Mateu 4: 1-10 është një argument tjetër.

“ Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria. Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ``Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë``. Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ``është shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"``. Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit dhe i tha: ``Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"``. Jezusi i tha: ``është shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"``. Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, dhe i tha: ``Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron``. Atëherë Jezusi i tha: ``Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"``.



Nga ky pasazh biblik kuptojmë shumëçka. E para Jezusi u tundua prandaj ai nuk mund të jetë Zot sepse Jakobi 1:11 e kishte thënë qartë se Perëndia nuk mund të tundohet. Bile për më tepër edhe Jezusi në këtë fragment të përmendur tek Mateu e tregon “Mos e tundo Zotin, Perëndinë tend” sepse ai e dinte se Zoti nuk tundohet. Jezusi ia tregon Satanait të Vërtetën e Madhe në të cilën ai besonte dhe tek e cila i thërriste njerëzit. "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij". Rrethanat në të cilat Jezusi e tha këtë gjë janë të tilla që dëshmojnë se Jezusi ishte si çdo njeri tjetër që i bindej dhe e adhuronte Zotin dhe që dëshëronte ti shërbente vetëm atij. Ai e tha këtë si reagim ndaj Shejtanit i cili kërkonte nga Jezusi që ta adhuronte.



Jezusi lutej



Njëkohësisht Jezusi nuk mund të jetë Zot pasi që ai i lutej Zotit. Nuk mund ta paramendojmë një Zot që i lutet dikuj. Zoti është i gjithëfuqishëm dhe nuk ka nevojë që ti lutet dikuj. Është e kuptueshme nga citatet e mëposhtme se Jezusi ishte vetëm një njeri që i lutej Zotit dhe assesi Zoti vetë:

Luka 3:21 “Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap”

Luka 9:18 “Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi…”

Luka 22:41-42 “Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej, duke thënë: ``O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti``.

Jezusi iu lut Atit për ndihmë. Ai gjithashtu bëri dallimin e dy vullneteve: 1.Vullneti i Atit dhe 2. Vullneti i tij.



Një fakt tjetër ësthë se përderisa Zoti nuk mund të flejë siç thuhet tek Psalmi 121:4 “Ja, ai (Zoti) që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle”, është mirë e njohur nga Ungjijtë se Jezusi kisht fjetur. Luka 8:23 “atë e zuri gjumi”

Vargjet janë të shumta në Bibël të cilat e dëshmojnë se Jezusi është një njeri dhe jo Zot. Dikush e quajti atë Mësues i mirë dhe Jezusi iu kundërvë menjëherë me fjalët: Dhe Jezusi i tha: ``Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë. (Ungjilli sipas Markut 10:18).

Ndërsa të krishterët sot jo vetëm që e quajnë të mire por edhe qka është më e keqja dhe absurdi më i madh në lutjet e tyre shumë më shpesh e dëgjon emrin JEZUS se sa emrin e Atit. Shko në cilën kishë të krishtere sod dhe bëje një matematikë të thjeshtë. Sa here i është bërë thirrje Jezusit e sa here Atit, sa here është kërkuar shëlbim nga Perëndia e sa here nga Jezusi, sa here është madhëruar Ati e sa here Jezusi. Do të keni një rezultat dëshpërues. Si do të reagonte Jezusi në këtë. Përse nuk e mendojmë këtë të gjithë. Do ta përmbyllim këtë shkrim një citat marrë nga A List of False Reading of the Scripture nga Theophilus Lindsey (1723 – 1808). Lindsey i pyet ata të cilët e adhurojnë Jezusin se si do të ishte reaksioni i tyre nëse Jezusi do të iu paraqitej atyre dhe do t’ua bënte pyetjet vijuese:



Përse i adresoni devocionet e juaja tek une? A u kam udhëzuar ndonjëherë që ta bëni këtë, ose a e kam propozuar veten si objekt të adhurimit religjioz?

A nuk e kam vënë veten time vazhdimisht dhe deri në fundin e fundit si një shembull për t’iu lutur Atit, Atit tim dhe Atit tuaj, Zotit tim dhe Zotit tuaj? (Gjoni 20:17)

Kur apostujt e mi kërkuan nga unë që ti mësoj se si të luten (Luka 11:1-2) a i mësova unë ata që të më luten mua ose ndonjë personi tjetër përveq Atit?

A e quajta ndonjëherë veten time Zot, apo a ju thashë se Unë isha Krijuesi i Botës dhe se unë duhet të adhurohesha?



Si do të ishte përgjegjja jote nëse këto pyetje do të bëheshin ty?

Ibrahim Halili

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2006 02:43
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

A ESHTE BIBLA FJALE E ZOTIT?

Dhe ky material eshte nga po i njejti autor i siperm. Lexim te kendshem me syrin vetdijesues (shpresoj), meqe ne si njerez te rendomte (thjeshte) n'a kundershtohet e verteta sado qe argumentet nuk mungojne ne perpjekjet tona, tani t'i veshtrojme argumentet ne vijim nga ky autor i shquar!...,



A ESHTE BIBLA FJALE E ZOTIT?


Mojsiu në Bibël parashikon ndryshimin/korruptimin e Ligjit (Biblës) pas vdekjes së tij:

' Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e kėtij ligji, u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit, duke thėnė: "Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje; sepse unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe tokėn. Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke provokuar indinjatėn e tij me veprėn e duarve tuaja". (Ligji i Ripërtërirë 31:24-29)



Shumë kohë më vonë Jeremia po në Bibël e vërteton atë që e kishte parashikuar Mojsiu :

"Si mund të thoni: "Ne (Hebrenjtë) jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet". (Jeremia 8:8)





Shpeshherë do të na ketë ndodhur që te jemi afruar nga misionarë të krishterë, nga Dëshmitarë të Jehovait apo të ngjashëm) të cilët do të kenë tentuar që të na bindin se BIBLA është fjalë e padiskutueshme dhe e pandryshueshme e Perëndisë. Bile duke përdorur edhe ajete nga Kur’ani është provuar që ne të bindemi se edhe Kur’ani e dëshmon pandryshueshmërinë e Biblës. ( Për të parë nëse Kur’ani njëmend dëshmon se duhet besuar Biblën për Fjalë të Perëndisë apo se vërteton se ajo është e pandryshuar kliko këtu). Muslimanët e kanë pranuar Testamentin Final të Perëndisë, Fjalën e Fundit të tij Kur’anin dhe e kanë për obligim që t’ua përcjellin të vërtetën e tij edhe të tjerëve. Për njohurinë e muslimanëve dhe për të mirën e këtyre vëllezërve të krishterë do të vërtetojmë më poshtë nëse BIBLA NJEMEND ESHTE FJALE E PERENDISE dhe nese BIBLA NJEMEND KA MBETUR E PANDRYSHUAR.

Kur e pyet një të Krishterë cila është Fjala e Zotit përgjegja është e qartë: BIBLA.

Por kur pyet se Cila Bibël është Fjalë e Zotit, ata përgjegjen: Perëndia ia shpalli Fjalën e tij Mojsiut, Isaiut, Jeremisë, Gjonit, Palit e të tjerëve dhe këto shkrime të tyre përbëjnë 66 librat e Biblës. E tëra që ne duhet të bëjmë është të përkthejme këto libra në gjuhën tonë dhe e kemi Fjalën e Perëndisë. Origjinali i shkrimeve nuk ekziston. Ato u kopjuan kopje pas kopjeje për më se 1500 vite derisa Bibla e parë u botua si libër. Si rezultat me mijëra kopje u krijuan që në shekujt e parë pas Krishtit të cilat nuk janë saktësisht të ngjashme asnjëra me tjetrën. A do të thotë kjo se nuk e kemi Fjalën e Perëndisë, Biblën ashtu siç ishte?

Kur fillon e u flet të krishterëve për dallimet në verzionet e Biblës ata do të të përgjegjen se dallimet e tilla janë vetëm dallime në përkthim. Por a është vërtetë kështu?

E vërteta e hidhur është krejt ndryshe. Ekzistojnë manuskripte të shumta të Biblës dhe pothuaj as dy nga to nuk janë të ngjashme saktësisht me njëra tjetrën.

King James Version në Anglisht Ekuivalent i të cilit në shqip është Diodati i ri si bazë ka përdorur manuskriptet e quajtura Textus Receptus të Biblës, përderisa shumica e përkthimeve të tjera moderne përdorin Manuskripte të tjera. Dallimi është marramendës. Rreth 50 vargje të Biblës (në tërësi) nuk ndodhen në disa nga manuskriptet ose janë shtuar. Në mbi 300 vargje të Biblës ka dallime midis manuskripteve të ndryshme. 50 vargje të tëra nuk janë pak. Dhe 300 vargje me dallime të konsiderueshme prapë nuk janë pak. Në disa nga përkthimet e Biblës vargjet e diskutueshme ose nuk gjenden fare, ose gjenden në kllapa të mesme, ose gjenden në fusnotë. E pra nëse ndonjëherë jeni pyetur çka është kuptimi i futjes së vargjeve të Biblës në kllapa të mesme, ose i fjalëve të ndryshme ose vënia e tyre në fusnotë, përgjegjja ajo qka po dëshmojmë këtu. E kjo është ndryshimi i asaj që quhet ‘Fjalës së Zotit’ sipas të Krishterëve. Për të mos dalur se ne po flasim kot së koti vargjet e përmendura gjenden më poshtë.

Për të qenë problemi më i madh këto shtesa, mungesa dhe dallime në Bibël përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të Biblës duke pasur parasysh volumin e këtyre ndërrimeve krahasuar me volumin e Dhjatës së Re SEPSE NE KETE RAST NE JEMI DUKE FOLUR VETEM PER DHJATEN E RE, pra ndryshimet e përmendura kanë të bëjnë vetëm me pjesën e dytë të Biblës të quajtur Dhjata e Re, pa përfshirë këtu Dhjatën e vjetër.

Problemi sa vie e shtohet. Nëse para jush keni një Bibël Katolike dhe një tjetër Protestane, pyetja se CILA BIBEL ESHTE FJALE E PERENDISE bëhet përfundimisht dhe padurueshëm e koklavitur. Për qudi ‘Fjala e Zotit’ ashtu si e konsiderojnë Katolikët përmbanë 7 libra më shumë se sa ‘Fjala e Zotit’ e Protestanëve.

Tashmë vijmë tek thelbi i problemit dhe zgjedhja e tij. BIBLA kurrë nuk u shkrua me qëllimin që të jetë Fjalë e Zotit. Luka psh në fillim të Ungjillit të tij na e tregon qartë se ai nuk po shkruante diçka nën frymëzimin e Zotit por vetëm po i rrëfente Teofilit diçka sikur kishin bërë edhe shumë të tjerë. Në Bibël mund të gjejmë gjurmë të Fjalëve të Zotit por Bibla më tepër është një grumbull librash historikë. Ingjili i cili iu shpall Jezusit në asnjë mënyrë nuk është Ungjijt e sotëm. Shumë vite pasi që Jezusi veçse e kishte përfunduar misionin e tij tek ‘kopeja e humbur e Izraelit’, njerëz të ndryshëm e morën iniciativën e të shkruarit të jetës dhe mësimeve të Jezusit në bazë të asaj që kishin marrë nga tradita. Tradita e pashkruar qoftë kjo edhe me vetëm diferencë një vjeçare gjithmonë krijon shumë ndryshime nga mësimet origjinale. Disa dekada pasi që Krishti veçse nuk gjendej midis Hebrenjëve u shkruan shumë Ungjij. Dhe këta ungjij kurrë nuk u shkruan me qëllimin që të konsideroheshin për fjalë të Perëndisë. Siç thotë psh Luka. Kisha të ndryshme përdornin libra të ndryshëm për të mësuar për misionin e të Dërguarit të Perëndisë – Jezu Krishtit. Disa nga këta Ungjij dhe libra ishin shumë afër me atë që Jezusi kishtë mësuar, përderisa të tjerat ishin shumë larg të së vërtetës. Në vitin 325 pas Krishtit përfaqësues të kishave të ndryshme u takuan në Nike për të vendosur se cilat libra të zgjedhen në përbërje të Dhjatës së Re. Kjo është një çështje shumë serioze. Përderisa tek muslimanët Fjala e Perëndisë vie direkt nga Zoti nëpërmes Profetit, të krishterët çuditërisht besojnë se koncilet kanë fuqinë e të shpallurit të ndonjë libri për fjalë të Zotit dhe të shpalljes së tjetrit për libër fallso. Sa është e logjikshme kjo? Mendja njerëzore dhe fuqia njerëzore nuk e ka këtë pushtet. Është Zoti ai që dërgon Fjalën e Tij. Mospajtimet në këshillin e Nikeut ishin të ashpra. Shumë kisha kishin shfaqur haptas mospajtimin e tyre me shumicën e doktrinave të paraqitura në këtë koncil dhe me librat të cilat propozoheshin që të jenë pjesë e Biblës dhe të thirren për Fjalë të Perëndisë.

Siç do ti shkruante me zemërim Shën Fausti Shën Augustinit:

Kështu paraardhësit dhe bashkëmendimtarët e tu shtuan në shkrimet e Zotëriut tonë shumë gjëra, të cilat edhe pse e mbajnë emrin e Tij nuk pajtohen me Mësimet e Tij. Kjo nuk është befasuese pasi që ne shpesh kemi vërtetuar se këto gjëra nuk janë shkruar nga Ai vetë e as nga apostujt e tij, për me të madhe janë të bazuara në përralla sipas raporteve të gjysëm Hebrenjëve, me mospajtime të shumta edhe midis tyre, dhe duke i vënë emrat e apostujve në shkrimet e tyre ua atribounin atyre gabimet dhe gënjeshtrat e veta.

Ndikimi i Perandorit të Ri Romak ishte decidiv në këtë Koncil si dhe në të tjerë që do të vinin më vonë. Besimet si triniteti, mëkati fillestar, futja në Bibël e librave me doktrina dhe prejardhje të dyshimta u legalizua. Por shumë kisha me shekuj të tërë vazhduan që të mos pajtohen me këtë. Ato dhe besimtarët e tyre u martirizuan keq nga Perandoria e re romake.

Më kot autori njeri i Zbulesës do të ketë thenë:

"Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t`i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.
19 Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t`i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër". Zbulesa 22:18-19.

Lista më e gjatë (e cila nuk është përfshirë kësaj here në këtë shkrim) e cila tregon dallime në fjalë të ndryshme midis verzioneve të ndryshme të manuskripteve të Biblës tregon dallime të shumta edhe ne librin e Zbulesës. Muslimanët besojnë se Zoti iu shpalli gjatë kohëve njerëzve Fjalën e Tij. Por Zoti nuk premtoi se shkrimet e mëhershme të cilat përmbanin Fjalët e Tij nuk mund të ndërrohen. Ai këtë premtim e bëri vetëm për Kur’anin. Të krishterët besojnë se Fjala e Zotit e shpallur një herë do të ruhet përherë dhe nuk do të ndërrohet. Ndërrimet e paraqitura më poshtë shfaqin një problem krucial për besimin dhe shpëtimin e të krishterëve.

Tash shtrohet pyetja. Përse do të lejonte Zoti që Bibla ‘origjinale’ të ndërrohej? Lexo për më tepër këtu.

Më poshtë e keni listen e vargjeve të shtuara, larguara apo të ndërruara të Biblës.



Ungjilli sipas Mateut 12:47

Ungjilli sipas Mateut 17:21

Ungjilli sipas Mateut 18:11

Ungjilli sipas Mateut 21:44

Ungjilli sipas Mateut 23:14

Ungjilli sipas Markut 7:16

Ungjilli sipas Markut 9:44

Ungjilli sipas Markut 9:46

Ungjilli sipas Markut 11:26

Ungjilli sipas Markut 15:28

Ungjilli sipas Markut 16:9-20 (12 vargje)

Ungjilli sipas Lukës 9:56

Ungjilli sipas Lukës 17:36

Ungjilli sipas Lukës 22:43

Ungjilli sipas Lukës 22:44

Ungjilli sipas Lukës 23:17

Ungjilli sipas Lukës 24:12

Ungjilli sipas Lukës 24:40

Ungjilli sipas Gjonit 5:4

Ungjilli sipas Gjonit 7:53 - 8:11 (12 vargje)

Veprat e Apostujve 8:37

Veprat e Apostujve 15:34

Veprat e Apostujve 24:7

Veprat e Apostujve 28:29

Romakëve 16:24

2 Korintasve 13:14

Jakobit 1:8

1 Gjonit 5:7



Vargu i fundit i përmendur në listë është një desert i hidhur. Përse themi kështu? Kur iu flet të krishterëve për dallimet, shtimet, largimet e vargjeve të tilla nga Bibla arsyetimi i tyre i fundit është se dallimet e tilla janë irelevante kur është në pyetje doktrina kristiane, me fjalë të tjera ato nuk ndërrojnë asgjë në doktrinën e krishtere. 1 Gjonit 5:7 është një kundërargument. Nëse Bibla juaj thotë tek 1 Gjonit 5:7 “Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe ata të tre janë një” kjo është një rrenë e paskrupullt shtuar Fjalës së Perëndisë. Me shekuj të tërë ky varg është përdorur për të mbrojtur doktrinën e trinitetit. Zbulimi i manuskripteve më të vjetra të Biblës dokumentoi se ky varg është një shtesë e mëvonshme bërë Biblës. Kështu argumenti biblik për trininë na del të jetë futje e dorës së njeriut në Fjalën e Perëndisë dhe me këtë besimi mbi trinitetin rrëzohet si kullë prej letrave.

Këto ishin vetëm disa nga ndryshimet e bëra Biblës. Lista do ishte më e gjatë po të hynim më tepër në detaje. Ndryshimet tjera janë të tipit si këto: Disa manuskripte tek Ungjilli sipas Lukës kapitulli 10 vargu 1 dhe 17 përmendin se Zoti caktoi shtatëdhjetë njerëz të tjerë (lexo vargun për më tepër) ndërsa manuskripte të tjera përmendin se Zoti caktoi jo shtatëdhjetë por shtatëdhjetë e dy. Gabim në dy njerëz nuk është pak. Po te ishte gabim kopjimi tek vargu 1, si mundi të ndodhte i njëjti gabim tek vargu 17 tek të njëjtat manuskripte. Sido që të jetë kjo e dëshmon ndryshimin e Biblës. Disa manuskripte tek Veprat e Apostujve kapitulli 10:19 thonë se Shpirti i Shenjtë i kishte thenë Pjetrit ‘Ja po të kërkojnë tre burra’, përderisa manuskripte të tjera e kanë ‘Ja po të kërkojnë dy burra’, e manuskripte të tjera nuk kanë asnjë numër, as dy as tre. Kur do tu flasim fëmijëve tanë për këtë ngjarje do ta kemi të vështirë të gjejmë në ishin dy apo tre burra. Shpirti i Shenjtë si duket nuk qe mërzitur edhe aq që të na mundësojë që ne të dimë të vërtetën. Një gabim dëshpërues. E tash : BIBLA, FJALE E ZOTIT APO E NJERIUT? Keni parë mjaft sa për të vendosur vetë.

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2006 02:54
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Tani ti hedhim nje veshtrim se c'thote Kur'ani per Biblen!?


A thotë Kur'ani se Bibla është Fjalë e Zotit?





Më herët kemi parë se si është ndryshuar Bibla gjatë kohës nëpërmes dallimeve në manuskripte të ndryshme.

Fatkeqësisht disa të krishterë të pafuqishëm para fakteve të ndërrimit dhe mospajtimeve në Bibël krahas mësimeve të tyre, mundohen ti bindin muslimanët se Kur’ani vërtetë i urdhëron muslimanët që ta besojnë Biblën për Fjalë të Perëndisë. Por a është kjo e vërtetë?

Kur’ani flet për Inxhilin – Fjalën e Perëndisë shpallur Jezusit e jo për Ungjillin e shkruar nga Marku, Mateu, Luka apo Gjoni. Gjatë kohës së Jezusit këto fjalë të Ingjilit me gjasë nuk u shkruan kurrë. Gjurmë të zbehta të tyre nëpërmes Fjalëve të Jezusit mund të gjenden aty këtu në Ungjijt e tanishëm, por këta assesi nuk janë ekuivalent i Inxhilit të shpallur Jezusit nga Zoti. Ungjijt që i kemi sot janë libra që rrëfejnë për jetën e Jezusit ashtu siç e shihnin autorët prapa traditës ku i bazuan shkrimet e tyre.

Për të mos u thelluar shumë në këtë vetëm një dëshmi e vockël që nuk lë vend për dyshim apo dykuptimësi:

Luka 1:1-4 “Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, M`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.”



Këto vargje biblike na tregojnë shumë të vërteta. E para kishte shumë Ungjij të shkruar nga shumë veta për jetën e Jezusit. Librat e Dhjatës së Re janë vetëm disa midis qindra prej tyre. E dyta: ungjilli nuk u shkrua si frymëzim i Zotit për njerëzimin por sepse Lukës (dhe Gjonit,Markut, Palit, përkatësisht për librat tjerë) iu duk ‘e mirë’ kjo punë. Dhe e treta ky libër nuk i drejtohet njerëzimit por njëfarë Teofilit. Dhe tash ta bazosh shpëtimin e një njerëzimi të tërë nga letrat e shkruara Teofilit apo dikuj tjetër, të shkruara me qëllimin e njeriut, është shumë e pakapshme dhe e palogjikshme.

Kur’ani është mjaft i qartë:



5:46 Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin….

2:53 Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin,

4:163 e Davudit i patëm dhënë Zeburin…



Kur’ani flet për Tevratin e shpallur Mojsiut e jo për Pesëlibërshin i cili gabimisht i atribuohet Mojsiut. Edhe Bibla e dëshmon se Mojsiu nuk është autor i Pesëlibërshit:

“Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji, u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë: "Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje; sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyrtarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thërras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe tokën. Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja". (Ligji i Ripërtërirë 31:24-29)



Moisiu pra kishte shkruar librin i cili kishte humbur më vonë bashkë me arkën e Besëlidhjes. Është e qartë se kur thuhet ‘Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët’ nuk mendohet në Biblën përkatësisht Dhjatën e Vjetër – Pesëlibërshin. .

Gjithandej Pesëlibërshit në Dhjatën e vjetër lidhur me Mojsiun lexojme:



Dalja 2:11 Në ato ditë, kur Moisiu ishte rritur

Dalja 7:10 Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu,

Dalja 16:20 Por ata nuk iu bindën Moisiut

Ligji i përtërirë 9:21 sipas mënyrës që kishte urdhëruar Moisiu.

Numrat 4:34 Moisiu, Aaroni dhe prijësit e asamblesë kryen

Deut 34:7 Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar



Është e qartë se fjalët ‘Mojsiu ishte rritur’ , ‘ata nuk iu bindën Moisiut’, ‘ Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq’, nuk janë të shkruara nga Mojsiu. Sigurisht se Mojsiu nuk u ngrit nga varri që ta shkruante vdekjen dhe varrosjen e tij.

Prandaj kur Kur’ani flet për Tevratin kjo ka të bëjë me ligjin-Fjalën e Zotit që iu shpall Moisiut e jo për librat historikë të Biblës ku përshkruhet jeta e Moisiut dhe e popullit të tij. Dhe kur flet Kur’ani për Inxhilin kjo ka të bëjë me shpalljen që iu dha Jezusit dhe jo me biografinë e tij të ardhur tek ne nëpërmes Gjonit, Lukës apo Palit.



Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë Nuk është e logjikshme të mendohe se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve. Kurani 10:36-37



Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga gënjeshtra). S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar. 3:3-4



A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë? E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt. Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. 2:77-79



O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet,atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, të humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t’iu pastrojë zemrat (prej kufrit). janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, (vazhdon ajeti kur'anon) ( 5:41)

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2006 02:56
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Përse do të lejonte Zoti që të ndërrohej Bibla?



Përpara se ti përgjigjemi kësaj pyetjeje lexoni faktet nga vetë Bibla që dokumentojnë për ndërrimin e saj.

Le të shohim tash se çfarë ka thënë Profeti Muhamed rreth validitetit dhe besueshmërisë së Biblës.



Transmetuar nga Abu Namlah al-Ansari : “Derisa ai po qëndronte me të Dërguarin e Allahut, e edhe një Hebre ishte me të, një funeral kaloi andej. Ai (hebreu) e pyeti atë: Muhamed, a flet ky funeral? Profeti tha: Allahu e di më së miri. Heberu tha: Ai (funerali) flet.

I dërguari i Allahut tha: çfarëdo që të ju thojnë njerëzit e librit ( hebrenjtë dhe të krishterët) mos i verifikoni ata dhe as mos i përgënjeshtroni por thuani: Ne besojmë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse është gënjeshtër, mos e konfirmoni, dhe nëse është e drejtë mos e përgënjeshtroni” (Përkthim i Sunan Abu Dawudit (Kital Al-Ilm, libri 25 nr 3637)



Transmeton Ubaidullahu fjalët e Profetit Muhamed: “Përse i pyetni njerëzit e shkrimeve rreth çfarëdo gjëje kur Libri (Kur’ani) i cili i është shpallur Profetit të Zotit është më i riu dhe i fundit. Ju e lexoni atë të pastër, të pashtrembëruar dhe të pa ndryshuar, dhe Allahu u tha se njerëzit e shkrimeve (Hebrenjtë dhe të Krishterët) i ndërruan shkrimet dhe i shtrembëruan; shkruan shkrime me duart e tyre dhe thane: është nga Allahu, për ta shitur atë për një fitim të vogël. ….(Sahih Buhari Volumi 9 libri 92, nr 461)



Transmeton Ebu Hurejra “ Njerëzit e Librit e lexonin Torën në hebraisht dhe pastaj ua sqaronin atë Muslimanëve në Arabisht. Profeti i Allahut u tha (Muslimanëve) Mos ju besoni njerëzve të Librit dhe as mos tregoni mosbesim ndaj tyre por thuani Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në atë që ju është shpallur juve’ (Buhariu Volumi 9, Libri 92, numër 460)



Kur i bashkojmë të gjitha këto thënie është e qartë se burimet që i përdorin të Krishterët dhe Hebrenjtë (Bibla apo çfarëdo burimi tjetër fetar) duhet të injorohen si të tilla sepse nuk janë të besueshme. Siç kemi parë tek Jeremia skribët i korruptuan ligjet dhe i kthyen ato ‘në rrenë’ (Jeremia 8:8)

Sipas Islamit Perëndia në librat e shenjta u ka premtuar atyre që do të ndërrojnë fjalët e tij se do të ballafaqohen me zjarrin e dënimit, sepse Ai e dinte se kjo do të ndodhte. Ai i vuri njerëzit e librit (Hebrenjtë dhe të Krishterët) në sprovë dhe ata dështuan thellë në këtë test. Sot edhe ashtu nuk e kemi një Bibël. Bibla katolike ndërron nga Bibla Protestane apo nga Biblat e disa kishave të lindjes. Zoti thotë në Kur’an 5:13 “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu ido ata që bëjnë mirë.”

Izraeli kur e humbi mëshirën e Allahut filloi të mëkatojë kundër të së vërtetës dhe besimit në tri rrugë: 1) ata filluan të keqpërdorin shkrimet, duke ose i larguar fjalët nga kuptimi i vërtetë, ose duke i aplikuar ato aty ku ato kurrë se kishin pasur kuptimin. 2) duke e bërë këtë ata e harruan një pjesë të Porosisë së Allahut dhe qëllimit të Tij 3) Ata zbuluan gënjeshtra të reja për të mbështetur ato të vjetrat.

Kur’ani thotë tek 5:41 “O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet,atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, të humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t’iu pstrojë zemrat (prej kufrit). janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në botën tjetër”

Përse atëherë Zoti lejoi korruptimin e Fjalës së Tij. Kjo në fakt edhe nuk është një pyetje për tu shtruar. Zoti i dha njerëzimit lirinë e mendjes dhe të vendosjes. Kjo është ajo që na dallon nga të gjitha krijesat tjera. Dhe për këtë nuk duhet ta akuzojmë Zotin për bëmat e këqia të njerëzve. Ky arsyetim i cili zakonisht dëgjohet nga të krishterët bie pasi që në këtë rast UNIK Zoti e bëri të njohur ndryshimin e bërë Fjalës së tij më herët dhe në Fjalën e tij Finale të Fundit, në Kur’an e tregoi të vërtetën hyjnore dhe duke qenë se Kurani u shpall që të jetë Fjala e fundit e përhershme e tij deri në fundin e botës ai edhe premtoi se do ta ruajë Kur’anin por një premtim të tillë nuk e bëri për librat e shpallur më herët.

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2006 03:01
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

A ESHTE KRYQEZUAR KRISHTI (dilema qe qendron ne zemer te krishterimit)


Një nga besimet thelemore të Krishtërimit është se Jezusi i quajtur Krisht ka vdekur dhe ka lejuar derdhjen e gjakut të tij për hir të faljes së mëkateve të njerëzimit. Me fjalë të tjera Jezusi ka vdekur në kryq si sakrificë për mëkatet tona. Le ta sqarojmë këtë temë nga Bibla dhe le të shohim se a është dërguar Jezusi njëmend për të vdekur në kryq si shpëtim për mëkatet tona:



Vullneti i Jezu Krishtit për të vdekur për mëkatet tona



Pjetri dhe të dy bijtë e Zebedeut ishin me Jezusin para prijësve kur erdhën ta marrin Jezusin për t’a kryqëzuar. Me këtë rast Jezusi i foli Pjetrit dhe dy bijve të Zebedeut sikur thotë Mateu 26:38 ‘Atëherë ai u tha atyre: ''Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua'' ‘. Pastaj Jezusi u largua pak nga ta dhe iu lut Perëndisë siç thotë Ungjili sipas Mateut 26:39 ‘Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ''Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti'' ‘.

Është shumë e qartë nga vargu i Ungjillit sipas Maetut 26:39 se Jezusi nuk kishte ndonjë qëllim për të vdekur. Në këtë varg është treguar se Jezusi u lut fuqishëm për t’ia larguar vdekjen (Mateu përmendë se Jezusi i përsëriti tri herë këto lutje).

Nëse Jezu Krishti do të ishte dërguar për tu kryqëzuar ai nuk do të hezitonte aspak që të vdiste. Kur ua theksoj këtë vëllezërve të mi të krishterë ata më thonë se ky hezitim vinte nga ana trupore e tij (me fjalë të tjera ai u tundua), dhe se shpirti i tij i cili është hyjnor nuk kishte kaluar aspak nëpër këtë hezitim. Kur shikojmë tek Ungjilli sipas Mateut 26:38 ne shohim se Jezusi i kundërvihet kësaj ideje duke thenë ''Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje” (Mateu 26:38). Ai vetë po thotë se është në të vërtetë shpirti i tij ai që po heziton dhe jo trupi i tij. Këto janë fjalët e vetë Jezusit.



Zoti iu përgjegj lutjeve të Jezu Krishtit



Dhe pasi që Jezusi e bëri lutjen e mësipërme atij iu përgjegj Perëndia sipas Hebrenjëve 5:7 ‘I cili (Jezusi), në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia’. Këto fjalë qartë tregojnë se kur Jezusi i lutej fuqishëm Zotit, Zoti do të pranonte lutjen e tij. Fjalët ‘u dëgjua për shkak të frikës’ (Hebrenjëve 5:7) tregojnë se Zoti e pranoi atë që Jezusi kërkoi. Pra vargjet e mësipërme tregojnë se kur Jezusi i kërkoi Zotit ‘largoje prej meje këtë kupë’ (Ungjilli sipas Mateut 26:39), Zoti iu përgjegj lutjes së tij dhe e shpëtoi atë nga vdekja apo nga kryqëzimi.



Ngjarjet e profetizuara të pas kryqëzimit kurrë nuk ndodhën



Kur njerëzit e pyetën Jezu Krishtin nëse ai do tu tregonte atyre ndonjë shenjë, ai u përgjegj duke thënë se shenja e vetme që ata mund të presin është shenja e Jonait. Jezusi gjithashtu u sigurua që të specifikojë qartë se çfarë ishte saktësisht kjo shenjë. Detajet janë treguar në vargjet e mëposhtme:

Mateu 12:38 Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: ``Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje

Mateu 12:39 Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: ``Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t`i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.

Mateu 12:40 Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.

Jezusi këtu e thekson se çka do ti ndodhë atij duke thënë në mënyrë specifike se ai do të jetë si Jonai në kuptimin e numrit të ditëve dhe netëve që ai do të jetë në zemrën e tokës, ‘Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës’ (Mateu 12:40). Tash le të shohim nëse kjo profeci është përmbushur.

Jezusi u kryqëzua në ditën e Premte. Kjo është diçka e njohur pa dyshim midis të gjithë kristianëve dhe kjo është arsyeja pse kjo e Premte quhet ‘e Premtja e Madhe’ ose ‘e Premtja e bekuar’. Jezusi u varros të Premtën mbrëma. Le të njehësojmë tani:

1. Jezusi u varros në natën e të së Premtes. Kjo është nata 1

2. Ditën e të së Shtunës Jezusi ishte akoma në varr. Kjo është dita numër 1.

3. Natën e të së Shtunës Jezusi ishte akoma në varr. Kjo është nata numër 2.

Maria Magdalena, në mëngjezin e hershëm para ngritjes së diellit dhe pas Sabatit (të së Shtunës) shkoi ta shihte Jezusin, por ai nuk ishte atje. Vargjet vijuese e tregojnë këtë ngjarje.



16:1 Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin.
16:2 Në mëngjesin e ditës së parë të javës, shumë herët, ato erdhën te varri, kur po lindte dielli.
16:3 Dhe thonin në mes tyre: ''Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?''.
16:4 Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.
16:5 Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura.
16 Dhe ai u tha atyre: ''Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin Nazareas që ka qenë kryqëzuar; ai u ringjall, nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.



Numri i ditëve dhe netëve të cilat Jezui i kaloi në zemrën e tokës është 1 ditë dhe 2 netë. Kjo qartë e sfidon atë që Jezusi e kishte profetizuar. Kur ua them këtë vëllezërve të mi kristianë, disa nga ta përgjigjen duke thenë se ajo çka Jezusi ka dashur të thotë është se ai do të shkojë për një kohë, dhe jo se ai do të jetë në zemrën e tokës për tri ditë dhe tri netë. Kjo absolutisht nuk është kështu. Po qe se Jezusi do ta mendonte këtë kështu, ai do ta thoshte ashtu, por është e qartë se ai dëshëronte që njerëzit të dijnë se kjo ishte shenja (mrekullia) dhe se kjo do të ishte sikur shenja e Jonait, dhe se ai do të qëndronte në zemrën e tokës për tri ditë dhe tri netë. Këto ishin fjalët e tij sipas Biblës.



Përse do të duhej Jezusi të vdiste në Kryq?



Sipas doktrinës kristiane Jezui vdiq në kryq si sakrificë për mëkatet tona. Sipas kësaj ideje çdo njeri është i lindur me mëkate apo secili njeri do të mëkatojë dhe prandaj ishte e nevojshme që dikush i pastër si Jezusi të kryqëzohej për t’i asgjësuar këto mëkate. Shtrohet pyetja: përse duhet dikush të vdesë për mëkatet tona kur Perëndia, i Gjithëmëshirshmi mundet shumë lehtë të na japë falje nëse ne e kërkojmë këtë? A nuk është Zoti ai që i bën rregullat? Përse do ta bënte Ai dikë që të vuajë për mëkatet tona apo për mëkatet e dikuj tjetër? A nuk do të ishte kjo padrejtësi nga ana e Tij. Sipas Biblës rruga deri në falje-shëlbim mund të arrihet pa nevojën e ndonjë sacrifice. Bibla thotë:

Ezekieli 18:20 Shpirti që mëkaton do të vdesë, i biri nuk do të mbartë paudhësinë e atit dhe ati nuk do të mbartë paudhësinë e birit; drejtësia e të drejtit do të jetë mbi të, pabesia e të pabesit do të bien mbi të.

Ezekiel 18:21 Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur.

Qartë, shpirti që mëkaton do të vdesë. Është e qartë se askush nuk do ti bartë ligësitë (mëkatet) e tjetrit. Kështuqë as Jezusi nuk mund ti bartë mëkatet e të tjerëve. Nëse dikush është i drejtë atëherë kjo drejtësi do të jetë e tij, dhe nëse dikush bën mëkat atëherë ky mëkat do të jetë mbi të, dhe jo mbi Jezusin. Përfundimisht, rruga e pendimit dhe faljes është largimi nga mëkatet, kryerja e drejtësisë dhe mbajtja e urdhëresave.

Të njëjtën gjë e shohim në mesazhin e dhënë nga Solomoni. Ai thotë në librin e Predikuesit 12:13 ‘Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut"’. Ky është mesazhi i tërësishëm dhe ky është përfundimi i mesazhit. Ky është se njeriu duhet të ketë frikë Perëndinë, dhe duhet të mbajë urdhëresat, dhe asgjë tjetër.

Sërish tek libri 2 i Kronikave 7:14 ‘në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t`i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij’. Kjo qartë e tregon se për të kërkuar faljen nga Zoti ne duhet të jemi të përulur, të lutemi dhe ta kërkojmë Perëndinë, dhe të largohemi nga të këqijat.

Përfundimisht Bibla thotë tek libri 1 i Samuelit 15:22 ‘Samueli i tha: "Ndoshta i pëlqejnë Zotit olokaustet dhe flijimet si bindje ndaj zërit të Zotit? Ja, bindja është më e mirë se flijimi; dhe të dëgjosh me kujdes është më mirë se dhjami i deshve.’ Shumë bindshëm këtu shihet se bindja ndaj Zotit është më e mirë se sakrifica, qoftë kjo sakrificë objekt, kafshë apo njeri, apo diçka tjetër. Ajo çka Zoti do është që të jemi të vëmendshëm dhe t’i bindemi Atij., dhe nëse kjo është ajo që Zoti dëshëron atëherë nuk është e logjikshme për Të të vijë më vonë dhe t’a ndërrojë mendjen e Tij, dhe t’i ndërrojë rrugët e Tij. Zoti thotë në Kur’anin e shenjtë ‘Njëmend Zoti është i Gjithëdijshëm, i Urtë’ (9:28).

Tani pasi që e kemi parë këtë, të krishterët thonë se Jezusi i ka ndërruar disa nga këto ligje. Le të shohim se çka thotë Jezusi. Tek Ungjilli sipas Mateut 5:17 `Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar’ . Jezusi qartë e thotë se ai nuk është dërguar për ta shfuqizuar ligjin, atë ligj që veçse ekzistonte. Kështuqë ajo që është përmendur më lartë nuk mund të përulet apo anashkalohet. Pastaj Jezui vazhdon dhe thotë, tek Mateu 5:18-19 ‘Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka. Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve. Këtu Jezusi thotë se as edhe një pikë e vetme nuk do ti shmanget ligjit. Çdo gjë do të mbahet ashtu si ka qenë. Për këtë arsye ligjet e mëhershme nuk mund të largohen apo të shpallen të pavlevshme, dhe ai i cili me vetëdije i ndërron këto ligje ‘do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve’. (vijon).....,

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2006 03:12
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Pavlefshmëria e kryqëzimit të Jezusit si shlyerje për mëkatet

Një studim i Dhiatës së Vjetër Hebraike



Shkruar nga JosephG



Këtu është një listë e pjesshme e arsyeve se pse vdekja e Jezusit në kryq nuk do të mund të shërbente si sakrificë e vlefshme dhe secila nga këto arsye do ta nxjerrë një sakrificë të tillë si të papranueshme për qëllimin e shëlbimit nga mëkati.



Duke pasur parasysh se në kohën e vdekjes (së supozuar sh.p.) të Krishtit, Tempulli i Dytë ishte si i tillë akoma në Jeruzalem dhe duke e ditur se Bibla Hebraike ishte akoma në fuqi si shkrim i shenjtë, këtu janë arsyet e jovaliditetit të sakrificës së ofruar:



1. Bibla hebraike kërkon që rituali i sakrificës të jetë i udhëhequr nga Prifti (Levitiku Kapitujt 1-7), ndërsa sipas Dhiatës së Re Jezusi ishte kryqëzuar nga ushtarët Romakë (Mateu 27:35; Marku 15:24; Luka 23:33; Gjoni 19:18, 23).



2. Bibla hebraike kërkon që gjaku i sakrificës së mëkatit të spërkatet nga Prifti në vellin e shenjtërores dhe në altarin e Tempullit (psh Levitiku 4:5-6) dhe nuk ka ndonjë dëshmi në Dhiatën e Re se kjo është bërë kështu.



3. Bibla hebraike kërkon që sakrifica për mëkat të jetë pa ndonjë defekt apo cen fizik (psh Levitiku 4:3), ndërsa sipas të dhënave të Dhiatës së Re Jezusi ishte rrahur, fshikulluar dhe tërhequr zvarrë në tokë para se të kryqëzohej (Mateu 267, 27:26, 30-31; Marku 145, 15:15-20; Luka 223; Gjoni 18:22, 19:1, 3). Për më tepër si një Hebre nga lindja, Jezusi ishte rrethprerë tetë ditë pas lindjes, ritual ky që le shenjë (‘vula e besëlidhjes). Sipas Dhiatës së Re rrethprerja është e barasvlershme me gjymtimin (Filipianëve 3:2, Galatasve 5:12).



4. Bibla hebraike kërkon që sakrifica e Pashkës, e cila duhet të jetë një qengj mashkull, të sakrifikohet në baza individuale (për shtëpi) (Numrat 28:22), dhe jo si sakrificë për tërë bashkësinë; ndërsa sipas Dhiatës së Re vdekja e Jezusit (e sqaruar si ‘sakrificë për mëkatet’) i shleu mëkatet e tërë njerëzimit (Romakëve 6:10; Hebrenjve 9:12, 10:10, 10:18).



5. Bibla hebraike na tregon se Qengji i Pashkës nuk ishte diçka që ofrohej për largimin e mëkateve porse ishte një ofrim komemorativ/festiv (shiko pikën nën 4 dhe nën 6 gjithashtu). Një kohë më e përshtatshme për sakrificën e mëkatit do të ishte Jom Kipuri (Dita e Shëlbimit; Numrat 29:11 [sakrifica individuale për mëkatin – qengj mashkull]; Levitiku 16:15 [sakrifica e përbashkët për mëkatin – qengj mashkull]).



6. Bibla hebraike kërkon që Qengji i sakrifikuar i Pashkës të piqet dhe të hahet, ndërsa gjaku i tij të përdoret për të shenjuar shalkat dhe arkitraun e shtëpive (Eksodi 12:7-8) – mirëpo nuk ka asnjë të dhënë në Dhiatën e Re se diçka e tillë ka ndodhur (që të mos sugjerohet se Krishterimi promovon kanibalizëm).



7. Bibla hebraike deklaron se sakrifica e ofruar për mëkate do të mund të shlyejë vetëm mëkatet e paqëllimta me disa përjashtime të vogla siç thuhet tek Levitiku 5:1-6, 20-26 (Levitiku 6:1-7 në Biblën e Krishterë) (psh Numrat 15:27-31).



8. Bibla hebraike mëson se kurbanet mund të shëlbojnë vetëm mëkatet e kryera para sakrifikimit të ofruar; asnjë sakrificë nuk mund të shlyejë mëkatet e bëra pasi që të jetë ofruar kurbani kështu që asnjë sakrificë nuk mundet kurrë të shëlbojë njerëzit e lindur pasi që ajo sakrificë është ofruar (psh Levitiku 1-7). Pra, edhe po qe se do të ishte e vërtetë se Jezusi ishte njëfarë super-kurbani i cili shleu të gjitha mëkatet e njerëzimit, në atë rast ai do të shlyente sipas Biblës hebraike vetëm mëkatet e kryera para vdekjes së tij dhe jo mëkatet e kryera pas vdekjes së tij apo të njerëzve të lindur pas kësaj.



9. Bibla hebraike në mënyrë të rreptë e ndalon shlyerjen e mëkatit të dikujt nga dikush tjetër (psh Dalja 32:31-35; Numrat 35:33; Ligji i Përtërirë 24:16; II Mbretërit 14; Jeremia 31:29 [30 në Biblën e Krishterë]; Ezekieli 18:4, 20; Psalmet 49:7).



10. Bibla hebraike rreptësishtë e ndalon sakrifikimin e njerëzve (psh Levitiku 18:21, 24-25; Ligji i Përtërirë 18:10; Jeremia 7:31; 19:5; Ezekieli 23:37, 39)



Thjeshtë është çuditëse se si shumë njerëz e besojnë atë me çka priftërinjtë e tyre ‘i ushqejnë’ ata, dhe se si Dhiata e Re i kundërvihet mësimeve të Biblës hebraike.

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2006 03:19
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO!



Përgatiti: Senad Maku





Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?

Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).

Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.

Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.

Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.

Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:



1.

Zoti është i pavdekshëm.

Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)



Kurse Jezusi vdiq.

Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)



2.

Zoti është i Gjithdijshëm.

Bibla thotë: “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni”. (Mateu 6:8) “Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë”. (Isaia 42:8-9)



Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithdijshëm.

Jezusin kur e pyëtën për ditën e fundit ai u përgjigjë: ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”. (Marku 13:32 poashtu shih: Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe në këtë citat tjetër biblik ku tregon se: “Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve”. (Marku 11:13)







3.

Zoti është i Plotfuqishëm.

Bibla e tregon Zotin si Zot të Plotfuqishëm: “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm…”. (Zanafilla 17:1) “… Perëndi i plotfuqishëm”. (Ekzodi 6:3)



Jezusi ishte i pafuqishëm.

Por Jezusi tregohet i pafuqishëm: “Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime”. (Gjoni 5:30) “Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta, duke thënë: “O Krisht, profetizo! Kush të ra?”. (Mateu 267-68) “Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë force”. (Lluka 22:43) Për më tepër , Jezusi nuk u ringjall vetë nga të vdekurit, por ishte Perëndia ai që e ringjalli, citoj: “Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!” (Veprat e Apostujve 2:32). Këtu tregohet se kush është Perëndia i vërtetë. po të ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur që ta ringjall vehten??!! .



4.

Zoti nuk lodhet dhe nuk flen.

Bibla thotë: “Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme”. (Isaia 40:28) “Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle“. (Psalmi 121:4)



Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur sikur edhe ne.

Bibla thotë: „Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit“. (Gjoni 4) “Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte”. (Mateu 8:24) “Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk”. (Marku 4:38)



5.

Zoti nuk mund të shihet.

Bibla aludon qartë se Zoti nuk mund të shihet dhe që kërkush nuk e ka parë: “Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20) “Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij…”. (Gjoni 5:37) “Askush s'e pa Perëndinë kurr녔. (Gjoni 1:18) “Askush s'e ka parë ndonjëherë Perëndinë”. (1 Gjonit 4:12)



Jezusi jetoj në mesin e njerëzve

Kurse Jezusin e kanë parë dhe ka qendruar në mesin e njerëzve, ka pas familje, ka qen i dërguar i Zotit, etj., ku bibla vetë tregon për këtë: “A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?”. (Mateu 13:55) “Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë”. (Gjoni 6:14) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19) Kurse te 1 Gjoni 1:1 thekson që njerëzit e panë Jezusin dhe e prekën atë.



6.

Zoti nuk është njeri dhe nuk jeton në tokë.

Bibla thotë: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet”. (Numrat 23:19) “Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë”. (Jobi 9:32) “Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!”. (1 Mbretërve 8:27)



Jezusi ka qenë njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar në Nazaret.

Bibla thotë: ''Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!''. (Luka 23:47) “Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi…”. (Mateu 11:19) “Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve”. (Mateu 17:22) “dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas”. (Mateu 2:23) “Ata i thanë: ''Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit”. (Luka 24:19)



7.

Zotit i takon adhurimi.

Bibla thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”. (Mateu 6)



Jezusi nuk adhurohet.

Kurse Jezusin nuk e kanë adhuruar, Jezusi ka urdhëruar që të adhurohet vetëm Perëndia, sepse edhe ai e ka bërë një gjë të tillë: “ndërsa po lutej, qielli u hap”, “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) Nëse Jezusi është Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!

Poashtu dishepujt kërkuan nga Jezusi si të luteshin, por ai ju tregoj si të luten jo atij, por Perëndisë, ku thotë: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. (Mateu 4:10) “Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu”. (Luka 11:2,4)



8.

Zoti nuk tundohet nga e keqja.

Bibla thotë: „Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri“. (Jakobi 1:13)







Jezusin e ka tunduar djalli.

Bibla thotë: „Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte“. (Mateu 4:1) „dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai“. (Marku 1:13)



Jezusi ia mohoi vetes mundësinë dhe dëshiren, në bibel tregohet: „Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka. Dhe ai i tha: ''Çfarë do?''. Ajo u përgjigj: ''Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ''Po, mundemi''. Atëherë ai u tha atyre: ''Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23) “…por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”. (Gjoni 14:31) “Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur”. (Marku 7:24) Sikur Jezusi të ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnë ata, atëher ai duhet të jetë njësoj si Ati në dëshirë dhe mundësi.

Këto ishin disa krahasime në mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga këto citate që cekëm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund të jetë Jezusi Zot?

Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi nuk është Zot, dhe që vet Jezusi me fjalët e tij e tregon:

a) „Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë“. (Gjoni 5:30,31)

b) „Ati është më i madh se unë”. (Gjoni 14:28)

c) “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar”. (Gjoni 13:16)

d) “Jezusi i tha: ''Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''. (Gjoni 20:17)

e) “Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë”. (1 Korintasve 15:28)

f) „Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)

g) „Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ''Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë“. (Zbulesa 19:10)

h) “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3)





Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike që e hjedhin poshtë hyjninë e Jezusit. Vërtet nuk dojnë koment këto citate.

Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia: “Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit”. (Mateu 15:9) poashtu tha: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë”. (Gjoni 8:32)

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2006 03:22
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.