Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > nje pjese nga mendja ime... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7606

Akoma vazhdoj te ndiej ftohtin e atij dreq spitali,e atij spitali ku pacientet sjellin me vete dhe carcafet,pale gjerat e tjera.
Vazhdoj te ndiej duart duke m'u dridhur ndersa sterilizonim bashke me partnerin per se dyti,fshehurazi stafit te salles,gjilperat,scalpels,forceps,gersheret...
Vazhdoj te kem parasysh zbehtesine e atyre pllakave te qelbura te salles.
Vazhdoj te shoh syte e tije te shqetesuar.
Vazhdoj te degjoj mundimet e tija per ti bere te qarte stafit te salles c'duhej bere e qe ajo qe po bente i nderuari doktor shqipo po demtonte pacientin.
Vazhdoj te ndiej amen e lageshtise te gjakut te gjyshit tim ne bluze.
E vetem mbas dy ditesh vazhdoj te shoh veten ne nje nga qendrat me te medha spitalore universitare te U.S.A. ku gjendje te tilla si kane pare as neper filma.

S'kuptoj se ku duhet te gjeje forcat njeriu i shkrete te ece perpara!Goddamnit!!!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2007 23:13
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

nje burre...u kap nga nje dhimbje ne krah te majte dhe pastaj ne krahun e djathte...pas ketyre doli nje tumor ne pjesen e siperme te kafazit te kraharorit...ju urdherua te mendonte seriozisht per largimin nga kjo bote e vdekshme qe tani gjendej fare prane dhe ishte e paevitueshme.

J.B.Morgagni, 1761

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2007 00:40
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

kenaqesia e te shkruajtur fakte shkencore...

me kujtohet kur jam futur per here te pare ne kete forum.kerkoja te degjoja nje kenge nga ato qe ishin tek siti i Fajtorit dhe kur hapa faqen kryesore me zune syte edhe forumin.hajd thashe se po i hedh nje sy te shpejte.direkt kur e kam hap,gjeja qe me zune syte ishte fraza qe shihni siper "Shqiptaret krijojne te ardhmen".mu duk nje menyre e mire per te prezantuar forumin.ne nje veshtrim te shpejte,me zune syte shkencen dhe ne brendesi te saj,zonen e mjeksise.gjeja me beri pershtypje sepse ne forumet e tjera qe kisha vizituar nuk me kishte zene syri nje zone te tille ne brendesi te zones se shkences.

me kujtohet postimi i pare...beh,i shkruajtur 3 here sepse nuk e dija qe duhet te pranoheshe si anetar fillimisht qe pastaj te dilnin edhe postimet

sot pas 2 vjetesh,fale ndihmes se shume prej jush qe do doja ti falenderoja ne menyre te vecante qe kane ndihmuar ketu,kjo zone ka mberritur mbi 1900 mesazhe.me te vertete qe e konsideroj si nje arritje kete gje qe eshte formuar ketu. ideja qe kam pase dhe kam akoma eshte qe te behet nje nder databaset me te medhenj (pse jo,edhe me i madhi) te shkrimeve mjeksore ne gjuhen shqipe.do te ishte me te vertete nje kenaqesi.

kur shkruaj ne kete zone,shkruaj me kenaqesi.eshte kenaqesia qe te eshte dhene te dish dicka qe ndoshta te tjeret nuk e kane mesuar,eshte kenaqesia qe te jesh i pari qe ta tregosh ate gje,eshte kenaqesia qe kete gje tia mesosh dikujt tjeter sepse kemi te bejme me dije dhe vlera e saj nuk zhduket kurre,eshte kenaqesia qe me shkrimin tend i rremben dikujt ndonje buzeqeshje...

psh,po permend nje fakt shkencor qe eshte permendur edhe diku tjeter ne kete zone,por thjesht per te dhene idene:
nje femije i vogel,pasi lind,ne ditet e para,peson nje zverdhje te lekures,si pasoje e rritjes se bilirubines.gjate javes se dyte,ne kushtet normale,kjo gje fillon dhe zhduket.

per nje pjese,fakti qe lekura zverdhet u duket i mjaftueshem si fenomen,por tentojme qe te shkojme me tej...

gjate shtatzanise,femija merr gjak veten nga enet e placentes dhe qendron ne nje situate me nje sasi disi me te ulet oksigjeni dhe kjo gje ben qe per te kompensuar,te rritet sasiae rruazave te gjakut.kur femija lind dhe fillon te marre fryme kjo situate behet e panevojshme dhe keshtu qelizat shkaterrohen dhe kjo gje ben qe te leshohet nje sasi e madhe bilirubine ne gjak.ne kushtet normale kjo bilirubine do pesonte nje trasformim ne melci por ne nje te sapolindur,sistemi qe i ben keto trasformime nuk eshte akoma i zhvilluar mire.rezultati?lekura e femijes zverdhet si pasoje e kesaj rritjeje te bilirubines.gjate javes se dyte,ne kushtet normale,kjo gje do filloje te zhduket sepse sistemi i trasformimin zhvillohet ne menyre te mjaftueshme.

fenomeni qe sapo ndodhi ka edhe dicka tjeter qe shpjegon nje tjeter veprim; pse rreth muajit te 5 pas lindjes duhet te filloje te futet mishi dhe ushqime te tjera me te ngurta,te pakten ne nje vakt. hekuri qe duhet per te formuar rruazat e gjakut deri ne muajin e 5,vinte nga ai shkaterrim fillestar dhe nga qumeshti i gjirit te nenes.por pas muajit te 5 kjo sasi behet e pamjaftueshme dhe kerkon nje tjeter menyre per te marre ate sasi hekuri.

thene keto gjera,ma do mendja qe dikujt prej jush i ka ardhe buzeqeshja ne fytyre tek sheh qe nje fenomen i thjesht dhe qe kalon ne pak kohe,te kete gjithe kete shpjegim mjeksor.
eshte pikerisht ajo buzeqeshje,cmimi i ketij shkrimi...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 01:05
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

nje paciente e vecante

pazienti i rradhes ishte nje vajze e re rreth te 25-26 vjeteve.qe nga vizita e fundit nuk kishte pasur asnje problem infektiv ose shtim te kolles ose ndonje problem tjeter.edhe ilace nuk perdorte,gje qe nuk me qellon te shoh shpesh.
pasi i mblodha ato pak informacione qe mund te duheshin per viziten e plote, i mora kartelen dhe e cova ne dhomen tjeter ku ishte doktorresha dhe nje vajze tjeter qe po ndiqte vizitat.
pasi e lexoi edhe nje here fleten e anamnezes (informacionet e situates ne te shkuaren deri ne momentin kur paraqitet ne vizite) i kerkoi pacientes qe te zhvishej dhe na kerkoi neve ta vizitonim nga pikpamja respiratore.
asnje zhurme patologjike.ajri futej dhe dilte pa qene i penguar nga ndonje gje dhe kjo bente qe te degjohej vetem ajo qe quanin "murmur vescicolare",dmth zhurma e ajrit qe futet ne mushkeri qe ishin te shendetshme.
u largova per nje moment dhe kur u ktheva pashe qe edhe doktorresha e kishte vizituar me stetoskopin dhe i kontrolloi edhe barkun.pastaj u drejtua nga une:
-NS-6,afrohu dhe preke ne bark dhe me thuaj se cfare ndjen.
u afrova dhe fillova ta prekja ne cdo kuadrant te barkut duke kerkuar ndonje reaksion muskular qe mund te tregonte dhimbje ose ndonje zone te ngurte qe mund te ishte jonormale. ne ijen e majte u ndesha me nje tkurrje qe per nje moment nuk mu duk tkurrje muskulare dhe i thashe doktorreshes qe zona me dukej me e tendosur.
-cfare mund te jete?-me pyeti.
e para gje qe me erdhi ne mendje ishte nje mase fecesh (jashtqitjesh) dhe u pergjigja me kete hipoteze por qe shume shpejt mu desh ta rivleresoja edhe nje here sepse kur e preka serish nuk u ndesha me te njejten tkurrje.po ashtu pacientja nuk me kishte sinjalizuar probleme me jashtqitjet qe te mund te mendoja qe kishte nje staze (qendrim) fekale si pasoje e nje stipsi (situate kur ke veshtiresi te shkosh ne banjo) dhe pranova qe kishte qene vetem nje tkurrje e muskulit.por ajo qe ishte pak me siper nuk ishte me muskul.i kerkova te merrte fryme dhe shtyva faqen e gishtave ne drejtim te siperm dhe u sigurova qe ajo qe po prekja ishte nje organ.
- prezence e nje zmadhimi te shpnetkes (splenomegali) deri ne 2 cm nen harkun kostal.
-ok,tani provo dhe prek melcine.
i kerkova serish te merrte fryme dhe u perpoqa te gjeje edhe shenjen minimale te melcise qe mund te me tregonte qe edhe melcia ishte e zmadhuar por kjo gje nuk dha rezultat.

-nje shpnetke e zmadhuar dhe nje melci qe nuk eshte e zmadhuar.si eshte e mundur?-mu drejtua doktorresha.
idete qe me erdhen ne mendje ishin nje anemi e mundshme ose nje hipertension portal (rritje e presionit ne venen kave si pasoje e nje problemi qe pengon ecjen e gjakut neper te,kryesisht problem i melcise). nje anemi qe te mund te justifikonte rritjen e shpnetkes do te shoqerohej me nje rritje me te madhe te shpnetkes ose me nje zbehje te lekures.nese do te ishte nje anemi shume e lehte nuk do jepte nje zmadhim te atyre dimensioneve. nje hipertension portal do te shoqerohej fillimisht nga nje epatomegali (zmadhim i melcise) dhe vetem pas saj do kishte nje splenomegali...
-nje hipertension portal do shoqerohej me nje zmadhim edhe te melcise ose me mire fillimisht do zmadhohej melcia dhe pastaj shpnetka-nderhyri doktorresha- provo te ndjesh edhe nje here kraharorin.
u perqendrova serish te gjeja ndonje zhurme por qe gjithsesi nuk do ishte me e mjaftueshme ne ate pike per te thene qe problemi mund te qendronte ne mushkeri.
-nuk arrij te dalloj gje nga pikpamja e frymemarrjes. ndoshta ka te beje ndonje gje me zgjatjen e frymemarrjes?
-nejse, mos i provo te gjitha tani .atehere pacientja qe keni para eshte nje paciente qe ka zemren djathtas (tek po ja shpjegoja nje shoku kete rast me tha "qeka socialiste e zjarrte ajo goca" ),melcine majtas dhe shpnetken djathtas.me pak fjale i ka te gjithe organet mbrapsh nga ato qe jemi mesuar ti shohim. eshte ajo qe quhet situs inversus dhe eshte nje pasoje e sindromes se ciliave te palevizshme. nje pjese e atyre me sindromen e ciliave te palevizshme kane kete gje. pra ketu keni te beni me nje kartagener te plote.nder gjithe pacientet qe kemi 4 ose 5 kane sindromen e ciliave te palevizshme. kshu qe ajo qe ke gjetur te zmadhuar nuk ishte shpnetka por melcia dhe ajo qe nuk arrite te prekje eshte shpnetka dhe tani besoj se llogarite dalin....
sic e shihni pacientja eshte ne nje gjendje te mire shendetsore dhe nuk ka probleme prej kesaj gjeje,pervec atij zmadhimi te melcise qe e ka pase dhe gjithsesi nuk ka dhene probleme...


------------
per me teper:
-epidemiologjia e semundjeve te dineines (Cod. B 15022007)

shtim (19/5/2007): nje kartagener ka situs inversus,ka zgjerime te rrugeve te frymemarrjes (brokiektazi) dhe infertilit ne formen e vet me klasike.pra eshte nje nenndarje e sindromes se ciliave te palevizshme.situs inversus mund te jete i plote ku te gjithe organet kane ne drejtim te kundert por edhe parcial ku vetem nje pjese jane ne te kundert.gjithsesi zemra eshte gjithmone mbrapsh!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 19/05/2007 ora 09:02

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2007 22:01
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

2 citime...

thjesht doja te sillja 2 citime qe me kujtohen here pas here dhe jane bere nje pjese nga mendja ime :

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
nuk e di pse por mu kujtua xhaxhai qe shpesh me thonte: djale,me degjo mua...njerezit nuk kujtohen sepse jetuan,por sepse bene dicka per te cilen folen ata qe erdhen pas...qe ai qe beri vetem nje cezem por qe prej saj pine uje te tjere dhe e kujtuan...qe ai qe ngriti vetem nje ndertese por brenda saj pushuan njerez dhe e kujtuan...qe ai qe shkruajti vetem nje liber por e lexuan shume njerez dhe e kujtuan...
perpiqu te behesh dikush qe le nje dicka per te cilen te kene dobi ato qe do vijne...



Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
me pelqen te flas me xhaxhallaret e mi sepse gjithmone kane gjera te bukura per te me treguar...hera e fundit qe para 1 jave kur shkova tek ata dhe nder te tjera ra fjala per shkollen qe po beja...
"me te vertete ne ate qe ben ka bereqet sepse nje person i shkolluar nuk humbet kurre!por duhet te jesh i bindur ne ate qe ben dhe mos te vendosesh ne dyshim nese do arrish deri ne fund apo jo!"
me pas filloi te me tregonte per dicka qe kishte lexuar:
"ishte nje liber qe e kishte shkruajtur nje person me fame ne Amerike (me tha edhe emrin por qe per momentin nuk po me kujtohet) ku nder te tjera tregonte edhe vitet e veta te shkolles. ne ditet e pare te leksioneve nje profesor i kishte thene te gjithve studenteve te klases se tij: Hidhni syte majtas dhe djathtas.2 prej atyre qe keni perreth nuk do te jene me ju deri ne fund . personi ne fjale kishte hapur syte majtas the djathtas dhe kishte thene "me vjen keq per keta te dy qe nuk do jene ". ajo qe dua te them eshte qe ai nuk e mendoi aspak qe edhe ata mund te mendonin te njejten gje,por tha qe une do te jem deri ne fund dhe ata nuk do te jene "
...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2007 23:50
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

kur nje mendim kapercen limitin e normalitetit...

pacientja V.M eshte 30 vjece,beqare,jeton me prinderit dhe punon si sekretare. eshte hera e pare qe ajo paraqitet tek nje psikiater.ne fillim te takimit qendronte e heshtur sikur kishte turp te fliste kur pas nje momenti tha "Doktorr,me duket se po cmendem".

V.M pershkruhet si nje person qe i pelqen shume pastertia por 2 vitet e fundit kjo gje ka filluar te marre dimensione shqetesuese. e gjithe dita kalon nen friken se mund te behet pis me peshtymen ose djersen e dikujt tjeter. edhe pse vete personi e kupton qe kjo gje eshte e ekzagjeruar dhe absurde,nuk arrin ta heqe dot nga mendja si ide.kur eshte jasht shtepie,tenton ne cdo menyre te evitoje kontaktet me objekte,mbi te cilet mund te kete pisllim, pershembull,butonat e ashensorit i shtyp me brryl ose kur duhet te preke dorezen e nje dere,e ben duke perdorur ndonje leter. nuk i jep doren askujt. kur mendon se eshte bere pis,duhet te gjeje patjeter nje vend ku te pastrohet dhe kjo gje e vendos ne siklet para kolegeve te punes. nese nuk ka mundesi te pastrohet,kjo gje e ben te ndihet si e paralizuar dhe shqetesimi e pushton.

kur kthehet ne shtepi,fillon nje seri ritualesh te komplikuara:
heq rrobat qe ka veshur (qe mendon se jane bere pis) dhe drejtohet direkt per ne banjo ku fillon nje larje komplekse:

"si fillim filloj te laj duart,per te hequr pisllikun qe kam sjelle ne shtepi. pastaj laj me kujdes rubinetat e lavamanit qe jane bere pis sepse i preka para se te laja duart qe i kisha te pista. pastaj laj serish duart dhe mbyll rubinetin duke perdorur nje leter higjenike.keshtu mund te hyj ne dush duke bere kujdes qe te mos prek asnje vend me duart qe tani jane e vetmja pjese e paster e trupit"

larja ne dush kryhet me nje rregull te sakte:
ferkohet me sapun duke filluar nga mesi i trupit duke u shperndare drejt gjymtyreve.sfungjeri nuk duhet te preke kurre pas ku ka kaluar nje here perndryshe behet pis ajo pjese qe sapo pastroi. si larja me sapun edhe shpelarja e trupit kryhet disa here rresht. kohete fundit gjendja eshte perkeqsuar edhe me teper sepse gjate larjes V. duhet te permende me ze te larte "e paster,e paster,e paster". po ashtu edhe tharja e trupit duhet te kryhet me kujdesin me te madh.marrja e peshqirit duhet te behet nga ana qe nuk ka prekur mbajtesen e peshqirit duke bere kujdes qe te mos preke mbajtesen,por edhe dorezen e dushit (qe tani eshte bere pis) pervecse me ndonje leter higjenike qe e ka pergatit posacerisht per kete gje. nese ne ndonje pike,ky ritual nderpritet (bie sapuni,prek me muret e dushit ose dorezen,prinderit e pyesin nese ka mbaruar dhe ajo harron se ku e ka lene ritualin...),eshte e detyruar te filloje gjithcka nga fillimi. nese per te bere dush,para ketyre shqetesimeve i mjaftonin 15 min, tani harxhon mbi 90 min (ka raste i kalon 2 oret).

tek dhoma ku jeton nuk mund te futet askush. edhe ajo vete nuk futet ne dhome deri sa te jete e sigurte qe eshte pastruar plotesisht. edhe kur shtrihet ne darke,duhet te jete e sigurte qe eshte pastruar komplet para se te shtrihet.

keto probleme i filluan rreth 2 vite me pare dhe me kohen u keqesuan. shqetesimi per pisllikun,ne momentet fillestare ishte i kontrollueshem por pak nga pak doli jasht kontrolli. ritualet e pastrimit sa vinin beheshin me komplekse dhe te shpeshte dhe ju desh te linte punen. filloi te mos frekuentonte me shoket dhe shoqet. prej 2 muajsh filloi te ndihej e trishtuar,qan shpesh,ndihet e lodhur dhe nuk ka fuqi te beje asgje. filloi te haje me pak dhe ka humbur peshe ne sasi te konsiderueshme.

diagnoza: shqetesime obsesive-kompulsive ne formen e vet me klasike...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2007 00:02
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Angry

kaq vlen jeta jote?

P.Gj eshte nje person qe njoh.me treguan qe kishte qene duke punuar ne token e vet dhe e kishte pickuar dicka. brenda pak minutash kishte ndier nje forme paralize tek "ecte" neper krah dhe i shqetesuar shkon dhe pyet nje infermiere.kjo i kishte thene qe me shume mundesi e kishte pickuar nje merimange dhe se duhet patjeter te paraqitej ne spital pa humbur kohe.duke e cuar per ne spital gjendja e tij ishte perkeqsuar edhe me teper dhe kishte mberritur ne gjendje kritike tek Spitali Ushtarak ne Tirane ku i kishin dhene edhe ndihmen e duhur.
pas disa ditesh atje kishte ardhur koha per te dale dhe mjeku po i pergatiste receten e fundit.sic eshte bere zakon i shqiptareve, P.Gj kishte nxjerre 3 10-mijshme dhe ja kishe lene mjekut ne tavoline.mjeku i kishte kapur nga cepi 3 10-mijshet njelloj sic kapet nje cope e piset (pershkrimi qe beri vete P.Gj) dhe duke i tundur ne ajer kishte thene:
-po pse o P.Gj kaq vlen jeta jote?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2007 23:08
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
KRISTAL.DOC
DD

Regjistruar: 07/09/2007
Vendbanimi: ne thellesite e shpirtit
Mesazhe: 217

per studentet e mjeksise. e mjeket e sapodiplomuar.

shpesh here e pyes veten si do jete?
sido jete me vone kur une te mbaroj. A do jete valle ashtu sic e kam menduar une, si nje dikush qe ecen neper korridoret e spitalit me misionin me te bukur ne bote(sigurisht leme menjane burokracite dhe interesat personale) duke u ndjere krenar per veten dhe per statusin qe ke arritur me forcat e tua duke u pergjeruar cdo nate mbi libra deri vone, duke sdopiuar veten midis tirocinios ne spital paradite dhe provimit qe je duke pergatitur (qe shpesh here nuk kane as nje lidhje me njera tjetren), midis leksioneve qe te hajne kohen e mjaftueshme aq sa kur arrin sezoni i provimeve qe per fatin tend te keq eshte vetem 1muaj dhe ai eshte me i shkurtri i vitit...... ti ndjehesh i stermunduar i lodhur por mbi te gjitha i derrmuar se provimi nuk te shkoi mire, plani qe kishe bere nuk te realizohet e ty do te duhet te nisesh nga e para,e te jesh nje provim me shume prapa.............
por pervec kesaj duhet dhe te perballohesh me ate pyetjen qe te cukit ne koke cdo dite,;-po kur nje dite e gjithe kjo te mbaroje,si do jete?por gjeja qe me terrorizon me shume e qe pyes veten me teper eshte nese une do arrij dot te jem ne nivelin e duhur,te jem aq e zonja sa enderroj,sa me pelqen te jem,nuk them te jem...., ku e di une si dr.house p.sh,( ai eshte teper i zoti deri ne ekzagjerim),por ne fund te fundit cte keqe ka po te pretendosh te jesh aq e afte sa ai,jo te imitosh por te perpiqesh,te pakten te perpiqesh. tek kjo fjale ka akoma shume mund e lodhje qe me pret,shume rruge qe kam bere e akoma me duhet te bej. por te pakten them se do perpiqem e duhet te perpiqem te bej dicka me vlere ne jete per te cilen te jem vertet krenare si ai doktori i imagjinates qe ecen i sigurt ne hapat qe hedh mbi korridorin e spitalit.

ne nje film kam degjuar.....
Te shpetosh nje jete, eshte njesoj si te jesh i dashuruar, kjo eshte droga me e mire ne bote,

__________________
VETEM DY GJERA JANE INFINITE:UNIVERSI DHE BUDALLALLEKU NJEREZOR, POR PER ATE TE PAREN SJAM DHE AQ E SIGURT.
A.EINSTEIN

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2007 23:56
KRISTAL.DOC nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė KRISTAL.DOC Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me KRISTAL.DOC (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: KRISTAL.DOC Shto KRISTAL.DOC nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto KRISTAL.DOC nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Sekreti (pjesa 1)

Ishin oret e para te mengjesit te 6 janarit 1918 dhe doktor Kotrolaņ , doktorri i qytetit te Nocera Terinese-s e gjeti veten ne dhomen e ndenjes se familjes D’Aquino , me e pasura e qytetit fqinj kalabrez te San Mangos. Ulur afer tij ishte zonja D’Aquino . Ajo kishte veshur nje fustan te zi te gjate, te mbyllur ne fyt me nje kapse , me mbante koken larte , sic i shkonte nje personi te rangut te saj.
Kotrolaņn e kishin zgjuar ne mes te nates nga gjumi ne Nocera dhe e kishin sjellur me nje karroce , mes rrugeve te malit , deri ne San Mango.
“Vajza jone ka qene e semure , ju e dini .” Ai pohoi me nje tundje te kokes . Ai e dinte . Vajza e vogel 3 vjecare ishte semure prej shume muajsh me temperature, djersitje naten dhe nje paaftesi per tu rritur . Babai i saj, Doktor Gaspare D’Aquino , ishte mjeku i qytetit te San Mangos por kishte ikur ushtar dhe po i sherbente vendit te tij ne Luften e Madhe, ne Kaporeto ne frontin Austriak. Ne mungese te tij, doktoret e Altilias , Konflentit , Martiranos dhe Nocera Terisenes e benin me turne dhe kujdeseshin per njerezit e San Mangos . Kotralaņ kishte qene i pari mjek qe kishte pare vajzen e vogel ne tetor 1917 kur ajo u semur per here te pare . Duke pasur frike per me te keqen, ai e kishte drejtuar zonjen ta conte femijen menjehere ne Universitetin e Napolit dhe kishte kerkuar nese burri i saj mund te thirrej nga Fronti.

Vetem ore me vone, me 24 tetor 1917, 37 divizione austro gjermane sulmuan zonen e Alpeve Italiane te mbrojtura nga 25 divizione te Armates se Dyte Italiane, duke perfshire edhe ate te doktor Gaspare D’Aquinos. Brenda 2 javesh trupat italiane ishin terhequr nga 5 provinca verilindore italiane dhe kishin pesuar humbje te medha – 10.000 te vrare , 30.000 te plagosur, 293.000 te kapur rob dhe 350 000 te humbur. Lufta dukej e humbur. Ishte folur edhe per nje dorezim te mbretit te italise Viktor Emanueli III dhe ekzistenca e Italise ishte ne loje.
“ Gjate nateve te erreta te nentorit , i dergova nje telegram burrit ne front duke i treguar qe vajza jone ishte shume e semure dhe ju luta qe te kthehej ne shtepi. Duke qene se nuk mora asnje pergjigje mendova qe mesazhi nuk kishte arritur dhe se burri im ishte nje viktime e luftes.”
Ne mungese te burrit te saj, nena e femijes e kishte sjelle vetem ne Napoli dhe pastaj ne Rome per ta vizituar tek profesoret e mjeksise. Pergjigja e tyre nuk mund te kishte qene me e tmerrshme.
“Atehere Doktor besova se isha ne ferr. Ferr , doktor i dashur , eshte kur mendon qe gjerat nuk mund te shkojne as me mire as me keq . Kotrolaņ veshtronte luften e heshtur te Zonjes qe zhdukte kujtimet e saja te atyre diteve te tmerrshme. “Kur, mengjesin e dites se krishtlindjeve,Gaspare u shfaq tek dera, akoma I veshur me uniformen e tij. Me tha qe kriza ushtarake kishte marre fund dhe se armiku ishte ndalur prane lumit Piave dhe se me ne fund pushtuesit do te nxirreshin nga Italia. Me tha se ishte lejuar te largohej qe te kujdesej per bijen tone.”

Ajo buzeqeshi tani duke menduar qe nuk kishte qene nje mengjes i larget. “ Isha e gezuar qe burri ishte kthyer,sic mund ta imagjinoni,por me shume isha e gezuar per Xhanen . Ju e dini,ajo ishte nje vajze aq e zgjuar…”
Ishte , mendoi Kotrolaņ, duke kuptuar. Atehere , kishte mbaruar,me ne fund. Ja pse ai ishte aty.
“… edhe pse isha munduar ta fshihja semundjen prej saj duke mbajtur seriozitetin , ajo kishte kuptuar cdo gje. U ndjeva e pafuqishme. Ajo nuk do te me linte te flisja me te . Vajza ime e vogel ishte e pashprese dhe nuk kishte asgje qe mund ti thoja per ta qetesuar” tha ajo , duke fshire syte e saj me nje shami.
“Por Gaspare,” tha ajo ,“e dija qe ai do te gjente nje menyre.” Ajo shikoi direkt Kotrolaņn. “Ai eshte nje mjek i pervetshem.”

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2007 23:39
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Sekreti (pjesa 2)

Kotrolaņ buzeqeshi. “Po,eshte i tille.” Gruaja e re e bukur ishte e jashtzakonshme , mendoi. Ai kuptoi qe nuk ishte shqetesuar nga ato qe kishte thene ose per cfare kishte lene pa thene. Ai e dinte se ajo kishte te drejte. Gaspare D’Aquino vinte nga aristokracia dhe kishte lindur mes aq shume lekesh se nuk do ishte kurre i afte ti harxhonte. Dhe prap zgjodhi mjeksine dhe u be mjek i mjekeve. Aftesia e tij diagnostikuese ishte e habitshme, edhe pse Kotrolaņ e mbante veten te barabarte me D’Aquinon mbi kete pike. Jo , ajo qe e beri te vecante D’Aquinon ishte aftesia qe kishte per te lidhur nje raport te lehte me pacientet, ne cilendo situate. Ishte nje talent qe ishte shfaqur qe ne kohen e universitetit. Thene me pak fjale, nuk kishte person qe te mos arrinte ti fliste dhe nuk kishte person qe te mos fliste me te. Kishte nje menyre intuitive dhe te vecante per te zberthyer ceshtjen per te cilen ishte thirrur, per te qelluar me nje ze rezonant. Ne kohet e tija me te reja kur ishte akoma beqar, shoket e tij e kishin kuptuar kete gje dhe gjithmone e kishin perdorur ate si nje avantazh per te thyer akullin me grupe vajzash te reja qe perndryshe do ti kishin injoruar. Kotrolaņ kishte degjuar histori nga pacientet per “Doktor D’Aquinon e ri te jashtzakonshem” dhe menyrat e tij , sidomos me ate qe po vdiste . Kotrolao e dinte qe sekreti i komunikimit te D’Aquinos ishte dashuria e tij te merrej me njerezit dhe sekreti i suksesit te tij clini ishte dashuria e tij per tu marre me kliniken. Ai e admironte dhe e kishte zili D’Aquinon per kete gje.

Kotrolaņ kishte pasur rast ti thonte keshtu nje here kur kishin qene duke udhetuar te dy ne tren drejt Napolit . Kotrolaņ habitej gjithmone se si D’Aquino i ri gjithmone e dinte me perpikshmeri cilin celes duhet te hapte ne zemren e personit tjeter. Gaspare D’Aquino kishte qeshur me metaforen e papershtatshme; kishte kthyer koken pak anash si gjest pranimi per te miren e muhabetit dhe kishte vazhduar “I dashur Kotrolaņ , nese dikush vjen naten ne shtepine tende me nje grup me celesa dhe te perpiqej te hapte deren do ja arrinte te futej thua? Dhe nese do ja arrinte te futej, si do ta pershendesje?” D’Aquino kishte levizur gishtin sa majtas djathtas shokut te vet te udhetimit. “Sekreti nuk eshte te dish si te marresh celesat dikujt; sekreti qendron te dish ti besh qe te te hapin deren per ty.”
Zeri i Zonjes D’Aquino e ktheu Kotrolaņn serish ne te tashmen. “E dija qe Gaspare do te gjente nje menyre per ti folur Xhanes.” Ajo buzeqeshi. “Doktor,nese ju them, nuk do te me besoni. Gaspare u fut ne dhomen e saj mengjesin e krishtlindjeve dhe u ul mbi krevatin e saj. Ajo buzeqeshi kur e pa dhe e perqafoi fort dhe ai e puthi ne faqe. Atehere ai u perkul mbi te dhe i pershperiti dicka ne vesh te saj,vetem asaj.” Gruaja e re tundi koken. “asaj i pelqenin shume sekretet,prandaj.”
Kotrolaņ pohoi me koke. Nje sekret , mendoi . Kaq e thjeshte. “Pas saj,gjerat shkuan shume me mire. Ajo dukej sikur ishte kthyer ne jete perseri.” Ajo qante tani me ironine e fjaleve te veta. Kotrolaņ filloi te cohej dhe ta ngushellonte por ajo i beri me shenje qe te qendronte ne karriken e vet. “ Ajo filloi te buzeqeshte serish, edhe pse trupi po i shkaterrohej. Oh, ajo do te cohej naten duke qare dhe une do te vrapoja per tek ajo, por ishte babai i vet ajo qe kerkonte . Dhe ai do te ulej pran saj,do te mbante,do ta bente te ndihej me mire deri kur te flinte serish.”

Kotrolaņ studjoi pamjen e Zonjes . Ai mendoi se mund te dallonte admirim atje por kishte edhe dicka tjeter qe ai nuk po arrinte ta lexonte. Ishte dicka e tmerrshme, Kotrolaņ e dinte, te jetoje deri sa te shihje femijen tende te vdiste. Ai habitej se si do arrinte te merrej me nje semundje terminale te femijes se tij nese ai do te ishte i semure, Zoti mos e dhente! Ta shikonte ate te vuante…
Papritur Kotrolaņs i erdhi ne mend se ishte e cuditshme qe ai ishte thirrur te shihte vajzen e vogel te vdekur , kur vdekja e saj ishte dicka qe pritej dhe kur babai i saj ishte mjek vete...

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2007 22:18
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > nje pjese nga mendja ime...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.