Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > nje pjese nga mendja ime... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Sekreti (pjesa 3)

O Zot, mendoi, cfare ka ndodhur ne kete shtepi? Jam thirrur ketu per te qene prezent ne ndonje mbulese si mjek i paanshem , pa dyshime? Nese vajzes i eshte bere eutanazi, cfare do bej? Cfare duhet te bej? I kuptueshem sic mund te kishte qene akti, ligji ishte i pashpirt ne keto ceshtje.
Kotrolaņ u percoll thate. “Ku eshte Doktori i mire, Zonja D’Aquino?”
“Eshte larte me Xhanen.”
Kotrolaņ pohoi me koke. Priti pak minuta ne heshtje per tu siguruar qe zonja nuk kishte me gje per te thene. I kenaqur qe kishte mbaruar, tha “Ndoshta, duhet te shoh femijen tani.”

Per nje moment nje shikim i erret kaloi mbi fytyren e zonjes . Pastaj ajo u cua nga karrikja e saj dhe i kerkoi atij qe ta ndiqte neper korridor per tek dhoma siper. Ato arriten ne kat te dyte dhe nga poshte neper korridoret e shtepise se gjere Kotrolaņ mund te degjonte fshirjet e loteve te sherbyesve. Jashte ishte akoma erresire.
Ata qendruan jasht dhomes se Xhanes. Dera e rende ishte pak e hapur dhe nga sa shihte mund te thonte qe e kishin shqyer me force. Ai shtyu deren dhe pa brenda ne dhome. Ne shtrat gjendej Xhana e vogel. 2 centecimo bakri ishin vendosur mbi syte e saj. Ne tapet dhe me kembet e kryqezuara poshte tij ishte Gaspare D’Aquino. Kotrolaņ mendoi qe kishte vrare veten pasi ishte gjunjezuar prane krevatit te vajzes se tij te vdekur dhe pastaj kishte rene mbrapsh. Pak pertej dores se tij te vdekur ishte nje revolver ushtarak i kalibrit 10.35 mm, model i vitit 1889.
Kotrolaņ kishte ngrire nga skena qe i paraqitej. Ai e kaperceu sikur te ishte nje kokerr rere qe ndodhej brenda nje ore me rere dhe po pergatitej te kalonte nga njera ane ne tjetren.
Kotrolaņ e dinte tani – edhe pse nuk e dinte se si e dinte – pse vejusha D’Aquino kishte thirrur ate dhe pse e kishte bere para se te therriste karabinieret. Ajo donte te dinte sekretin qe burri i saj i kishte peshperitur ne vesh vajzes se tyre. Ajo shpresonte se Kotrolaņ, mjek si burri i saj, mund ti jepte nje drejtim ne ate sekret.

Ishte absurd, ai e dinte, qe kur u fut ne dhome per te pare me afer. Sikur te ishte nje sekret i tille i pranuar universalisht nga mjeket, nje i trasmetuar qe nga perfundimi i shkolles se mjeksise . Ai u gjunjezuar mbi shokun e vet te rene dhe ne heshtje i kerkoi qe ti jepte sekretin e tij . Ne distance Kotrolaņ degjoi fishkellimen e nje treni qe udhetonte drejt Napolit.
“Zonja ime e dashur,” filloi ai te thonte me trishtim kur papritur atij gjerat ju qartesuan. Ai e dinte se cili ishte sekreti! Ai qendroi,shkundi rrobat dhe mori kohen per te formuluar ate qe do thonte. “ Sipas jush,zonje, nje femije ,cfare mund te kete frike me shume se vdekjen?” pyeti Kotrolaņ.
“Nuk e di.”
“As une nuk e di,” tha ai, duke pare perreth dhomen e Xhanes tek fliste. “Por mendoj se veshtire te jete frika e nje denimi ne jeten e pertejshme; dhe mendoj se koncepti i zhdukjes individuale do te ishte teper i veshtire per tu kuptuar nga nje mendje kaq te re . Por frika e ndarjes, “ vazhdoi Kotrolaņ , “edhe me i vogli mund ta kuptoje.” Ai tundi koken me bindje.
“Po, edhe me i vogli e kupton.” Ai shikonte direkt Zonjen tani. “Sekreti qe burri juaj ndau me vajzen tuaj ishte qe ajo nuk do te ishte kurre vetem. Sekreti ishte qe ai do ti qendronte afer…gjithmone”

Frederick Adolf Paola, MD, JD
Naples, Fla

pervec fakteve historike, pjesa tjeter eshte nje krijim i autorit.

(JAMA 2004 ; 292: 1795-6)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2007 23:29
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
zemra misterioze
e duruar shume

Regjistruar: 17/09/2007
Vendbanimi: tek ishulli qe nuk gjindet
Mesazhe: 57

Wink

ja ku jam dhe une

Gjaku po helmohet gjithnje e me shume. Ne venat e mia nuk egziston gje tjeter vecse vrer dhe meri. Afrohem deri ne kufirin e pamundesise, pa mundur te flas; pa mundur te prek; pa mundur.................; Akrepat kalojne dhe bashke me to largohet dhe koha, shtohet hakmarrja ime per kete vend qe bente sikur sme shikonte, per kete vend qe kurre sarriti te me kuptonte dhe te miratonte gjerat qe une deshiroja, qe une vendosja. Ato smund te lexohen, ato nenkuptohen. Mund te ulerasim, te bertasim si te marre dhe te vrasim veten ne pafajsi. Mund te shkruajme sa te duam por me kot. Tani cdo gje ka marre fund dhe nese jo, do te marri sepse se shpejti, si gjithmon e keqja triumfon.
Ceshte kjo hije????????
Cjane keto duar Engjellore ?????????
Pse jeni pse pse ????
O ZOT cpo me ndodh?tani me vendose te luftoj me veten time? Ste mjaftonte e gjithe bota, tashme me vendos dhe ndergjegjen. Duhet te plotesoj deshiren Tende, te urrej veten time?
E po kjo ska per te ndodhur kurre, me vjen keq, si nuk te kam plotesuar deshirat e tjera dhe kete me pak.
Largohuni largohuni qe te gjithe , Ju jeni vetem per ngaterresa, ne vend qe te me prisni atje lart vini e me takoni ketu. Keni dhe guximin qe te me shikoni dhe ne sy, te qeshni dhe te te qani per mua. Une sjam bere per tu qare sepse cdo gje qe kam dashur eshte bere dhe kur i kam thene shiut te pushoje, ka pushuar nga frika nga tmerri se mos e shkretoja. Jam e afte te bej cdo gje ; tju largoj nga faqja e dheut.
Hakmarrja ime fillon aty ku mbaron Hakmarja Juaj.
Te lutem o ZOT me trego cfare ke shkruar per mua??????

__________________
vetem nje gje e ben endren te parealizueshme: Frika nga deshtimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2007 11:21
zemra misterioze nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė zemra misterioze Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me zemra misterioze (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: zemra misterioze Shto zemra misterioze nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto zemra misterioze nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Feja dhe Shkenca

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re surja alak 1-5.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 123 herė.

1.Lexo,me emrin e Zotit tend,i cili krijoi (cdo gje).
2.Krijoi njeriun prej gjakut te ngjizur (ne mitren e nenes).
3.Lexo!Se Zoti yt eshte me bujari!
4.Ai qe e mesoi (njeriun) te shkruaj me pende.
5.I mesoi njeriu ate qe nuk e dinte.
(Kur'an ,Surja Alak,1-5)

kam pase hapur shpesh diskutime me persona nga farefisi mbi ceshtje fetare,diskutime ku feja konsiderohet si prapambetje,si pengese per te arritur objektiva etj. me kujtohet nje rast per nje pyetje qe me bene dhe sa here qe e mendoj me vjen te qesh.
kishin ardhur te aferm ne shtepi dhe gjendeshim ne dhomen e pritjes. divanet tipike ne forme L qe kapin 2 faqe muri dhe kolltuqet qe shihnin ne ate drejtim. normalisht muhabeti terheq muhabetin dhe arriti nje moment qe u hap ceshtja e shkolles dhe po ne ate ceshtje u perzie edhe ceshtja e fese (e paevitueshme). pasi qe shfaqen mendimet e tyre duke mbajtur mendimin qe te dyja nuk mund te beheshin dhe se duhet ti jepja me rendesi shkolles (gje qe nuk e kisha mohuar ndonjehere) dhe se fene do te kisha mundesi ta praktikoja "kur te isha me i vjeter". deri ketu asgje te re nga ato qe kisha degjuar edhe ne diskutime te meparshme. diskutimi vazhdonte dhe ne nje moment,se kujt i shkoi mendja qe te sillte nje situate ne forme pyetjeje me pretekstin e kerkimit te dijes :
"kam nje pyetje-me tha-thjesht du me dit se di do veproje.imagjino te jesh ne nje salle operimi,dhe te vjen koha e namazit per tu fal.cfare do te beje,do falje namazin apo do vazhdoje operimin?"
kur e degjova pyetjen qe nuk do shume mend per te kuptuar qe ishte pyetje provokuese,per nje moment ngela sepse nuk mund te mendoja qe te mund te arrihej deri ne kete pike dhe te mendohej nje situate e tille.si per inat ju pergjigja direkt:
-te ma boje hallall ai personi,po namozi osh namoz kshu qe do shkoj te falem
sic mund te prisja,pergjigja u shoqerua me nje bresheri kritikash se si feja po me ndryshonte menyren e te menduarit te menyre rrenjesore (edhe lavazh truri me duket se permenden ) etj etj.
pasi u qetesuan te gjithe u kerkova leje te flisja serish:
- po me pyesni per nje ceshtje ku duhet te futet feja dhe shkenca. fillimisht duhet te dini qe ne fe ecet me argumente dhe argumentet ne fene islame jane ne 4 shkalle: vjen Kur'ani qe eshte fjala e Zotit,pastaj jane theniet e profetit (paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi te) qe e ka shpjeguar me se mire ceshtjet fetare,pastaj argumentet nga shoket e profetit qe kane jetuar me te dhe keshtu e kane pare me se miri se si ka vepruar,dhe ne fund eshte fjala e dijetareve qe nuk mund te mos argumentohen me 3 gradat e para te argumentimit.ne kete pike,besoj se jemi dakort.
keto argumente merren me dijen,dhe per me teper qe ajeti i pare i Kur'anit qe ka zbrit ka qene "Lexo,ne emer te Zotit tend,i cili krijoi",pra me ane te dijes arrihet tek argumenti. po ashtu dihet fare mire qe jeta e nje personi ka vlere mjaft te madhe dhe te shpetosh nje jete njeriu eshte si te shpetosh gjithe njerezimin. po ashtu ka argumente qe Zoti nuk e obligon asnje pertej mundesive te tij,keshtu qe une bej ate qe kam mundesi.qe ti kthehem situates se pyetjes,une do vazhdoja operimin dhe ishallah,namazin do ta falja me pas dhe do kerkoja falje tek Zoti,nese kam bere gabim. mendimi juaj eshte qe feja dhe mjeksia nuk mund te ecin bashke,por eshte nje mendim qe nuk eshte aspak i vertete dhe me ato qe kam lexuar mund tua vertetoj shume me mire. te gjithe juve qe jeni prezent ketu,kur kam pasur ceshtje qe kane te bejne me pervoja ne jete ju kam pyetur sepse e di qe jeni shume me te dijshem se une dhe mund te me keshilloni shume me mire,por kur vjen puna per ceshtje fetare,mendoj qe di pak me teper se ju dhe se mund te argumentohem disi me mire se ju ne ato ceshtje.nese dikush prej jush ka nje argument edhe me te mire,atehere jam i gatshem ta degjoj.
te them te drejten,ajo ka qene hera e fundit qe kam patur nje debat te gjate per ceshtje fetare.me kalimin e kohes sikur jane zbutur disi dhe kane filluar te shohin ceshtjen me pikpamje te ndryshme!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2007 00:05
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
zemra misterioze
e duruar shume

Regjistruar: 17/09/2007
Vendbanimi: tek ishulli qe nuk gjindet
Mesazhe: 57

deshiroja tju thoja, si ju dhe atyre qe lexojne ne kete forum dhe ne kete tem, une per vete jam MYSLYMANE , por do te deshiroja qe te mos hapeshin tema fetare .
Perse i beni keto diskutime? Per cfare arsyeje?
A jeni duke e kuptuar qe po beni predikime nepemjet kesaj adrese?
Atehere le te shkruajne qe te gjithe per fene e tyre dhe do shohim se sa debate do hapen dhe sa keqkuptime do behen.


Brenda mundesive, nese arrini te frenoni veten tuaj mos beni me predikime si Myslyman ashtu dhe te Krishtere, te gjithe jemi bij te ZOTIT e te gjith jemi nje JEMI NJEREZ.

Te respektoj ty qe shkruan per KURANIN dhe qe e lexon ose e ke lexuar ATE, por kije dicka parasysh :

qe fete jane si partite, dhe nuk ka me myslyman apo te krishtere me te denje ....

__________________
vetem nje gje e ben endren te parealizueshme: Frika nga deshtimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2007 08:47
zemra misterioze nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė zemra misterioze Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me zemra misterioze (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: zemra misterioze Shto zemra misterioze nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto zemra misterioze nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ajo qe paraqita aty nuk eshte propagande fetare por thjesht tregova ate qe me ndodhi.tregova nje tematike me te cilen shumica e muslimaneve (por ma do mendja edhe te krishtere) qe bejne universitetin perplasen dhe duke qene se kam te beje me mjeksine,atehere tregova menyren se si une nga ana ime e menaxhova ate gjendje. nuk kam dale nga qellimi i temes (tregoja nje moment timin),sepse sic mund te kete mjeke kristiane ka edhe muslimane dhe cdokush ka problemet e tij.

nese dikush asiston ne momentet e fundit te nje personi te dashur dhe ne ato momente ka edhe momente fetare (ka bere nje lutje,nje pendim,ka kerkuar te falur,ka dhene keshilla per pasardhesit e tij,keshilla qe mund te kene qene edhe fetare) dhe ai person kerkon ti tregoje ato momente,sipas teje duhet ti shmange?une mendoj qe nuk mund ti shmange perndryshe momentet qe do tregonte nuk do te kishin te njejten vlere.
nje situate tjeter...nese kerkoj te flas per abortin dhe do ta shtjelloj si ceshtje nga ana bioetike,patjeter qe do kapesh edhe pikpamjen fetare sepse bioetika i permbledh te gjitha ceshtjet qe kane si objektiv njeriun dhe te drejtat e tij.atehere,ta shmangim kete pike?
etj etj...

cdo person udhehiqet nga morale dhe keto morale mund te jene fryt edhe i edukates fetare qe ka marre. veprimet e tij mund te ndikohen nga ato mesime.ti anashakalosh keto gjera,do te thote te mos kerkosh te futesh ne mendjen e dikujt dhe te kuptosh se pse vepron ne ate menyre!

une nuk po kerkoj te hap tema fetare ne kete zone sepse po te ishte qe do kerkoja,tema e pare qe do kisha hapur do ishte per mjeksine e profetit (paqa dhe meshira e Zotit qofte mbi te) por sic mund ta kesh pare deri tani nuk e kam bere sepse e dija qe ka persona qe mund te jene gati per te me kritikuar...

keshtu qe mund te them qe mendimi yt per shkrimin qe bera me duket pak i nxituar dhe do te kerkoja ti analizoje pak me ndryshe shkrimet qe lexon...fundja cdo pjese,eshte pjese e mendjes se dikujt...

besoj se kjo mjafton per te te dhene nje ide te asaj qe kam kerkuar te tregoj me siper...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2007 17:27
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
zemra misterioze
e duruar shume

Regjistruar: 17/09/2007
Vendbanimi: tek ishulli qe nuk gjindet
Mesazhe: 57

ndoshta u preke dhe te kerkoj ndjese sepse nuk kisha ate synim, por avash avash ke per te kaluar ne tema qe as ti vet sdo e kuptosh se si je futur ne to. Je i lire te shprehesh cdo mendim tendin, kush jam une qe mund te te ndaloj? Por nuk eshte e thene qe ne cdo fjali tendin te shprehesh pjese nga Kurani, me gji these ti e di vet skam psa te te kritikoj.

shkrim te mbare

__________________
vetem nje gje e ben endren te parealizueshme: Frika nga deshtimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2007 06:27
zemra misterioze nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė zemra misterioze Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me zemra misterioze (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: zemra misterioze Shto zemra misterioze nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto zemra misterioze nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Unaza

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Ishte dita e fundit e gushtit,e premte 31.
Mu duk e veshtire te pranoja refuzimin tend qe te mos haje me.Ate dite ti as me goje nuk me fole me.Qendroje atje ne shtrat e heshtur,thuajse ne gjendje koma.
Duke te ledhatuar duart qe te flije e qete,kapa unazen tende ne njerin gisht dhe iu drejtova mamit qe rrinte ulur ne divanin tjeter: -`Unazen e nenes do e marr une.....nese ndodh ndonje gje....“
Ti qendroje atje e heshtur,nuk beje ze.I hape syte dhe me pe per here te fundit.Tu mbushen syte me lot,dhe me nje fuqi te jashtzakonshme(nuk e di ku e gjete forcen) me more doren dhe ma puthe.
Ishte takimi yne i fundit.
Dy dite para se te mbyllje syte perhere,mbi jastekun tend gjeta unazen qe te kerkova.Ti e kishe hequr,ishe stermunduar gjithe naten,qe une ta merrja dhuraten tende ne mengjes.Sot e kam ne dore ate unaze,skam per ta hequr me.
Mbasditen e 5 shtatorit ti mbylle syte,aq e qete.A thua vdekja nuk eshte aq e tmerrshme sa thone? Kisha frike nga vdekja,por ti me bere te forte.Flm qe me dhe mundesine te te qendroja prane deri ne fund.
Per dy muaj e tre dite ju humba te dy,por e di qe tani jeni bashke dhe me shikoni qe atje larte.Tani kam dy engjej mbrojtes qe mendojne per mua.
Ju dua shume.
Per gjyshin dhe gjyshen me te mire ne bote.
I perjetshem qofte kujtimi juaj!!!!



shkeputur nga tema "Copeza jete nga e kaluara.."

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2007 11:10
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Re: Unaza

Citim:
Po citoj ato që tha Eria


Dy dite para se te mbyllje syte perhere,mbi jastekun tend gjeta unazen qe te kerkova.Ti e kishe hequr,ishe stermunduar gjithe naten,qe une ta merrja dhuraten tende ne mengjes.


__________________
. . due gocce di chanel

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2007 14:48
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bleta punetore Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bleta punetore nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

pjese nga shume mendje...

<<...me ju thene te drejten nuk kam cfare tu them me teper. Nese do me duhej tu shpjegoja gje ne kete leksion do te ishte menyra si duhet te silleni ne profesionin e mjekut,perballe pacientit tuaj. Dua tu them ate qe mund tu duket si nje tragjedi por thelle thelle eshte realiteti. Kur te beni rolin e mjekut bejeni me idene qe 80% e pacienteve tuaj nuk sherohen. Nese nuk e pranoni kete gje,atehere gjeni nje fakultet tjeter sepse nuk jeni ne vendin e duhur. Do pyesni atehere cfare shpeton mjeku? Ju keni per detyre te beni cfare keni mundesi qe te sheroni semundjen,jo te semurin , por jo gjithmone do ja arrini. Duhet te pranoni qe shumica e semundjeve ecen si tu doje qejfi,dhe te pakta jane ato qe i pergjigjen ne menyre te plote terapise qe u jepni. Kjo gje ben pjese ne nature e mjeksise se sotme qe nuk eshte nje shkence precize…per te mos thene fare qe mjeksia nuk eshte shkence por bazohet ne fakte shkencore. Nuk dua tu demoralizoj por ky eshte realiteti. Do mesoni shume prej pazienti tuaj dhe ndonjehere do ti mesoni duke i bere keq atij. Do mesoni nga ai gabim e do tentoni te mos e perseritni me! Harrojini librat ne ato momente. Ato jane teper statike! Ka kete simptome,kete simptome, kete simptome dhe oburra kjo eshte diagnoza. Sikur te ishin gjerat kaq te thjeshta atehere ky profesion nuk do konsiderohej i vecante. Rralle here do ju qellojne semundjet aq haptazi sic ju paraqiten ne libra. Pastaj me thoni ju aman, lexoni aty semundje te ralla fare,semundje qe sdo ju qelloje kurre ti shihni ne jeten tuaj. Harrojeni Dr.House se ai eshte idiot. Ju them qe me shume bakterie ka ne rrobat e ne trupin e atij personit se sa ne gjithe spitalin. Beni mjekun,mos enderroni te beheni si ai. Profesioni i mjekut eshte unik per menyren se si te perfshin. Stetoskopin ne vesh e vendosin te gjithe,nuk eshte kjo qe e dallon mjekun. Tregoni respekt kundrejt atij qe keni perpara sepse eshte njeri dhe do ndaje me ju nje pjese te botes se vet! Do degjoni cdo lloj historie,do beheni pjese e cdo lloj sekreti qe nuk do te mund ta ndani me njeri tjeter, do shihni paciente tek vuajne e do ndani me to fjalet e fundit e pse jo mund te jene edhe “Faleminderit Doktor”, do shihni paciente tek shuhen ne duart e juaja,do jeni nga ato qe do thoni oren e vdekjes,do jeni nder ato qe do i jepni lajmin familjeve te tyre,do jeni nder ato qe do shihni fytyra te qeshura tek dalin nga dera e spitalit dhe do uronit qe te mos ktheheshin me brenda atyre mureve. Do luani letra me nje pacient me maske Venturi tek merr oksigjen per te kompensuar ate veshtiresi qe ka per te marre fryme vetem e vetem qe ta beni qe te harroje sa do pak ato momente dhe te ndihet qe ka dike afer, do merrni nga patatinat e nje pacienti te trapiantuar duke i thene qe heren tjeter ti sjelli me djathe se me qepe nuk ju pelqen :p , do gezoheni e do hidheroheni ne te njejten kohe, do ti dhuroni nje buzeqeshje dikujt,nje buzeqeshje qe do te vleje me teper se e gjithe kjo bote per te…e nderkohe qe beni gjithe keto gjera,duhet te ruani gjithmone ate kufi te cilin emocioni dhe rrembimi nuk duhet te kaloje qe te mos influencoje aftesine tuaj ne vendime! Jo te gjithe ja arrijne!
Por me e bukura eshte qe pas atyre ore pune,tek dilni nga dyert e atij vendi ku punoni,do ktheheni ne shtepi tek familja juaj…do hidhni pas shpine tere ate qe perjetuat disa momente me para dhe do te ndryshoni masken plotesisht per te luajtur nje rol tjeter… mos guxoni te coni ne shtepi punen sepse do kryeni gabimin me te madh…per sa ajo pune mund te jete rrembyese,duhet te jeni te tille qe te mbetet brenda atyre mureve! Ne shtepi nje grua qe ju pret,e mos me thoni qe do ta kaloni jeten tu u ndal rruges per shpi me mor nenjones ose duke u sjell me Benz a me BMW anej nga blloku. Do kuptoni qe vjen nje moment ne jete qe njeriu kerkon qetesi ,te strehohet ne nje vend te qete, afer nje personi qe do,te kete nje familje. Kurre nje karriere e suksesshme nuk do arrije tua jape ate kenaqesi. Do ktheheni pikerisht tek keto njerez, ajo grua e ato femije dhe aty duhet te silleni ne anen tjeter te fytyres,te beni rolin e prinderit. Dmth duhet te jeni te afte te luani te dy rolet ne menyre te perpikte qe mos ngeleni pas sepse mjafton te deshtoni tek njeri dhe jeni te mbaruar edhe tek tjetri…duhet te krijoni nje ekuiliber dhe ta mbani ate. Do keni momente qe do ju duhet ti nderthurni te dy maskat e te tentoni te beni prinderin mjek e ne keto situata do vini re difektet tuaja...

Keto gjera do jeni dhe duhet te jeni ju…ky eshte profesioni i vertete i mjekut,natyra e tij e vertete…>>

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2007 00:55
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

-sa gishta sheh? ti i cmendur...boll me pe vjedhurazi.sa jane?
-kater.
-kater?nje idiot tjeter...

....

....

-gishtat. cila eshte pergjigja?
-oh,ti je nje tjeter nga ato cunat e ndritur...qe e dine gjithmone pergjigjen e sakte apo jo? mirseerdhe ne boten e vertete!sa gishta sheh?
-jane 4 gishta Artur!
-jo,jo,jo,me shih mua!
-cfare?
-ti po perqendrohesh tek problemi. nese perqendrohesh tek problemi nuk do gjesh kurre zgjidhjen.kurre mos u perqendro tek problemi. me shih mua! sa gishta sheh?jo,shih pertej gishtave!sa gishta sheh?
-tete!
-tete.tete. po!po! tete eshte nje pergjigje e mire. po. shih ate qe askush tjeter nuk mund te shohe...larg frikes dhe perputhjes dhe pertacise. shihe boten si dicka te re perdite. Ah,e verteta eshte,qe je ne rruge te duhur. nese nuk do kishe pare dicka ketu...prane nje plaku te cmendur dhe te padurueshem...nuk do kishe ardhur...

(shkeputur nga filmi "Patch Adams")

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2007 00:31
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > nje pjese nga mendja ime...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.