Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Gjenetika Vlerėsimi i Temės: 11 votime, mesatarja 4.45.
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

procesi i dyfishimit te ADN: enzimat (2)

Cod. B16062005

ADN primazi:nje enzime qe ka si funksion fillimin e nje zinxhiri te ri te ADN. Prodhon sekuenca te shkurtra nukleotidesh qe quhen praimer qe ne fund do te rizevendesohen edhe nje here nga polimerazi sikur kjo e fundit "te mos i besonte" punes se bere nga primazi. Kjo per arsyet qe do te them me vone...

ADN topoizomerazi: jane enzima ne gjendje te kepusin zinxhiret e ADN. Ka topoizomerazi 1 qe keput vetem njerin zinxhir dhe topoizomerazi 2 qe keput 2 zinxhiret pernjehere. Kjo eshte e rendesishme per bakteret qe duke qene se kane nje gjenome ne forme rrethi do te vije nje kohe qe kur kjo te hapet do te formohen perdredhje te shumta qe nuk do te lejojne normalisht futjen e enzimave nese keto nuk zgjidhen. Per ta kuptuar me mire kete shembull do tu parashtroja kete shembull tjeter: merrni 2 fije te te njejtes gjatesi(nese kane ngjyre te ndryshme aq me mire)dhe duke mbajtur njeren ane te fiksuar rrotulloni anen tjeter. Ne fund do te formohet nje forme sic eshte struktura e ADN:helike. Lidhini tani 2 skajet njeri me tjetrin(secilen ngjyre me te veten). Tani mundohuni ti hapni. Do te arrini ne nje pike qe po nuk perdoret gersheret nuk i hapni dot me shume sepse jane bere sperdredhje te jashtezakonshme (ne italisht kane nje term qe quhet superavvolgimento) . Duket te kemi parasysh qe nga nje gjenome rrethore e nje bakteri do te formohen 2 gjenoma rrethore. Perpiquni ti ndani 2 fijet te bete vec e vec nese mundeni! Se beni dot kurre pa i keputur ne ndonje pike.
Kete koncept qe perfituat ketu vendosjani si funksion ADN topoizomerazeve. Do te shpjegoj me detajisht me informacione te tjera funksionet dhe menyren e veprimit te ketyre enzimave.(per kete enzime kam gjetur nje artikull te gjate ne revisten "Le Scienze" te vitit 1982 nese nuk gabohem dhe jane pak a shume gjerat qe mesojme sot normalisht por te shpjeguara shume lezetshem...nese me del koha do te perkthej nje pjese)

ADN helikazi: ka si funksion te hape heliken keshtu qe neper te,te kaloje aparati i dyfishimitt i perbere nga enzimat e tjera.kjo e hap heliken duke perdorur ATP. Do te shohim me vone arsyen pse me perpara kam shpjeguar ATP kur kam folur per strukturen e ADN dhe te enzimave.

Kalojme tek procesi i dublikimit qe do mundohem tua shpjegoj ne nje menyre sa me te thjeshte duke anashkaluar shume gjera qe kur i kam bere vete me jane dukur acaruese ose qe nuk na duhen te pakten per nje dije te pergjithshme rreth asaj qe ndodh ne trupin tone...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2005 00:37
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

tipi i procesit te dyfishimit dhe metoda e gjetjes

Cod. A25062005

Se pari duhet te themi qe dublikimi i ADN eshte nje proces semikonservativ. Cdo te thote kjo gje dhe si u zbulua qe eshte nje proces i tille?
Kur u mesua struktura e ADN zbuluesit e saj paten menjehere nje mendim se si mund te funksiononte procesi i dublikimit te saj. Duke pasur parasysh konceptin e komplementaritetit mendohej se njeri zinxhir mund te funksiononte si zinxhir origjinal dhe duke perdorur ate mund te formohej zinxhiri i ri. Por pyetja ketu ishte nje tjeter: kush ishte origjinali?
Mund te hidheshin menjehere 3 hipoteza:
-Njeri zinxhir vlen si kopje dhe formohet i riu nga ai,dhe ne ADN e re do te kishim nje zinxhir te vjeter dhe nje te ri (semikonservativ)
-Si kopje sherben nje copez njeri zinxhir,nje copez zinxhiri tjeter,dhe ne ADN e re do te kishim copa te reja dhe copa te vjetra.
-Ose ose qe do te sherbente si kopje helika dhe ne ADN e re do te kishim 2 zinxhire te rinj dhe asnje te vjeter(konservativ)

Si mund te vertetohej se cila nga hipetezat ishte e sakte?
Avancimi bashkohor i teknologjise se asaj kohe beri te mundur zhvillimin e teknikave me elemente radioaktive qe jepnin mundesine e lokalizimit te tyre ne brendesi te nje strukture. Atehere cfare u be?
Duke pasur parasysh qe ne strukturen e bazave qe perbenin ADN ka azot atehere u perdor azot por nje izotop radioaktiv i tij dhe me sakte N-15 qe eshte nje izotop me i rende i tij.

Duke qene se bakteriet mund te rriteshin shpejt dhe te ndaheshin shpejt,si dhe ishin qelize e vetme u zgjodhen ato si baze e eksperimentit. U rriten qeliza te Esklerikia Kolit ne ambient ku kishte N-15 dhe keshtu pas nje kohe te mire u morren bakterie qe kishin ADN te perbere nga isotopi i azotit-15 dhe u kaluan ne nje ambient qe kishte azot-14 (azot normal). Ne kete menyre u formua gjenerata e pare dhe u analizua ADN e saj. Me pas u rrit gjenerata e dyte dhe u analizua edhe ADN e kesaj e keshtu me rradhe. Analizat nxorren qe metoda semikonservative ishte ne perputhje me rezultatet e eksperimentit. Kjo u gjet duke perdorur dendesine e ADN krahasuar me nje solucion qe permbante klorur cesiumi(ky solucioni ma beri jeten malore ne provim te gjenetikes ) 6 Molar, i cili kishte nje dendesi rreth 1.7g/cm^3. ADN-ja me azot-14 kishte nje dendesi 1.710 g/cm^3 ndersa ajo me azot-15 kishte nje dendesi 1.724 g/cm^3(dmth e gjitha per te arritur qe te formonin nje pike ekuilibri pasi te kalonte ne centrifuge). Duke pasur parasysh kete gje ADN qe merrej nga qelizat centrifugohej(centrifuga eshte nje aparature qe kryen rrotullime me shpejtesi/min ne varesi te kerkesen dhe perdoret shume sidomos ne esperimentet kur kerkohet ADN nga qelizat. Psh nese kerkojme ADN nga qelizat zakoniht keto vendosen ne nje solucion qe ben te mundur plasjen e qelizes dhe pastaj me centrifuge ndan ADN nga organelet e tjera si dhe nga membranat e ndryshme)dhe shihej se ne cilen lartesi do te formohej nje ekuiliber ndermjet ADN dhe solucionit dhe aty matej densiteti(per kete ka shume detaje teknike qe ta them te drejten nuk i di dhe nuk me kane interesuar pervecse rezultati i ketij eksperimenti). Sic mund ta imagjinojme duhet te kete qene ndermjet 1.710 dhe 1.724 gje qe tregon qe ka pasur ADN nga te dy llojet e azotit. Me pas gjenerata e dyte nxorri ne dukje qe ADN ishte gjysem me azot-14 dhe gjysem me te dy llojet e azotit,e keshtu me rradhe. Perfundim i eksperimentit ishte qe dyfishimi i ADN eshte nje proces semikonservativ ku njeri zinxhir sherben si origjinal dhe i dyti formohet duke lexuar te parin dhe duke vendosur nukleotidet komplementare...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:22

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2005 00:32
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

procesi i dyfishimit

Cod. A29062005

Duke pasur parasysh kete rezultat vazhdojme. Eksperimentet me te medha jane kryer neper bakterie dhe rezultatet jane pershtatur tek eukariotet (organizmat shumeqelizor) me disa ndryshime te vogla. Keto eksperimente treguan qe dyfishimi i ADN fillon me hapjen e helikes gje qe ndodhte ne pika te caktuara qe cuditerisht kishin shume nukleotide adenine dhe timine(ndoshta per faktin qe ndermjet tyre ka 2 lidhje hidrogjenore dhe energjia qe duhet per te hapur zinxhirin eshte me e vogel. Shif strukturen e ADN dhe funksionet e enzimave dhe ATP per ndihme). Me siper thashe qe helikasi eshte ne gjendje te hape heliken dhe ta zgjeroje ate perpara qe pas saj te vijne enzimat e tjera qe te mund te bejne punen e tyre. ADN helikazi punonte me ATP keshtu qe ajo qe supozova me siper mund te kete baza te verteta megjithse 100% nuk jam i sigurte. Te me falni per kete mungese informacioni por nuk e di. Pasi hapet zinxhiri atehere futen enzimat e tjera qe jane polimerazi,primazi,ligazi etj.

Por lindte pyetja si mund te fillohej nje zinxhir i ri ADN sepse polimerazi nuk ishte ne gjendje te bente nje gje te tille. Ne kohen kur po kerkohej zgjidhja per kete problem dihej qe ARN polimerazi ishte ne gjendje te fillonte nje zinxhir nga fillimi keshtu qe u supozua qe te ishte kjo enzime qe fillonte zinxhirin e ri te ADN gje qe u konfirmua nga te dhenat eksperimentale. ADN primazi ishte enzima qe fillonte nje zinxhir te ri ADN-je.
Zgjidhur ky problem lindte nje tjeter: ADN polimerazi ishte ne gjendje te lexonte vetem ne nje drejtim(5'->3') dhe te shtonte vetem ne nje drejtim(3'->5')(ketu duhet me rishiku edhe nje here si lexohet nje zinxhir ADN-je). Ne kete menyre njeri zinxhir zgjatej ne menyre te panderprere kurse tjetri nuk dihej akoma.

Dolen 2 japoneze dhe bene nje supozim qe zinxhiri i dyte i ADN formohej me nderprerje dhe me pas keto fragmente bashkoheshin. Bene eksperimente me isotope per ta konfirmuar kete gje. Doni ju qe kishin pasur te drejte ato japonezet . Edhe sot ato fragmente mbajne emrin e njerit prej tyre dhe i quajne fragmentet e Okazakit...
Pra zinxhiri i dyte formohej ne menyre te nderprere. Ne fillim ADN primazi shtonte nje sekuence te shkurter nukleotidesh ne nje distance te caktuar dhe me pas polimerazi shtonte ashtu sic lexonte normalisht dhe ne fund zevendesonte edhe nukleotidet e vendosura nga primazi. Lidhjen e fundit e kryente ligazi qe bashkonte 2 nukleotidet e fundit. Duhet te them si informacion shtese qe vetem ADN polimerazi I eshte ne gjendje te hiqte nukleotidet e vendosura nga primazi sepse vetem kjo enzime ka aftesine te kepuse nukleotide ne drejtimin 5'->3'. Do mundohem te gjen ndonje figure qe ti shpjegoj ne menyre permbledhese keto qe po them...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:29

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Qershor 2005 00:14
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

figura nr.1: procesi i dyfishimit

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ch8f13.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 284 herė.

Cod. A08072005

Atehere ketu jane pak a shume te 3 idete qe mund te ishin te mundshme duke perdorur hipotezen kryesore qe beri Francis dhe Krik per sa i perket menyres se si dyfishohet ADN-ja. I sakte doli ideja e procesit semikonservativ...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2005 00:10
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

foto e procesit te dyfishimit

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re repfork.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 279 herė.

Cod. B08072005

Ketu jane pak a shume te gjithe enzimat qe marrin pjese ne procesin e dyfishimit dhe menyrat se si jane vendosur pergjate zinxhirit te ADN. Te me falni vetem qe eshte anglisht por sidoqofte kuptohen....

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:38

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2005 00:49
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ndryshimet e procesit te dyfishimit mes eukarioteve dhe prokarioteve

Cod. A16072005

Pak a shume keto jane proceset qe ndodhin gjate nje dyfishimi te ADN. Do shpjegoj ne nje postim vecmas punen e nje enzime qe nuk kam permendur ne listen e enzimave te mesiperme qe eshte telomerazi e cila ka si funksion te dyfishoje pjeset anesore te kromozmeve. Iher per iher mbani mend kete gje sepse do te shpjegoj me vone me detajisht kete fakt si dhe do ta lidh me arsyet pse qelizat vdesin dhe cfare roli ka telomerazi ne kete proces(si edhe ne ate te kloneve).

Tek eukariotet ndryshojne pak menyra se si vendosen enzimat(lidhjet ndermjet tyre) si dhe struktura e enzimave por jane te njejtat faza ndodhin. Ajo qe ndodh me shume eshte dyfishimi i nukleozomeve. Duhet te kujtoj qe bakteriet nuk kane nukleozome dhe nuk e kane kete dyfishim. Fakti qe nukleozomet dyfishohen eshte e konfirmuar edhe nga nje prodhim i madh histonesh gjate fazes S megjithse pjesa me e madhe e gjerave qe do te duheshin per ndarjen formoheshin qe para se te fillonte dyfishimi. Tjeter pastaj dime qe nese nukleozomet nuk hapen nuk eshte e mundur nje aktivizim i enzimave per te punuar ne ate zone keshtu qe nuk mund te themi qe enzimat kalojne ne menyre indiferente keto nukleozome. Po ashtu eksperimente te bera me histone te markuar me izotope(forma te elementeve qe ndryshojne nga numri i grimcave ne berthame) kane treguar qe nukleozomet e rinj kishin histone te vjeter dhe te rinj.

Me kete pak a shume mund te them qe dyfishimi i ADN eshte i mbaruar.

Por mund te shtoj edhe dicka te lezetshme ketu qe secilit mund ti linde si pyetje sepse ka lidhje me kete pjese qe po shpjegoj: si behet sekuencimi i ADN? Si arrijne psh ato te CSI qe me nje pike gjaku ose me nje gje te vogel te zbulojne sekuencen e ADN? Ketu jane dy metodat qe perdoren me shume. E para eshte metoda baze e perdorur neper laboratore per analizat citogjenetike si dhe per diagnozen e semundjeve gjenetike kur kerkohet prezenca e nje gjeni ose nje mutacion i tij kurse e dyta eshte nje konseguence e se pares dhe te lejon te shofesh ADN si nje liber para. Po flasim per PCR(polymerise chain reaction) dhe sekuncimin e ADN-s. Mos u trembni nga konceptet sepse do ti them se cfare jane (do shpjegoj metoden qe duket pak si e vjeter por qe eshte ideja baze per ato te rejat.me kalimin e kohes do them edhe se cilat jane ato te rejat)

Po ashtu kam harruar edhe te hap nje pike tjeter te dyfishimit te ADN:
Si eshte e mundur qe nuk ka gabime te shpeshta ne sekuencimin e ADN? Cilet mekanizma e ndalojne pasjen e gabimeve ne kete proces dhe cfare roli kane ne pergjithsi. Keto do vijojne ne vazhdim.
Nese nuk shkruaj me tani ne korrik ne shtator. Sidoqofte para se te iki me pushime do tu jap nje liste te atyre qe do jene te rejat e ardhshme ne kete teme duke filluar nga shtatori...

p.s nese keni ndonje kritike ose do korregjoni ndonje gje ose te shtoni ndonje gje bejeni!!!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:46

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2005 23:57
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ndoshta tek kjo teme per pak kohe nuk do shkruaj me sepse do shkoj ne shqiperi sidoqofte do te doja thjesht te jepja nje ide te atyre qe do te vijojne ne muajin shtator kur te kthehem ishallah...
-si arrin ADN te rregulloje gabimet e veta?enzimat dhe mekanizmat e ndryshem
-koncepti i gjenit dhe alelit.si trasmetohet nje gjen.
-mendeli eshte quajtur babai i gjenetikes ne nje fare menyre.por...ka shume mundesi qe te kete genjyer ne eksperimentet e veta megjithse i ka dale mire...dyshim i hedhur nga revista "focus" qe do ta analizoj me disa detaje te tjera nga libra dhe pytje qe i kam bere nje eksperti ne internet.
-traskriptimi...kalimi nga ADN ne proteine...nje rruge e gjate q kalon permes mARN si dhe enzimat qe e bejne kete proces.
-telomerazi.nje enzime baze per jetegjatesine e qelizes...do mundohem te gjej informacione nese kjo enzime riaktivizohet ne procesin e klonimit apo jo
-mutacionet.cfare jane si formohen,klasifikimi dhe semundjet qe shkaktojne...
-evolucioni.cfare kerkon futja e nje gjeni te ri ne gjenome.disa mendime me teper se pse kjo teori hidhet poshte nga gjenetika.
-gjenoma e njeriut.si eshte e ndare cilat jane karakteristikat.kromozomet seksuale dhe karakteristikat e tyre.semundjet ne lidhje me to.
-mitokondrite.uzinat e qelizes qe kane nje gjenome te tyren.ku dallohet kjo nga te gjenoma e berthames.si mund te perdoret kjo per te treguar nese 2 persona qe u kerkohet nese jane vellezer, jane vellezer apo jo(metode e perdorur me eshtrat e kristofor kolombit sipas revistet newton)
-gjenetika e grupeve te gjakut.
-gjenetika e sistemit imunitar.si arrin ky sistem te formoje me qindra mijera miliarda formash te ndryshme ne gjendje te njohin antigjenet.
-apoptoza?pse vdes qeliza.
-projekti "gjenoma e njeriut".cfare eshte,cfare rezultatesh nxorri dhe cfare ndikimi ka dhe do te kete ne jeten e njerezve.
-virus!nje organizem ndermjet jetes dhe vdekjes qe eshte ne gjendje te shkaktoje semundje por ne te njejten kohe nese manipulohet(modifikohet)gjenetikisht i afte te sherbeje per sherim.nje analize e struktures se viruseve dhe si mund te modifikohen.po ashtu edhe bakteriet...nje menyre e shpejte per te sintetizuar insuline ose produkte te tjera te trupit tone.
-teknikat e sekuencimit dhe te gjetjes se gjeneve ne gjenome: ADN microarray,chip-et e ADN(madhesia e nje thonji)etj
etj etj etj...
te gjitha keto duke filluar nga shtatori(me duket vetja sikur po bej trailer per discovery channel .fiksim fare i kam ato qe ben ai stacion)...informacionet do jene te bazuarra gjithmone ne libra,revista,dokumentare televiziv,internet dhe shpjegime profesoresh.keshtu qe 90% e informcioneve shpresoj do jene te sakta...10%po ja le gabime vetes qe ta justifikoj veten ne cdo rast
do degjohena per kete teme....
gjithmone kush do qe te shkruaje ose te heqe eshte i mirpritur keshtu qe edhe une te mund te rregulloj ndonje gje qe e kam gabim ose te mesoj dicka te re.
ia kalofshi mire dhe faleminderit qe keni lexuar kete teme.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2005 12:16
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

koncepti i riparimit te ADN

Cod. B08092005

ku e kam lene une kete teme se me duket se ja humba fillin ...
po flisnim per faktin qe enzima ADN polimerazi nuk bente shume gabime gjate kohes qe shtonte ne zinxhirin e ri te ADN.sipas nje numri gabimet qe bente shkonin ne rreth 1 gabim cdo 100.000 nukleotide te shtuara...edhe kete gabim pastaj e ka aftesine ta korregjoje...kur fola per funksionet e saj permenda edhe faktin qe pervec qe shton nukleotide ne drejtimin 5'->3' kjo enzime mund te punoje edhe mbrapsh,por duke i keputur ato nukleotide qe vendos,nese ato jane gabim(normalisht nuk eshte e vetme sepse ka edhe shume struktura shtese qe e bejne me te sigurte funksionin ne menyre qe te mos beje gabim edhe gjate korregjimit).sapo formohet nje lidhje bazash ne menyre gabim(pershembull adenina te bashkohet me nje guanine,ose citozine dhe ne fakt kjo gje nuk eshte e rralle sepse ka raste qe nukleotidet formojne disa struktura te perkohshme qe vendosja ne hapesire e atomeve bejne te mundur nje lidhje te tille,sidmos nese qeliza goditet nga rreze qe jane ne gjendje te ndryshojne strukturen e rese se elektroneve rreth berthames.sapo kryhet dyfishimi i dyte ne ate zone formohet nje mutacion.dmth ajo qe dua te them eshte qe nese ne fillim ka qene nje lidhje A*=T* gjate dyfishimit te pare mund te formohet nje lidhje e perkohshme A*=C(zinxhiri i pare) te themi dhe A=T*(zinxhiri i dyte) dhe kur A*=C dyfishohet serish njeri nga dy zinxhiret do te permbaje G=C(ne fakt ketu duhet te kete 3 lidhje hidrogjenore por ketu ne kompjuter nuk kam nje shenje me 3 lidhje )kjo gje eshte edhe si koncept ne rastet kur perdoren substanca qe ne strukture kane nje ngjashmeri me nukleotidet (rasti qe kam hasur tek libri i gjenetikes se snustadit si shembull ka qene 5-bromouracili qe ka aftesi te formoje lidhje si me adeninen edhe me guaninen qe si pasoje jep mutacione te mevonshme)....ku e lame?po!atehere enzima,sapo formohet nje lidhje gabim eshte ne gjendje te ndaloje ecjen perpara te saj dhe duke shfrytezuar aftesine tjeter te veten qe eshte shkaterrimi ne drejtimin e kundert (3'->5')ajo keput nukleotidin e vendosur keq dhe e rizevendeson ate me formen e sakte....ne fakt ajo nuk keput vetem ate por keputjen e fillon qe gati 10-12 baza me para dhe duke filluar qe ne ate pike rivendos nukleotidet....format e riparimit jane te shumta ne fakt dhe mekanizmat varen sipas pikes qe ka pesuar dem....
kur demet jane me te medha qeliza mundohet si perpjekje te fundit te beje nje dyfishim te materialit gjenetik duke u munduar te korregjoje gabimet(ndoshta do ti permend me vone se jane ca te ngaterruara),ne rast te kundert merr rrugen e apoptozes ose ka raste qe trasformohet ne nje qelize kancerogjene...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2005 23:00
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

koncepti i riparimit te ADN(2)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tautomeriket.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 262 herė.

Cod. A09092005

ndoshta tek postimi i kaluar e kam bere pak lemsh shpjegimin qe kam bere keshtu qe po mundohem te shpjegohem edhe nje here me qarte...aty del ne pah qe mund te kete lidhje Adenine me Citozine si dhe lidhje Guanine me Timine megjithse keto mund te jene te rralla.ne disa raste nuk eshte faji i enzimes pse ndodhin keto lloj lidhjesh sepse ka raste qe vete nukleotidet pesojne ndryshime ne rete e elektroneve qe ndajne elementet ne brendesi te tyrekjo eshte nje karakteristike qe e kane quajtur trasformacione tautomerizmi...ne figuren qe po postoj shihni se si ndryshojne lidhjet dyfishore dhe kjo gje con ne formimin e disa rasteve qe lidhjet nuk jane sic ndodhin normalisht dhe bejne qe citozina te beje 2 lidhje hidrogjenore me adenine dhe timina te kthehet me 3 lidhje hidrogjenore me guaninen(tek figura kam treguar vetem format dhe nuk kam bere skemen sepse nuk kishte mo vend )...pra kemi nje lidhje gabim qe ne disa raste njihet nga enzima dhe kjo mund te vije si pasoje e kthimit te rese elektronike ne formen e meparme ose ka edhe raste qe enzima se njeh me fare dhe ne ndarjen tjeter njeri nga zinxhiret te kete nje nukleotid te ri(kini parasysh se si ndahen keto zinxhire).pak a shume te njejten gje bejne edhe ato substanca qe jane kancerogjene...hiqen si nukleotide dhe formojne lidhje te perkohshme me nukleotidet dhe ne ndarjet e mevonshme fusin mutacione ne vende te ndryshme ku jane vendosur....shpresoj te jem treguar me i qarte ne kete pike...
tani kur enzima e njeh ate pike si gabim aktivizohen gjene si psh p53 ose gjenet BRCA1 e 2 qe jane ne fakt onkogjene(shihni tek tema e kancereve) dhe sidomos p53 eshte ai ne gjendje te bllokoje edhe fazen S dhe ciklin derisa te rregullohet ADN nga ato gabime qe ne raste te rrezatimeve mund te jene edhe me te shumta.nese nuk arrihet ky riparim atehere eshte vete p53 qe drejton qelizen drejt apoptozes...kjo gje na ben te mos cuditemi qe ka shume kancere ku eshte gjetur qe gjeni p53 nuk funksionon si pasoje mutacionesh te ndryshme....sidoqofte riparimit te ADN do ti kthehem serish kur te shpjegoj se cfare jane mutacionet dhe si mund te formohen ato...
per momentin "that's all folks"...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:51

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2005 23:45
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

sekuencimi i ADN:koncepti sipas nje metode te vjeter

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re sekuencimi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 247 herė.

Cod. A15092005

ateher per sa i perket metodes se sekuencimit te ADN qe ka qene perdorur ne kohen kur akoma nuk kishte nje zhvillim i madh i teknologjise dhe sekuencime te tilla ishin akoma ne fillim:personi qe e gjeti kete perdori nje veti te vecante te ADN qe e kemi pare edhe ne strukturen e ADN.nese shifni edhe nje here si eshte i ndertuar sheqeri i nukleotideve te ADN (deoksiriboza) do te vini re qe pozicioni 3 ishte ai qe kishte nje grup OH dhe qe nevojitej per te formuar lidhjen me nukleotidin tjeter...ideja eshte kjo: nese modifikohet sheqeri ne menyre qe pozicioni 3 mos te kete grup OH por et kete vetem hidrogjen,dhe kete ta futesh ne nje sekuence ADN qe eshte ne formim e siper,kur kjo te futet ne sekuence do te shkaktoje ndalimin e formimit te zinxhirit te ADN.pra si koncept eshte i thjeshte. normalisht qe ka edhe me shume detaje si procedure.sekuenca qe formohet duhet te shenohet ne njeren ane (thame qe ADN polimerazi nuk mund te filloje nje zinxhir te ri keshtu qe si ne zinxhirin qe do jete origjinali po ashtu edhe ne ate qe do filloje shtohet nga nje primer qe i dihet sekuenca dhe per me te teper ai i zinxhirit te ri eshte i shenuar me fosfor radioaktiv i cili mund te gjehet me vone.pra keshtu shtohen nukleotidet qe jane modifikuar pak e nga pak(ne fillim shtohen vetem ddATP(dideoksiadenozintrefosfat))me pas te tjerat me rradhe.normalisht do te formohen sekuenca me gjatesi te ndryshme dhe kur keto futen ne nje xhel elektroforeze copat levizin ne saje te gjatesise qe ato kane: copat me te shkurtra shkojne me teper se sa ato me te gjatat.kur keto kalohen ne nje laster radiografie dhe behen procedurat ne fund ngelin vetem disa vija te zeza qe jane edhe ato qe tregojne se cili nukleotid ka qene ne ate pozicion.ketu duhet me pase kujdes sepse sekuenca qe nxjerrim eshte ajo qe komplementarja dhe per te mesuar ate te origjinalit duhet te llogaritim se me cilen lidhet secila.pak a shume ne fund ne radiografine qe del d ote shifni nje figure te tille si kjo qe kam bere.sekuenca qe paraqitet eshte nje per nje dhe nuk ka hapesira.per te gjetur sekuencen fillestare duhet te gjeni zinxhirin komplementar.nukleotidi i pare eshte T(meqenese eshte A ketu)

metoda ne fjale i ka vlejtur cmimin nobel per gjetesit e saj!

p.s: ne shpjegimin e mesiperm une kam lene disa detaje qe ta them te drejten edhe nuk i kam ditur,si psh menyra se si e marrin ate sekuence ADN fillestare,dhe disa detaje te tjera si psh si i shtojne primer-at etj.ketu jam munduar te shpjegoj pak a shume si koncept ate qe ndodh...ndoshta me vone kur te marr vesh me sakte si jane keto gjera do ti shkruaj.te me falni per keto mungesa!!!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 30/04/2007 ora 23:52

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2005 23:53
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Gjenetika

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.