Sherbetori.
Anetar i ri
Regjistruar: 21/10/2005
Vendbanimi: Shqiperi.
Mesazhe: 17
|
Nje pergjigje Biblike:
Kjo eshte nje pergjigje ndoshta e pjesshme per pyetjen per ringjalljen per vendin qe ajo ka ne Krishterim.
Ne fillim dua te them se ringjallja eshte nje nga shtyllat kryesore te besimit te krishtere.
1Co 15:19 Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve.
Keto ishin fjalet e Apostullit Pal kur po fliste te krishtereve qe nuk e kishin nje shprese te tille.
Bibla thote se Perendia na krijoi ne te persosur ne fillm, por pasi mekati hyri ne bote shpirterisht njeriu vdiq, pra u nda nga Zoti, por s'vdiq menjehere fizikisht.
Kur Krishti erdhi edhe pse jeta e tij u shoqerua me mrekulli te papara dhe nje jete te pamekate, ai u kryqezua duke u ofruar keshtu si flijim per te gjithe boten.
Fjala e Perendise thote se ai u ringjall te treten dite dhe kishte trup frymeror. Te pavdekshem, te pakufizuar, te perjetshem dhe dishepujt e tij e pane sipas Mt 28:1-10.
Madje disa shentore te Beslidhjes se Vjeter u ringjallen ne kete kohe sipas Mt 27:50-53. Nje shembull ringjallje pervec Krishtit.
1Co 15:3 Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,
1Co 15:4 se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,
1Co 15:5 edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve.
1Co 15 Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë.
1Co 15:7 Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve.
1Co 15:8 Më së fundi m`u shfaq edhe mua, si në dështimit.
Pra ju shfaq jo vetem te dymbedhjeteve por edhe rreth 500 personave.
* Ringjallja eshte nje shtylle e rendesishme e besimit te krishtere.
1Co 15:19 Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve.
Phi 3:19 Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,
Phi 3:20 i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t`i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.
Tit 2:12 duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,
Pra eshte shpresa e bekuar e te gjithe atyre qe kane Jezu Krishtin si Zotin dhe shpetimtarin e tyre, se ai do te vije perseri per te na marre qe te jemi me te ne perjetesi.
* Krishti vete eshte siguria se ka ringjallje. 1 Kor 15 flet i tere si kapitull per kete teme nga ku edhe kemi shkeputur disa citime.
1Co 15:42 Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje.
1Co 15:43 Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi.
1Co 15:44 Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.
Pra ka trup natyror, ky qe kemi tani dhe frymeror ai qe do te jete ne ringjallje.
* Ajo do te ndodhe menjehere sipas:
1Co 15:50 Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.
1Co 15:51 Ja, unë po ju them një të fshehtë: të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shndërrohemi në një moment,
1Co 15:52 sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,
1Co 15:53 sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.
1Co 15:54 Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ``Vdekja u përpi në fitore``.
1Co 15:55 O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?
* Do te kete ringjallje per te gjithe njerezit sipas:
Joh 5:28 Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij
Joh 5:29 dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.
Pra me nje trup frymeror, qe nuk prishet, i perjetshem, besimtaret do te jene ne parajse me Krishtin ne lumturi te perjetshme dhe ata qe kane mohuar, refuzuar dashurine e Perendise te treguar ne vepren e Krishtit ne Kryq, Fjala thote se do te vuajne ne ferr ne perjetesi.
Shpresoj qe keto pasazhe jane mjaft per nje te kuptuar te mire te ringjalljes sipas Fjales se Zotit Bibles.
Me respekt.
Sherbetori.
__________________
Vetem ne Jezu Krishtin ka shpetim.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|