arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Sollaku thërret Rusmalin në Prokurori
Ministri refuzoi "urdhrin" e parë. Prokurori i Përgjithshëm i jep një shans të dytë: Trego çfarë di për Gjermenin
Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, ka "injoruar" Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhjet e anëtarit të KLD-së, Artan Gjermeni, me bandën e Lushnjës. Megjithëse në tryezën e ministrit kishte mbërritur një kërkesë, Rusmali ka preferuar të depozitojë provat me një zarf, ndërsa ka preferuar të mos përballet me prokurorinë. Në letrën e drejtuar, ministri e ka konsideruar thirrjen si tejkalim i kompetencave ligjore, procedurale, që përkufizojnë veprimtarinë e prokurorit në hetim. "Ministri në ushtrimin e funksioneve të veta është institucion kushtetues apo institucion i të drejtës administrative, por kurrsesi person që ka dijeni për rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit, përveçse kur si qytetar ka qenë dëshmitar i ngjarjeve që kanë lidhje me hetimin", deklaronte Rusmali. Më pas, ka sqaruar se thirrja e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme për hetimin bëhet vetëm në ato raste kur informacioni disponohet në rrugë të drejtpërdrejtë ndërkohë, që vetë ai nuk është dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrethanave dhe fakteve të përmendura në dokumentet, që, sipas tij, implikojnë Gjermenin me veprimtarinë kriminale të bandës së Lushnjës. "Edhe pse urdhër-thirrja juaj demonstron haptazi mungesën e vullnetit të prokurorisë, për të nisur hetimin ndaj gjyqtarit Gjermeni, ministri i Drejtësisë dhe institucioni që ai përfaqëson kanë kënaqësinë tju vënë në dispozicion të gjitha provat shkresore të sipërcituara", tha ministri. Në fund të letrës, Rusmali besonte se thirrja e tij për të dëshmuar në prokurori ka lidhje me akuzat që ka lëshuar ndaj kreut të prokurorisë dhe Presidentit.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i akuzës qendrore. Sipas saj, "shtetasi Ilir Çajup Rusmali, me detyrë ministër i Drejtësisë, është thirrur zyrtarisht për tu paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të deklaruar sa i takon fakteve që ai pretendon se di, për lidhje të personave të caktuar të pushtetit gjyqësor në veprimtari kriminale me bandën e Lushnjës". Më tej, vijon se në letër Rusmali mohon me nënshkrimin e tij lidhjet e veprimtarisë së kësaj bande me aktivitetin e gjyqtarit dhe anëtarit të KLD-së, Gjermeni. "Rusmali, në vijim të letrës së tij, pretendon se ministri nuk mund të dëshmojë për fakte apo të dhëna të dëgjuara në media, në një kohë që në cilësinë e ministrit komenton në publik me atributin e faktit të provuar, pikërisht këto shkrime të mediave të caktuara", tha akuza qendrore. Në fund të njoftimit për shtyp shkruhej se: "Prokuroria do ti japë edhe njëherë mundësinë shtetasit Ilir Rusmali, për tu paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si DEKLARUES, në respekt të njëkohshëm të zbatimit të ligjit e imunitetit të tij parlamentar".
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|