Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > “Jehonė nga Iliria”
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
cybele
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/11/2005
Vendbanimi: new jersey
Mesazhe: 37

Thumbs up

“Jehonė nga Iliria”

Parashqevi Simaku bën Hollivudin të flasë shqip

gazeta SOT


Hollivudi këtë rradhë do të flasë shqip nëpërmjet këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Kjo për arsyen se këngëtarja shqiptare, Simaku ka bërë një kontratë në Hollivud me studion diskografike ku kanë nxjerrë albumet e tyre edhe Majkëll Xhekson, Mariah Carey, Britney Spears e shumë nga gjigandët e muzikës botërore. Kjo CD e Simakut do të jetë në shqip dhe për herë të parë një këngëtare nga vendi ynë ka mbrritur deri në këtë kulminacion. Kjo arritje është në saj të punës shumëvjeçare të këngëtares nga Kavaja e cila me zërin e saj brilant ka çuditur audicionin ndërkombëtar. Simaku është një ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri deri në vitet 90-të, por pas këtij viti ajo emigroi në SHBA, ku kërkoi me ambicie profesionale të lartë, bashkëpunimin me shtëpitë diskografike më të njohura të globit. Dhe më në fund shpërblimi i punës shumëvkeçare të saj nuk ka vonuar. Titulli i albumit të Simakut është gjithashtu plot kuptim, njëlloj si kumbimi i këngëve shqiptare që interpretohen plot vitalitet nga ylli i muzikës sonë. Muza Records dhe Hollivudi i bazuar në Lunaticworks and Reincarnate Music, kanë lançuar një album të ri të artistes së njohur shqiptare Parashqevi Simakut. Albumi i saj është i gjithi në gjuhën shqipe dhe titullohet “Jehonë nga Iliria”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ky album do të shpërndahet nga distributori Sony BMG. “Jam shumë e lumtur që më është dhënë kjo mundësi, që të shfaq muzikën time në arenën ndërkombëtare. Dua të falenderoj Robert dhe Jason Whittington që më dhanë këtë mundësi. Për mua Shqipëria do të mbetet gjithmonë vendi i poetëve, heronjve dhe i muzikës”,-thotë Simaku. Whittington nga Lunaticworks/Reincarnate thotë: “Jemi me të vërtetë shumë optimistë ndaj këngëtares Simaku, e cila është një artiste unike. Muzika e popullit të saj, është e padëgjuar në botën moderne dhe zëri i saj së bashku me muzikën bëjnë një thirrje globale.” Albumi “Jehonë nga Iliria”, përmban 10 këngë origjinale në shqip e miksuar me muzikën Folk dhe muzikën amerikane moderne. Këngëtarja Simaku ka shkruajtur dhe ka qenë producente e këtij albumi, me ndihmën e bashkëshortit të saj Robert Nolfe. Albumi është realizuar nga studioja Sony/BMG, ku do të shpërndahet nëpër dyqanet diskografike më 21 shkurt të këtij viti dhe do të lançohet për shitje në disa webside si: Tower Records, Amazon, Best Buy, Circuit City dhe shumë të tjera. Kënga e titulluar “Haxhireja”, do të lançohet në adresën e internetit muzarecords.com, e cila bazën e ka në NeëYork. Studioja diskografike Sony BMG, është një nga distributorët më të mirë të muzikës në botë dhe zyrat e tij i ka në Neë York. Kurse Lunaticëorks rend mes industrisë së muzikës së Jason Wihhtington dhe Reincarnate Music, të cilat bazën e tyre e kanë në Hollivud.


www.muzarecords.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2006 19:02
cybele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cybele Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cybele (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cybele Shto cybele nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cybele nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > “Jehonė nga Iliria”

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.