Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

L'arte di arrangiarsi (1954)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re artearrangiarsi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 78 herė.

Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Vitaliano Brancati
Aktor: Alberto Sordi

Ky film eshte i nenvleresuar per mendimin tim. Neper dokumentare permendet pak ose aspak ndersa ne televizor transmetohet pa ndonje reklame te madhe. Me nje skenar spektakolar dhe nje loje te mrekullueshme nga A. Sordi, filmi trajton historine e nje djali ambicioz qysh ne vitet '30 deri ne kohet e vona. Levizjet politike, fazhizmi, komunizmi etj, perbejne terrenin e pershtatshem ku marrin krahe kameleontet e shoqerise, te cilet bejne gjithshka per te fituar leke dhe per tu bere te pushtetshem. Karakteri i interpretuar nga Alberto Sordi do ju beje te kujtoni se s'ben njerez dhe politikane shqiptare. Ky film duhet pare per te kompletuar kulturen e kinematografise dhe per te kaluar 90 minuta te kendshme. Ne fakt historia rrjedh aq shpejt dhe aq kendshem nga epoka ne epoke saqe filmi duket nje eskursion historik me nje seri personazhesh komike perreth. Politikane te paskrupullt gjenden edhe ne nje film tjeter me Totņ, Destinazione Piovarolo, por ironia politike atje eshte pjese e personazheve te trete qe hyjne e dalin nga filmi ne forme sekretaresh partie apo ministrash.


Anglisht - The New York Times:

Sicilian Sasa Scimoni (Alberto Sordi) learns L'Arte di Arranglarsi, or "The Art of Getting Along", in this perceptive Italian comedy. Over a period of several decades, Scimoni must adapt to the various power structures in Italy. Whether it be the monarchy, the socialists, the fascists or the Church, Scimoni manages not only to acclimate himself to the prevailing winds, but also turn a neat financial profit in the bargain. Only by trying to second-guess himself does Our Hero come acropper. L'Arte di Arranglarsi was the last of three collaborations between director Luigi Zampa and screenwriter Vitaliano Brancati, each one casting a satiric eye on middle-class Italian life. ~ Hal Erickson, All Movie Guide.


Ne fragmentin e meposhtem gjenden minutat e fundit te filmit. Fatkeqsisht eshte i vetmi fragment ne youtube, edhe pse ka shume te tjere qe ja vlejne te shikohen:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 29/03/2010 ora 23:42

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2008 10:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il giorno della civetta (1968)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re giorno_della_civetta3.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 71 herė.

Regjia: Damiano Damiani
Skenari: Leonardo Sciascia, Ugo Pirro
Aktore: Franko Nero, Claudia Cardinale

Nje novele e kthyer mire ne film. Ne panoramen kinematografike filmi nuk mbahet mend shume, por kjo vjen nga ankthi qe shkakton dhe jo nga mungesa e vlerave artistike. Historia nis nga nje vrasje dhe hetimi i nje kapiteni te policise. Por ne Sicili nuk eshte kollaj te besh hetime kur shteti ndjehet gati i tepert ne jeten e perditshme te banoreve. Jane ligjet mafioze dhe heshtja, shikimi i punes personale, ato qe mbizoterojne ne qytezen e vogel siciliane. Cdo njeri mundohet te evitoje perballjet me policine sepse respekton me teper statusin e shoqerise sic eshte, pa hyre ne meriten dhe drejtesine e vrasjeve. Kur edhe vellezerit nuk kane kurajo te flasin dhe denoncojne ndonje fajtor atehere ligji mbetet ne doren e vetme te mafies, e cila ne film perfaqsohet nga nje qytetar "i respektuar" dhe i pershendetur nga te gjithe. Mafiozi eshte ai qe ka lidhjet me politikanet e Romes, ai qe ka kulture te ngritur dhe qe di te respektoje detyren fisnike te kapitenit te policise, edhe pse roli i tij eshte te jete ne anen tjeter.

Pervec aktoreve kryesore filmi ka nje seri aktoresh te tjere qe te habisin me zotesine e tyre. Pikerisht per kete aresye filmi nuk eshte nje gjysem dokumentar sic ndodh me filma te tjere qe mundohen te pershkruajne mentalitetin sicilian nga jashte. Perkundrazi, skenat dhe kontradiktat qe pershkojne dialogjet te fusin vertet ne boten siciliane. Filmi le nje shije te hidhur, kesaj rradhe nuk fiton shteti, e mira dhe drejtesia, por rruga qe ndiqet le nje perjetim te vecante qe do ju sherbeje per te kuptuar realitetin sicilian ne cdo dokumentar dhe film qe shihni ne te ardhmen.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2008 22:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I soliti ignoti (1958)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re silavicchia.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 69 herė.

Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Age / Scarpelli
Aktore: Vittorio Gassman, Marcello Mastrioanni, Claudia Cardinale, Totņ, Memmo Carotenuto

Nje kast i kompletuar per nje komedi te paharrueshme. Pese hajdute te vegjel planifikojne vjedhjen e nje banke qe do rregulloje ekonomikisht te gjithe. Por plani komplikohet gjithmone e me shume nga ngaterresat personale te cdo personazhi. Filmi eshte nje karamele qe mbaron sa hap e mbyll syte. Historia dhe personazhet perbejne nje kolone komike te pandare. Duket sikur gjitshka ndodh ne te vertete dhe ata tipa do i takosh gjekundi ne jete. Nuk jane te shpeshte filma te tille. Jo me kot ky eshte nje nga filmat me te dashur dhe me te famshem.

Me kete veper krijohet per here te pare nje kinematografi e re, qe me vone do emertohet "komedi italiance" (commedia all'italiana). Kinemaja shkeputet nga format tradicionale te spektaklit te dokumentuar, per tu futur ne jeten e perditshme te njerezve te thjeshte. Aktoret nuk jane me kukulla, krijues skecesh qe bejne per te qeshur, por zhyten ne dialogjet normale qe bejne shpesh shikuesin te jetoje filmin ne veten e pare. Kritiket shikojne dorezimin e stafetes mes brezash tek personazhi i Totose. Ne fakt ky eshte nje nga filmat e rralle qe Totņ nuk eshte personazh kryesor. Dhe pikerisht kinemaja italiane fillon ndryshon nga mjeshteria artistike e nje aktori si Totņ, tek mjeshteria e skenaristeve qe ndryshojne parametrat e kinemase.

Kuriozitete:


  • Ideja e filmit lind si nje parodi e filmave "noir" franceze dhe amerikane (psh. Du Rififi chez le hommes). Madje per kete aresye titulli provizor i filmit gjate xhirimit ngjante me nje film francez ne menyre direkte (Rifufu).
  • Producentet mendonin se Vittorio Gassman, i cili kishte nje prejardhje teatrale, nuk do ishte i suksesshem sa duhej. Vetem insistimi i regjizorit dhe skenaristeve beri qe Gassman te luaje rolin qe ka.
  • Filmi do titullohej "Le Madamme", sepse ne dialektin roman keshtu thirren policet. Por Monicelli (regjizori) pasi ishte djegur disa here nga censura qe kontrollonte filmat ne ate periudhe preferoi nje titull me te bute dhe te pafajshem.
  • Ne shqip titulli i filmit do perkthehej "forcat e erreta" ose "largohen ne drejtim te paditur", nese duam te mbajme paralelizmin me titullin italian.
  • Ne Paris filmi del ne nje kinema dytesore ku projektohet per disa muaj me rradhe. Zgjatja e projektimit terhoqi vemendjen e disa kritikeve qe vajten ta shikojne dhe shkruan vleresime pozitive. Kjo influencoi kritiket italiane te cilet nenvleresonin te gjithe filmat komike ne pergjithesi. Rritja e prestigjit sikur e cliroi filmin nga zinxhiret dhe e coi te fitonte 1 miliarde lireta.
  • Suksesi ne Itali ishte gjigant. Sallat ishin plot jo vetem prej njerezve, por sepse te qeshurat e zgjatura te publikut benin qe njerezit mos degjonin dot disa pjese te dialogut, keshtu qe e shikonin prape projektimin tjeter.
  • Aktori Tiberio Murgia luan shpesh rolin e sicilianit neper filma, por ne te vertete eshte nga Sardenja. Eshte pikerisht Mario Monicelli qe fillon ta marre si aktor neper filmat e tij, sepse Tiberio ishte vetem nje kamarier ne nje restorant te Romes. Aktori shprehet ne nje interviste tani vone se Monicelli, i cili bertiste dhe i hakerrehej aktoreve shpesh, ne fakt me Tiberion sillej bute dhe nuk i ka bertitur kurre. Duket sikur regjizori e kishte per zemer ish-kamarierin.
  • Ne skenen ku siciliani shkon te takoje Totone i thote se ka punuar me "tubat prej plumbi" per te treguar se ka vjedhur. Ky ishte nje fenoment i perhapur ne Italine e pas luftes, ku mungonin lendet e para dhe varferia ishte e madhe. Pra njerezit vidhnin objekte metali, gize apo plumbi per ti shitur ne tregun e zi. Kjo eshte tamam ajo qe ndodh sot ne Shqiperi me vjedhjen e kapakeve te pusetave.
  • Vittorio Gassman luan nje rol te ngjashem tek filmi "Il mattatore", ku skenariste jane perseri Age/Scarpelli. Aq shume ngjan Gassman saqe mund te ngaterrosh dy filmat sekondat e para te shikimit.


Dialog i famshem i filmit (nje burre shkon te kerkoje nje hajdut per te formuar grupin qe do vjedhe banken):
Burri: Mos njeh gje nje tip qe quhet Mario qe e ka shtepine ketu rrotull.
Cuni: Mario ka 100 ketu.
Burri: Po ky eshte nje qe vjedh.
Cuni: Gjithmone 100 ngelen.


Filmi merr nje kantidature per Oscar ne 1959 per filmin e huaj me te mire.

Skena e meposhtme eshte pjese e fillimit:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 02/07/2008 ora 23:21

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2008 23:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Audace colpo dei soliti ignoti (1960)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re audacecolpo.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 61 herė.

Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Age / Scarpelli
Aktore: Vittorio Gassman, Claudia Cardinale, Nino Manfredi


Ky film eshte vazhdim i filmit te mesiperm dhe i takon te spjegohet ketu. Megjithate me ka shpetuar pa e pare duke menduar se ishte i njejti me te parin. Thuhet se humori eshte prezent vazhdimisht, por ka dicka me pak se i pari. Aktoret jane thuajse te njejte ashtu si skenaristet. Ndryshon regjizori, i cili kesaj rradhe eshte Nanni Loy (i specializuar me shume per aspektet dramatike te jetes sesa per ato komike).

Keshtu qe spjegimi i ketij filmi do vije me vone, edhe pse postimi po behet menjehere pas filmit origjinal.

Nje fragment:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2008 16:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

La smania addosso (1963)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re la smania addosso.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 58 herė.

Regjia: Marcello Andrei
Skenari: Leonardo Sciascia, Giuseppe Berto, Alberto Bevilacqua etj
Aktore: Vittorio Gassman, Gino Cervi, Lando Buzzanca

Perseri nje film i ambjentuar ne Sicili. Edhe kesaj rradhe eshte Leonardo Sciasca qe pershkon skenarin me stilin e tij. Historia lind nga dy djem te rinj plot deshire per seks, te cilet ne ambjentin e mbyllur sicilian "duhet te martohen per te arritur tek seksi". Por epshi del jashte kontrollit kur rastesisht shikojne nje shoqen e tyre qe zhvishet, dhe me pas e perdhunojne. E thene keshtu mund te duket tragjike, por filmi nuk ka fare ate tonalitet. Perkundrazi, mbi shtresen e trashe te traditave dhe hakmarrjes regjizori ecen ne maje te gishtave duke sjelle situata komike shume me afer perjetimit real te vajzes dhe djemve. Vajza nuk ndihet aq e tmerruar dhe fillon te mendoje gjate per shokun e femijerise qe perdhunoi, ndersa djali nga ana e tjeter po ashtu bie ne dashuri me te duke qene vete ne burg ne pritje te gjyqit.
Ne Siciline e viteve '60 perdhunimi lahej vetem nese gruaja martohej me perdhunuesin me pas. Kete e pranonte dhe ligji dhe akuzat binin menjehere. Por si mund te martohet nje burre me nje femer te cilen e ka perdhunuar bashke me shokun e vet? Ketu luhet nje humor i lezetshem me dy avokatet e te pandehurve qe shtjellojne ceshtjen me llafollogjine tipike avokateske. Vlen te thuhet se shteti edhe ketu del i tepert, gati gati bezdi per shoqerine siciliane qe i lan hesapet vete duke folur me padrinot lokale.

Kolona zanore e filmit eshte shume e bukur dhe e pershtatshme. E mbulon aq mire historine e treguar saqe besoj po te mos ishte ajo muzike filmi s'do kishte kuptim.

Regjizori nuk eshte i njohur dhe mesa shoh ka bere vetem 8 filma filma ne karrieren e tij. Megjithate ky film eshte i kendshem per tu pare.

Kuriozitete:


  • Mentaliteti maskilist i Italise se jugut ben qe femra te behet edhe sipas ligjit pre e deshires se burrit. Keshtu per shembull nese nje burre donte te martonte nje grua mjafton ta perdhunonte dhe femra do ishte e detyruar te martohej pas atij akti. Por rasti i nje femre ne Sicili ne vitet '60 habiti opinionin publik. Ajo nuk pranoi te martohej me perdhunuesin duke thene se nuk e donte. Keshtu perdhunuesi nuk i shpetoi dot ligjit dhe u fut ne burg. Por impakti i vendimit te vajzes beri buje te jashtezakonshme ne media, ku shoqeria e prapambetur dhe familja e vajzes ju vune kunder duke e quajtur te perdale dhe kurve. Praktikisht ishte hera e pare qe nje vajze pretendoi te ndiqte deshirat e saj dhe te mos martohej me nje palo-mashkull vetem sepse kishte kryes seks te detyruar me te. Historia ne fjale deshmon kthesen qe mori shoqeria civile ne vitet '60.


__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 07/12/2009 ora 19:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2008 11:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

La voglia matta (1962)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re vogliamatta.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 55 herė.

Regjia: Luciano Salce
Skenari: Enrico La Stella
Aktore: Ugo Tognazzi, Catherine Spaak

Nese mendoni se "Lolita" eshte filmi i pare qe trajton humbjen e mendjes se nje burri te vjeter nga nje vajze e re gaboheni. Ky film del ne te njejtin vit me versionin e pare te Lolites (1962) dhe eshte shume i bukur. Nje inxhinier udheton nga Roma me makinen e tij per te shkuar te takoje djalin ne kolegj. Eshte nje burre serioz dhe i prere, qe zbaton ligjet dhe rregullat. Rruges takon nje grup te rinjsh qe tallen dhe bejne shaka me kedo qe takojne. Serioziteti i inxhinierit nuk i pelqen gjera te tilla, por ka dicka qe e terheq. Tek grupi i te rinjve eshte dhe nje vajze e re (Catherine Spaak), 16 vjec qe mund te ishte vajza e tij per nga mosha. Por ajo eshte shume e bukur dhe luan me menyren e saj adoleshenciale per te flirtuar me inxhinierin. Burri i bashkohet grupit te te rinjve, por 50 vjetet qe ka mbi supe e bejne te tejkaluar, nderkohe qe castet rinore qe kalon me te rinjte sikur i japin jete. Gjithshka ndodh me sfondin e flirtit me vajzen e re. Udhetimi kthehet ne nje eskursion te vogel, i cili ne fund e ben inxhinierin te dale i tjetersuar nga ajo eksperience, madje i shkaterruar.

Filmi duket se ka patur goxha sukses neper bote duke i dhene regjizorit emer ne kinematografine boterore. Online gjehen perkthime ne japonisht e anglisht. Per kolonen zanore ju them vetem nje emer: Ennio Morricone.


Anglisht:
Crazy Desire (La Voglia Matta) stars Ugo Tognazzi as a middle-aged Italian businessman on a cross country motor trip. He comes across a group of rambunctious teenagers, including sexy Catherine Spaak. Infatuated by the girl, Tognazzi allows Spaak to deplete his pocketbook to pay for a wild seaside spree for herself and her friends. When challenged to a fight by the leader of the kids, Tognazzi, much to his own surprise, wins, and is hailed as "one of the gang." But when he wakes up on the beach the next morning, he's all alone. Alternately wacky and wistful, Crazy Desire was the film that secured the international reputation of Italian director Luciano Salce. From the opening sequence during a amateurish outdoor production of Julius Caesar to the closing seascape shot of the solitary and bemused Ugo Tognazzi, there's hardly a false move in the picture. Crazy Desire was based on Enrico Siella's short story A Girl Named Francesca. ~ Hal Erickson, All Movie Guide


Nje pjese filmi (cilesia reale eshte shume me e mire):

Modifikuar nga Fajtori datė 16/09/2008 ora 12:13

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2008 12:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Romanzo criminale (2005)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re romanzo_criminale.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 49 herė.

Regjia: Michele Placido
Skenari: Giancarlo De Cataldo
Aktore: Stefano Accorsi, Kim Rossi Stuart, Pierfrancesco Favino, Riccardo Scamarcio

Filmi tregon historine e vertete te bandes se Malianes, nje nga me te tmerrshmet ne Itali, e cila mori kontrollin e Romes ne vitet '70. Historia e bandes nis nga nje pengmarrje, e cila i ben djemte te fitojne nje dore te mire parash, qe me pas investojne ne tregetine e droges. Por Roma ka banda te tjera kriminale te cilat shume shpejt vriten ose kthehen me banden e Maljanes. Filmi tregon sesi sherbimet sekrete e kane perdorur disa here kete grup kriminal per qellimet e tyre. Vec kesaj lidhjet me mafian siciliane krijojne nje panorame te qarte te aktoreve te kriminalitetit italian ne ato vite. Bazimi ne histori reale i jep filmit nje vertetesi te vecante. Te gjitha vrasjet dhe veprimet qe bejne aktoret jane ato qe kane ndodhur efektivisht, perfshire bomba ne stacionin e Bolonjes.
Nje seri aktoresh te mire mblidhen nga regjizori Michele Placido (komisar Katani per shikuesit e dikurshem te Oktapodit).

Pervec skenarit te bazuar ne realitet filmi ka nje realizim te mire qe e ben te fitoje shume cmime italiane dhe nderkombetare. Stili i filmit i ngjan shume "gangster moovie" amerikane, por cuditerisht ka ndjelle interes megjithese u prodhua vone (2005). Ndoshta suksesi i tij ka qene me se shumti sepse zbardh nepermjet artit te kinematografise nje pjese te historise se Italise dhe vete Romes.

Kuriozitete:


  • Historia e bandes se Maljanes eshte spjeguar ne disa dokumentare. Njeri prej tyre, Blu Notte, gjendet teresisht ne Youtube dhe mund ta shikoni ne 7 pjese duke filluar nga ky link:
    http://youtube.com/watch?v=_Lyfgp4Tk7s



Fragment nga raporti i nje prej pjesetareve te bandes me nje vajze-prostitute:




Vrasja e nje bande qe ben konkurrence.




Shperthimi i stacionit te Bolonjes (nje realizim shume i mire i efekteve speciale):

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 07/07/2008 ora 14:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2008 14:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Divorzio all'italiana (1961)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re divorzio italiana.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 39 herė.

Regjia: Pietro Germi
Skenari: Agenore Incrocci, Ennio De Concini, Alfredo Giannetti
Aktor: Marcello Mastroianni, Stefania Sandrelli, Lando Buzzanca

Nje komedi e bukur mbi nje burre qe do te ndahet nga gruaja e tij. Por ne Italine e vjeter ligji i divorcit nuk ekzistonte, prandaj duhet te mendoje vazhdimisht nje menyre per te hequr qafe gruan. Marcello Mastroianni krijon nje personazh te paharruar tek ky film. Nderkaq regjizori lidh aq mire skenat me ironine dhe kolonen zanore saqe filmi shikohet me endje nga fillimi deri ne fund. Edhe njehere nga nje prodhim kinematografik vihet ne pah prapambetja e shoqerise siciliane, ku politikanet dhe epokat ndryshojne, ndersa njerezit i perjetojne ndryshimet si dicka jashte realitetit te tyre.
Si perfundim filmi perben nje miks komiciteti dhe sarkazme mbi boten italiane. Per kete aresye pati edhe shume sukses ne SHBA, ku fiton Oscar per skenarin me te mire dhe merr dy kantidatura te tjera (1 - regjia me e mire dhe 2- aktori me i mire Marcello Mastroianni). Vec kesaj fiton dhe Golden Globe, shiritin e argjende, etj.

Filma te tille duhet thene se kane ndryshuar shoqerine ne menyre rrenjesore. Do ishte fitore e madhe sikur Shqiperia te arrinte te prodhonte sot filma te mgjashem komike mbi prapambetjen e vet shoqerore. Jane pikerisht keto vepra qe zgjojne shoqerine dhe e bejne ate me homogjene.

Titulli i filmit ngaterron pak me "Matrimonio all'italiana", ku Mastroianni eshte prape personazh kryesor bashke me Sophia Loren, por ai film eshte disi me serioz (dhe eshte me ngjyra).


Kuriozitete:


  • Ajo qe sot duket normale dikur ishte oamundur. Nuk ekzistonte asnje ligj qe fliste mbi divorcin ne Itali, sepse teorikisht njerezit nuk mund te ndaheshin. Ligji i pare u aprovua ne 1970, 9 vjet pas daljes se ketij filmi, pas presioneve te shumta te opinionit publik dhe Partise Radikale. Nderkohe partia Democrazia Christiana, e cila ishte ne maxhorance, u dorezua dhe votoi per aprovimin e ligjit si perfundim.
  • Ndryshe nga c'mund te mendohet ligji i pare mbi divorcin ne krahinat italiane nuk ka lindur ne veriun "e hapur", por ne jugun e kultures. Ishte pikerisht mbreteria e Napolit ajo qe krijoi ligjin e pare mbi divorcin dhe pranoi martesen civile ne vitin 1809.



Fragmenti i meposhtem: politikani komunist po mban nje fjalim mbi emancipimin e gruas. Mire e tha po kujt ja tha...




Ne skenen e meposhtme tregohet influenca e kishes ne politike dhe nje ballo ku burrat kercejne me njeri tjetrin. Nje skene te ngjashme kam pare realisht ne nje feste kosovaresh pak vjet me pare...


Skena me burra qe kercejne me njeri-tjetrin eshte dhe hapja e nje filmi tjeter qe nis ne Sicili: "La ragazza con la pistola" (shiko me poshte skenen).
Po ashtu filmi "Bello, onesto, emigrato Australia..." permban nje skene ku nje burre fton Alberto Sordin te kercejne bashke gjate nje feste emigrantesh ne Australi.
Edhe filmi "La grande guerra" pemban nje skene ku burrat kercejne bashke.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 27/04/2010 ora 02:59

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2008 10:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

La ragazza con la pistola (1968)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ragazzapistola.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 36 herė.

Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Rodolfo Sonego, Luigi Magni
Aktore: Monica Vitti

Jemi ne Sicili ne mes te viteve '60, por epoka ngjan akoma me mesjeten. Burrat dhe grate nuk guxojne as te flasin me njeri tjetrin, ndersa traditat ruhen pike per pike. Dora e gruas duhet kerkuar ne familje, por disa here as familja nuk pranon. Atehere veprimi me i mire eshte te rrembesh gruan qe te pelqen, e cila do detyrohet te rrije me ate burre per kusurin e jetes se vet.
E tille eshte ngjarja qe shenon hapjen e filmit, por shpejt ngjarja behet komike, sepse rrembejne vajzen e gabuar. Pak rendesi ka kjo, perderisa nderi i femres thyhet pergjithmone. Por burri nuk deshiron ate femer dhe per ti shpetuar marteses te forcuar ose hakmarrjes iken ne Angli. Atehere familja e vajzes, qe ka mbetur pa asnje mashkull ne familje, dergon vajzen te laje nderin e vet. Por Londra eshte ndryshe, aty vertet ndjehet emancipimi i viteve '60. Vajzes i duhet te coje ne fund misionin hakmarres per te cilin erdhi, por bie ne kontakt me nje kulture te re.

Sjellja e kesaj vajze te prapambetur ne Londer ngjan shume me vajzat shqiptare qe shkelin per here te pare ne Itali me vize studenti. Te indoktrinuara dhe te turpshme duan te integrohen ne shoqerine e re, por sillen me menyrat e vjetra per kohe te gjate.

Filmi merr kantidature per Oscar si filmi i huaj me i mire dhe fiton David di Donatello. Aktorja protagoniste fiton shiritin e argjende ne 1969.

Pietro Germi ben dy filma te ngjashem per te spjeguar mentalitetin sicilian: "Divorzio all'italiana" (1961) dhe "Sedotta e abbandonata" (1964), por Mario Monicelli trajton Siciline me komicitetin e tij.


Anglisht:
"The girl with the gun", directed in 1968 by Mario Monicelli and starring Monica Vitti, Stanley Baker and Carlo Giuffrč is one of the most successful Italian comedies. Monica Vitti is Assunta, a sicilian girl seduced and abandoned by Vincenzo (Carlo Giuffrč) who then he is escaped to London in order to avoid the repairing wedding. The only possibility that remains to Assunta in order to find again her lost honour is to kill the traitor, but arrived in the British capital city, after several bad adventures, she knows a doctor (Stanley Baker) and the young girl will go encounter to one deep metamorphosis dragged in the core of swinging London, in the middle of young hippies, the most colorful dresses and triggered Beat music. The film did get an Academy award nomination as best foreign film and star Monica Vitti won the Silver Ribbon like best actress. The score by Peppino De Luca, arranged and conducted by Vito Tommaso is the perfect music background for Assunta in a psychedelic London where the dance floor music prevails in the more fashionable clubs.


Skena e meposhtme perben hapjen e filmit. Sidoqofte, ashtu sic pranojne edhe kritiket, pjesa e dyte e filmit nuk eshte me kaq ritmike dhe skenat gri te Londres e bejne me te trishtueshem aspektin komik:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 29/07/2008 ora 22:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2008 10:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Re: Divorzio all'italiana (1961)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


  • Ajo qe sot duket normale dikur ishte oamundur. Nuk ekzistonte asnje ligj qe fliste mbi divorcin ne Itali, sepse teorikisht njerezit nuk mund te ndaheshin. Ligji i pare u aprovua ne 1970, 9 vjet pas daljes se ketij filmi, pas presioneve te shumta te opinionit publik dhe Partise Radikale. Nderkohe partia Democrazia Christiana, e cila ishte ne maxhorance, u dorezua dhe votoi per aprovimin e ligjit si perfundim.






Mund te shtoj dhe nje gje ... ky ligj u mundua dhe te hiqej sepse binte ne kundershtim me mesimet e Vatikanit e u deshen te mblidheshin firma sa andej ketej (flasim miliona ne numer ) qe te kerkohej nje referendum e ti kerkohej popullit italian te vendoste. Ne fakt ne 1974 kur u be referendumi fitoi " PO-ja " ne favor te ligjit e keshtu u mbyll njehere e pergjithmone kjo ceshtje. Ndryshime ia jane bere gjate viteve ne vazhdim por kane qene vec gjera te vogla teknike.


Ndersa nje film tjeter qe trajton te njejten ceshtje eshte "Scusi, lei č favorevole o contrario? " me regji te A.Sordit por kur te kem kohe do ta bej permbledhjen ose po e pate pare beje ti me perpara

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2008 12:29
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.