Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Pa dashur te perseris ca gjera qe jane thene me lart po ndalem tek situata e kinemase italiane sot. Nese me te vertete filmat e vjeter kane bere nje epoke te lavdishme sot ashtu si e shikoj nga ajo kohe kane ngelur vetem fantazmat.

Tani kemi vec 2 lloje filmash qe jane njekohesisht dhe 2 ekstreme : filmat dramatike me teme sociale bazuar me shume ne temat e tradhetise bashkeshortore e ato humoristike banale e qe nxirren ne periudha festash. Te paret jane ato llojet e merzitshem qe u fol me lart, me nje dramacitet te theksuar bere enkas per te ti nxjerre lotet me zor, me te njejtet aktore e ne fund qe duan te te japin medoemos nje mesazh tamam si ne filmat amerikane.
Te dytet jane ato banalet, qe bejne namin e korrin para. Nja 3-4 modele, Boldi dhe De Sica mes tyre dhe ja filmi u be. Ndersa ca ti nxjerrin lotet me zor keta te fundit duan te te nxjerrin te qeshurat (ndoshta nga nje ane me e dobishme )

Ndoshta keshtu paraqes nje kinema italiane te tanishme katastrofike por nje dashamirese e kinemase qe ka kohe qe nuk shkon me ne kinema ti shikoje keta lloj filmash keshtu e shikon

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2008 20:38
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Duhet thene, ama, qe kinematografia eshte nje biznes dhe duhet te ndjeke rregullat e biznesit. Nga ana tjeter nuk mund te ndiqen vetem rregullat e biznesit, sepse nuk prodhohen ide dhe motive te reja.

Sigurisht qe kinematografia italiane nuk eshte si dikur. Edhe njerezit nuk jane si dikur, edhe situata ekonomike po ashtu. Eshte e pamundur te zbulohet sekreti i prodhimtarise ne nje periudhe te caktuar. Por ne pergjithesi edhe sot ka shume filma qe njerezit nuk i dine ose s'bien ne sy. Gabriele Muccino ka punuar bukur, aktori Nicolas Vaporidis po ecen mire, etj. Ja te kujtoj disa filma qe me duken te denje edhe pse me ndonje difekt te vogel:

-The dreamers, B. Bertolucci
-Radiofreccia, L. Ligabue
-Nje film gjerman mbi ca futbollista gay (kishte nje fotografi te bukur)
-Nje film gjerman mbi ndryshimet femer-mashkull (shume i bukur)
-Tzameti, skenar i vecante francez.
pa llogaritur disa filma me Ale e Franz, Ficarra e Picone, etj.

Te gjithe keta jane filma pa shume buje, por prape te bukur. Nese biznesi perkon ose jo me bukurine e filmit kjo eshte rastesi... Sidomos ne arenen europjane. Boldi - De Sica jane pikerisht ata qe ndjekin biznesin tani per tani, duke pjelle filma ne periudhe krishtlindjesh per te shfrytezuar euforine popullore. Mendoj se vlerat e nje filmi duken nga shume aspekte, nje nga te cilet deshira per ta pare dy hereKete gje Boldi - De Sica pak si veshtire ta arrijne per mua.

Nejse, vazhdojme me filmat e enciklopedise po ashtu

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2008 10:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Radiofreccia (1998)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re radiofreccia.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 55 herė.

Regjia: Luciano Ligabue
Skenari: Luciano Ligabue, Antonio Leotti
Aktore: Stefano Accorsi, Luciano Federico. Enrico Salimbeni, Francesco Guccini


Radiofreccia eshte emri i nje stacioni radiofonik qe ngrihet rastesisht nga 5 shoke. Ne fillim te viteve '70 rinia ka shume per ti thene botes, dhe te tille jane keta djem. Ata kalojne nga pafajesia e bareve tek gjithe nje histori jete qe i ben te kthejne koken prapa ne retrospektive. Kjo eshte teknika qe shfaq filmin, por cuditerisht, edhe pse rezultati dihet qe ne fillim, filmi eshte shume i bukur per tu pare. Shume djem do gjejne veten tek ky film, do gjejne shoqerine, kohet kur jetonin shkujdesshem. Te tjere do kuptojne forcen ndertuese dhe shkaterruese te dashurise. Shkaterruese me nje femer qe te keqtrajton dhe ndertuese me nje qe te nxjerr nga tuneli i droges. Te tjere do gjejne trashegimine e vitit '68. Filmi, pra, eshte nje vektor qe projektohet ne te sotmen qarte nepermjet shoqerise se dikurshme te 5 cunave.

Kantautori Luciano Ligabue habit te gjithe me aftesite e veta regjizoriale. Ne fakt filmi fiton 3 David Di Donatello: nje per regjizorin debutant, nje per regjistrimin akustik, dhe nje per aktorin protagonist Stefano Accorsi.

Kuriozitete:


  • Historia ka ndodhur ne te vertete, por personazhi quhej "foglia" dhe jo "freccia".



Trailer:


Fragment nga hapja e filmit

(mesa duket e kane vene gjithe filmin, kliko videot ne vazhdim)

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 06:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2008 11:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

The Dreamers (2003)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re dreamers.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 53 herė.

Regjia: Bernardo Bertolucci
Skenari: Gilbert Adair
Aktore: Eva Green, Michael Pitt, Louis Garrel


Ne prag te levizjeve studentore te viteve '60 nje djale amerikan shkon ne Paris per studime. Aty terhiqet nga nje vajze e bukur dhe mundohet ti rrije prane. Deshira e tij realizohet shpejt sepse vajza jeton me te vellain dhe te dy e ftojne ne shtepi. Sidoqofte marredhenie e tyre e shkujdes fillon te marre forma te cuditshme. Ne raport jane te tre pra, dy djemte dhe vajza. Per amerikanin e indoktrinuar pertej oqeanit Parisi eshte nje bote e re e mahnitshme. Te tre "shoket" perhumben ne labirintet e zemres, erotizmit dhe seksit, me gjithe muret dhe sikletet qe mund te sjelle perballimi me situata te reja... jokonvenvionale.

Ky film krijohet nga nje regjizor italian, por eshte anglisht. Me shume se kurre ndihet miksi i botes moderne mes Parisit dhe Amerikes, nga dora e nje regjizori italian.

Ashtu sic mund te pritet filmi nuk kuptohet dot nga te gjithe, prandaj mund te vere ne siklet shume njerez. Por ne vetvete eshte nje himn i ndjenjave dhe erotizmit te pashkruar, dominuar nga nje Eva Green qe le pa fjale (me e mire se tek Casino Royale).

Me stilin dhe skenaret qe zgjedh Bertolucci eshte ne kontrast me regjizore te tjere, me shume nga te gjithe Pupi Avati. Ky i fundit eshte teper tradicional dhe fetar per te bere filma te ketij lloji (dhe niveli). Nisma per te krijuar nje film te tille kerkon kurajo dhe kinemane e bukur e bejne regjizoret kurajoze, qe kane per te treguar dicka me shume se njerezit kane degjuar deri dje.



Nje fragment:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 06:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2008 17:12
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il vigile (1960)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ilvigile.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 44 herė.

Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Ugo Guerra, Rodolfo Sonego
Aktore: Alberto Sordi, Vittorio De Sica

Ne nje familje te vogel burri jeton pa pune bashke me gruan, djalin dhe te atin. Por ai nuk eshte aspak i pergjegjshem ne krijimin e kushteve normale te familjes. Me se shumti jeton me endrren e berjes dikushi dhe refuzon punet e krahut. Deshira e tij me e madhe eshte te behet polic, gje qe do i jape dinjitetin dhe respektin me ane te uniformes. Okazioni paraqitet rastesisht dhe me ndihmen e kryetarit (te korruptuar) te bashkise behet polic trafiku. Endrra e tij, aplikimi i pushtetit, behet me ne fund realitet, por nje tip i tille nuk i pershtatet tolerances dhe mos-tolerances qe duhen ne raste te vecanta. Ai alternon sjelljet nga falja e gjobave per VIP-at tek persekutimi direkt i kryetarit te bashkise (pasi ky i kerkon te jete intolerant). Keto situata fillojne te mbushin filmin me skece gazmore, ku asnje personazh nuk eshte i mire ose i keq. Ne fakt filmi perqendrohet te sjelle aspektin komik te secilit, por e ben kete duke dhene leksione te forta mbi politiken dhe stereotipet e shoqerise.

Paralelizmi me Shqiperine eshte evident edhe sot. Personazhe si ky polici ka ne shume dikastere te shtetit shqiptar. Pertej deshires per tu pasuruar ka njerez qe kane thjesht deshiren te kene pushtet, te behen drejtore, police apo thjesht bodyguard te rendesishem.

Shikimi i filmit eshte i kollajte dhe historia terheq cdo shikues. Edhe njehere rastesia historike e boomit kinematografik ka sjelle nje film te bukur, qe sot edhe po te mundohen se bejne dot kaq te rrjedhshem dhe njekohesisht kuptimplote.

Kuriozitete:


  • Ideja e filmit lind nga nje fakt i vertete. Nje polic ndalon nje kuestor me te cilin kapet gojarisht dhe ceshtja perfundon ne gjykate. Ngjarja pati jehone neper gazeta.
  • Alberto sordi luan rolin e policit te trafikut edhe ne nje film tjeter (Guardia, guardia scelta, brigadiere e maresciallo) dhe ne fakt personazhet e krijuara prej tij duket sikur pershkojne te gjithe filmat. Ne fakt edhe tek ky film (Il Vigile) Sordi flet ne ca pjese me theksin amerikan, qe kujton "Un americano a Roma".
  • Prodhimtaria e Sordit ne te njejtin vit shenon dhe 3 filma te tjere (Gastone, Carmen dhe Tutti a casa). Sot nuk ka thuajse asnje aktor te beje 4 filma ne nje vit ne Itali.



Veshja polic per here te pare:


Dita e punes fillon familjarisht tek kryqezimi:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 06:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2008 14:09
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il mattatore (1960)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re mattatore.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 41 herė.

Regjia: Dino Risi
Skenari: Age-Scarpelli, Ettore Scola
Aktore: Vittorio Gassman, Peppino De Filippo

Gerardo (Vittorio Gassman) eshte nje aktor teatri i pasuksesshem per publikun, por shume i zoti ne nderrimin e personazheve. Ai jeton me shuma te vogla parash qe fiton gjate spektakleve dhe frekuenton ambjentet popullore ku dominojne dembelet dhe hileqaret. Nje dite i kerkojne te sillet si bolonjez gjate nje mashtrimi qe i bejne nje industriali milanez. Por shoket e lene ne balte dhe Gerardon e fusin ne burg. Aty ai tregon aftesite e veta teatrale per te argetuar "publikun" dhe disa prej mashtruesve te regjur e kuptojne menjehere vleren e tij ne boten e hileve. Keshtu pas dy muajsh burg ai del, dhe fillon mashtrimet fillimisht per te fituar nje bilete treni, dhe me pas sepse nuk i reziston dot lekeve te shumta qe fiton. Gerardo behet hajduti me i madh i Italise dhe vlerat qe nuk ja njohen si aktor i thjeshte teatri ja njohen me pas ne boten e mashtrimit ekonomik.

Filmi eshte nje karamele e vertete qe befason shikuesin nga fillimi deri ne fund me zhvillime te papritura. Regjizori (i cili vdiq pak muaj me pare) ka krijuar skena te shpejta dhe montazh dinamik gje qe ben edhe sot shikuesin modern te mbetet para ekranit. Skenari eshte shume i perpunuar dhe i zgjuar (e pritshme po te lexohen emrat e mjeshterve me siper), por thuhet se ka marre shume pjese nga nje komedi teatrale e vitit 1956, "I tromboni".

Ky film ka pak material online dhe nuk duket shume i njohur. Mendoj se eshte disi i nenvleresuar per meritat qe mbart. Vetem dy vjet me vone del nje film tjeter i ngjashem, Totoruffa '62, i cili trajton te njejten teme. Te dy jane filma qe shikohen dhe sot me kenaqesi, por "Il mattatore" njihet me pak nga publiku.


  • "Mattatore" quhet ne gjergun teatral aktori i pare, ai qe terheq vemendjen e publikut. Eshte term qe ka lindur ne fillim te shekullit 19, kur teatri filloi te spostohej nga teater masiv aktoresh ne teatrin e aktorit kryesor. Dhe eshte pikerisht lidhja e shumefishte teatrale qe ben kete film nje parodi te vetvetes. Ne fakt Vittorio Gassman vjen pikerisht nga teatri dhe, ashtu si personazhi qe interpreton, suksesin e tij e pati duke bere filma (pra teater me hile...). Personazhi i shkon per shtat ne menyre perfekte. Ai behet i admirueshem me ndryshimet e menjehershme dhe aftesine per te ndare punen (dmth mashtrimet) nga jeta mondane qe ben me parate e fituara (qenien zotni).
  • "Il Mattatore" quhet edhe programi televiziv qe Gassman krijoi ne 1959 duke i paraprire filmit. Ishte suksesi i filmit "I soliti ignoti" (1958) qe terhoqi vemendjen RAI-t. Mattatore u krijua si show serial, te cilin Gassman e mbushi me skecet e veta duke e bere shume te suksesshem seri pas serie.




Nje nga mashtrimet:

(Vini re si ndryshon dialektin ne fund dhe shpeton nga gjoba. Imagjinoni qe mund ta beje secili fare mire me ndonje dialekt shqiptar dhe te beje policin per vete.)

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 06:34

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2009 10:49
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Io so che tu sai che io so (1982)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re iosochetusai2.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 38 herė.

Regjia: Alberto Sordi
Skenari: Alberto Sordi, Rdolfo Sonego
Aktore: Alberto Sordi, Monica Vitti

Ne jeten e nje familjes Bonetti ndodh shpesh te kete zenka dhe sherre. Dy partneret nuk gjehen me njeri tjetrin dhe raportet e tyre seksuale jane rralluar. Nderkaq vajza adoleshente flet me te atin ftohte dhe me rrokje. E cfare ka per te zbuluar ne nje familje e tille? Burri (Fabio Bonetti) mendon asgje, por pergjimet aksidentale te nje detektivi privat do ndryshojne raportet brenda familjes pergjithmone. Zbulohet keshtu qe vajza e tij nuk eshte aq naive sa duket, ndersa gruaja po kalon periudha te veshtira qe gati-gati e çojne te ndahet nga burri. Por zbulohen edhe shume evente te tjera qe duhen pare gjate filmit. Fabio Bonetti zbulon mbi te gjitha se sjellja e tij e deridjeshme eshte harbute dhe kjo vjen nga mendimi se familja eshte ajo qe eshte, e patjetersueshme. Keto ngjarje do hapin dyert me te fshehta qe (ne shume familje) nuk thuhen dhe do perplasin imazhin e kristalte me realitetin e perditshem. Ne gjithe kete histori komshinjte e tyre jane metafora e asaj qe mund ti ndodhte vertet nje familje ne keto kushte. Eshte pikerisht burri i komshies qe ka kerkuar pergjimet dhe jane te ngjashme historite e dy cifteve.

Nga ana artistike filmi s'ka ndonje vlere. Fotografia eshte e dobet dhe skenat disi te zgjatura e pa fantazi. Por kjo eshte normale ne gjithe filmat e Sordit. Atij i intereson te tregoje historine dhe jo te krijoje dicka te pelqyeshme per syrin. Dhe ne qellimin e vet ja arrin shume mire. Eshte fakt per tu vleresuar mungesa e tragjedise dhe drames qe do pershkonte filmin po te ishte prodhuar ne Shqiperi. Edhe njehere kinematografia italiane di te tregoje histori te medha pa u qurravitur dhe me nje kthjelltesi qe i le hapesire shikuesit te mendoje vete.

Ashtu si shume filma te krijuar nga Sordi, ky eshte nje tjeter krijim social, ku nga fillimi deri ne fund preket intimiteti dhe delikatesa e nje raporti. Eshte veshtire qe dikush mos te gjeje veten apo prindet ne ndonje aspekt filmik. Dhe eshte nje histori qe tregon sesi askush s'mund te jete i sigurte per ate qe e rrethon. Filmi stimulon te shikohet raporti me partnerin ndryshe dhe per kete ka nje karakter shume edukativ.
Filma te tille do ishin te rendesishem per edukimin e te gjithe brezave ne Shqiperi. Ndodh shpesh, ne fakt, qe raportet familjare te bien ne nje monotoni qe nuk tundet kurre, sidomos pas marteses. Dhe ndodh qe familjet te vazhdojne nje raport te semure per hir te "sigurise" se qenies bashke. Ky film eshte reminishenca e nje eventi te forte qe do bente pjesetaret te mendohen.

Cifti Sordi-Vitti ka bere disa filma te bukur (me i njohuri "Amore mio aiutami", 1969, prape me regji te Sordit). Monica ne kete film eshte e admirueshme dhe aftesia e saj akteruese perkrah zhdervjelltesise se Alberto Sordit tregon nje pjekuri te vecante artistike.


I vetmi fragment qe gjendet ne Youtube (diku nga fillimi i filmit):

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 06:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2009 13:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il vedovo (1959)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ilvedovo.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 30 herė.

Regjia: Dino Risi
Skenari: Rodolfo Sonego, Fabio Carpi, Dino Risi
Aktore: Alberto Sordi, Franca Valeri


Alberto Nardi (Alberto Sordi) eshte martuar me nje afariste (Franca Valeri), e cila eshte pasururuar fale nuhatjes qe ka per biznesin. Burri eshte nje sharlatan, nje maske siperfaqsore qe biznesin e shikon si loje per tu ndjere i pushtetshem dhe per tu mburur perballe te dashures. Tentativat e tij per te bere biznes perfundojne ne humbje te medha parash qe e zhysin ne borxhe. Dhe sa me shume ka borxhe aq me shume ben servilin para gruas se vet; dhe aq me shume gruaja e trajton si lecke duke i vene epitete fyese qe i shkojne per shtat mendjelehtesise se tij. Situata behet komike kur endrrat e burrit marrin jete gjate nje aksidenti hekurudhor, ku ai mendon se gruaja ka vdekur. Hidherimi i shtirur gati-gati nuk arrin te mbuloje lumturine e tij se po behet pasanik. Por sjellja fallco vihet ne krize kur merr vesh se gruaja nuk ishte ne trenin e aksidentuar. Atehere ai heq masken para bashkepunetoreve te vet dhe i fton te krijojne nje plan per ta vrare gruan qellimisht. Por ai mbetet nje sharlatan mes sharlataneve dhe se bashku me bashkepunetoret qe gjen krijon situata humoristike qe perfundojne ne gabime trashanike.

Pervec personazhit te Albertos, bejne per te qeshur bashkepunetoret e tij, te cilet, sapo marrin leket, humbasin te gjitha normat morale dhe e ndihmojne ne planin e vrasjes.

Eshte film i bukur dhe i thjeshte per t'u pare. Ngjarjet kane nje rrjedhe llogjike qe nuk e mundon spektatorin. Celesi i humorit eshte brenda akterimit te Sordit, i cili nuk eshte nje personazh i izoluar, por zedhenes i cinizmit qe zoteron njerezit e etur per leke. Dhe, perderisa te etur per leke jane te gjithe nga pak, nuk mund te vihen kufijte e perqeshjes tek nje personazh apo tjetri. Ata te gjithe krijojne karaktere te perbashket qe kulmojne tek komentator Nardi me fallsitetin e tij te ekzagjeruar dhe deshiren per te qene i pasur me cdo kusht.


Sjellja e komentator Nardit kur gruaja ka vdekur:

Modifikuar nga Fajtori datė 22/01/2009 ora 15:23

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2009 12:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Re: The Dreamers (2003)

Alucinant dhe shume i bukur!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2009 16:11
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Un americano a Roma (1954)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re americanoaroma.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 65 herė.

Regjia: Steno
Skenari: A. Sordi, Steno, L. Fulci, S. Continenza, E. Scola
Aktor: Alberto Sordi

Nando Meliconi eshte nje djalosh i dashuruar pas kultures amerikane. Ai ndjek filmat dhe imiton xhestet e tyre. Ne jeten e perditshme vishet me pantallona lekure, mban stema amerikane dhe interesohet per bejzbollin (??!). Por ai jeton ne Romen e varfer, ku njerezit jane italianet e borgatave te zhytur ne jeten e perditshme. Ne kete kontekst Meliconi nuk mund te jete aq i lidhur sa mendon me ameriken. Ai me se shumti imiton xheste dhe fjale anglisht, te cilat i perdor pa lidhje. Meliconi behet keshtu nje alien ne mes te Romes, nje karakter as italian dhe as amerikan. Ne delirin e tij autoret mbledhin kultin e amerikes se magjishme qe vazhdon deri ne ditet e sotme. Ndoshta per kete aresye filmi eshte nje mit i kinematografise italiane qe jeton dhe sot.

Personazhi i Meliconit shpiket nga vete Alberto Sordi gjate filmit "Un giorno in prettura", pasi regjizori i kerkon te beje ndonje skec per te mbushur filmin. Mirepo ai personazh u pelqye dhe autoret i dedikuan brenda vitit nje film me vete.

Tre jane shtyllat kryesore qe mund te mesohen nga ky film:
1. Se pari del skema antike e artit qe ekzagjeron sjelljet e njerezve qe jetojne ne realitet. Nando Meliconi, pra, nuk eshte nje personazh i shpikur, por nje karakter i vertete qe theksohet ne kontekst humoristik. Ne menyre te ngjashme Nini i Portokallise eshte i forti tipik shqiptar i viteve '90, jo thjesht nje personazh i rene nga qielli.
2. Se dyti, sarkazma e karaktereve te caktuar ka nje vlere jashtezakonisht edukative. Ashtu si italianet perqeshin adhuruesit e cmendur te amerikes kur shikojne Meliconin, ashtu shqiptaret perqeshin te fortet e lagjeve kur shikojne Ninin. Kjo ben qe kultura e nje populli te perparoje dhe zhvillohet duke lene menjane skemat e tejkaluara te sjelljes.
3. Se treti, vihet ne dyshim kulti i amerikes madheshtore, qe propagandohet nga budallenj qe nuk njohin realitetin. Behet keshtu domethenese skena e makaronave qe ne fillim Meliconi refuzon dhe pastaj ha me kenaqesi kur provon "kuzhinen" amerikane. Duhet thene se kulti i amerikes kapi dhe shqiptaret kur erdhi demokracia. Prej ketej shprehja "Duajeni Shqiperine si shqiptaret Ameriken". Tashme euforia e amerikes ka rene, por personazhet si Meliconi mund te gjenden akoma ne kujtimet e secilit (dhe padyshim te miat). Nga ana tjeter ka plot njerez qe mundohen te imitojne personazhet e filmave qe shikojne. Dhe shpesh keta dalin nga ambjentet e varferise dhe injorances, psh Toni Montana perdoret si pseudonim neper chatet shqiptare po aq sa imitohet me adhurim nga personazhet e filmit Gomorra.

Shprehje te fiksuara ne mendjen e publikut:
"Maccheroni, m'avete provocato e io vi distruggo".

Meliconi ne kinema: "Amazza che film"
http://www.youtube.com/watch?v=fJWnP2SAVCQ#t=6m30s

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 08/09/2009 ora 21:16

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2009 16:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.