Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

LAJMI ME I FUNDIT

Ilir Meta jep dorëheqjen nga postet e zv/Kryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise

Berisha pranon dorëheqjen e Metës: Postet i mbeten LSI-së





Fundi po i vjen Mafies Politike-Shqiptare


__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2011 17:04
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Lightbulb

-Mbi shprehjet e ndyra-vulgare te psikopatit Sali Berisha ne Parlament, drejtuar Opozites!


Pse PD nuk e mbrojti dot Berishën

-Nga Mero Baze-

Fotografia e seancës së ditës së hënë, mes të tjerash është dhe një fotografi origjinale për raportet mes Sali Berishës dhe partisë së tij. Çdo lider në botë, që i bie fati i keq të jetë në atë pozicion që ishte ai të hënën në mbrëmje para publikut shqiptar në sallën e Kuvendit, i llogarit mirë jo vetëm gjestet dhe fjalimet, por dhe raportet e tij me bashkëpunëtorët dhe shpërndarjen e peshës së përgjegjësisë së betejës tek të gjithë.

Por fotografia e asaj seance deshifronte qartë shkretëtirën dhe hipokrizinë që ai ka prodhuar me politikën e tij personale në PD.

Në momentin më të vështirë, më degradues për të, kur dhe fyerjet dhe sharjet i mbaruan, një SMS e familjes në celularin e Lulëzim Bashës mjaftoi që ai të ndërpriste të vjellat e tij kundër opozitës.

U qetësua befas, lejoi Bashën të komunikonte me Topallin dhe të mbyllej seanca. Ishte në të vërtet gjëja e duhur që duhet të bënte minuta më parë, por që askush nuk po guxonte t'ia thoshte.

Në krahun e tij të djathtë rrinte Genc Pollo, me dy duar para fytyrës për të mbuluar kënaqësinë që i prodhonte degradimi i armikut të tij të heshtur, tashmë shef i tij. Pak më tutje Genc Ruli që bënte grimasa pafajësie. Nga ana tjetër Ridvan Bode, që herë pas here ngrihej e dilte jashtë me fytyrën e tij të vrerosur, që dukej sikur ia parandjente zemra që kjo seancë po i shkurtonte ditët e pazareve.

Gjakftohtë dhe i palexueshëm rrinte Arben Imami, njeriu që ka marrë armët kundër tij. Nervoze ishte Majlinda Bregu për shkak të batutave erotike të disa djemve të opozitës, por dhe ajo nuk kish lidhje me fjalimin e Berishës, por me hallet e veta.

Ngjitur me Berishën rrinte Lulëzim Basha, i ngrirë, pa nerva dhe gjak, me sy të zgurdulluar përfund sallës, ku piskamat e plagosura të Ilir Metës ishin përgjigjet e vetme ndaj ashpërsimit të opozitës. Edhe pse vetëm 20 centimetra larg Sali Berishës, Basha nuk guxoi asnjëherë ta ndalte apo t'i bënte ndonjë gjest.

Vetëm kur Familja i nisi SMS që të ndalte çburrërimin e mëtejshëm të Sali Berishës, ai veproi menjëherë.
Të gjithë ne që i njohim këto 20 vjet ata personazhe e dimë mirë se çfarë mendojnë në ato momente. Përveç Jozefina Topallit që e ka të ndaluar të mendojë, por vetëm të ndjejë politikisht për Sali Berishën, të tjerët ishin të ftohtë akull në distancën e tyre me kryetarin.

Seanca e djeshme dëshmoi se Berisha po paguan çmimin e dhunimit të asaj partie mbi kurriz të vet. Qeveria e PD-së, e përbërë në tërësi nga njerëz të cilëve Berisha ka dashur t'u mbyllë gojën duke i bërë ministra, shihej qartë që në shumicë përçmonte atë që bënte kryeministri, por u shijonte, dhe vazhdon tu shijojë karrigia ku janë ulur, dhe heshtnin me cinizëm.

Grupi parlamentar i PD-së, në shumicë një bashkësi e tredhur politikisht dhe e qartë në besnikërinë e vet ndaj Berishës, nuk dinte si ta mbronte. Dikush tentonte të duartrokiste, pastaj shihte nga shoku në krah dhe pushonte.

Dikush tentonte të ngrihej në këmbë të imitonte të fortët e opozitës, pastaj dekurajohej dhe ulej. Dikush tentonte të qeshte me ato që thoshte Berisha, por kur dëgjonte ato që i thoshin deputetët e opozitës, ulej prapë në vend. Pafuqia e tyre reale qëndronte tek fakti se ata nuk e dinin çfarë mendonte Berisha atë çast.

Ata nuk dinin si ta ndihmonin kryetarin e tyre, i cili në një nga gjendjet më të rënda psiqike që ka qenë ndonjë herë para publikut shqiptar, po rrezikonte realisht pushtetin e tyre. Askush prej tyre nuk reagoi, së paku t'i shkonte pranë Berishës dhe t'i thoshte "Boll se na fundose!". Në atë moment njihen miqtë e mirë, politikanët e mirë dhe njerëzit e sinqertë.

Në atë sallë dje Berisha kishte në krah hipokritë dhe përballë eunukë. Të dy i bënë keq po njësoj: e lanë të dukej i marrë. Çdo parti tjetër e madhe nuk do të kishte shkuar deri këtu. Do dilte dikush t'i mbante dorën, dikush t'i ulte zërin e mikrofonit apo t'i thoshte në një nga tre pushimet: Boll! Nuk e bëri dot askush.

Disa u gëzuan, shumica u mërzitën, por të gjithë heshtën. Të vetmit që e duan vërtet edhe kryeministër, edhe normal, janë njerëzit e familjes së tij, të cilët u alarmuan. U ikin milionat nga duart. Dhe e ndalën. Dhe ai i dëgjoi ata me të cilët ndan pushtetin.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2011 10:42
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

IK Diktature me Diktatorin Sali Berisha

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re faqe%20e%20pare%20%2021%20janar.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 36 herė.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 10:48
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

SALI BERISHA-KANCER I SHQIPERISE

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2011 10:49
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shqiperia ne Kohen e Luftes 97'

Ja, ku e ka cuar Diktatori ATDHEUN tone!

Ketu dhe keshtu e ka cuar Shqiperine menyra udheheqese-diktatoriale e Kriminelit Sali Berisha, ne vllavrasje te popullit, ne shkaterrim total.

Po ky Kriminel, i hoqi te drejten per te jetuar DJE, tre njerzve te pafajshem, demostrues paqesor per te drejtat e tyre, per LIRINE e te jetuarit te Lire jo nen thundren e Diktatures!!!


__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2011 11:21
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Zabit Deda: "Shteti qė mė vrau vėllanė, tė mė presė tė premten"

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re nje%20prej%20protestuesve%20i%20cili%20ka%20humbur%20jeten.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 27 herė.

Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një nga tre personat që mbetën të vrarë të premten pasdite, akuzoi dje kreun e qeverisë për vrasjen e të vëllait. "Unë akuzoj shtetin për vrasjen e vëllait tim. Në çdo moment të organizohet dhe të ketë protestë unë do të jem atje dhe do të protestoj, sepse ky shtet ka vrarë vëllain tim.


Edhe sikur ai shtet që vrau vëllain tim, të më vrasë edhe mua. Jeta ime nuk ka më asnjë vlerë tashmë. Vëllai im kishte dalë për të protestuar paqësisht. Nuk po sulmonte asnjë institucion. Vetëm po protestonte për të kërkuar të drejtat e tij, të drejtat tona. Ato të të gjithëve".

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 09:36
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kabineti 'Berisha', i mbytur në skandale



Sali Berisha
Emri i tij dhe i djalit, është përmendur në përgjimet e Gërdecit, publikimi i të cilave u pasua nga vdekja e dyshimtë e dëshmitarit kryesor, denoncuesit Kosta Trebicka. Bilanci i shpërthimit ishte 26 jetë të humbura, 300 të plagosur dhe rreth 28 milionë euro dëme. Në 21 janar 2011 ishte në zyrë ndërkohë që forca të Gardës qëlluan në turmën e protestuesve anti-qeveritarë me pasojë 4 të vdekur dhe së paku 6 të plagosur. Begraundi i tij politik është traghik. Në vitin 1997 shteti i tij ra dhe nga kaosi Shqipëri pësoi dëme të pariparueshme, 4000 njerëz u vranë dhe ekonomia falimentoi. Në 14 shtator 1998 organizoi grusht shteti. Parlamenti i hoqi imunitetin në 18 shtator, por nuk u arrestua pas marrëveshjeve politike me kundërshtarët e tij.


Ilir Meta
Në nëntor 2010 ishte përgjegjësi kryesor për përmbytjen e pestë të Shkodrës dhe fshatrave përreth. Një video e marsit 2010 e implikon ndërkohë në një favorizim korrupsioni prej 700 mijë eurosh. Në 28 qershor "trafikoi" 80 mijë vota të majta për të prishur barazimin që doli nga kutitë e votimit dhe për të mbajtur në pushtet Sali Berishën.
Si kryeministër në vitet 1999-2001 është përgjegjës për privatizimet, ku asete dhe ndërmarrje të ekonomisë shtetërore u shitën fare lirë. Në dimrat 2000-2001 futi vendin në kolaps nga mosmenaxhimi i krizës energjetike,


Dritan Prifti
Në vitin 2002 ishte akuzuar nga ish-kryeministri Nano se ishte përfshirë në një aferë korruptive me importimin e energjisë elektrike, dosje që u mbyll nga prokuroria.
Si ministër i Energjetikës në dhjetor 2009 - janar 2010 ishte përgjegjësi kryesor për përmbytjen e parë në zonën e Nënshkodrës. Pas Zgjedhjeve të 2009-s, ishte i pari që deklaroi publikisht se mandati i tij i përkiste Sali Berishës, deklaratë e cila u pasua nga nënshkrimi i aleancës Berisha-Meta për një qeveri, që rezultoi më pas e goditur nga skandale të njëpasnjëshme korrupsioni.


Lulzim Basha
I akuzuar prej vitit 2007 për zhdukjen masive të fondeve të buxhetit të shtetit me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Rruga nga rreth 400 milionë dollarë mendohet të kushtojë tani katër herë më shumë, fonde që janë marrë nga buxheti i shtetit dhe në formë kredish bankare me interesa të lartë tregtarë. I shpëtoi gjykimit në saj të një loje me afatet dhe procedurat, ndërkohë që vjedhja ishte faktuar nga KLSH dhe Prokuroria.
Pas 21 janarit 2010 akuzohet se në postin e Ministrit të Brendëshëm ka qenë pjesë e urdhër-dhënësve të ushtarëve dhe oficerëve të Gardës së Republikës për të qëlluar mbi turmën e demonstruesve, duke vrarë katër dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.


Majlinda Bregu
E përfshirë në histori korruptive, duke shfrytëzuar postin shtetëror për të favorizuar familjarët për biznese me fondet publike dhe lidhje të të të afërmve të saj me një drejtues të lartë të Sacra Corona Unita (Itali), arrestuar në Vlorë pak muaj më parë. Sipas të dhënave Bregu kishte ndërhyrë për të përfituar për bashkëshortin dhe kunatin liccensa koncesionare për HEC-e vendore. Kunati i saj ishte bashkortak me Albino Prudentinon, mafiozin e ekstraduar tashmë në Itali, që akuzohet për trafik dhe kontrabandë. E përfshirë edhe në incidente ordinere, bashkë me të shoqin në ambjente private kundër deputetëve rivalë.


Arben Imami
Në mars 1997 ishte drejtues i komitetit të Shpëtimit në Sarandë, duke kërkuar rrëzimin e qeverisjes së Sali Berishës. Në tetor 2009 ishte në krye të grupit negociator për nënshkrimin e paktit Shqipëri-Greqi, që i falte vendit fqinj një hapësirë të madhe detare.
Mbrëmjen e 21 janarit 2011 bashkë me Sokol Olldashin, mjekun Sami Koceku dhe kreun e Ekzekutivit, Sali Berisha dha dëshmi të rreme në media, kur deklaroi se protestuesit ishin vrarë me armë të lehta, nga afër dhe pas veshit, ndërsa ekspertiza nxorri se ishin vrarë me armë automatike nga ato që përdor garda.


Genc Ruli
Ish-ministër i METE-s, aktualisht ministër i Bujqësisë, është përgjegjës për dhjetra leje koncesionare të dështuara në industri dhe energjetikë, apo në leje privatizimesh si ai i ish-Ekspozitës "Shqipëria Sot". Sipas dokumenteve të prokurorisë në korrik 2009 favorizoi një kompani që operonte në Bulqizë, duke i falur borxhet, me anë të një vendimi që suprimonte Kuvendin dhe Ministrinë e Financave.


Fatmir Mediu
Ish-ministër i Mbrojtjes, përgjegjësi kryesor bashkë me kryeministrin Berisha për hartimin e legjislacionit mbi demontimin e municioneve, që i hapi rrugë ndërtimit dhe operimit të Gërdecit. Dha dorëheqjen katër ditë pas tragjedisë së 15 marsit 2008, por iu shmang drejtësisë, duke përdorur imunitetin parlamentar. Si ministër i Ambjentit, ka përgjegjësinë ekzekutive për përgatitjen e ligjit të ri për plehrat, duke përgatitur legjislacionin dhe kushtet për importimin e tyre.

-Shekulli, 14.02.2011-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2011 09:25
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

20 shkurt 1991 - 20 shkurt 2011



* * *

Berisha rikthen "ditën e urrejtjes kundër opozitës"

-Mero Baze, 20/02/2011-

Dy muaj më parë shtypi botoi disa foto shumë familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, me fëmijët e Enver Hoxhës. Fotot tregonin stinë të ndryshme shëtitjesh, pasi njëra ishte shëtitje me varkë në liqen dhe tjetra në një dhomë dimri me oxhak. Fotot nuk kanë nevojë për koment, dhe vetë Berisha u kufizua në komente pas botimit të tyre. Ai thjesht shpjegoi se djali i Enver Hoxhës dhe nusja e tij me të cilën ai ka pasur dhe ka miqësi, janë mbështetës të PD-së. (?!!!)



Edhe pse është qesharak si arsyetim, jemi të detyruar ta marrim si të mirëqenë, si të vetmin shpjegim zyrtar që ka dhënë për ato foto, por nuk duam ta vëmë në pozitë të vështirë dhe ta pyesim sot nëse i ka ftuar miqtë e tij të vjetër në mitingun festiv që do të mbajë, meqë ata i konsideroj si mbështetës të PD-së ?

Ajo që është e frikshme dhe regresive në antimitingun e sotëm të pushtetit, është se Dita simbol e rrëzimit të monumentit të një diktatori, po përdoret si një "Ditë urrejtje" kundër opozitës njësoj si në Libi, apo Iran. 20 vjet pas rrëzimit të një monumenti të diktatorit komunist, Shqipëria është në rrugë për të rrëzuar Monumentin e Korrupsionit, simbol i të cilit është Sali Berisha.

Njësoj si në vitin 1991, dhe tmerrësisht njësoj si në vendet e botës arabe këto muaj, Sali Berisha po imiton diktatorët në ikje dhe ne vdekje, në të gjitha detajet. Ai po vret për të ndalur protestat, po organizon ditët e urrejtjes kundër opozitës dhe po fyen gjakun e të vrarëve për drejtësi nga dritaret poshtë zyrës së tij. Ai po jeton njësoj si diktatorët paranojën e vrasjes së tij, eliminimin fizik me armë apo helm, dhe mbi të gjitha po dërrmohet nga ideja se ai mund të shkoj dhe para drejtësisë. I plakur në fytyrë nga tensionet, me buzë të plasur dhe të pashëruar prej disa muajsh, me një retorikë paranojake për armiqtë që e rrethojnë, ai është bërë sot më shumë se kushdo tjetër personazhi i medias botërore, që e citojnë për diktator plak, apo që e rendisin në mes të atyre udhëheqësve politikë në botë që po ikin nga betejat kundër diktaturave të korrupsionit. I rrënuar nga kjo klimë, ai po përdor ditën simbol të triumfit të opozitës në Shqipëri, për të mbjellë urrejtje kundër opozitës duke ngjallur një frymë të frikshme anti-demokratike në këtë vend.

20 vite pas rrëzimit të Monumentit të Enver Hoxhës, ne kemi një qeveri që po investohet kundër protestave me armë në dorë dhe përfaqësues fiktivë të "Lëvizjes së Dhjetorit" që kërkojnë që historia të ndalet në vitin 1990 dhe të mos ketë më protesta dhe luftë për drejtësi në këtë vend. Njësoj si në logjikën e krerëve të nazizmit në Gjermani, që mendonin se liria u arrit kur erdhi në pushtet Hitleri, dhe Berisha dhe ndjekësit e tij mendojnë se betejat për liri mbyllen aty ku ata vijnë në pushtet dhe pas kësaj çdo gjë është e ndaluar.

20 vite pas rrëzimit të Monumentit të Enver Hoxhës, unë si gazetar jam më pak i lirë se në Shkurt të vitit 1991 për të shkruar, por jam më shumë i rrezikuar nga falangat e krimit se atëherë dhe intelektualët e vendit tim janë më të frikësuar se atëherë për të folur. Në ditën simbol të opozitës në këtë vend, ne po prodhojmë 20 vite më pas një ditë urrejtje për opozitën për arsyen e vetme se ajo rrezikon pushtetin e Diktaturës së Korrupsionit në vend dhe udhëheqësit të saj, Sali Berisha.

Kjo është arsyeja, që sot shumica e shqiptareve janë nervozë, pasi Diktatura e Korrupsionit, pasi u ka vjedh paret nga xhepat e tyre, pasi u ka vjedh pronat dhe dinjitetin, pasi u ka vjedh taksat dhe të ardhurat e tyre përmes ryshfeteve, tani po u vjedh dhe ditën kur ata duhet të protestojnë kundër kësaj tiranie të re për të shembur Murin e Korrupsionit.

20 vite pas rënies së Perdes së hekurt, mbarë bota po tronditet nga shembja e mureve të tiranive të korruptuara, të cilat nuk kanë më asnjë lidhje me ideologjitë. Mubaraku nuk ishte as i majtë as i djathtë, por një diaktor hajdut, Ben Ali nuk ishte as i majtë as i djathtë por diktator hajdut. Një i tillë është dhe Sali Berisha. Ndaj ai sot është njeriu më pak i gëzuar realisht në shesh. Atij nuk i shijon koncerti, atij i shijon frikësimi i opozitës dhe zhdukja e saj. Por ai bën një gabim fatal në llogaritë me historinë. Ai duhet ta linte pa bërë pis 20 Shkurtin për të qenë dita simbol e opozitës. Por nuk ka vend për t'u shqetësuar. Jo shumë kohë më vonë, ne do të kemi përveç 20 Shkurtit dhe një datë tjetër, ku opozita e këtij vendi do të përkujtojë rënien e pushtetit të Sali Berishës.

Sot Sali Berisha nuk ka thirrur një koncert festiv për të përkujtuar atë që rrëzoi populli i Tiranës më 20 Shkurt 1991. Sot Sali Berisha po përpiqet t'i heq frikën vetes. Koncerti i tij festiv mbi një bulevard ku janë vrarë nga dora e tij katër qytetarë shqiptarë i ngjan dekretit të Ramiz Alisë në Shkurt të 1991 për mosprekjen e monumenteve.

Është e frikshme ta mendosh se për të rrëzuar bustin e diktatorit, nuk u derdh asnjë pikë gjak, edhe pse kish dekrete presidenciale që e mbronin, kurse për të protestuar para zyrës së Sali Berishës janë vrarë deri më sot katër qytetarë. Kjo është diferenca e tij e frikshme me ata që ikën nga pushteti më 20 shkurt 1991. Diktatorët mes të tjerash krahasohen dhe me gjakun që derdhin duke ikur.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2011 11:12
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Ai na do tė heshtur dhe tė lodhur...

Pas zgjedhjeve të 8 Majit, askush nuk mund të parashikonte se uikendi pasardhës do të kalonte duke numëruar vota dhe duke mbyllur shqiptarët në shtëpi para ekraneve duke parë një 'Big Brother' të shëmtuar të historisë së zgjedhjeve në Shqipëri.


Sali Berisha, i cili nuk pati shans të niste festën të dielën e 8 Majit në mbrëmje siç bën zakonisht, nuk pati shans ta bënte këtë as të hënë dhe të martë, pasi rezultatet në gjithë Shqipërinë ishin një katastrofë politike për të. Nga Saranda në Shkodër opozita fitoi bindshëm dhe beteja mbeti e përqendruar në Tiranë, ku udhëheqësi i opozitës po përpiqet t'i mbijetojë skemës shtetërore të një rezultati të prodhuar qysh para zgjedhjeve përmes makinerisë shtetërore.


Pikërisht këtu u shfaq karakteri i lig i Sali Berishës. I shokuar nga fitorja plebishitare e opozitës, ai u rikthye me një hakmarrje të qartë në kokën e vet. Nën dirigjimin e tij procesi i numërimit po i ngjan një procesi kafkian ku të gjithë bëjnë sikur duan diçka tjetër dhe bëjnë diçka tjetër.


I vendosur që Shqipëria të mos festojë humbjen e tij, ai po ia arrin t'i mbajë shqiptarët brenda në shtëpi, të tensionuar dhe lodhur më shumë se kurrë vetëm e vetëm që askush të mos gëzojë. Spiralja e rrezikshme në të cilin futi rezultatin në Tiranë përmes trupës shëtitëse që pushteti i ka përgatitur Bashës në Tiranë dhe degradimi i procesit të numërimit, janë shenja të qarta se ai do ta përdorë deri në fund fuqinë e tij që për këto zgjedhje të mos gëzohet askush.


Tani fitorja e Edi Ramës apo Lulëzim Bashës në Tiranë nuk është më çështje triumfi, por një çështje makthi që duhet të mbarojë për të lënë të qetë qytetarët dhe ata të dy. I humburi i madh i këtyre zgjedhjeve është Sali Berisha. Ai ka humbur kudo ku ka shkelur në Shqipëri dhe me lojën e tij prodhoi dhe një lider fallco në Tiranë për partinë e vet. Tashmë ai duket pak nga pak i panevojshëm në atë parti.


I fyer deri në gen nga fakti se këto zgjedhje nuk prodhuan asgjë të gëzueshme për të, ai shpikte dje nga sikleti statistika për tu dukur fitues dhe arsye për tu dukur i lumtur me këtë proces. Në të vërtetë ai ngelet një njeri që i urren zgjedhjet dhe mbi të gjitha zgjedhjet që e nxjerrin nga historia.


20 vjet pas vendosjes së pluralizmit ky njeri vazhdon të mbetet armiku më i madh i zgjedhjeve në këtë vend. Ai nuk i pranon ato si një mekanizëm i cili mund ta çojë në shtëpi. Sa herë që tenton të bëjë diçka formale për të imituar zgjedhjet e lira, gjithmonë i prodhohet problem. Me kaq pak liri dhe ndershmëri që kishin këto zgjedhje, ai prodhoi në të vërtetë një fitore të opozitës dhe një lider fallco brenda PD-së, për të cilin do t'i duhen shumë shpjegime për ta shmangur nga drejtimi i partisë në ditët që vijnë.


I mllefosur me këto zgjedhje dhe sidomos me rezultatin e tyre, ai vendosi t'ua ngrijë shqiptarëve buzëqeshjen. Ka dy ditë që e bën këtë me një përkushtim personal. Ai nuk pranon dot se në këtë vend mund të festohet për humbjen e tij dhe mund të ketë zgjedhje që nuk i japin atij shansin të qeverisë. Ndaj pas gjithë kësaj maskarade është ai. Është ai që ka prodhuar fletët me një kompani që i prodhon posterat e partisë, ai që ka emëruar në KQZ një kompani që ka prodhuar spotet e tij, dhe sot me këta shërbëtorë po përpiqet të fusë vendin në luftë civile duke shpikur fletë të pavlefshme për shkak të cilësisë së shtypit dhe jo vullnetit të qytetarëve.


Ai po përpiqet ta zgjas këtë 'Big Brother' votimesh, që kur të mbarojë njerëzit të mos kenë asnjë shans të mendojnë se mund të festojnë. Ai i do ata të heshtur dhe të lodhur që këto zgjedhje të mos kenë fitues. Dhe e bën gjithçka se është humbësi më i qartë i 8 Majit brenda dhe jashtë partisë.


-Redaksia e "Shekulli"-t | 14/05/2011 |

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2011 10:58
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Përdhunimi i Ligjit

Nga Igli Totozani-

Dje duhej të ishte dita e ligjit në Shqipëri. Më saktë, prova e forcës së ligjit në këtë vend që një shpresë naive ende vazhdon ta quajë si një të tillë demokratik. Por që, në fakt, ka kohë që realiteti pulson një situatë tipike autoritariste, në të cilën shumica vendos mbi dhe për gjithçka, dhe përballë saj s’ka më asnjë strukturë që ta kontrollojë e aq më tepër ta ndalë.

Dje, dy deputetë të “nderuar” të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues së popullit, pa asnjë drojë, votuan përveçse për vete edhe për dy kolegë të tjerë, të cilët mungonin në sallën e seancave, kur votohej projektligji për regjistrimin e popullsisë. Ligji u votua dhe kështu edhe kjo çështje mund të quhet e mbyllur me “sukses”. A do të ankohet njeri? Po, u ankua një organizatë jo fitimprurëse dhe kaq. A do ta dëgjojë njeri, a do të merret ndonjë organ me të? Ndoshta! Ndoshta, Gjykata Kushtetuese… Ndoshta, por në fakt, edhe kjo ka pak mundësi të ndodhë.

Kjo, sepse një nga gjyqtarët e rinj, të sapozgjedhur me “pëlqimin” e Kuvendit, gjëja e parë që bëri kur mbërriti në kolltukun e gjyqtarit vendosi që organizatat e shoqërisë civile (precedent i pranuar më parë nga kjo gjykatë) nuk legjitimohen më si kërkues përpara këtij institucioni duke ngushtuar kështu bashkë me kategorinë e kërkuesve të legjitimuar para saj edhe një pjesë të pavarësisë së këtij institucioni.

Po qytetarët e etur për demokraci, si do të reagojnë, pasi një ligj në Kuvendin historik të Shqiptarëve votohet kështu, në këtë mënyrë? Ata do të mbeten “gojë hapur” para ekraneve të televizioneve tek do të shohin të çalltisur, dorën e një deputetit që, nën gazetë, afrohet lehtë-lehtë dhe shtyp butonin e kolegut që s’ndodhet në sallë.

Më pas, mezi ç’do të presin t’iu tregojnë shokëve të tyre, në orët e bukura të bareve, që sigurisht s’do ta besojnë dot deri sa ta shohin dhe vetë, me sytë e tyre. Nesër do të jetë harruar ndërkohë, në pritje të shtangies së radhës.

Nesër do të shtangen sërish, tek dëgjojnë një ministër të kësaj shumice ndërsa ligjëron i indinjuar: “Dua të shpreh se është për të ardhur keq me abuzimin që i është bërë këtij ligji, sidomos me këtë projektligj nga shumë persona publik, përfshirë dhe zyrtarëve faqezi që kanë dalë me votat tona përpara disa vitesh, përfshirë timen, që kërkojnë të na përbaltin”.

Por edhe më fort akoma teksa i njëjti ministër nuk do ta përmbajë marazin ndaj nënkryetarit të KLD-së për shkak të “besëprerjes” së tij ndaj kësaj shumice që e ka votuar: “Spahiu ka detyrime ndaj kësaj mazhorance që e ka ndihmuar dhe nuk mund të dalë kundër PD-së”.

Zhgënjimi duhet të jetë aq i madh sa e bën ministrin tonë të harrojë një element të thjesht në dukje, por që në thelb është kolona vertebrale e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, pra pavarësinë e gjyqësorit. Nënkryetari i KLD-së është në fakt, një nga figurat kryesore të organit garant të kësaj pavarësie dhe si i tillë, nëse ka diçka që i kërkohet dhe i shpërblehet me taksat e djersës së këtij mileti të rraskapitur është pikërisht që të jetë e sillet si “besëthyer” ndaj çdo shumice në këtë vend. Ndryshe…

…Ndryshe, ndodh ajo çka ndodhi vetëm disa orë më vonë në Kolegjin Zgjedhor, kur pa as më të voglin dyshim, iu vu vula, një prej shkeljeve më të rënda, më flagrante dhe më transparente të ligjit realizuar ndonjëherë në vendin e Shqiponjave
. Por edhe më qesharake në të njëjtën kohë kur sheh gjyqtarë që pranojnë prova nga njëra anë dhe nga ana tjetër shpallin paligjshmëri të kërkesës për “kalim afati”. (!)

Ligji e ka humbur betejën në Shqipëri. Kaq është shumë vetëm për një ditë të vetme edhe për vende që s’kanë mundur të krijojnë një shtet të vërtetë e jo më një demokraci. Ai e ka humbur betejën me vullnetin e kësaj shumice. Ky vullnet, po ecën i palëkundur drejt horizontesh të cilët, askush si ne shqiptarët i njohu dhe provoi gjatë gjithë historisë së tij.

Ai po realizon pa asnjë mëdyshje dhe pa asnjë drojë gjithçka që dëshiron dhe përballë tij, institucionet e pavarura janë shndërruar në disa noterë të rëndomtë që me vulë në dorë veç vulosin, pa guxuar as të hedhin sytë mbi vendimet e tyre. Dhe kur garancitë s’kryejnë dot më funksionet e tyre, ligji kthehet në një letër pa vlerë dhe nenet e tij veç në disa terma dhe fjali abstrakte, që recitohen gjithë nënqeshje në këtë teatër absurd, të cilin nuk e di se kush i pari, pati mungesën e njohjes dhe moralit për ta quajtur demokraci.

Ndërsa përreth, si në një amfiteatër dramash antike, një turmë e madhe “qytetarësh” vazhdon të mbetet spektatore, me gojë hapur dhe sy të zgurdulluar teksa papritmas, një nga aktorët nxjerr pistoletën dhe në vend që të qëllojë mbi kundërshtarin e tij, ua drejton atyre dhe qëllon.

Teksa ata vazhdojnë e vazhdojnë prej shekujsh të trallisur të jetojnë këtë shfaqe tmerri, duke shpresuar ndoshta nën zë, se s’është gjë tjetër veçse teatër dhe jo jeta e tyre e vërtetë.

Paç fat Shqipëri!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2011 11:01
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.