Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > a ka tradhetar ndaj kombit sot shqiperia?
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Nuk mendoj se po bej sofizma, po ne rregull me gjej nje definim te qarte dhe bashkohor te tradhtise, tradhtarit ne kontekstin qe po e perdorim sot dhe hajde ta zberthejme.

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Kjo qe thua eshte thjesht sofizen
Tradhetari eshte tradhetar ngado qe ta zesh. Se fundi nje njeri mbeshtetet mbi disa principe ne jeten e tij personale dhe sociale. ja qe keshtu eshte ndertuar kjo jete.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2014 15:35
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Te flasesh per tradhetare ne 2013 eshte me shume se absurde.
Tradhtar ndaj kombit shqiptar quhet ai qe punon nen rrogoz ose edhe hapur kundra interesave jetike te ketij kombi. Ne ndryshim me perkufizimin tradhtar ne kohen e monizmit politik ku tradhtar mund te ishte kushdo e kudo ne çdo rrethane sot tradhtar i kombit quhet kundershtari politik, sidomos kur ai eshte ne pushtet, vetem se sot eshte loje fjalesh dhe mundesi e arte per te bere njerezit per vete.
Tradhtare ne ajer nuk ka. Nese ka ata duhet ti drejtohen drejtesise dhe ajo gjykon e vendos. Ne nje kohe kur te pakten per 23 vjet me rradhe ndiqet e njejta praktike dhe shenjat jane te vazhdojme me keto praktika zor se do te gjesh tradhtare, por vetem te denuar politik dhe azilante politik. Tipik eshte shembulli i gjeneralit qe fitoi azil politik ne amerike.
Imagjino qe sot ne 2013 akoma kemi azilkerkues politik.
Ne aspektin me te thjeshte tradhtare jane edhe te gjithe ata persona qe lene shtetesine shqiptare. Mesa lexova neper gazeta nuk ishin pak.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2014 19:41
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Cfare ndryshimi ka mes atij qe punon nen rrogoz dhe hapur kundër interesave te kombit duke perfituar pasuri apo pleng, atij qe punon nen rrogoz dhe hapur kunder interesave shqiptare dhe sperfiton as pasuri dhe as pleng dhe atij qe punon nen rrogoz per pasuri e per pleng pa e ditur qe po punon kunder interesave kombetare?


Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Tradhtar ndaj kombit shqiptar quhet ai qe punon nen rrogoz ose edhe hapur kundra interesave jetike te ketij kombi. Ne ndryshim me perkufizimin tradhtar ne kohen e monizmit politik ku tradhtar mund te ishte kushdo e kudo ne çdo rrethane sot tradhtar i kombit quhet kundershtari politik, sidomos kur ai eshte ne pushtet, vetem se sot eshte loje fjalesh dhe mundesi e arte per te bere njerezit per vete.
Tradhtare ne ajer nuk ka. Nese ka ata duhet ti drejtohen drejtesise dhe ajo gjykon e vendos. Ne nje kohe kur te pakten per 23 vjet me rradhe ndiqet e njejta praktike dhe shenjat jane te vazhdojme me keto praktika zor se do te gjesh tradhtare, por vetem te denuar politik dhe azilante politik. Tipik eshte shembulli i gjeneralit qe fitoi azil politik ne amerike.
Imagjino qe sot ne 2013 akoma kemi azilkerkues politik.
Ne aspektin me te thjeshte tradhtare jane edhe te gjithe ata persona qe lene shtetesine shqiptare. Mesa lexova neper gazeta nuk ishin pak.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2014 20:02
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Koncepti i tradhetise eshte i trajtueshem nga organet e drejtesise Gibbs.
Nes eato shqiptare devijojne, ka organe te tjera me tej. Pra eshte nje koncept qe diku mund te klasifikohet.
Nese jane ata qe fitojne ne kurriz te kombit tradhetare, kjo eshte nje forme e letrarizuar, te themi, e ketij koncepti.
Pyetja mund te shkrohet ndryshe: A eshte korrupsioni tradheti ndaj kombit?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2014 00:10
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Cfare ndryshimi ka mes atij qe punon nen rrogoz dhe hapur kundër interesave te kombit duke perfituar pasuri apo pleng,
Ne aspektin perfitues asgje. Vetem se ndryshojne ne karakter dhe menyren e te vepruarit.
Ndersa ne nivel demi qe shkaktojne, normal se ai qe punon fshehtas mund ose ben deme edhe me te medha, varet nga koha e veprimtarise.
Keta ja kane falur shpirtin djallit.



Citim:
Po citoj ato që tha atij qe punon nen rrogoz dhe hapur kunder interesave shqiptare dhe sperfiton as pasuri dhe as pleng [/B]
Ketu kemi te bejme me njerez qe jane velur nga kombi, urrejne ate dhe e bejne ate ne menyre personale, ne shenje hakmarrjeje ose ose dikush i ka genjyer.
Per keta fali o Zot se nuk dine se çfare bejne.



Citim:
Po citoj dhe atij qe punon nen rrogoz per pasuri e per pleng pa e ditur qe po punon kunder interesave kombetare?[/B]
Varet. Ne kete kontekst, te gjithe mund te punojme pa e ditur se bejme gabime te tilla.
Nese nuk kuptojme rendesine e fjaleve tona te atyre qe themi e shkruajme dhe padashje ngrejme nje perçarje te madhe kombetare.
Duke dashur ti bejme hyzmet ustait tone (punedhenesit) duke dashur te shohim ne pushtet ate qe admirojme, pa vrare mendjen aspak qe jemi gaca ne mashen e tjetrit. pa e kuptuar se çfare krizash prodhojme etj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2014 07:27
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Koncepti i tradhetise eshte i trajtueshem nga organet e drejtesise Gibbs.
Nes eato shqiptare devijojne, ka organe te tjera me tej. Pra eshte nje koncept qe diku mund te klasifikohet.
Nese jane ata qe fitojne ne kurriz te kombit tradhetare, kjo eshte nje forme e letrarizuar, te themi, e ketij koncepti.
Pyetja mund te shkrohet ndryshe: A eshte korrupsioni tradheti ndaj kombit?

Korruspioni eshte gangrena, metastaza e kombit. Te sherohesh nga kjo gangrene nuk mjaftojne, as fjalet e bukura e as reformat,por ligji dhe zbatimi i ligjit. Qe nga doktori, mjeku, polici , prokurori, gjykatesi, ministri etj.
Mirpo uzurpimi i pushtetit ku vet drejton, vet vjedh e vet percakton se kush eshte i korruptuar e kush duhet denuar nuk ka gjasa qe kjo lufte te fitohet, biles as ka nisur fare.
Nuk luftohet korrupsioni me peshq te medhenj apo te vegjel kur te gjithe jemi te korruptuar.
Nese dikush mendon se duke futur Salen ne burg sot apo Ramen neser jemi akoma ne nivelin e njerzve te indoktrinuar qe duam partine dhe jo ne nivelin minimal ne luften ndaj korrupsionit.
Plasi ne burg te gjithe qe kane abuzuar qe nga niveli lokal, sekuestroju pasurite se te duhen per ti mbajtur me buke ne burg dhe per te paguar policin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2014 07:40
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Koncepti i tradhetise eshte i trajtueshem nga organet e drejtesise Gibbs.
Nes eato shqiptare devijojne, ka organe te tjera me tej. Pra eshte nje koncept qe diku mund te klasifikohet.
Nese jane ata qe fitojne ne kurriz te kombit tradhetare, kjo eshte nje forme e letrarizuar, te themi, e ketij koncepti.
Pyetja mund te shkrohet ndryshe: A eshte korrupsioni tradheti ndaj kombit?


Nuk e di nese mund te jete, por besoj qe shume shpejt tradhtia sdo te jete me veper penale, qe ne momentin qe po shkohet drejt globalizimit

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2014 22:11
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Duke kujtuar ato artikujt e dikurshem te RipGips-it dhe krahasuar me keto te sotmit, mund te thuash: bravo! Evolucion i qarte intelektualo-konceptual! Do ti bashkohesha edhe une mendimeve te tij, duke thene, se ai ka sot rreth 80 perqind te drejte. Ka shume mundesi, -meqe gjithshka eshte ne ndryshim dhe evolim, pra gjithshka eshte relative-, RipGipsi ka pas 20-30 vjetesh 90 perqind te drejte.
Ka shume libra dhe filma neper bote, te cilet tregojne qarte falsitetin e patriotizmit tek shume njerez. Mua me kujtohet qarte nje film afganas i viteve te fundit, qe tregon falsitetin e religjiozitetit tek nje fetar, i cili se fundi martohet (merr per ta perdhunuar) nje vajze rreth 11-12 vjece. E njejta gje ndodh tek shume pseudo-patriote, te cilet bejne karriere dhe mbushin xhepat mire me hipokrizine e shitur ne miletin e pashkolle; keta jane dhe perdhunuesit me te pare te vendit te tyre.
Ne rastin e Shq., duke patur parasysh se ky vend (Shqiperia) eshte me se shumti edhe krijese e fuqive europiane dhe fqinjeve te tij, mund te zhvatesh sa me shume si zyrtar e te besh sa me pak per vendin, pa patur frike se mos e demton kete vend, sepse keto shtete rreth e rrotull jane te parat te interesuara per ekzistencen e Shqiperise.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2014 19:38
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Kete e lexova ne nje faqe ne Facebook!

Sali Berisha ka nisur luftën civile, frymëzues i atentateve me tritol, për të demotivuar Ministrinë e Brendshme si dhe për të destabilizuar vendin.

Rritja e intensitetit të atentateve me tritol, pikërisht pas përmbysjes së Sali Berishës nga pushteti dhe pas përjashtimit të kamikazëve të tij nga Policia e Shtetit, mbart shumë pikëpyetje, mistere politike dhe dilema. Reflekset e aksioneve të policisë në grabitjet spektakolare dhe vala e shpërthimeve të ditëve të fundit, i ka shtuar më tej dyshimet për një skenar me prapavijë politike, për të demotivuar Ministrinë e Brendshme si dhe për të destabilizuar vendin.

Mblidhen çdo ditë grupe-grupe në skutat e errëta, ndërsejnë zagarët e tyre në terren, në Facebook, në gazeta dhe në mediat e tyre elektronike, diskutojnë dhe marrin vendime se kujt do t’i venë tritolin, kë duhet të nxisin të bëjë vrasje, kujt duhet t’i thyejnë dhe bastisin shtëpitë, autoveturat, cilat banka dhe njësi tregtare duhet të vjedhin e grabisin etj, etj. Të gjitha me qëllimin e vetëm: të krijojnë “frymën” për të justifikuar rrëzimin e radhës të institucioneve të shtetit me qëllim që të rivijnë në pushtet përmes dhunës së rrugës, si dhe të “përligjin” tezën e vjetër dhe të re të qarqeve shoviniste serbo-greke për gjoja “paaftësinë e shqiptarëve për të ndërtuar shtet dhe institucione”! Përmes një plani të detajuar, që ekzekutohet çdo ditë prej segmenteve të caktuara brenda institucioneve të shtetit, por edhe prej të larguarve nga administrata publike dhe postet që u kishte dhënë Berisha kur ishte në qeverisje thjesht dhe vetëm se janë të aftë t’i binden atij si bashkëpunëtor në krim, kriminaliteti dhe kriminelët gjithfarësh janë bërë tepër të kualifikuar, sepse dinë t’i bëjnë dhe t’i mbulojnë gjurmët e krimit. Mjafton të lexosh me vëmendje procesverbalet e këqyrjes së vendeve të ngjarjeve dhe gjurmët që kanë lënë kriminelët atje ku kanë bërë krimet me natyrë terroriste dhe destabilizuese, për t’u bindur se ka një dorë të kualifikuar kriminale, ka nje inteligjencë për t’i mbuluar mirfilltazi të gjitha gjurmët e krimit. -Po akuzoni Sali Berishën si frymëzues i tritolit. Po akuzën për implikimin e shërbimeve dhe qarqeve të huaja, ku e bazoni? Sigurimi kombëtar shqiptar pas viteve 80’ të shekullit që lamë pas, e humbi luftën me UDB dhe KGB. Fituesit e kësaj lufte, posaçërisht UDB e Serbisë, i bënë “peshqesh” këtij vendi dhe këtij populli një “Kolerë” nga Viçidoli me emrin Sali Berisha, me të cilin ishin lidhur dhe punonin së paku qysh nga viti 1970. Janë publikuar shumë dëshmi që e vërtetojnë këtë fakt, por më e besueshmja, më e provuara dhe më e drejtpërdrejta është ajo e dëshmitarit okular, ish-shefit të sigurimit dhe ish-nënkryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës në ato vite. Dëshmi mbi dëshmitë janë analizat vit pas viti, hap pas hapi, veprim pas veprimi dhe krim pas krimi që Berisha ka kryer gjatë këtyre 23 vjetëve në emër dhe për llogari të Serbisë, kundër interesave kombëtare shqiptare. Kjo “Kolerë” nuk i lejoi proceset demokratike të rridhnin natyrshëm në lumin e vet të kulluar, sipas ligjësive të demokracive të përparuara në botë, por i deformoi ato me ndihmën e UDB të Serbisë, dhe për interesat e kamotshme të këtij vendi armik i përbetuar i shqiptarëve dhe territoreve të tyre. Kjo “Kolerë” dogji dhe shkatërroi vendin dhe pasuritë kombëtare, djersën, mundin dhe gjakun afro 50 vjeçar të shqiptarëve, e që vlerësohen në së paku 2000 (dymijë) miliard dollarë. Shkatërroi plotësisht ushtrinë dhe sigurinë kombëtare, çoi në zero ekonominë e vendit, bëri vrasjet politike të 2 prillit 1991, bëri burgosjet politike të opozitës në vitin 1993, “vrau” në mënyrën më makabër të mundshme qysh në embrion thelbin e demokracisë, sikurse janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo “Kolerë” shkatërroi shtetin dhe hodhi popullin në luftën civile të shkurt-marsit 1997, urdhëroi hapjen e të gjitha depove të armëve, për ta lënë kështu të hapur për jetë e mot “varrin” e krimit gjithfarësh dhe gjakmarrjes në këtë vend, me synimin e vetëm që shqiptarët të shfarosen për ditë e më shumë, deri në shuarje të tyre. Njolla e rëndë e turpit të grusht-shtetit të vitit 1998 ka si protagonist pikërisht këtë “Kolerë”, e cila na paraqiti para botës si popull dhe komb barbar e shpellar. Vrasja shtetërore e 26 personave në Gërdec, të cilët u bënë “mish për top” të korrupsionit të qeverisë së “kolerës” dhe familjes së tij, ka si protagonist po këtë “Kolerë”. Shitja e një pjesë të detit, si pjesë e sovranitetit kombëtar, vrasjet e 4 dëshmorëve të demokracisë dhe të fjalës së lirë të 21 janarit 2011, kanë si organizator, si frymëzues dhe si urdhërues po këtë “Kolerë” dhe ish-ministrin e tij të brendshëm Lulzim Basha, i cili tashme është drejtuesi “de jure” i opozitës, domosdo me rekomandimin dhe komandimin e së njëjtës dorë që na bëri peshqesh “Kolerën” e viteve 90’. “Kolera” mori goditjen vdekjeprurëse në 23 qershor 2013 prej sovranit popull.

Nga Avokat: Idajet Beqiri

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2014 19:55
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Strategia della tensione?

Kjo ngjan si "Strategia della tensione" ne Itali. Ka ndodhur ne vitet 70-80 me bomba te vendosura ne vende te ndryshme, me e famshmja ajo e stacionit te Bolognes. Kohe me vone Mafia sicliane ne fillim te viteve 90 perdori te njejten strategji. Ne dokumentat e fundit dhe proceset gjyqesore ka te dhena se ne vitet 70 ekstremistet e djathte te mbeshtetur nga Amerika jane munduar te mbajne larg te majten nga parlamenti, duke krijuar amulli dhe strategji tensioni. Ne vitet 90 bombat e Mafias jane pjese e asaj qe mendohet te kete qene tratative e fshehte mes qeverise, sherbimeve sekrete (qe tejkalojne kompetencat e shtetit dhe bejne manipulime madhore), dhe Mafias.

Nuk do ishte aspak per tu habitur qe bombat e diteve te fundit ne Shqiperi te vijne nga manipulime te parcaktuara politike, edhe pse ka spjegime me te thjeshta. Per shembull mund te ndodhe qe ne kushtet e krizes ekonomike, dhe me renien e pushtetit te Sales, biznesmenet qe hanin buke rehat dje sot te gjejne terren te veshtire, ose konkurrente te rinj te papelqyer, qe ne gjuhen e dhunes qe ka kultura shqiptare perkthehet kollaj ne zgjidhje me vrasje. Asgje nuk eshte e pamundur, as grupet e policeve dhe SHIKsave te Sales qe tani ne kushte krize mund vihen ne sherbim te klienteve me venie eksplozivi, ose mund te duan qellimisht destabilizimin qe te rikthejne ne pushtet njerezit qe i jepnin tendera.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2014 04:18
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > a ka tradhetar ndaj kombit sot shqiperia?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.