erzeni_be
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Lumi Zambeze
Bashkangjitje: chute-victoria.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 86 herė.
(Ujevara e Viktorias)
Zambeze, eshte nje lum ne Afriken e Jugut dhe ben pjese ne kater lumejt me te gjate te Afrikes, pas Nilit, Kongos dhe Nigerit.
Eshte i gjate 2.750 km, buron ne Zambi , me pas ben nje devijim te vogel ne Angola dhe rikthehet serish ne Zambi duke kaluar pergjate kufirit me Namibine, pastaj vazhdon ne Zimbabve, pershkon Mozambikun dhe derdhet ne Oqeanin Indian.
Shtrati i tij perbehet nga nje siperfaqe prej 1.33 milion km2.
Eshte nje lum me prurje modeste, shirat e nentorit dhe te marsit perbejne prurjet kryesore te tij.
Prurjet normale te lumit Zambeze jane 2000/3000 m3/s, por ne shkurt 1956 ato kane arritur 32.800 m3/s.
Vendi me spektakulare i lumit Zambeze eshte Ujevara e Viktorias, me e madhja ne bote, me nje gjeresi prej 1.700 m dhe lartesi 108 m, e cila ndodhet ndermjet Zambise e Zimbabvese.
Zambeze eshte pjeserisht i lundrueshem.
Tjeter karakteristike e lumit Zambeze, dhe kjo e aspektit ekonomik, eshte se mbi te jane ndertuar dy hidroçentrale te fuqishme, njeri ne Kariba qe ushqen Zambine dhe Zimbabvene, ndersa tjetri ne Kahora Basa ne Mozambike i cili ushqen Afriken e Jugut dhe Johanesburgun.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|