Indrit
I pandreqshem.
Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
3-Per sa dite i krijoi Allahu qiejt e token, per gjashte apo tete dite?
Vertete Zoti juaj eshte Allahu i cili i krijoi qiejt e token brenda gjashte ditesh, e pastaj u ngrit mbi Fron,Ai rregullon ceshtjen.Dhe nuk do te kete tek Ai ndermjetesues pervec nese lejon Ai,Ky pra eshte Allahu Zoti juaj, prandoj adhurojeni Ate, a nuk po merrni mesim?(Junus 3).
Nderkohe vargu i dyte thote:
Thuaj a ju jeni ata qe nuk i besoni Atij i cili e krijoi token per dy dite, dhe a ju i pershkruani Atij shok, duke qene Ai Zoti i gjithesise.
Ai qe ne te vuri kodra te forta,ia shtoi te mirat asaj dhe Brenda kater diteve i plotesoi te gjitha kushtet e jeteses ne te.Kjo eshte per ata qe pyesin
Me pas ju drejtua qiellit e ai ishte tym, atij edhe tokes i tha: binduni me deshire ose me dhune! Ato te dy thane;po bindemi me deshire
Dhe krijoi brenda dy diteve shtate qiej, dhe secilit qiell i caktoi ate qe i nevoitej,.
Qiellin me te aferm ne e stolisem me ndricues dhe e beme te mbrojtur, ky eshte caktim i te Plotfuqishmit e i te Gjithediturit. (fussilet 9-12).
Pergjigjie:
Qielli dhe toka jane krijuar per gjashte dite ashtu sic e tregon vargu i pare. Vertete Zoti juaj eshte Allahu i cili i krijoi qiejt e token brenda gjashte ditesh, e pastaj qendroi mbi Arsh,Ai rregullon ceshtjen.Dhe nuk do te kete tek Ai ndermjetesues pervec nese lejon Ai,Ky pra eshte Allahu Zoti juaj, prandoj adhurojeni Ate, a nuk po merrni mesim?(Junus 3)
Ndersa verseti i dyte qe ke sjelle nuk eshte gje tjeter pervecse shpjegim i versetit te pare, por valle si?
Fillimisht Allahu tregon se e ka krijuar token per dy dite. Dhe me pas permend kompletimin e krijimit te saj gje qe mori kohen e kater diteve. Po ta shikosh vargun thuhet i caktoi ne te te mirat, e persosi token dhe ne kete persosje perfshihet edhe dy diteshi i pare qe eshte permendur si krijim. Pra komplet krijimi i tokes zgjati per kater dite kjo deshmohet edhe nga fundi i ketij verseti:
Kjo eshte per ata qe pyesin
Pra nese ju pyesin per ditet e krijimit kjo eshte pergjigjia e sakte.
Po te jap edhe nje shembull paksa te rendomte me qellim qe ta bej sa me te kuptueshme per ty pergjigjien edhe per te tjeret qe se kane te qarte.
Ta zeme se Indriti vendosi te ndertoje nje shtepi dhe per kete gje Petriti eshte ne dijeni. Pasi takohen pas disa kohesh seminaristi e pyet Indritin: A e mbarove shtepine? Per sa kohe? Atehere nje pergjigjie mund te jete keshtu: Po e mbarova per nje muaj e gjysem (e zeme eee). Dhe per dy muaj e kompletova ate , dmth, vendosa instalimet, hidraulimet, mobiljet etj. Pra si mund te kuptohet kjo? Qe ndertimi i shtepise u realizua per tre muaj e gjysem? Jo aspak. Kjo kuptohet se ndertimi dhe kompletimi u bene ne dy muaj, pra ajo pergjigjia e pare : e mbarova per nje muaj e gjysem nuk mund te futet me ne dy mujoreshin e dyte.
E njejte eshte edhe puna apo shpjegimi i ketij verseti.
Pra edhe nje here shkurtimisht:ZOTO E KRIJOI TOKEN PER DY DITE, DHE BRENDA KATER DITEVE (DUKE FUTUR KETU EDHE DY TE PARAT) AI E BERI TOKEN TE PERSHTATSHME PER JETESE DHE I URDHERON :Nxirri miresite tuaja me deshire apo me dhune.
NDERSA VERSETI I TRETE KUR THUHET SE: Dhe krijoi brenda dy diteve shtate qiej, dhe secilit qiell i caktoi ate qe i nevoitej,.
Qiellin me te aferm ne e stolisem me ndricues dhe e beme te mbrojtur, ky eshte caktim i te Plotfuqishmit e i te Gjithediturit. (fussilet 9-12). BESOJ SE ESHTE MJAFT I QARTE E I KUPTUESHEM PER TE GJITHE PA PASUR NEVOJE PER NDONJE SHPJEGIM .
-----------------------------------------------------------------------------------
4- Qiejt dhe toka kane qene te ngjitur bashke apo jo?
A nuk e shikojne ato qe nuk besuan se qiejt dhe toka ishin te ngjitur dhe Ne i ndame ato, e ujin e beme baze jetese per cdo gjallese, a nuk besojne?(enbija 30)
Nderkohe vargu tjeter thote:
Me pas ju drejtua qielit e ai ishte tym, atij edhe tokes i tha: binduni me deshire ose me dhune! Ato te dy thane;po bindemi me deshire( fussilet 11).
Pergjigjia ime:
Per krijimin e gjithesise kane dale shume teori,shumica te papranueshme dhe aspak racjonale.
Dikush thote se:toka e qielli kane ekzistuar vetevetiu gje kjo qe nuk perputhet me llogjiken e shendoshe.
Teoria qe i afrohet me shume se vertetes eshte teoria qe mban emrin Big Beag e cila pohon se: Qielli dhe toka kane qene te bashkuar si nje lemsh tymi ne gjendje te gazte dhe me kalimin e koherave ata jane ndare.
A nuk te duket ty kjo teori mjaft e afert me Vargun kuranor: A nuk e shikojne ato qe nuk besuan se qiejt dhe toka ishin te ngjitur dhe Ne i ndame ato, e ujin e beme baze jetese per cdo gjallese, a nuk besojne?(enbija 30)
Pra edhe Zoti na thote se kane qene te ngjitura dikur dhe se Ai me fuqine dhe vullnetin e Tij i ka ndare.
Kurse persa i perket ajetit te dyte: Me pas ju drejtua qiellit e ai ishte tym, atij edhe tokes i tha: binduni me deshire ose me dhune! Ato te dy thane;po bindemi me deshire( fussilet 11).
Nuk ka ndonje gje te veshtire qe te kuptohet sepse nese qielli dhe toka ishin nje lemsh tymi ne gjendje te gazte e te bashkuar edhe pas ndarjes qielli ka qene lemsh tymi por i ndare nga toka dhe Allahu e e beri ate te pershtatshem per funksjonin e tij.
-----------------------------------------------------------------------------------
5-Kush u krijuan te paret qiejt apo toka?
Thuaj a ju jeni ata qe nuk i besoni Atij i cili e krijoi token per dy dite, dhe a ju i pershkruani Atij shok, duke qene Ai Zoti i gjithesise.
Ai qe ne te vuri kodra te forta,ia shtoi te mirat asaj dhe Brenda kater diteve i plotesoi te gjitha kushtet e jeteses ne te.Kjo eshte per ata qe pyesin
Me pas ju drejtua qiellit e ai ishte tym, atij edhe tokes i tha: binduni me deshire ose me dhune! Ato te dy thane;po bindemi me deshire
Dhe krijoi brenda dy diteve shtate qiej, dhe secilit qiell i caktoi ate qe i nevoitej,.
Qiellin me te aferm ne e stolisem me ndricues dhe e beme te mbrojtur, ky eshte caktim i te plotfuqishmit e i te Gjithediturit. (fussilet 9-12).
nderkohe diku tjeter thuhet:
A eshte me i veshtire krijimi juaj apo ai i qiellit ?
Ai ngriti kupen e tij dhe e persosi ate
Ja erresoi atij naten dhe I ndricoi diten
E token e sheshoi
Nxori nga ajo ujin dhe kullotat
Dhe malet i perforcoi (Naziate 27-33).
Pergjigjia ime:
Atehere ne pyetjen e mesiperme ti permend edhe kete varg: A nuk e shikojne ato qe nuk besuan se qiejt dhe toka ishin te ngjitur dhe Ne i ndame ato, e ujin e beme baze jetese per cdo gjallese, a nuk besojne?(enbija 30).
Pra ky ajet tregon se krijimi i qiejve dhe tokes eshte bere ne te njenjten kohe pra ne fillim jane krijuar bashkarisht e me pas ka ndodhur ndarja qe shpjeguam me lart.
Por tani lind pyetja se si ti kuptojme ajetet e mesiperme pikerisht: Thuaj a ju jeni ata qe nuk i besoni Atij i cili e krijoi token per dy dite, dhe a ju i pershkruani Atij shok, duke qene Ai Zoti i gjithesise.
Ai qe ne te vuri kodra te forta,ia shtoi te mirat asaj dhe Brenda kater diteve i plotesoi te gjitha kushtet e jeteses ne te.Kjo eshte per ata qe pyesin
Me pas ju drejtua qiellit e ai ishte tym, atij edhe tokes i tha: binduni me deshire ose me dhune! Ato te dy thane;po bindemi me deshire
Dhe krijoi brenda dy diteve shtate qiej, dhe secilit qiell i caktoi ate qe i nevoitej,.
Qiellin me te aferm ne e stolisem me ndricues dhe e beme te mbrojtur, ky eshte caktim i te plotfuqishmit e i te Gjithediturit. (fussilet 9-12).
Atehere tek keto versete permendet me perpara krijimi i tokes dhe me pas Ai i qiellit. Po te nisesh nga gramatika e gjuhes arabe , pjesesa thumme qe perkthehet pastaj nuk e ka kuptimin me pas ne krijim por vetem ne renditje. Pra eshte llogjike se dikush do te permendet me perpara e dikush me pas. Ne kete rast toka eshte permendur perpara per shkak se ajo eshte si nje themel ndersa qielli si tavan per te dhe llogjikisht me perpara fillohet me themelin.
Ndersa vargu i dyte: A eshte me i veshtire krijimi juaj apo ai i qiellit ?
Ai ngriti kupen e tij dhe e persosi ate
Ja erresoi atij naten dhe i ndricoi diten
E token e sheshoi
Nuk eshte gje tjeter pervecse perforcimi i ajetit nje, dmth qe jane krijuar ne te njenjten kohe. Po atehere si shpjegohet rradhitja ketu? A nuk thote Allahu: Ai ngriti kupen e tij dhe e persosi ateJa erresoi atij naten dhe i ndricoi diten
E token e sheshoi
Pra fillimisht permendet ngritja e kupes se qiellit ndricimi dhe erresimi i dites e nates e ne fund permendet sheshimi i tokes E token e sheshoi
Atehere le te sqarojme pak se cdo te thote sheshim toke ne kete verset, se cili eshte kuptimi i sheshimit te tokes ketu?
Fjalet e mija jane te teperta pasi ne vazhdim Allahu thote: Nxori nga ajo ujin dhe kullotat
Dhe malet i perforcoi (Naziate 27-33).
Pra kuptimi i sheshimit te tokes na qenka nxjerrja prej saj e ujit , kullotave e shume miresive te saj dhe qe te veje ne toke malet qe kryejne funksjonin e mbajtjes se tokes.
Dhe nuk eshte kuptimi i krijimit te saj pas krijimit te qiejve.
Vertetim me i mire eshte ajeti i siperpermendur A nuk e shikojne ato qe nuk besuan se qiejt dhe toka ishin te ngjitur dhe Ne i ndame ato, e ujin e beme baze jetese per cdo gjallese, a nuk besojne?(enbija 30).
Pra qielli sebashku me token u krijuan ne te njenjten kohe.
U lodha tani por do te siell te tjera me vone.
Indrit
__________________
Duro, duro...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|