Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Topi:"Duart e pastra" edhe nė politikė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Topi:"Duart e pastra" edhe nė politikė

Presidenti i Republikës, Bamir Topi flet për situatën politike në vend, ndryshimet në qeveri dhe reformën në gjyqësor
Korrupsioni ishte kali i betejës së mazhorancës së sotme. Dy vjet më pas, a mendoni se mazhoranca ka dështuar në këtë betejë?

Unë sot kam një pozicion të ri. Nuk mund të diskutoj më si dikur, kur isha më i lirë për të diskutuar rreth zhvillimeve, por edhe për të mbajtur ndonjë qëndrim të caktuar ndaj kolegëve të mi në qeveri. Prandaj, do të tentoj të respektoj pozicionin e Presidentit të Shtetit dhe vlerësimeve të natyrës se ka më shumë apo më pak korrupsion, unë do t'i shmangem. Gjithsesi, ajo që unë kam shprehur, e kam shprehur jo vetëm si pozicion shtetëror, por edhe si qytetar, se fenomene korruptive në vendin tonë ka dhe të gjithë duhet të bëjmë përpjekje, duke filluar nga institucionet dhe individë me përgjegjësi, gjyqësori apo KLSH, që të jetë një lloj rrjeti që të gjithë së bashku të sikronizojnë veprimet e tyre. Nëse vjen nga mazhoranca apo nga elementë që janë në opozitë, por që kanë një të kaluar të lidhur me korrupsionin, unë mendoj se drejtësia duhet të veprojë, jo për t'ia lënë mekanizmit të harresës, pasi besoj se ky është momenti më i dhimbshëm, pasi harrohet shpejt. Nuk duhet lënë hapësirë për personat që janë të veshur me akuza për korrupsionin, ndoshta të pavërtetuara deri tani nga pikëpamja institucionale, për të vlerësuar të tjerët nëse janë të korruptuar apo jo. Pra, në parim, duhet që të veprohet në mënyrë sistematike ndaj korrupsionit. Pra, me pak fjalë, më shumë veprim institucional.Mendoni se duhet të ndërhyhet në qeveri edhe për të pasur ndryshime?

Unë nuk mund të futem në këtë linjë. Këtu pushtetet janë të ndara. Nuk më ka munguar asnjëherë kurajoja më parë, por tani kondicionohem nga pozicioni që kam, pasi të drejtën e ndryshimit të qeverisë e ka vetëm Kryeministri.

Reforma në drejtësi, si mendoni se duhet të ndryshojë në terma konkretë që të ketë një reformë të thellë?

KLD ka marrë një rol të ri, por jo për të suprimuar rolin e Parlamentit, dhe ka hapur debatin. Nëse dikush do të thotë se nuk jemi futur në terma konkretë, unë them se jemi futur në këto terma, por askush nuk ka të drejtë të thotë se KLD e mbylli reformën që në fillim. Pasi është hapur debati, që edhe atë ditë kanë dhënë mendime të frytshme, por edhe kjo etapë është vetëm një pjesë e asaj që shihet si një proces, ku në mënyrë të padiskutueshme do të ketë një bashkëpunim me institucionet e gjyqësorit dhe Parlamentin, që të dalin problemet dhe të merret një vendim politik për ratifikimin e mjaft ligjeve, që janë ligje që duhet të perfeksionohen dhe të harmonizohen me njëri-tjetrin.

Një nga temat, është që Prokuroria të jetë pjesë e ekzekutivit apo do të mbetet e pavarur siç është. Ju, do të përfshiheni në këtë debat?

Unë, sigurisht që nuk do të përfshihem në këtë debat. Përfshirja e drejtpërdrejtë e Presidentit duket sikur deformon subjektivisht debatin, por do të jem shumë i vëmendshëm ndaj këtij debati. Presidenti mund të mos përfshihet drejtpërdrejt, por ka hallkat, sigurisht, që do të jenë pjesë e këtij debati profesional.

Ka disa modele për drejtësinë. Cili është më i përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë?

Unë besoj se, nuk është momenti që të themi se po orientohemi nga ky model, sepse janë 17 vjet që kanë orientuar në njëfarë mënyre sistemin e drejtësisë ndaj një modeli të caktuar. Modelet janë të ndryshme në llojin e tyre dhe në vendet ku aplikohen janë të suksesshme. Mjafton që, modelin që ti kërkon të marrësh, duhet të jetë shumë serioz për ta respektuar dhe vetëm respekti të çon në sukses.

A mendoni se ka ardhur koha që në Shqipëri, pasi ndryshoi edhe Prokurori i Përgjithshëm, të kërkohet një operacion i tipit "duart e pastra" për të pastruar shoqërinë nga njerëzit e korruptuar dhe politikën shqiptare?

Sigurisht, jam absolutisht i këtij mendimi, që "duart e pastra" nuk duhet të jetë vetëm një slogan që përsëritet kohë pas kohe, por duhet të jenë veprime institucionale të koordinuara për ta merituar që u realizua një operacion. Jam shumë i motivuar që ta mbështes këtë operacion, për aq sa pozicioni i Presidentit më lejon.

Duart e pastra, të përdora edhe për klasën politike. Ju do ta nxisni këtë proces, çfarë mendoni?

Unë nuk mora në konsideratë kategoritë. Duart e pastra, është zbatimi i të gjitha kërkesave të një shteti ligjor për shtetin e të drejtës. Së paku, kjo është terminologjia që duhet t'i referohem në këtë pozicion që jam. Mjafton që të jesh në standardet e shtetit të së drejtës dhe këtu nënkuptohet edhe operacioni "duart e pastra". Çdo individ duhet të jetë i barabartë para drejtësisë dhe duhet të sillen si të barabartë para ligjit.

Keni diskutuar gjë me Prokuroren e re për këtë çështje, e keni nxitur?

Unë jam në një moment kur jo vetëm me Prokuroren e re, por edhe me personazhe të tjera të sistemit të drejtësisë, kemi diskutime pune dhe jo protokollare, pasi është vetë sistemi i tillë, që të bën të diskutosh për reformën që do të përfshijë institucionin e Prokurorisë. Në vijim të atij debati që u deformua edhe politikisht, të atij debati që sot e kemi tërësisht të qartë, siç është edhe kufizimi i mandatit të Kryeprokurorit, që është i domosdoshëm edhe për të gjithë gjyqtarët e kryegjyqtarët dhe për politikën. Ka nevojë që të qarkullojë uji dhe të mos bëhet kënetë. Pra, të ketë rrotacion dhe kjo sjell kompeticion e përgjegjësi para ligjit.

A është gjetur kanali për të drenazhuar institucionin e Prokurorisë?

Unë përdora termin qarkullim ujërash dhe është shumë i përgjithshëm, dhe nuk ka të bëjë me Prokurorinë. Ai proces konsiderohet i ezauruar dhe i komentuar sipas përgjegjësisë që ka çdo institucion dhe i konsultuar me grupe ekspertësh të pavarura nga njëri-tjetri. Pra, janë bërë mjaft diskutime, që vërtetojnë që institucioni i prokurorisë ka qenë në shkelje edhe për ekstradime.

A mendoni se projektet tuaja do të mbeten në letër, kur opozita nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi dhe refuzon të bashkëpunojë...

Së pari, Presidenti i shtetit nuk është një pozicion privat dhe nuk janë ekskluzivitet i presidentit, por është një kërkesë që vjen në mënyrë permanente dhe Presidenti i shtetit, sigurisht që, nuk është zgjedhur me 140 votat, por me numrin e detyruar, më duket e tejkaluar. Qytetarët janë shumë të vëmendshëm dhe nëse konstatojnë se ka vetëm fjalë, atëherë gjykimi është shumë i shpejtë në zgjedhjet elektorale. Çdo individ që shpreh vullnet individual, është i detyruar që të lihet pas nga koha. Reforma do të bëhet sepse kushtëzohet edhe nga integrimi, dhe shkaktari që do të bëhet për integrimin e vendit do të ketë një faturë shumë të madhe. Unë jam i mendimit se partitë politike do të bashkëpunojnë. Çështja e modelit do të zgjidhet në Parlament.

A do të tentoni t'i rregulloni marrëdhëniet me shefin e opozitës?

Unë nuk kam probleme me asnjë. Ju e dini, që në arenën politike shqiptare ka çdo ditë debate politike dhe janë të mirëpritura, por kur vjen problemi tek çështjet për t'u ulur, ju e keni eksperiencën që janë zhvilluar shumë tryeza dhe shumë takime të tjera do të zhvillohen.

Pra, ju do ta ftoni sërish në tryezë zotin Rama?

Në mënyra absolute. Pasi është një komunikim jetik dhe janë vetëm paragjykime, dhe unë jam çdo ditë në komunikim me faktorët politikë dhe jam i prirur që të qëndroj në atë pozicion, për t'i futur palët në procese që japin produkte konkrete.

Përse nuk e dekretuat ish-presidentin Mejdani në krye të Akademisë së Shkencave?

Ky është një proces që është në vazhdim. Duhet të dini mirë që, Presidenti nuk ka asnjë lloj detyrimi në funksion të kohës. Pra, unë kam kohën e nevojshme për të parë të gjithë procesin si është realizuar. Edhe sot që ne po flasim, unë nuk mund të them asgjë nëse do të dekretohet apo jo. Unë kam pasur një bisedë të gjatë me një përfaqësi të Akademisë së Shkencave, edhe është pasqyruar, dhe mund t'iu siguroj se, diskutimi ka qenë konstruktiv dhe unë në këto diskutime nuk jam futur sot që jam President i vendit, por unë kam vite që jam marrë me problemet e Akademisë së Shkencave dhe ndodhem familjar sepse i kam takuar asaj bote dhe kam influencuar që për problemet e tyre unë të bëhem suport. Problemet e akademikëve kanë qenë nga të më ndryshmet, por besoj se ka pasur edhe një modifikim të qëndrimit për projektligjin, që ka ardhur si vazhdim i kësaj bisede edhe me zotin Kryeministër. Përsa i përket procedurës së zgjedhjes, është një procedurë që nuk mund të ezaurohet në këtë emision, por do të ketë një komunikim me publikun nëpërmjet shefit të kabinetit, zotit Xhaxhiu, që është Profesor Doktor.

Opozita interpreton se ky lidership po vë në kontroll institucionet, deri edhe Federatën e Futbollit. Mendoni se duhet të merret qeveria edhe me Federatën?

Më ke futur në një temë që kërkon disa orë. Është një temë shumë e dashur për mua, që nuk ka të bëjë me politikën. Kam qenë pjesa aktive e drejtimit në momente të caktuara dhe e njoh shumë mirë botën e futbollit. Ai që kundërshton se në futboll nuk ka pasur pazare, ose është naiv ose mund t'i vija një emër tjetër, po të mos isha në këtë studio. Bota e sportit nuk ka mbetur jashtë korrupsionit. Duhet mbajtur qëndrim dhe siç do të ndodhë në gjyqësor, duhet të ndodhë edhe në Federatë. Njerëzit që janë pjesë e administratës, nuk duhet të jenë pjesë e shoqërive të basteve, e pastaj dalim me problemin nëse duhet të merret qeveria. Që të mos marrë nota politike, ky debat duhet të bëhet nga njerëzit e sportit dhe nga ministria përkatëse, sepse ajo bën jo vetëm një suport për sportin, por edhe politika për sportin. Mendoj se është një çështje më e ndjeshme, që ka të bëjë me elementë të qenësishëm të identitetit kombëtar. Nuk duhet parë si debat politik.

Nëse vjen nga mazhoranca apo nga elementë që janë në opozitë, por që kanë një të kaluar të lidhur me korrupsionin, unë mendoj se drejtësia duhet të veprojë, jo për t'ia lënë mekanizmit të harresës, pasi besoj se ky është momenti më i dhimbshëm, pasi harrohet shpejt.

Problemet e akademikëve kanë qenë nga të më ndryshmet, por besoj se ka pasur edhe një modifikim të qëndrimit për projektligjin, që ka ardhur si vazhdim i kësaj bisede edhe me zotin Kryeministër.

Në mënyrë absolute. Pasi është një komunikim jetik dhe janë vetëm paragjykime, dhe unë jam çdo ditë në komunikim me faktorët politikë dhe jam i prirur që të qëndroj në atë pozicion, për t'i futur palët në procese që japin produkte konkrete...



__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2007 01:07
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Topi:"Duart e pastra" edhe nė politikė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.