Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shqipėria si Afrika, sėrish tė fundit nė rajon
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shqipėria si Afrika, sėrish tė fundit nė rajon

ACIT analizon raportin më të rëndësishëm për biznesin dhe aftësinë për të "mbijetuar" të biznesit

KONKURRENCA



Belortaja: Turizmi dhe shërbimet humbasin në konkurrencë, luhatje në zonën "nën zero"

Konkurrueshmëria përcaktohet si tërësia e institucioneve, politikave dhe nivelit të faktorëve të tjerë që përcaktojnë produktivitetin e një vendi. Produktiviteti i ekonomisë është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve të vendit. Një ekonomi që nuk është konkurruese tregon se qytetarët e saj janë të varfër.

Në vitin 2007 Bangladeshi, Benin, Kamboxhia dhe Nikaragua kanë rezultuar fqinjët e Shqipërisë nga kriteret ekonomike, ndërsa vendi ynë është renditur sërish i fundit në rajon.

Raporti më i rëndësishëm global që shkon në tryezën e çdo kompanie në botë, e ka renditur Shqipërinë në grupin e vendeve më të varfra të Afrikës dhe të Azisë. Raporti i Forumit Ekonomik Botëror, që është një nga vlerësimet e rëndësishme që përdoren edhe nga ana e shumë institucioneve ndërkombëtare dhe Bashkimit Europian, është analizuar gjatë ditës së djeshme nga ana e Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të ACIT, Selim Belortaja, shkaqet e kësaj situate janë të shumta dhe tregohen më së miri nga Tregtia e Jashtme e Zhbalancuar. "Vendi vazhdon që të ketë një bilanc te thellë negativ, ku importet janë 4 herë më të larta se eksportet dhe hapja e vendit mbetet e vogël, 30-40%",- tha Belortaja.

Raporti, konkurrenca përcakton mirëqenien

Konkurrueshmëria përcaktohet si tërësia e institucioneve, politikave dhe nivelit të faktorëve të tjerë që përcaktojnë produktivitetin e një vendi. Produktiviteti i ekonomisë është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve të vendit. Një ekonomi që nuk është konkurruese tregon se qytetarët e saj janë të varfër. Raporti i konvergjencës konvergjon më së miri edhe me raportin e të ardhurave që kanë vendet e ndryshme të nxjerrë nga "Eurostat" pak ditë më parë. Një vend që ka një tërësi institucionesh që nuk funksionojnë, me një nivel korrupsioni që na rendit të tretët në botë dhe me politika që vlerësohen si jo transparente dhe të mangëta, ofron për qytetarët e tij vetëm varfëri dhe papunësi.

Turizmi dhe shërbimet, humbasin tregun

Sipas ACIT edhe në sektorin e turizmit dhe atë të shërbimeve ka një humbje të ndjeshme në konkurrencë. Të ardhurat nga turizmi, në krahasim me shpenzimet kanë ardhur duke u ngushtuar, duke tentuar drejt një bilanci negativ. Ndërsa bilanci total i shërbimeve mbetet me një bilanc negativ në rritje. Ky bilanc llogaritet në rreth -140 milionë euro. Orientimi i theksuar i ekonomisë shqiptare drejt importit vazhdon të karakterizojë edhe këtë periudhë, duke rezultuar në thellim të mëtejshëm të deficitit tregtar. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria regjistroi deficitin tregtar më të lartë në vite, prej 1.5 miliardë eurosh ose 25 për qind më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Raportet e "zeza" në radhë për Shqipërinë

Sinjale shqetësuese vijnë, sipas ACIT, nga një sërë raportesh ndërkombëtare në vitin 2007. Këto raporte tregojnë se gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë për ekonominë shqiptare. Përsa i përket renditjes së vendit në Raportin e Turizmit, ACIT bën të ditur se, renditemi në vend të fundit në botë përsa i përket rregullave mjedisore. Nga ana tjetër në këtë raport, Shqipëria zë vendin e 122 përsa i përket infrastrukturës turistike. Në raport tjetër, sipas ACIT, që tregon problemet e mëdha që vënë në vështirësi ekonominë dhe sipërmarrjen është korrupsioni në nivele rekord që ka mbërthyer vendin. Në indeksin e perceptimit të korrupsionit, renditemi në vendet e fundit në botë.

Shqipëria e 2007, 11 vende më poshtë se në 2006

Shqipëria e vitit 2007 renditet në vend të 107 duke qenë 11 vende më poshtë në renditjen e Forumit Ekonomi Botëror, krahasuar me vitin 2006. Vendet që janë afër këtij klasifikimi futen në hartën e njohur të varfërisë botërore. Kjo rënie në këtë klasifikim e vendit nga viti 2006 në 2007 (11 vende më poshtë), ka ardhur jo për shkak të ecurisë më të shpejtë të vendeve të tjera, por të rënies në tregues të Shqipërisë. Kështu në vlerësimin me pikë të vendit që i korrespondon kësaj renditje, renditemi në vend të fundit përsa i përket novacionit (vendi 131), në vend të 124 përsa i përket infrastrukturës, në vend të 117 përsa i përket eficiencës së tregut, në vend të 114 përsa i përket treguesit të institucioneve, etj.

Box

Treguesit e Shqipërisë në renditjen e 131 vendeve

109

renditja në vitin 2007

98

renditja në vitin 2006

11

vende më poshtë në klasifikim

124

renditja për infrastrukturën

117

renditja në eficiencën e tregut




__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2007 01:13
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

keto te dhena i nxjerrin ti rezojn (vlerat)qeveris berisha ,mos i besoni se na merzitet doktori i semure dhe pastaj na mer lumi si ne 97en

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2007 03:44
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha back4ever
keto te dhena i nxjerrin ti rezojn (vlerat)qeveris berisha ,mos i besoni se na merzitet doktori i semure dhe pastaj na mer lumi si ne 97en



Pershendetje, back4ever,ckemi andej?


Nuk i karon akoma damllaja...pijanecit te ndyre!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2007 16:39
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shqipėria si Afrika, sėrish tė fundit nė rajon

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.