Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Trafikimi i femijeve
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Trafikimi i femijeve

Per gjendjen e mjerueshme shesin beben per 3 mije euro

Edison KuraniE Enjte, 24 Janar 2008
Koha Jone

Gjashte persona, mes tyre kater shqiptare dhe dy helene, jane pleksur ne trafik qeniesh njerezore duke shitur nje vajze 12-diteshe per tre mije euro (370 mije leke). Ngjarja eshte pikasur nga policia greke, e cila ka nisur nje investigim. Ai mori fund naten duke gdhire dita e djeshme, kur agjentet e krimit kunder personit te Nikeas, ne Greqi, vune ne pranga gjashte te dyshuarit. Qe te gjithe perballen paraprakisht me akuzen e trafikut te qenieve njerezore, me qellim perfitimi e kryer ne bashkepunim.

Gjithcka ka nisur te pakten nente muaj me pare, permes nje marreveshjeje paraprake mes nje cifti helen dhe nje gruaje te re shqiptare, emri i te ciles, per shkak te etikes, nuk behet publik, si dhe bashkeshortit te saj. Ne mes tyre kane hyre dy meshkuj, gjithashtu nga Shqiperia. Keta ne perpjekje per te nxjerre nje dore para, kane kryer pjesen e tyre te rolit ne shitblerjen e femijes se shtatzenes.

Policia thote se gjithcka eshte bere me pranimin e ciftit cigan shqiptar. Keta, te gjendur ne situate te mjerueshme ekonomike, kane pare si mundesi te vetme mbijetese, daljen ne drite te femijes se tyre dhe shitjen te cifti i 45-vjecareve helene qe prej vitesh nuk arrinin te sillnin ne jete nje femije. Ndaj kane hyre ne “negociata”, ku ne ndihme u kane ardhur dhe dy shqiptare te tjere. Ne fakt, e gjithe historia, degjeneron ne shumen prej tre mije eurosh, qe cifti grek, sipas marreveshjes, duhet t’i jepte atij shqiptar.

Gjithsesi, policia greke tha se po heton edhe shperblimin qe merrnin dy “sekseret” pas dorezimit te te vogles vetem 12-diteshe te cifti helen pa femije. Ne kete menyre, shkoi ne gjashte numri i te arrestuarve. Policia i kaloi dje prokurorise dosjen per ciftin shqiptar dhe ate grek, si dhe dy “ndihmesit”. Sot, paradite, pritet qe gjykata penale e Pireut te vendose per vleresimin e mases se sigurise ndaj te gjashteve.

Nderkohe, vajza e sapolindur, u shkeput nga gjiri i prinderve biologjike, por dhe atyre qe e blene dhe u dergua ne spitalin e femijeve. Kurse dje, u vendos qe e vogla te dergohet ne qendren e femijeve te braktisur te Pireut.

6 Persona akuzohen per trafik femijesh me qellim perfitimi

2 Emigrante shqiptare pranuan te shesin vajzen e tyre

1 Cift helen kerkoi te bleje vajzen pasi nuk lindte femije

3000 Euro ishte shuma qe mori cifti shqiptar per “dhurimin”

Precedente

Korca, “djepi” i shitblerjes se femijeve

Vitet e fundit kane evidentuar nje mori rastesh ne rajonin e Korces, ku disa dhjetera femije jane shitur ne Greqi per shuma te ndryshme ne euro. Per nje pjese te ketyre ngjarjeve, gjyqesori shqiptar ka dhene vendime me burgim deri ne 15 vjet. Per pjesen tjeter, as qe ka pasur hetime dhe ngritje akuze, pasi “pazaret” jane mbyllur mes qarkut trafikant shqiptaro-grek.

Gjergj Bedulla

U denua nga Gjykata e Rrethit te Korces me 10 vjet burg dhe nje gjobe kater milioneshe, Bedulla, 41 vjec, nga Korca, u denua nen akuzen e trafikimit te te miturve. Behej fjale per te pakten tre djem qe, sipas hetimit, u derguan ne Greqi per qellime fitimi. Sipas deshmive te vete femijeve, por dhe provave te grumbulluara gjate procesit hetimor djemte korcare shisnin kartepeceta dhe ikona neper semaforet e shtetit helen, ndersa shpeshhere kane rene pre e dhunes se trafikantit, i cili kerkonte qe ata te grumbullonin te ardhura te shumta gjate nje dite.

Cifti Kreka-Hoxha

Dy trafikantet e akuzuar te foshnjave, Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha, prej disa vitesh jane perballur me kalvarin e gjyqesorit shqiptar, duke qendruar ne burg, nen akuzen e trafikut te bebeve. Sipas policise, dy te arrestuarit pervecse ishin anetare te kryesore te nje rrjeti kane mundesuar edhe shitjen e tre femijeve te tyre, ndersa u eshte konfirmuar edhe shitja e dy femijeve te tjere. Ka qene denoncimi i 42-vjecares Donika Hajdini, e cila tha se eshte mashtruar nga cifti trafikant me 800 euro per shitjen e bebes se saj, ajo qe coi ne gracken e policise autoret e ketij rrjeti te trafikut.

Agron Myrtezai

I akuzuari nga fshati Cerrave i Korces, sipas policise vendase, ka shitur per shuma nga 45-50 mije leke te reja 4 vajzat e tij.

Vellezerit Xhambazi

Gjykata e Rrethit ne Korce denoi Fatos Xhambazin me 17 vjet heqje lirie dhe vellane e tij, Fradjavol Xhambazi, me 15 vjet heqje lirie nen akuzen e shfrytezimit te te miturve. Pas vendimit, Apeli i Korces e transferoi dosjen “Xhambazi” ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Vellezerit Xhambazi akuzohen se ne vitin 2002 kane derguar si lypes per qellime shfrytezimi, 12-vjecarin Nikolin N., i cili pas disa muajsh shfrytezimi eshte kapur nga policia greke dhe ne qershor te vitit 2002 eshte kthyer ne Shqiperi. Aktin e shfrytezimit te femijes se saj e ka denoncuar nene e te miturit.

Trafiku, emrat e 32 femijeve te zhdukur

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e te miturve shqiptare te zhdukur vitet e fundit, nga te gjitha rrethet e vendit. Lista ndodhet edhe prane zyres se Avokatit te Popullit. Nderkohe, ka kontakte te vazhdueshme me homologet greke per te gjetur gjurme te viktimave te trafikut. Policia nuk ka dhene ndonje informacion zyrtar per gjetjen e mundshme te ndonje prej te zhdukurve, nderkohe qe se fundi, lista eshte shtuar edhe me dhjetera te mitur te tjere te humbur.

Banda “Petalli”

Kater te pandehur iu nenshtruan shqyrtimit gjyqesor ne Tirane, te akuzuar per trafikimin e 60 femijeve. Sofije Kadriu, Besim Metani, Musa Sina dhe Sofokli Coko u arrestuan bujshem nen akuzen e “trafikimit te femijeve” dhe u derguan per gjykim nen akuzat e “krijimit te organizates kriminale”, “kryerje e krimeve nga organizata kriminale”, “falsifikimi i leternjoftimeve apo vizave”, “falsifikimi i formulareve”, “organizimi i kalimit te paligjshem te kufirit” dhe “mbajtje pa leje te municioneve luftarake”. Ata u cilesuan nga prokuroria si pjesa qe vepronte ne Shqiperi e bandes “Petalli”.
---------------------------------

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2008 23:30
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Trafikimi i femijeve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.