Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Baxhanaku i Padrinos kontrollonte c“fare hynte dhe c“fare dilte ne Gerdeci
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Baxhanaku i Padrinos kontrollonte c“fare hynte dhe c“fare dilte ne Gerdeci

marre nga Shekulli

"I njohuri me emrin Xhimi numëronte municionin"
Enj, 27 Mars 2008
Shekulli

+ - E-mail Print PDF
Komentet Komenti juaj






Dëshmia e Thëllëza Gjokës për njeriun që njihej si Xhimi e që rezultoi të ishte baxhanaku i Berishës



TIRANË- "Zoti më ka faluar jetën për së dyti". Thëllëza Gjoka, një ndër punëtoret e shumta të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec e përsërit shumë shpesh këtë fjali. Ka qenë pranë vatrës së zjarrit dhe sot e kësaj dite, beson se ka qenë mrekulli që mbeti gjallë. Nëna e katër fëmijëvetregon se flaka ka marrë nga dera kryesore e fabrikës dhe më pas gjithçka ka qenë një tmerr, ku çdokush ikte nga të mundte për të shpëtuar kokën. Por përveç tmerrit të 15 marsit, punës së vështirë dhe proceseve në fabrikë, vëmendjes së gruas rreth të 40-ave nuk i ka shpëtuar pa rënë në sy njeriu misterioz i fabrikës. E thërrisnin Xhimi, ndërkohë që çdo punëtor i thjeshtë e ka marrë si shtetas amerikan, duke qenë se firma e prezantoi veten si kompani amerikane. Kur ka mësuar se i ashtuquajturi Xhimi quhej Muharrem Hoxha dhe ishte baxhanaku i kryeministrit Sali Berisha, Thëllëza dhe punëtorët e tjerë nuk e kanë fshehur dot habinë. Ajo rrëfen për "Shekullin" sesi e ka njohur baxhanakun e Berishës dhe procesin e punës që ai bënte në fabrikën e Gërdecit.

Thëllëza, sa kohë kishit që punonit në fabrikën e Gërdecit?

Që kur është hapur fabrika, më 15 qershor deri më 19 nëntor. Pastaj kam rifilluar prapë punë, ku u hap fabrika tani në dimër.

Çfarë pune bënit ju aty?

Gjatë periudhës së parë, unë punoja tek fishekët. Vinin arkat të ngarkuara me makinat e ushtrisë. Burrat hapnin arkat e mëdha dhe ne duhet t'i paketonim në arka druri. Puna jonë ishte t'i pastronim, se ndodhte që ishin me letra apo edhe në krëhëra, varet si të ishte ngarkesa. I hiqnim që aty, i pastronim dhe i vendosnim në arka druri. Pastaj që aty, në sheshin ku punonim ne, ishte një grup tjetër që ingarkonte dhe i vendoste në magazinë. Për pesë muaj ne kemi bërëvetëm këtë punë, ndërkohë që nuk mbahet mend sa makina vinin në ditë.Normaishte 180 arka fishekësh në ditë. Rrallë herë qëllonte që e plotësonim normën, se puna ishte e vështirë. Arrinim të merrnim vetëm 700 lekë në ditë, por këtu tek ne ishte e vetmja mundësi për të punuar. E vetmja mundësi punësimi për ne ishte fabrika, që desh na hëngri kokën.

Po ku shkonin arkat me fishekë?

Ajo që dinim ne, ishte se futeshin brenda në magazinë. Aty ishte një makineri, e cila thuhej se çmontonte fishekët. Gëzhojat i hidhte veç dhe barutin veç.Pastaj i ngarkonim në thasë të mëdhenj.

Po pastaj si filluat punë?

Sapo u lidh kontrata, na morën prapë dhe ne filluam punë me çmontimin e predhave. Unë kisha emrin aty dhe më thirrën pas tre muajsh, ku u tha sefirma kishte lidhur një kontratë të re. Procesii punës ishte i vështirë dhe i rrezikshëm. Çdo arkë duhej hapur me kujdes dhe ne në fillim nxirrnim që aty diegoren që vendosej në një vend të sigurtë.Pastaj hiqnim barutin nga gëzhoja dhe pastaj predhën.

Duke qenë se je ndër punëtoret më të vjetra, a ke njohur ndonjë person që i thërrisninXhimi në fabrikë?

I kam dëgjuar emrin. Flitej shumë për të në fabrikë. Por unë nuk kam patur muhabet me të, se nuk vinte tek grupet e grave. Merrej me numërimin e arkave. Madje, fillimisht ne e morëm për amerikan, se kishte mjekër dhe vishej si ata. Ai nuk fliste me ne, vetëm vinte dhe shikonte arkat që shkarkoheshin nga makinat e ushtrisëdhekontrollonte të gjithë municionin.

Po në kohën kur punohej me fishekë, a e keni parë?

Edhe atëhere e kam parë në fabrikë, por se kush ishte, nuk e dinim. Nuk para komunikonte me ne. Bisedoi: L.Çela

Si e njihnin punëtorët e Gërdecit Muharrem Hoxhën. "Për një kohë të gjatë e dinim se Xhimi ishte amerikan"

Baxhanaku i Berishës, misteri

i mbikëqyrësit në fabrikë

Lindita Çela

TIRANË- E njihnin me emrin Xhimi. Madje, në fillim të punës së tij në Gërdec, shumëkush e ka marrë për të huaj. Fantazma e kompanisë amerikane kishte marrë dhenë në Gërdec dhe kjo atmosferë i shkonte për shtat staturës së burrit rreth të 50-ave. Pjesë e këtij identiteti "amerikan" duket se kanë qenë veshja, mjekra dhe nofka me të cilën thirrej, por edhe dallimi nga punëtorët e zonës në fabrikën e Gërdecit. Sipas të gjitha dëshmive, baxhanaku i kryeministrit Sali Berisha ishte ndër njerëzit më të besuar në kompaninë e Mihal Delijorgjit, por rrallë shihej të këmbente fjalë me punëtorët. Aq pak i njohur për identitetin e tij të vërtetë ishte Xhimi i fabrikës, saqë askujt prej atyre punëtorëve që rropateshin për bukën e gojës nuk u kishte shkuar ndërmend se punonin nën vëzhgimin e baxhanakut të kryeministrit Sali Berisha.

***

Sapo kalon shinat e trenit dhe merr rrugën drejt fshatit të rrënuar të Gërdecit, përballesh me kafenenëmë në zë të fshatit. Benzinata e vjetër,por edhe një pikë shumice aty pranë i kanë siguruar klientelë të mirë lokalit. Muharrem Hoxha alias Xhimi është parë shpesh të pijë kafe në njërën prej tavolinave, në pritje të kamionëve me municion. Kamarieri pohon për "Shekullin" se është çuditur kur ka dëgjuar se Xhimi, një ndër viktimat e para të tragjedisë së ndodhur në fshatin e tyre ishte baxhanaku i Berishës.E ndërsa njerëz dhe punëtorë të thjeshtë thonë se burri rreth të 50-avenjihej vetëm me nofkën e tij alla amerikane, punëtorë më të klasifikuar të fabrikës thonë se e dinin më parë që ai kishte lidhje me familjen e Berishës. Fillimisht e kanë dëgjuar si thashethem, por vonë e kanë besuar.„Xhimi kishte një rol kyç në fabrikë, aq sa shumëkush e ka marrë si mëkëmbës të firmës amerikane që thuhej se ishte pronarja",-thotë një tjetër ish-punëtor në fabrikën e Gërdecit. Sipas punëtorëve, Xhimi merrej me numërimin e arkave. Në „defteret" e tij shënohej çdo arkë që futej dhe dilte nga fabrika e Gërdecit. Sipas të gjitha dëshmive, Xhimi ishte një ndër punëtorët më të besuar të ndërmarrjes, por askush nuk di të thotë se për llogari të kujt i numëronte arkat viktima e tragjedisë më të rëndë, të ndodhur në vend.

***

Punëtorët të thonë se në kundërshtim me deklaratën e bërë nga kryeministri Berisha, baxhanaku i tijka patur një rol kyç në fabrikën e Gërdecit dhe nuk trajtohej si punëtorët e thjeshtë. Të tjerë punëtorë pohojnë se Muharrem Hoxha punonte për llogari të MEICO-s, ndërkohë që emri i tij nuk rezulton as nëlistat e punëtorëve të paguar prej Delijorgjit, e as në listat zyrtare të MEICO-s. Megjithëse ka punuar për njëkohë të gjatë në Gërdec, dëshmitarët thonë se ekanë parë edhe gjatë fazës së parë të punës, emri i tij nuk përmendet në asnjë dokument. Për herë të parë, emri i Muharrem Hoxhës u deklarua nga vetë kryeministri Berisha në listën e të vdekurve, vetëm pak orë pas tragjedisë, por ai nuk pohoi se personi që kishte humbur jetën nga shpërthimet, ishte baxhanaku i tij. Prej kohësh, motra e bashkëshortes së kryeministrit jetonte me të ndjerin, që sipas dëshmive kontrollonte të gjitha hyrjet dhe daljet e municioneve në fabrikë e Gërdecit. Të paktën, që nga nëntori i vitit të kaluar, Muharrem Hoxha ka patur të njëjtin pozicionnë fabrikën e firmës "Albademil" të Mihal Delijorgjit.Ndërsa kryeministri Berisha që prej ditës së tragjedisë ka deklaruar se nuk e dinte se ekzistonte fabrika ku punonte baxhanaku.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2008 09:49
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

sa emer te bukur i kishin gjet te mjerit (amerikan) :p gjynah se eshte dhe i larguar nga kjo dynja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2008 21:32
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Baxhanaku i Padrinos kontrollonte c“fare hynte dhe c“fare dilte ne Gerdeci

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.