Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shqiperia dhe dritat
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Do beje une ndonje'' dua''(lutje) qe shiun qe po mbyt veriune Anglise te vije ne malet e veriut te Shqiperise.Thatesira eshte e papare vellezer.Sot pashe pak parashikimin e kohes ne kontinentin tone.Sipas hartes sinoptike pritet qe shirat te kapin Italine Greqine dhe Bullgarine ndersa Shqiperine dhe Maqedoni Kosoven jo.Cfare po ndodh keshtu.Edhe zot nuk na do,sepse me 1967 i kthyem bythen.Duket se ai na i ka kthyer pergjithmone ne shqiptareve.Beldumi edhe ne kohen e dulles kemi patur probleme por askush nuk e hapte gojen.Jeni shume te rinje dhe nuk i mbani mend thatesirat e viteve 70-80 e me vone.Fabrikat kishin sepse punohej,por populli ka vuajtur krizat.Fshatrat kishin gjithsej 4 ore elektricitet ne dite ndersa qyteteve ju vinin ne oren 20:00 te degjonin helmin e propagandes e gjithe naten kur njerezit flinin.Ne mengjez nuk kish drita dhe une qe e kisha punen jashte Vlores bente vaki qe nuk shikoja ku ishin corapet e kepucet.Ato iken thuaj.Cfare eshte bere kete 1 dekade e gjysem?Kemi ngelur vetem me ato burime energjie te viteve 80,kur zhvillimi i vrullshem dhe hapja me boten na i ka rritur kerkesat per nje jete me te mire.Jane te pafaleshme keto situata.Ne nuk i duam per syte e bukur qeveritaret.Une do te bija dakord qe pozite opozite te diskutojne dhe te gjejne zgjidhjet me te mira.Takimi i Rames me presidentin me la nje pershtypje te mire.Pse nuk i gjejne rruget e bashkpunimit per te miren e vendit palacot.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2007 22:57
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Personalisht jam kunder ngritjes se hidrocentraleve te reja. Ato leke me mire ti prishim nje here e mire per te sjelle nje nafte/gas sjelles per te furnizuar ndonje TEC ketu.

Nuk mund te rrime gjithmone me koken nga qielli.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2007 23:49
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Re: Shqiperia dhe dritat

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Disa dite me pare pashe ne lajmet e nje TV shqiptar nje kronike per spitalin e Gramshit (nqs nuk gaboj) ku fikeshin dritat rreth 10 ore ne dite.
Filmimet neper korridoret e spitali ku njerezit dhe/ose pacientet leviznin me qirinj ne dore me shtine friken.
O Zot, jemi ne 2007. Paskemi qene te mallkuar.

Kriza energjetike që ka përfshirë gjithë vendin, ka tronditur dhjetëra biznese të fuqishme në rrethin e Gjirokastrës dhe kryesisht ato që janë të vendosura në komunën e Dropullit të Poshtëm. Të ndodhur përballë një situate të pazakontë e që po i çon drejt falimentimit të plotë, shumë biznese private po mbyllin aktivitetin e tyre. Ndërsa, është bërë normale hedhja në rrugë e punëtorëve që janë punësuar në firma të ndryshme. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, 20 biznesmenë të zonës së minoritetit, shumica e të cilëve ushtrojnë aktivitet në fshatin Derviçan, kanë dorëzuar në degën e Tatim-Taksave të Gjirokastrës licencat e tyre. Bëhet fjalë për firma që punojnë me lëndë inerte, përpunim guri, druri, mermeri apo aktivitete industriale. Përfaqësues të këtyre bizneseve kanë deklaruar se mungesa e energjisë elektrike është për ta një katastrofë e vërtetë dhe se do t’i rikthehen punës vetëm nëse qeveria aktuale merr masa të menjëhershme për zgjidhjen në kohë të këtij problemi. Ndërkohë, pritet që shembullin e biznesmenëve minoritarë të ndjekin dhe disa firma të tjera të njohura që operojnë në qytetin e Gjirokastrës.
MBYLLJA E
BIZNESEVE
Një javë më parë, përfaqësues të bizneseve të ndryshme në Gjirokastër bënë publike gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar nga kufizimet drastike të energjisë elektrike. Ata paralajmëruan se po shkojnë drejt falimentimit të plotë dhe se nga situata e krijuar do të detyrohen të mbyllin aktivitetet e tyre, çka do të thotë hedhja në rrugë të madhe e mijëra punëtorëve. Heshtja e pasuar nga qeveritarët, ka bërë që gjatë dy ditëve të fundit 20 biznesmenë nga më të fuqishmit në komunën e Dropullit të Poshtëm të dorëzojnë licencat e tyre tek dega e Tatim-Taksave. Në listën e bizneseve të mbyllura përfshihet një firmë e njohur e prodhimit të plastmaseve, një e përpunimit të mermerit, të prodhimit të lëndëve inerte, një firmë mobilierie e një tjetër e përpunimit të gurit në fshatin Derviçan të kësaj komune etj. Ndërkaq, pritet që të dorëzojnë licencat dhe dy firma ndërtimi të fuqishme që ushtrojnë aktivitet në qytetin e Gjirokastrës.
REAGIMI
Pronarë të aktiviteteve të ndryshme në komunën e Dropullit të Poshtëm dje janë shprehur për “Gazeta Shqiptare” se nuk kanë asnjë mundësi mbijetese, ndaj dorëzimi i licencave është veprimi më i drejtë për të shpëtuar fitimet e deritanishme. Në momentin që kanë dorëzuar licencat, biznesmenët kanë kërkuar që të mos shqetësohen më nga strukturat shtetërore, të cilat edhe në këto kushte nuk u kanë falur asnjë qindarkë nga detyrim financiar. “Do rihapim aktivitetet tona vetëm atëherë kur qeveria të na sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike”, kanë deklaruar biznesmenët. Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve, Thanas Nacopulli akuzon shtetin shqiptar, si aktorin kryesor në shkatërrimin e bizneseve në jug të vendit.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 20:26
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Kriza energjitike ka shkaktuar kaos edhe në qarkullimin e automjeteve. Dritat nuk ikin vetëm për banorët, por ata mungojnë për orë të tëra edhe tek semaforët duke i nxjerrë ata krejtësisht jashtë loje. Kryesisht gjatë orëve të mesditës, pothuajse asnjë perej semaforëve nuk funksionon, duke bërë që drejtuesit e automjeteve të vendosin vetë për rregullat e qarkullimit rrugor. Në këtë situatë, policia e Qarkullimit Rrugor ka shtuar numrin e uniformave që dalin nëpër kryeqëzimet më të rëndësishme për të vendosur pak rregull, por ky duket se është një mision i pamundur. Kjo pasi sinjalistika rrugore nuk fuksionon në asnjë cep të Tiranës, ndërkohë që është e pamundur të angazhosh çdo ditë kaq shumë forca. E në këtë situatë drejtuesit e automjeteve ngecin për orë të tëra në trafik, duke e pasur të pamundur të çajnë rrugën. Kështu pothuajse të gjitha segmentet rrugore janë të bllokuara, megjithëse një pjesë e mirë e administratës kanë marrë klejen dhe kanë ikur me pushime. Nuk i kanë shpëtuar këtij kaosi as rrugët dytësore, pasi drejtuesit e automjeteve, duke dashur të shmangin trafikun në rrugët kryesore, zgjdhin ata dytësoret, por që rezultojnë më problematike. Kështu më e rëndë situata paraqitet në kryqëzimin pranë Farmacisë nr.10, segmenti i Unazës nga Stacioni i Trenit e deri tek Brryli si dhe ai nga Zogu i Zi e deri tek kryqëzimi me urën “Vasil Shanto”. Gjithashtu Rruga e Dibrës është gjatë gjithë kohës e bllokuar. Problematike është qarkullimi i automjeteve edhe në rrugën që të çon në Porcelan, Rrugën e Kavajës dhe atë të Durrësit. Gjithashtu nuk i ka shpëtuar dot trafikut edhe rruga hyrëse për në kryeqytet, e cila bllokohet që nga Kthesa e Kamzës e deri tek Zogu i Zi. Po kaq problematike është situata edhe pranë shkollës Teknologjike si dhe qarkullimi në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”. Duket se e gjithë kjo situatë do të marrë fund vetëm kur të marrë fund kriza energjitike. Deri atëherë drejtuesit e automjeteve, bëjnë mirë që të minimizojnë në maksimum daljen me makina, ose të durojnë diellin përvëlues të korrikut në trafik.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 20:32
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Une mendoj qe kriza energjitike sa vjen e do thellohet. Kjo qe po shohim nuk eshte asgje me ate qe do jete ne vitet e ardhshme.
Kjo sepse qe te flloje te zgjidhet kriza duhet nje plan afatgjate, qe merr parasysh rritjen dhe kerkesat e popullates,amortizimin e rrjetit dhe me kryesorja burimet e energjise, qe duhen te jene te larmishme.

Dhe perpara se te planifikohet nje hidrocentral apo nje central qe shnderron energjine e eres psh ne energji elektrike, duhen ca studime te pakten disa vjecare qe japin tendencen e motit ne vend, dhe qe kalkulojne dhe tendencen e motit ne 30 vitet e ardhshme psh. Dhe te gjithe e dime se moti po ndryshon me shpejtesi me te madhe sa ishe parashikuar 40 vjet me pare nga shkencetaret.

Ka 17 vjet tranzicion apo pluralizem apo whatever dhe asnje lloj studimi i tille nuk eshte bere, dhe asnje lloj plani i shkruar e zeze ne te bardhe se cfare duhet bere qe te zgjidhet kjo ceshtje.

Per pasoje, me rritjen e thatesires, me rritjen e kerkesave per energji te popullsise shqiptare, me amortizimin e vazhdueshem te rrjetit elektrik qe eshte bere ne kohen e Enverit, me ngadalesine me te cilen behen punet teknike/konstruksionet ne Shqiperi dhe me mungese totale planifikimi per fillimin e zgjidhjes se problemit qofte dhe ne te ardhmen e afert, kriza do vije duke u thelluar.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 20:42
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Ana

Re re sa po me pelqen ky shkrimi yt moj Ana dhe un qe kujtosha se nuk kishe fare informacion nga Shqiperia?!!!!.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 21:20
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Por perse kjo qeveri nuk percakton nje fond nga buxheti qe te perdoret cdo vit per blerjen e enrgjise

               -------------,Ka plot shtete qe nuk prodhojn  enrgji dhe e blejne ate.-------------

Pse shteti yne nuk krijon mareveshje paraprake per blerjen e enrgjise ,te cilat te percaktojn edhe cmimin me te ulet edhe kushtet per raste krizash kur je ne gjendje krize nga HEC-et  per  te zgjidhur problemin dhe jo te kujtohen kur ngelen keq nga shirat .Kjo kriza energjitike tregon se keta nuk dijne te drejtojne,nuk dine te ndertojn nje strategji afatgjate dhe afatshkurter si te dalin nga kriza,me nje fjale jane te paafte.

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 22:26
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Nuk eshte planifikim afatgjate berja e nje kontrate blerje energjie afatgjate!

Kemi 17 vjet qe blejme energji pa mase! Ka me afatgjate se kaq?

Shumica e energjise duhet prodhuar ne vend, per pjesen tjeter negociohet cmimi i blerjes.

Sikur sot psh te ishte gati nje plan per transformimin rrenjesor te prodhimit/shperndarjes/ruajtjes se energjise ne Shqiperi ky plan do donte te pakten 15 vjet te zbatohej, ne kushte optimale, pra pas 15 vjetesh do fillonim te shihnim rezultatin e punes se bere. Fakti qe nuk egziston nje plan i tille afatgjate dhe qe as ne perspektiven e afert nuk duket te ndodhe do te thote qe ne jemi te
pakten 20-30 vjet mbrapa, ne mos me shume, pra nje pjese e forumisteve do plaken duke jetuar me qiri dhe duke u lare me uje me kanoce.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 22:33
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Por perse kjo qeveri nuk percakton nje fond nga buxheti qe te perdoret cdo vit per blerjen e enrgjise

               -------------Ka plot shtete qe nuk prodhojn  enrgji dhe e blejne ate.------------- 

Sepse energjia nuk sillet me vapore o Raimondo. Sillet nepermjet rrjetit elektrik te tensionit te larte dhe ky rrjet ka nje limit trasmetimi (sepse qe nga koha e Enverit nuk eshte investuar me per kete rrjet).

Nevojat e Shqiperise jane me te medha se sasia e energjise qe mund te importojme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 23:23
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Ana  
..... pra nje pjese e forumisteve do plaken duke jetuar me qiri dhe duke u lare me uje me kanoce.

Mos u qaj hallin forumisteve ti, ata kane blere te gjithe gjeneratore, dhe per te lare lahen me uje Bureto.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 23:25
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shqiperia dhe dritat

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.