Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ēameria martire
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ēameria martire

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re came35.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 60 herė.

BENSONHURST- BROOKLYN NY: Komuniteti çam në Amerikë me veprimtarë e aktivistë të njohur shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet etnike shqiptare, janë mbledhur këto ditë në tubime në tre qytete amerikane, të bregut lindor të oqeanit Atlantik në Boston , Nju Jork e Filadelfia. Ata u tubuan në përkujtim të 27 qershorit të viti ’44, datë kjo, kur shteti grek kreu spastrimin përfundimtar etnik në Çamëri. 27 Qershorin 1944, tek komuniteti çam dhe përfaqësuesit e tyre në SHBA-s, do të kujtohet në shenjë simbolike , në përkujtim të mijëra të vrarëve, 63 vite më parë. “Një fat edhe më të zi dhe dhimbje më të thellë kemi për 2900 të vrarët e 2400 të vdekurit nga uria gjatë dëbimit nga shtëpitë e tyre në Çamëri, pasi ata janë pa varre ku mund të vësh një lule a kurorë.” kumbon ngado zëri i këtyre çamëve. Me këto argumente kan nisur tubimin e tyre edhe në kolegjin amerikan Globe Institute- në Nju Jork, ku më shumë se 100 vetë kryesishtë ata me origjinë dhe prejardhje çame nga i gjithë vendi, të mbledhur, së bashku veprimtar e aktivistë të komunitetit kanë përkujtuar 27 qershorin e 63 viteve më parë, kur mbi popullsinë çame u ushtrua genocidi grek.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:19
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re came14.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 58 herė.

Shoqëria Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, me bazë në Boston -SHBA, me dekleratë dhe dega e Shoqatës politiko-atdhetare "Çamëria" në Nju Jork, me tubime janë bërë iniciuese të përkujtimoreve, për të mos harruar genocidin e ushtruar, përndjekjen dhe gjakosjen, që ka përjetuar popullsia çame në fundqershorin e vitit 1944. "Çamët" tash gjithmonë e më zëshëm po thonë fjalën e tyre se “ rruga e Shqipërisë për Europë kalon nga Shqipëria, por asaj i duhet shtuar edhe se rruga e Greqisë për dinjitet kombëtar, për të drejta ligjore dhe njerëzore në Europën e Bashkuar, kalon edhe nga Shqipëria e Çamëria, nga njohja dhe zgjidhja e problemit të trashëguar çam."

Sakaq, sipas dekleratës së Shoqërisë Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, me bazë në Boston -SHBA, dhe fjalëmbajtësve në tubiminet e Nju Jorkut, e të Filadelfias, është kërkuar kthimin në shtetin grek si shtetas grekë me kombësi shqiptare, pa ndryshim kufijsh në pronat e braktisura 63 vjet më parë, në respektim të plotë të shtetit, ligjit dhe shoqërisë greke. Ndërkohë, që është shprehur besimi se kjo do të ndodhë si rrjedhojë e mendimit të ri të politikës dhe bashkëjetesës europiane. Në këto tubime ashtu si dhe në Shqipëri ka vetëm një mesazh, "Për të kujtuar bashkësinë ndërkombtare, se çështja çame mbetet një plagë e hapur dhe zgjidhja e saj do t'i shërbejë forcimit të demokracisë në rajon, marrëdhënieve të miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë" . Në tubmin në kolegjin amerikan Globe Institute disa krijues e përshëndetën takimin, duke sjellë frymëzime poetike nga drama e Çamërisë, ndërsa një student-nga djalmeria çame, 16 vjeçari Skerdilajd Brahimaj u tha se shfaqi një vidio klip të përgatitur enkas me këngë, valle çame si edhe me një rikujtesë të historianit atdhetar z. Sherif Delvina, për Çamërinë.

Deklerata e Shoqërisë Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, me bazë në Boston -SHBA,

Në një kumtesë përkujtimore, lëshuar me rastin e 27 qershorit 1944- 63 vjetorit të përkujtimit të genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, Shoqëria Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, me bazë në Boston -SHBA, presidenti i saj Ahmet Giaffo, thotë se :"Në kujtim të viktimave të genocidit minoritetit Çamëria / Thesprotia, më 27 Qershor 1944, Shoqëria Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, bënë thirrje edhe një herë tek Qeveria greke e Karamanlisit, të punojë që të njohë dhe të mbrojë të drejtat e popullsisë Çame, e cila, forcërishtë dhe me dhunë qe përzënë nga vatani dhe shtëpitë e tyre, nga fashistët grekë dhe bandat e Napolon Zervas.

Kthimi në shtëpitë e tyre të refugjatëve Çamë, të cilët jetojnë jashtë Greqisë, do të jetë një akt i rëndësishëm human, i cili, nderon edhe vetë Greqinë, edhe popullin grek, me tradita të qëmotëshme demokratike. Ndër të tjera thuhet se :" Minoreteti Çamë i Greqisë, është më i harruari dhe më i neglizhuari në Europë. Europa e Bashkuar, e Shekullit të 21-të, nuk duhet të tolerojë më këtë fakt, të njërit prej grupeve etnike më të vjetra në këtë kontinet, të vazhdojë të diskrimonohet dhe t'i mohoen të drejtat e tyre të cilat janë të drejta fondamentale të njeriut, janë bërthama e indetitetit Europian dhe vlerat e saja demokratike.
Shoqëria Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria, me bazë në Boston -SHBA, i bënë thirrje me këtë rastë Komisionit Europian dhe të gjitha strukturave të tjera të Bashkimit Europian , Këshillit të Europës, Organizatës për Bashkëpunim e Sigurinë në Europë, të përfshijë sa më shpejtë që të jetë e mundur në axhendën e saj, një solucion rreth kësaj çështje të drejtë dhe të shpejtë për t'u zgjidhur, për të drejtat e minoritetit Çamë të Greqisë. Kjo shoqëri në fund thekson; se u bëjmë apel edhe të gjitha institucioneve fetare shqiptaro amerikane, pa përjashtuar këtu edhe të gjitha sektet, të përkujtojnë 27 Qershorin 1944- 63 vjetorin e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, me një lutje të përbashkët fetare për viktimat, me shpresë se edhe Bota në të ardhmen nuk do të shohë më spatrime të tilla etnike.
27 Qershorin 1944- 63 vjetorin e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, u përkujtua në Nju Jork dhe Filadelfia.
Në një aktivitet të përvitëshëm Çamët, në Nju Jork e Filadelfia, kanë përkujtuar 27 Qershorin 1944- 63 vjetorin e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë,. Vitet ikin , thonë çamtë e Amerikës, shumë njerëz që kanë qënë dëshmitarë okularë të vrasjeve e masakrave të tmershme të shovinistave greke, nderojnë jetën , por në asnjë mënyrë nuk mund të mos kujtohen ato viktima të pafajshme kryesisht pleq, fëmijë e gra që u vranë vetëm se ishiin shqiptarë në tokat e tyre mijëra vjeçare .
Pikërishtë, këtu në qendër të New Yorkut, në një sallë të kolegjit amerikan, Globe Institut u mblodhën më 23 Qershor afro 100 shqiptarë, pedagogë, studentë dhe verprimtarë shqiptarë nga troje të ndryshme si Z. Gani Peroolli, Albana Melyshi,, Ali Bedalli etj. Ata u mboldhën për të përkujtuar dhe njëkohësisht për të kërkuar nga Qeveria greke dhe ajo shqiptare, për t'i dhënë zgjidhjen e duhur këtij problemi aqë human- dënimin e masakruesave si edhe ridhënien e shtetësisë dhe të pasurive të mbi 200.000 shqiptarëve çamë kryesisht në Shqipëri, por edhe këtu në SHBA

Mbas fjales së hapjes nga veprimtari çam z. Cenko Brahimaj, një referat përmbledhës paraqiti z. Sali Bollati kryetari i degës së Shoqatës Çamëria në Nju Jork.

Sipas burimve nga ky tubim përkujtimorë, thuhet se Çamëria, është një krahinë shqiptare që nga lashtësia, atje është folur dhe flitet gjuha e pastër shqipe, që dhe i madhi Naim me të drejtë e ka quajtur “Gjuhë Perendie”. Emertimet e toponimet vendeve të kësaj krahine, janë thjeshtë shqip..Fshatra me emërin Ledhes-vendlidja e Pirros, Lopës, Dushkaras, Vreshtez, Shendjele, Sul ,Margelliç e shumë të tjera janë thjeshtë shqip. Atje kanë banuar në shekuj pranë njëri tjetrit shqiptarë me besim orthodoks dhe muslimane. Një historian i njohur grek S. Muselimi shkruan se në 1979, peshkopi i Çamërisë detyrohet të përkthejë në gjuhën shqipe, pjesë të Dhjatës së Re sepse besimtarët ortodoks nuk kuptonin meshën në greqisht. Po kështu shkruhet se në rregjistrimet zyrtare të 1910 - Çamëria banohej nga afro 90.000 banorë 90% e të cilëve ishin shqiptarë dhe se në të gjithë Çamërinë në këtë kohë flitej Shqip
Por, aneksimi i kësaj krahine shqiptare nga Greqia më 1912 - ka ndjekur si qëllim bizantin spastrimin e kësaj krahine nga shqiptarët për t'i krijuar asaj pretendimet shoviniste mesjetare bizantine për të aneksuar edhe Shqipërinë e Jugut.

Dhe më 27 Qershor 1944- këto pretendime filluan me vrasjet barbare, të më se 2900 njerëzve të pafajshëm. Mbas këtyre vrasjeve dhe torturave çnjerëzore u dëbuan me dhunë mbi 30.00 shqiptarë nga shtëpijat e tyre në trojet etnike. Një gjë duhet patur parasysh se e gjithë kjo u bë për të hapur shkolla greke në Korçë e Himarë, për të çvarrosur fëmijët dhe gra e pleq në Përmet e Këlcyrë, duke dalë me pretendime absurde të ashtuquajturit grek (megjithese në alfabetin grek nuk ka gërmë “B”) të Bollanos.

Pra, të drejtat e pa mohueshme të shqiptarëve të Çamërisë bien në kundërshtim të Janullatosit që në fakt nuk përfaqeson në asnjë mënyrë ortodoksinë shqiptare, por si një djall i vërtetë obskurantizmin bizantin shovinisto grek. Në këtë tubim pas fjalës së z. Bollati, një student-djalmeria çame, 16 vjeçari Skerdilajd Brahimaj shfaqi një vidio klip të përgatitur enkas me këngë, valle çame si edhe me një rikujtesë të historianit atdhetar z. Sherif Delvina, për Çamërinë. Ndërkaq, në një takim të mbajtur po me 24 qershor në Filadelfia, bashkë me përkujtimin të 27 Qershorit 1944- 63 vjetorin e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, çamërisë martire u pormovua edhe libri i shkrimtarit atdhetar z. Agim Shehu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:20
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re coloured_lithograph_a_page_of_veli_by_louis_dupre,date_created_1825.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 56 herė.

Helenizmi, frymëzuesi i nacionalizmit agresiv grek
Dr. Sulejman Abazi

Është vërtetuar që rastet e thyerjes apo të krisjes së ndërgjegjes kombëtare kanë mprehur vigjilencën kombëtare dhe prania e pasojave të tyre mbi arsyen historike mund të shkaktojë tronditje të reja më të rënda se më parë. “Strategjisë” greke e doktrinës për “Vorio Epirin” ka dështuar.

Çfarë kërkojnë segmentet shoviniste greke të përfaqësuara nga Dulet, Janullatosit, Bollanot&CO të cilët çirren për “Vorio-Epirin” dhe shprehin pretendimet territoriale kundër Shqipërisë? Po iu themi që në fillim, siç ua kemi thënë edhe më parë: Nuk ka “Vorio-Epir”, por ka Epir, i cili ka qenë, është dhe do të jetë histori dhe hapësirë etnike shqiptare. Politika dhe opinioni shkencor shqiptar këtë konstatim historik, ka ardhur koha ta thonë me zë të lartë në gjuhën shqipe.

Përballë një politike të hapur të mbarsur me nacionalizëm agresiv dhe imponuese në çdo rast, në qëndrimin grek gjallojnë çdo ditë e më shumë pretendimet absurde territoriale, të cilave tashmë u ka dalë boja. Qarqet shoviniste me megafonë të tipit Geixh, Dule, Bollano e një takëm “historianësh”, që guxojnë të dalin në ekranet shqiptare dhe të kërkojnë ballafaqim për gjenezën pellazge-epiriote-thesprote-shqiptare në misionin e tyre kanë dështuar. Sido që po ndodh, këto zullume politiko-ideologjike me prapavija reaksionare fetare, kurrsesi nuk do të kalojnë në heshtje, edhe kur politika zyrtare në shtetin shqiptar hesht dhe nuk zbaton ligjet kushtetuese të vendit.

Historinë nuk mund ta tjetërsojnë as Bollanot & CO, e as një takëm politikanësh shqiptarë, që janë tulatur përpara presioneve politike greke. Krahasimi me rastin e Kosovës, e bën këtë gjakprishur dhe të tjerë pas tij të bëjë një gabim trashanik dhe të zbulojnë në opinion dështimin e strategjisë shoviniste greke kundër Shqipërisë. Pretendimet territoriale janë një turp politik, për të gjithë ata që shesin moral për demokracinë dhe standardet e saj. Ky mbetet një problem i hapur që kërkon shpjegim dhe këtë duhet ta bëjnë ata që i fryjnë erërave shoviniste në rajon. Institucionet zyrtare greke nuk njohin çështjen çame, duke e konsideruar atë “një çështje të mbyllur”, ato bëjnë presion mbi emigracionin shqiptar, duke shfaqur anën më të errët të dominuar prej llumit të shoqërisë greke, nën hundën e tyre zhvillohet veprimtari ultra-nacionaliste nga qarqe të dyshimta deri paramilitare, të cilat shfaqin hapur pretendimet territoriale mbi “Vorio-Epirin”, si në rastin e fatkeqit Bollano. Në kundërshtim me ligjet shqiptare jepen pensione, serviret fantazma homogjene dhe dyshtetësisë, bizneset greke u rrëshqasin ligjeve të shtetit shqiptar, hapen shkolla greke të palicencuara, dhunohen simbolet kombëtare, dhunohen të drejtat e njeriut, vriten shqiptarë në mjedise publike dhe në burgje, dhunohet rendi kushtetues, lëshohen kërcënime prej trupave ushtarake, cenohet siguria kombëtare, duke ndërhyrë hapur në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Çfarë ka mbetur tjetër për t’u bërë në shpinë të Shqipërisë, zotërinj pushtetarë dhe politikanë?

Hipokrizia e politikës greke është kthyer në qëndrim institucional megaloman, me pak shanse për t’u korrigjuar. Zullumet e saj të përfaqësuar me emra pushtetarësh dhe funksionarësh shtetërorë, bien shumë në sy dhe kjo bën që askush të mos mohojë praninë e “luftës së ftohtë” midis dy vendeve. Të mos gënjejnë veten as politikanët shqiptarë dhe ata grekë, e as misionarët e politikës evropiane, të cilët po e lejojnë këtë situatë, duke i bërë lëshime të pamerituara politikës greke.

Por të mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikës greke ka një “pauord” (“lejekalim”) dhe ky pasuord është i instaluar në skutat politike të Athinës. Ai hapet herë pas here, duke vënë në lëvizje megafonat e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura të tëra antishqiptare, në mënyrë që politika greke ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar të jetë përherë në sulm.

Pse të mos e pranojnë: Politika greke ka dështuar në drejtim të nacionalizmit etniko-fetar kundër Shqipërisë. Po e përsërisim, ka dështuar. Pararojat e saj politike dhe fetare, PBDNJ, “Omonia”, Kisha Ortodokse Greke dhe organizata terroriste “Mavi”, kanë dështuar në misionin e tyre. Këta “ambasadorë të përhershëm” të shtetit grek, janë pjesëtarë të kongreseve të përvitshme të “Vorio-Epirit”. Opinioni shqiptar tashmë i njeh. PBDNJ jep natyrën e një njeriu të trullosur që nuk po gjen vend. Ajo nuk është ndier rehat në politikën shqiptare, duke ndërruar karriget sa andej këndej, për të përfituar maksimalisht në misionin e saj antishqiptar. Për gjuhën e hidhur të Dules me shokë shqiptarët nuk kanë nevojë për përkthyes. Diskreditimi i politikës greke i ka kapërcyer me kohë përmasat e marrëdhënieve dypalëshe dhe “dosja greke” tashmë është e hapur në dorë të faktorit ndërkombëtar.

Dalja e Dules nga koalicioni dhe përgjërimi i tij për “interesat e biznesit shqiptar”, dalja e Bollanos (priten surpriza të tjera greke në të ardhmen), heshtja e disa subjekteve politike në Shqipëri, janë të lidhura me dy dështime të ndjeshme të politikës greke. Tendenca e turra-vrapit të qarqeve shoviniste greke dhe segmenteve dashakeqëse në politikë, për helenizimin e jugut të Shqipërisë, të sinkronizuara me trysninë e ftohtë politike, ekonomike dhe fetare, janë hapësirat që mbajnë sot peng çështjen çame, çështjen e minoritetit dhe emigrantëve shqiptarë dhe vetë marrëdhëniet midis dy shteteve. Nuk po bëjmë ndonjë zbulim të ri sensacional, përveçse i referohemi të vërtetës historike.

Së pari, rruga e pakthyeshme e pavarësisë së Kosovës, ku Greqia ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër. Pse nuk e dëshiron Greqia këtë pavarësi? Çfarë pretendon Greqia më tej? Si mund të pranojë Greqia që të ndryshojnë raportet gjeostrategjike në Ballkan me daljen e një shteti të ri shqiptar? Politika greke e di se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çështja çame dhe e tërë kombësive që jetojnë sot në Greqi do të jetë një çështje e hapur, që do t’i kapërcejë hapësirat absurde të “zgjidhjeve dypalëshe”. Janë të prekshme në jetën politike greke kërkesat e kombësisë maqedonase, bullgare, turke dhe të shumë pakicave të tjera me prejardhje gjenetike. Në kushtet e “rrethimit demokratik”, të cilin Greqia ka kohë që po e ndien, çështja e helenizmit do të sfumohet. Greqia duhet të zhvishet prej tij. Ai është mashtrimi më i madh që po i bëhet historisë së Ballkanit.

Së dyti, intrigues mbetet fakti i çështjes së zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri. Politikës greke i kanë interesuar liderët shqiptarë, sepse nëpërmjet tyre ajo ka mundur të ruajë interesat e saj në Shqipëri. Nuk është e vështirë të kuptohet që ajo të mos ketë hedhur kartat e saj për kreun e shtetit shqiptar. Zhvillimet politike kohët e fundit dhe kompleksiteti i sajuar, me sa duket, i ka djegur këto karta dhe kundërvënia greke ka filluar të ndihet ndaj politikës shqiptare, pse jo dhe ndaj qeverisjes së partisë në pushtet. Nuk është çështje „daljeje“ nga koalicioni, nuk është çështje e një “Bollanoje”, nuk është çështje prishjesh në bregdetin “minoritar”, por shumë më tepër se kaq.

Zhvillimi i ngjarjeve në hapësirën shqiptare dhe maturia shqiptare për të qenë në unison me faktorin politik ndërkombëtar për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me çështjen tonë kombëtare e kanë nervozuar politikën greke dhe “pasuordi” i saj është vënë në lëvizje.

Në mënyrë të kamufluar, po dhunohen parimet e sigurisë kombëtare. Kërcënimet dhe rreziqet nuk janë abstrakte, por janë të pranishme dhe veprojnë, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e vendit. Lufta e ashpër politike e dy partive të mëdha në Shqipëri po krijon hapësira boshe, të cilat po shfrytëzohen nga qarqe reaksionare, me synime të pastra politike, etnike e fetare në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar.

Incidentet e shumta që kanë ndodhur në këtë periudhë, janë një ogur i keq i asaj që po vepron, i asaj që pretendohet se nuk duket, i asaj që nuk gjen dot justifikim përpara opinionit shqiptar, i krizës politike permanente që kërkojnë shpjegim, i dhunimit të institucioneve të sigurisë që shkaktojnë kaos politik, social dhe ekonomik, i mosfunksionimit të shtetit dhe rendit kushtetues, i frikës nga njerëz që i kanë shitur interesat e tyre matanë kufirit, qëndrime këto që po diskreditojnë politikisht vendin. Ky mund të jetë përfundimi i gjithçkaje që bëhet keq në këtë vend, në fund të fundit, i asaj që nuk u ka pëlqyer dhe nuk do t’u pëlqejë kurrë shqiptarëve. Këto momente, pa dyshim, shkaktojnë tensione politike, por nëse shqiptarëve u kërkohet t’u tregohen gjurmët, ata shikojnë ujkun përballë. Këto precedentë politikë i kapërcejnë kufijtë e konflikteve të brendshme, dhe nëse shqiptarët reagojnë ashpër, shkaktarët duhet të binden se diçka në këto marrëdhënie është mbrapsht.

Marrëdhëniet midis dy shteteve janë lënë të ndjekin rrjedhën e tyre, por pa menduar se luhatjet po lënë pasoja shumë të rënda në thellimin e përçarjes dhe të armiqësisë, për të cilat do të duhet shumë kohë që ato të normalizohen. Marifetet politike të politikës greke janë kthyer në një rrezik permanent, duke e krahasuar atë me një njeri që rri me kopaçe në dorë pas dere dhe pret vetëm rastin të të godasë. Çështja e zgjidhjes së konflikteve midis dy shteteve kërkon subkoshiencë politike me standarde qytetare, sepse në të kundërt ato nuk mund të kalojnë kurrsesi pa lënë gjurmë të hidhura në memorien historike të popujve që dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi.

* * *

“Uthulla e fortë prish enën e vet”, - kështu thonë shqiptarët. Greqia ka kohë që e ka kamufluar të vërtetën historike të kombeve dhe popujve në Ballkan me globalizimin e helenizimit, i cili nuk ekziston. Grabitja dhe shtrembërimi i historisë është shkaku që frymëzon sot ultra-nacionalizmin grek dhe nxit qarqet shoviniste për t’i fryrë erës së pretendimeve territoriale. Bota e qytetëruar, nëse do ta shpëtojë Greqinë dhe popullin e saj dhe tërë rajonin ballkanik, duhet të ndikojë fuqimisht në shmangien e konceptit helen dhe të helenizmit. Është ky koncept që motivon sot nacionalizmin agresiv grek dhe qëndrimin antidemokratik të një shteti të ashtuquajtur demokratik.


Pikture e vitit 1825

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:23
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Çamët kërkojnë të kthehen në tokat e tyre
11.11.2006 11:52 ET Tiranë- Partia e çamëve në Shqipëri ose Partia për Drejtësi dhe Integrim, mbështeti në parim vendimin e Athinës për dhënien e dyshtetësisë minoritetit grek, por i ka kujtuar Athinës dhe Tiranës, se duhej filluar me rikthimin e shtetësisë greke popullsisë çame të dëbuar me dhunë nga trojet, shtëpitë dhe vendi i tyre, Çamëria, në Greqi.
--------------------------------------------------------------------------------
Pas 62 vjetësh nga dëbimi i popullsisë çame nga Greqia, BE ja merr në konsideratë çështjen çame
Bruksel, 27 tetor 2006 - Për herë të parë pas 62 vjetësh nga dëbimi i popullësisë çame nga trojet e veta në Greqi, Bashkimi Evropian ka marrë në konsideratë çështjen mjaft të dhembshme çame. Parlamenti Evropian pranoi diskutimin e çështjes me kërkesë të delegacionit të Shqipërisë. Problemi i çamëve u ngrit në seancë plenare të Parlamentit Evropian nga deputetja Doris Pak. Pasi u dëgjuan me vëmendje të gjitha anëtarët e delegacionit shqiptar, Parlamenti Evropian thekson se Greqia duhet të lejojë komunitetin çam të vizitojë varrët e të parëve të tyre. Tashmë kjo çështje është futur në axhendën e Parlamentit Evropian.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:24
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Koment Nga Kabil Bushati
23 shtator 2006

MEDITIM PER CAMERINE

Diten e shtune ne darke mediat elektronike te Tiranes,percollen nji falenderim te kryetarit te PDI-se,zotit Tahir Muhedini drejtuar televizionit te njohur grek Mega.Ky televizion para tre ditesh kishte transmetuar nji emision ne te cilin trajtonte sakte problemin e pronave came duke i ba thirrje edhe qeverise helene per trajtimin me drejtesi te ketij nonsensi te se drejtes nderkombetare qe qendron pezull qe pas Luftes se Dyte Botnore.
Vertete,nese kerkohet nji sinonim per Kalendat Greke,pa dyshim qe ekuivalenti i pa diskutueshem do te jete emri Cameri.Problemi cam asht nyja Gordiane,asht lamshi i ngaterruar qe i sillet neper kambe politikes kolonialiste te Europes plake tash 61 vjet.Sa te pa drejte,sa shpirt gurte jane tregue politikeberesit dhe vendimarresit europiane me shqiptaret ne pergjithesi pothuej tash dy shekuj.Mea e cuditshmja ndodhi me Camerine.Janinen dhe Ali Pashain, aristokratet e Parisit e njohen dhe e pranuen te vene ne skene nga librat e Duma-s,ndersa ata te Londres permes poemave te Lord Bajronit.Pra ne art,Janinen dhe gjithe teritoret qe perfshinte ky pashallek Europa i njohu i si toka shqiptare,po keshtu veproi dhe me Ali Pashe Tepelenen.Njohu Sulin dhe suljotet zeshkane.("Oh ku ka ma trim se suljoti zeshkan me zhgunin e tij e te shpejtin tagan" kendonte Lordi Bajron 180 vite ma pare).Ishte po perseri Lord Bajroni qe duke u largue nga pashalleku i Janines,nga brigjet e Parges recitonte ne Cajd Harold:"Shqiperi lejome te kthej syte e mi mbi ty...".Pra e gjitha ishte Shqipeni,dhe,kjo jo sipas nji njeriu dosido,por sipas nji Lordi anglez qe u ba kolosi i letersise europiane e boterore.
Po c'ndodhi,pak vite ma pas kjo Europe lejoi qe shteti i ri helen te vendoste kufirin tek ura e Kardhiqit.Sundimtaret e kontinentit plak nuk bane asnji reagim.(?!).Ata sikur te mos kishte ndodhurasgja harruen Dumasin e Lord Bajronin dhe lejuen aneksimin e Camerise nga shteti i ri grek.bash me toka shqiptare,se Cameria ishte jugu i Shqipenie sae at'hereshme.Europa nuk e kuptonte se nuk po merrte tokat e Turqise per me ja u dhurue grekeve,por ajo po merrte tokat e shqiptareve.Ishte shteti qe vete shqiptaret e udhehoqen per me luftue e me fitue lirine nga perandoria turke.Kujtoni Kollokotronin,Bubulinen,Miaulin e Marko Bocarin.Bile Mustafa Pashe Bushatlija qe shkoi nga Shkodra per te thye kete kryengiitje antiosmane,nuk pranoi kastile te fitonte luften kunder grekeve te udhehequr nga shqiptaret dhe u kthye duke marre turpin e humbjes mbi vedi.Por Europa e kishte kujtesen e shkurte,sidomos kur bahet fjale per shqiptaret.Ndaj i lejoi greket te vendosnin vijen e demarkacionit ku deshen vete ata.Mbi uren e Kardhiqit.Ketu ka zanafillen tragjedia qindravjecare came ku evidentohen masakra te shumta dhe debime biblike.Nji Izrael i vogel mu ne mes te Ballkanit,e ku mbi Thesprotine e lashte.Europa kishte humbe vetedijen.Ajo tregoi nji papergjegjshmeri konstante ndaj shqiptareve duke vijuar per dekada me radhe te krjonte shtete te rij me tokat e arbrit.Mbi trojet shqiptare qe fillonin ne Nish e mbaronin ne Haracine ra Shpata e Damokleut.
Gjithsesi le te vazhdojme udhakimin meditativ neper problemet came.Me gjak te ftohte,por me laps te mprehte.Plot 61 vjet ma para,perseritet e njajta tragjedi mbi Camerine martire.Akti i pare i kesaj tragjedie eskiliane filloi ne qershor te vitit 1944 nga trupat fashiste te Napolon Zerves e vazhdoi ne menyre intensive ne vitin 1945.Mijra came te ekzekutuar ne menyrat ma cnjerezore,mijra shtepi te djeguna e te shkaterrueme.Nji debim masiv.Camet e debuar tashma u akomoduen ne shtetin ame te tyre,ne Cerek- Shqipenine e mbetun.Pa toke,pa prona,pa mjete jetese,pa shtepi ata u dynden tek vllezrit e tyne.Shqiptaret e varfer te dale nga Lufta e Dyte Botnore ndane shtepite pergjysme,ndane kafshaten me dysh me vellezrit e tyne jugore.Camet si njerez punetore,te ndershem,trima u integruen ne varferine e cerekshtetit shqiptar.
Qevirte greke te pas LDB asnjihere nuk lejuen kthimin e cameve ne trojet e tyne stergjyshrore,asnjihere nuk pranuen kthimin e pronave te tyne.Gjithnji pala greke e konsideroi te mbyllur e te tejkaluar problemin cam.E kontinenti plak asnjihere nuk e mori ne shqyrtin problemin cam.A thue se camet ishin lekurkuqet e Europes.
Sot jemi ne fillim shekullin e XXI-te.Konceptet dhe parimet e Europes kane ndryshuar sidomos ne ato per mbrojtjen dhe respektimin e te drejtave te njeriut.Dhe nji nga keto parime bazale asht edhe ai i mbrotjes se te drejtes se pronesise.Problemi cam tashma asht hedhe ne tryeze.Kete bani edhe televizioni grek Mega.Edhe shqiptaret tashma nuk jane ne limitet e vitit 1913.Shteti shqiptar tashma ka gjete aleatin e tij te madh:Shtetet e Bashkueme te Amerikes.Bijte e shqipes jane perkrah ushtareve amerikane ne luften kunder terrorizmit dhe po japin jeten e tyne te re ne Lindjen e Mesme perkrah vellezerve te tyne amerikane.Shqiptaret sot ne SHBA kane vellezerit e medhej Bill Klinton e Xhorxh Bush,njiheri dhe dy motra te medha Hillary Klinton e Laura Bush...Ceshtje came asht ne tryeze...a degjon Europe./marrë nga: www.gazetashkodra.net/

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:25
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

62 - vjetori i gjenocidit të Çamëve, u përkujtua edhe në Nju Jork
Nuk është më problemi i Çamërisë vetëm si Çamëri!?!, është problemi i gjithe Shqipërisë !!!


/Nga BEQIR SINA, Nju Jork /
28 qershor 2006/

Grekërit e Zervos, më vranë 7- anëtarë të familjes
Hylan Plaza - Staten Island(NY) : Në kujtim të kësaj dite familje çame me banim në Nju Jork, u mblodhën për të përkujtuar 62- vjetorin e Gjenocidit grekë mbi popullsinë Çame. Ata u mblodhën jo vëtëm të kujtojnë atë masakër të paparë, por edhe të tregojnë se deri sa të zgjidhet kjo çështje, ata nuk do të ndalen . Çamët, u mblodhën që kulturën , traditën, historin dhe gjuhën e
tyre, t'ua transmetojnë fëmijve të tyre - brezave që po vijnë. Ata u mblodhën të bëjnë një homazhë të thjesht, por shumë simbolik në përkujtim të të gjithë atyre çamëve të masakruar në vitin ’44( 2.900 janë të vrarët gjatë
masakrës mbi popullsinë çame 2.400 vetë kanë vdekur rrugës së marshimit drejt Shqipërisë, nën dëbim 5800 është numri i shtëpive të djegura).Formacionet ushtarake greke, thonë studiuesit, kishin si synim deri në shfarosjen e popullsisë
shqiptare myslymane dhe asimilimin e popullsisë ortodokse në Çamëri, goditën atdhetarë, bënë arrestime, burgime, ekzekutime, dogjën shtëpi dhe dëbuan popullsinë nga pronat e tyre. Kryetari i kësaj dege në Nju Jork, zoti Sali Bollati, organizatori kryesorë,
tha se :"Mesazhi i këtij përkujtimi është të mos harrojmë kurrë amanetin e atyre çamëve , që u pushkatuan dhe u dëbuan me forcë, iu përvetësuan pronat, e ju mohuan të gjithë të drejtat, nga trojet e tyre. Ky përkujtim, është edhe
një thirrje e fortë për të gjithë shqiptarët, se të gjithë si shqiptarë duhet të mbështesëm e përkrahëm zgjidhjen e kësaj çështje. Bollati, thotë se "Unë kamë qënë shtatë vjeçë, dhe i kamë parë me syt e mijë ato masakra, kur ushtarët grekë të Zervos më vranë 7- anëtarë të familjes sime. Unë nukmund t'a harrojë kurrë atë masakër. Shumica e pjesëmarrësve, në këtë takim, janë anëtarë të organizatës "Çamëria" në Nju Jork. Organizatë, e cila është ngritur me qëllim që të bëjë të njohur opinionit amerikan, të drejtat e mohuara të popullit çamë. Njëhereshit të mobilizojmë të gjithë çamët në Amerikë, e të gjithë shqiptarët ngado që
janë, të mbështesin fuqimisht çështjen çame. Sepse, në fakt Çamëria, është ajo pjesë e mohuar padretësisht nga ish rregjimi Enverian, dhe ka vazhduar ende pjesërisht të mohohet . Me të vetmin qëllim, që grekërit të realizojnë atë fare "megaloidea",në Jugun e Shqipërisë. Bollati, vijojë duke thënë se :"Gjithmonë e kam ngritur, nuk është më problemi i Çamërisë vetëm si Çamëri!?!, është problemi i Shqipërisë, asaj që grëkërit mundohen t'a quajn Epiri i Veriut. Është një problem mbarë ndërkombëtar, mbi të drejtat e njeriut saksionuar sipas kartave e marrveshjeve ndërkombëtare.
Sot, kjo çështje ka mjaft figura të spikatura ndërkombëtare, të cilat, po e njohin këtë çështje, dhe kërkojnë zgjidhjen e saj bazuar në koneventat ndërkombëtare. Bollati, pohojë se me rastin e kësaj dite, ne si çamë në SHBA-ës, :" Kemi
vendosur ; që Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Liritë e të Drejtat e Njueriut, në Nju Jork t'i drejtojmë një peticion me këtë rastë. Peticioni ynë ka këto kërkesa : Njohja zyrtare e shtetit grekët të gjenocidit - '44. Kthimi normal i çdo çami të larguar me forcë në vendin e tij. Kthimi i pronave, të cilat padrejtësishtë i janë mohuar. Kërkesat tona si qytetar amerikan do t'i
drejtohen edhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Do të kërkojmë mbrojtjen e përkrahjen e tyre. Selfo Ibrahimi, çamë me banim në Staten Island -Nju Jork, nën/kryetar i degës së organizatës "Çamëria", duke kujtuar këtë datë shprehet se;" Jemi
mbledhur sot, këtu të përkujtojmë 62- vjetorin gjenocidit grekë kundër popullsisës çame. Gjenocidi grekë kundra popullsisë çame, është patjetër një nga ngjarjet më të shëmtuara që grekërit bënë ndaj popullit liridashës e paqedashës
shqiptarë, çamë. Kjo çështje kurrë nuk do të harrohet, ashtu siç po kujtohet sot, në Qafë Botë(Sarandë), do të kujtohet sa të jetë gjallë shqiptari.Çështja çame sa vjen e bëhet edhe më e fortë. Detyra jano që ne të themi të vërtetën e luftojmë për të drejtën tonë. Duke ja bërë të qartë botës se çfarë ka ndodhur, dhe vetë bota le të gjykojë më pasë. Fati ynë që ne si komunitet
çamë kemi se sot, jetojmë në këtë vend të madh - kampionin në botë të lirisë e demokracisë. Vendi ku edhe ne si çamë lirshëm, mund të shprehim të drejtat tona. Dhe kështuqë kemi shpresën e plotë se çështja jonë shumë shpejt do të zgjidhet
me forma e mënyra paqësore.
Për aktivistin dhe poetin shqiptaro - amerikan autorin e librit"Le te jem une, Zamira" zotin, Pierre-Pandeli Simsia, :" Ky aktivitet, përfaqëson një ngjarje shumë të rëndësishme këtu ne komunitet. Ngjarje, kjo e cila edhe mua me bashkëshorten time, na bënë të lumtur të marrëm pjesë në këtë aktivitet. Ashtu siç i ka bërë sot, në këtë ditë të gjithë shqiptarët, në Shqipëri e jashtë
saj. Kjo çështje tani flet me gjuhën e ndëkombëtarizimit deri në zgjidhjen e saj. Mendojë se ka ardhur koha të thërrasëm: "Mbahu Çamëri, e mos ki frikë se djemtë në Amerikë". Ke fatin e mirë se ke pas vetes senatorë e kongresmen amerikanë. Për këtë ditë unë si poet, kamë shkruar enkas në përkujtim të kësaj date disa vargje nga poezia:

"Vargje për Çamerinë".
Çamëri! O tokë e bukur dhe e begatë,
O vatër djep i heroizmit,
Një plagë e vjetër, ende pikon gjak.
Të shkruaj për ty Çamëri
Vargjet plot dhimbje me rrjedhin lumë.
Janë mijëra, miliona vargje,
Duhen shekuj dhimbjen të shuajnë.
Vargje loti, malli, shprese...
Një monument të tërë krijojnë
Monumentin e Gjenocidit
Për Çamërinë zemra renkon.
Ç'të panë sytë moj nënë e mirë
N'at'Qershor dyzet e katër
Ç'bishë e egër të hyri në shtëpi,
Ç"këmbë mizore të shkeli në vatër?! ........
..........Bijtë e t'u janë mbledhur sot
Heroizmin Çam nderojmë.
Rron Shqipëria, Çamëria, Kosova
Shqiptaria është e jona.

KE ka reaguar ndaj mosnjohjes së çështjes çame nga Greqia

TIRANE : Deklaratat e zëdhënësit të kryeministrit grek vetëm disa ditë më se qeveria e Athinës nuk e njeh çështjen çame, kanë shkaktuar reagimin e Komisionit Evropian, i cili ka deklaruar me anë të një letre se është në dijeni të
këtij problemi. I ngarkuari i komisionerit për zgjerim të BE’së në lidhje me këtë çështje, thuhet në njoftim zyrtar të Partisë demokratike për Integrim, parti e cila përfaqëson intersat çame në politikë . Ndër të tjera në dekleratën e sipërcituar thuhet se deputeteti i këtij parlamenti Dirk Lange, i ka dërguar një letër drejtuesit të Partisë demokratike për Integrim Tahir
Muhedinit një letër ku i sqaron qëndrimin e Komisionit Evropian mbi çështjen të cilin politikani shqiptarë e kishte shfaqur si problem vetëm para disa ditësh. “Në letrën e dërguar nga funksionari evropian shkruhet se “Komisioni e njeh çështjen relative të popullatës çame dhe aq më shumë është i informuarpër çështjet që i përkasin të drejtave të anëtarëve, veçanërisht të pronave të paluajtshme të konfiskuara në fund të Luftës II Botërore. Komisioni vlerëson se kjo çështje është esencialisht e natyrës së marrëdhënieve dy paleshe midis Shqipërisë dhe Greqisë.Komisioni do të vazhdojë të ndjek me kujdes situatën.”.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:27
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

SHITJA E PASURISË ÇAME, AKT ANTISHQIPTAR
I SHTETIT GREK
Shkruan: Sheradin Berisha
Më 9 shkurt 2006, me vendimin 5/2006 Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë të drejtë
shtetit helen t“i shesë të ashtuquajturat “pasuri të armiqve” të grekëve,që
banojnë në Shqipëri dhe që kanë prejardhje shqiptare. Propozimi për shitjen e
tokave të konfiskuara është bërë në tetor të vitit të kaluar nga kryeprokurori
grek para Gjykatës së Lartë, kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve greke ANA.
Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në opinionin shqiptarë e veçanërisht te
popullata çame, e cila jeton në Shqipëri, pas shpërnguljeve me dhunë(1913-1945)
nga vatrat e tyre stërgjyshore.

***
Çamëria është një krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave shqiptare.
Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e
ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug
Gjirin e Prevezës. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë:Filati, Gumenica,
Paramithia, Margëllëçi dhe Parga, të cilat me vendim të Konferencës së
Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq
vetëm rripi i saj Verior(me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi
brenda kufijve të Shqipërisë londineze.
Sipas dokumenteve, deri në dhjetor të vitit 1912 në Çamëri jetonin 90 mijë banorë,
50 mijë myslimanë dhe 45 mijë të krishterë, prej tyre 18 mijë frymë flasin gjuhën
greke, ndërsa 72 mijë të tjerë flasin gjuhën shqipe.
Kështu, Shqipëria megjithëse doli si një shtet i pavarur, u copëtua për afër dy të
tretat e territorit kombëtar, dhe gjysma e popullsisë shqiptare u bë “pakicë
kombëtare” në shtetet fqinjë, si në:Greqi, Bullgari, Serbi e Mal të Zi.

***
Që nga viti 1913 e këndej, Greqia me mbështetjen e fuqive të mëdha:Anglisë,
Francës dhe Rusisë, nis spastrimin etnik të Çamërisë, sipas programit nacionalist
“Megalo Idea”, i ngjashëm me programin serb “Naçertanija” të Ilija Grashaninit.
Për realizimin e këtij synimi, qeveria greke nxori dekrete të veçanta me të cilat
çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që
u takonte atyre, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore(1918), hartoi
një ligj për Reformë Agrare, e cila u aplikua vetëm në Çamëri, dhe kjo “reformë”
shqiptarëve (të cilët shpërnguleshin me dhunë për në Turqi) ua grabiti tërë
pasurinë e tundshme dhe të patundshme. Në gusht të vitit
1936 në Greqi u instalua regjimi fashist në krye me Joan Metaksain dhe viktimat e
para të kësaj diktature ishin çamët. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke (në vitin 1940)
thelloi edhe më shumë vuajtjet dhe persekutimet e çamëve. Në këto rrethana lufte,
qeveria Metaksai, shfrytëzoi momentin, për vazhdimin e spastrimit etnik të Çamërisë
nga popullsia autoktone çame. Për realizimin e këtij qëllimi, fillimisht u burgosën
rreth 5 mijë meshkuj çamë (nga mosha 16-70 vjeç)të cilët u internuan në ishujt e
Egjeut: Chios, Medelin, Korynth, Lefkada.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore përgjegjësi kryesor i gjenocidit ndaj
çamëve,padyshim ishte gjenerali grek Napolon Zervas, (kryetar i partisë së
djathtë greke EDES). Në periudhën qershor 1944-mars 1945, forcat e Zervas, kanë
vrarë e masakruar rreth 3 mijë civilë të pambrojtur çamë. Sipas të dhënave që
dalin nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, rezulton se shifra e çamëve
të larguar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë
Botërore është rreth 35 mijë vetë. Gjatë kësaj periudhe të spastrimit etnik, u
dogjën dhe plaçkitën 86 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera
materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë
vaj
ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur këtu edhe dramën e madhe të
shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Të theksojmë, se çamët deri në vitin 1940 përveç
shtëpive kishin pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë ha kullota dhe 30 mijë
ha tokë bujqësore me një vlerë prej 1 miliardë USD. Ndërsa sipas të dhënave të
Shoqatës “Çamëria” vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore
ishte 340 milionë USD dhe që me vlerën e sotme të këmbimit vlerësohet 2, 5 miliard
dollarë.
Pas LDB, shteti grek miratoi ligje diskriminuese, me të cilat konfiskonte pasurinë e
shqiptarëve çamë, pasi i akuzonte ata se kishin bashkëpunuar me nazifashistët
italianë e gjermanë.

***
Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë Greke për shitjen e pasurisë së çamëve,
është një vendim politik, i cili mohon katërçipërisht të drejtën e zotimit të
pronave nga pronarët e ligjshëm çamët. Sakaq, dihet se shteti grek ka një proces
të hapur në Strasburg, pikërisht për çështjen e pronave të çamëve dhe mos vallë
ky proces do të prolongohet, deri sa të shiten këto prona?!
Nga kjo situatë e krijuar, lypset me urgjencë ndërhyrja e Tiranës zyrtare, e cila
asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë problem seriozisht. Për më tepër sikur Shqipëria
zyrtare është treguar tolerante karshi veprimeve ksenofobe të zyrtarëve grekë, të
cilët shpeshherë kanë shprehur pretendime territoriale (nëpërmjet elementit grek) në
jug të Shqipërisë. Tek e fundit shtetin shqiptar e obligon edhe Kushtetuta e vendit
për mbrojtjen e interesave të bashkëkombësve të saj jashtë kufijve shtetërorë. Së
këndejmi, Greqia si anëtare e BE-së, duhet të korrigjojë politikën e saj
diskriminuese ndaj çamëve, të ndërtuar gjatë dhe pas LDB-së, dhe të respektojë të
drejtën e patjetërsueshme të çamëve, për t“u rikthyer në pronat e tyre të
konfiskuara
padrejtësisht (me vendime e ligje antishqiptare) si dhe t“i kompensojë të gjitha
pronat që ua ka shitur apo dhënë falas popullsisë greke.

http://www.chameriaassociation.org/enmap.html

http://www.geocities.com/big_albani...a_camerise.html

http://www.geocities.com/CapitolHil...eriaetnike1.gif

http://www.geocities.com/CapitolHil...633/cameria.jpg

http://www.geocities.com/CapitolHil...33/anim_alb.gif

http://web.ukonline.co.uk/shqip/shq..._ethnic_map.gif

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:27
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Kakaqis....je i kenaqur tani.
Plasi syte ketu dhe pastaj bej prapagande greke ne forum.
A do më?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:29
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Qameria

SHKRUAR NGA XHELAL FERIZI

qameri o dhimbje ploje
po vuan gjaku per ato troje
po vuan syri i jonƫ i lotit
edhe kujtesa ne shekuj t motit
ti je dhimbja vet mbi dhe
qameri o gjaku rreke
qe je derdhur aq pa faj
qe je shqye nder qakaj
qameri o shpirti i detit
fusha e madhe e bereqetit
me ato lule karajfile
kush te la nder kthetra e skile
kam lidh rreze me kordele
kam marr kokrra nder bizele
kam marr molla e dardha e ftoje
per me i mbjell ne ato troje
kur ti e lirƫ te dalsh ne ara
kur shqiptare te kthehet fara
edh e luleve do te qesh fleta
kur t vijn qamt ne troje te veta
at’her un me ngjyra jete
kam me t kndue n per shtigje e dete
me shum germa poetike
qameri oj tokƫ antike
gjurm e lasht ah ilirike
ti je dheu qe te jOshƫ si ari
ti je bimƫ e gjurm shqiptari
ti je toka e te parve shqip
e deshmon qdo degƫ e pip
e deshmon qdo gur e dhe
gjaku yt ne qdo fole
ti je dhimbja e qdo shqiptari
mos harro gjuhen e te parit
se vijn motet dit prej qielli
do te buzqesh ty zoti e dielli
ke me u kthye ne troje e gjallƫ
te betohem ne gur e zallƫ
edhe ne dhe ne qiell e tokƫ
ne shqiponjen me dy kokƫ
edhe ne shtiz e ne nder t flamurit
ne uj e e brigje ne palc te gurit
do te vij dita e gjykimit
kur lajn borgje te bijt e krimit
do te vij dita e liris
e kosoves e qameris

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:31
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Jam nje Shqipetar qe jetoj ne New York. Edhe pse me origjine jam nga shkupi me qan zemra kur lexoj se si ju mohohet nje e drejte njerezore vellezerve tane Came.Greket gjakpires e te pazemer qe fati deshti e u bashkangjiten EU nje ne nje kohe te volitshme per ta,lere qe masakruan e vrane kete pjese te popullit tanepor edhe sot e kesaj dite mohojne ate dhe sillen sikur ata jane te masakruar duke kerkuar ende pjese te memedheut dhe te drejta per disa shqiptar qe flasin greqish per interesat e parave dhe te mirat materiale. o te ashtuquajtur grek qe jetoni ne shqiperi mos haroni Sokratin e famshem qe dikur kishte thane ” CILA ESHTE ME MIRE, tE JESH SOKRAT I VUAJTUR APO DERR I NGOPUR”
Rasti i cameve eshte Holokausti Shqiptar.Zgjohuni or pushtetmbajtes shqiptar mosu beni e kunderta e Sokratit

Rrofte Memedheu


Pershtypje te njerzve te ndryshem

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2007 01:32
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ēameria martire

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.