Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Letėr Sali Berishės....
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Letėr Sali Berishės....

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re berishablackout.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 145 herė.

Zoti Kryeministër, Je i paaftë dhe mëndjemadh, llafazan dhe gënjeshtar, i mërzitshëm dhe i padurueshëm, i frikshëm dhe i ankthshëm, i dëmshëm dhe i rrezikshëm! E ke përmbytur Shqipërinë me hajdutllëk dhe kriza. Prandaj nuk po përmbahem ta dërgoj këtë letër.
Mirëpo të dërgosh ty letër është njëlloj sikur t’i dërgosh letër dikujt i cili edhe është i verbër edhe kujton se sytë i ka pishë, edhe është memec edhe i duket vetja bilbil, edhe është shurdh edhe mburret se dëgjon fëshfërimën, etj.. Pra krejt e kotë, sepse e padobishme.
Megjithatë po e provoj. Në fund të fundit, meqënëse zarfin e kësaj letre mbase do ta lë hapur, edhe nëse nuk do ta lexosh ti, ndoshta mund ta lexojnë ca të tjerë, për shembull postieri, disa kuriozë rreth tij, dhe, nëqoftëse letra mbërrin, mund të ndodhë që ta lexojnë disa rob’ rreth partisë tënde. Pra letra ime drejtuar ty gjithsesi pa u lexuar nuk do mbetet. Prandaj edhe po marr mundimin ta shkruaj.
Mirëpo ka shumë vështirësi të shkruash letër ty.
Vështirësia e parë është se s’po di si të të quaj. Prandaj edhe tek e nisa këtë letër pata mëdyshje nëse duhej të të drejtohesha; “Kryeministër” apo “Kryemaestër”? Sepse ti formalisht kryeministër je, por në fakt nuk je veçse një kryemaestër, një kryemjeshtër i intrigave, kërcënimeve, pushtetit, mashtrimeve, dhe një mijë e një të zezave të tjera. Prandaj në vazhdim as Zoti Kryeministër, as Zoti Kryemaestër, por po i bie thjesht dhe
shkurt si e meriton - ti.
Tjetër problem është Gjuha, në kuptimin Termat, që duhet të përdor me ty. Sepse, unë, duke mos pasur asnjë haber nga gjuha jote bolsheviko-populiste, e vetmja gjuhë që ti di, gjuha me të cilën normalisht duhet t’i drejtohem një Kryeministri, për më tepër Kryeministrit të vendit tim, është gjuhë të cilën ti nuk e njeh, dhe unë për këtë shkak, nuk e di si mund të merrem vesh me ty. Lidhur me gjuhën, edhe diçka duhet ta dish; Njoh shumë të shkolluar jashtë të etur të vijnë në Shqipëri. Dhe vijnë. Por zbrapsen pikërisht sapo konstatojnë se për punët që duhet të bëjnë nuk merren dot vesh pikërisht për shkak të terminologjisë që është bërë lëmsh.
Tjetra, je gënjeshtar i madh! Ka mbetur shqiptar që nuk di cilën të ta besojë, atë që thua tani apo atë që do thuash pastaj? Aq gënjeshtar sa je, a mund të ndodhë letrës time t’i besosh?! Jo! Ky është një tjetër problem shumë i madh të shkruash letër ty. Një letër që dihet se nuk do besohet, as nuk shkruhet!
Nga ana tjetër, lidhur përsëri me gënjeshtrën, je i tillë gënjeshtar sa as në të gënjyer nuk je koherent. Pra je përsosmërisht jo-serioz. Dhe po deshe ta dish cili është karagjozllëku yt më i madh, ja ku po ta them; Individët Burra Shteti të vërtetë, ashtu sic prentendon të jesh ti, janë njerëz të butë, të urtë. Nën ta’, pikërisht për meritë të urtësisë dhe butësisë së tyre, është i ashpër, madje dhe i egër, Ligji! E kundërta e kësaj quhet karagjozllëku më i madh shtetëror. Dhe shëmbulli ilustrues i këtij realiteti kriminal qeverisës je ti. Ti që
duke e grumbulluar rreth vetes tërë autoritetin, e lë Ligjin poshtë të bëhet leckë!
Por ti nuk ke të ndalur në rrugën e karagjozllëkut. Ti për shembull, në tërë xhestet e tua prej karagjozi, nuk lë rast të të iki pa lënë të kuptohet se je “Lider Historik” demek nga ata që bëjnë punë të mëdha që mbeten me shekuj! Nuk je lider fare, e jo më historik. Për arsyen e thjeshtë dhe të qartë se, përveç llafeve të gënjeshtërta pa fund, nuk ke
asnjë bilanc punësh të kryera. Ngule në tru; Nuk ke për të mbetur në Histori! Vërtet Historia nuk është ndonjë shkencë e saktë, por edhe aq e pasaktë sa të të pranojë ty, nuk është. Nuk po i futem më thellë kësaj se nuk dua t’i prish gjakun as vetes as lexuesve.
Shteti modern është një realitet statistikor nga i cili ti nuk ke asnjë haber. Shqiptarët e sotëm ndoshta nuk e kuptojnë mirë këtë, por sigurisht e ndjejnë. Ata kanë bërë shumë rrugë përpara dhe ty të kanë lënë prapa. Ata nuk e meritojnë qeverisjen tënde të keqe. Atyre nuk u lypsen thirrjet e tua prej gjoja patrioti. Me mënyrat e tua djallëzore ti vazhdimisht i ofendon dhe i invadon jetët e tyre.
Por s’mbaron këtu!
Më e keqja e punëve të tua është se ti duke pasur të vetmin qëllim shtimin e pafund të lirisë tënde, e bën këtë duke pakësuar lirinë e të gjithë të tjerëve. Kjo, o zoti kryemaestër i hileve, quhet mënyrë despotike e të qeverisurit dhe është më e keqja, më e shëmtuara dhe më e pa merituara mënyrë qeverisjeje për Shqipërinë dhe shqiptarët e sotëm. A s’është krim që një vend si Shqipëria që ka vuajtur dekada të tëra diktaturë nga bashkimi i mungesës së ndërgjegjes së lirë me vullnetin për pushtet të ca burokratëve ca moralistëve të gërditshëm tani të durojë edhe moralizmat, gënjeshtrat e tua?
Sistemi yt piramidal qeverisës, piramida gjigande autoritare në majë të së cilës rri vet’, dhe qindrat e piramidave despotike butaforike brenda së madhes, përbëjnë turpin e sotëm kombëtar shqiptar. Nga brenda këtyre piramidave të turpshme, ti dhe të tutë, vetëm vidhni dhe vetëm poshtëroni, vetëm pengoni dhe vetëm ngadalësoni, dhe asgjë tjetër s’bëni.Mund të thuash se s’është kështu, se shqiptarët të duan etj.etj. Nuk është e vërtetë. Shumica e shqiptarëve, të cilët ti sot me mjetet e tua djallëzore i ke bërë të heshtin, nuk të duan dhe mezi presin të ikësh. Mund të insistosh duke thënë se të duhet qarë halli, se Shqipëria ka punë të vështira për të bërë, se shqiptarët është vështirë t’i qeverisësh etj. Jo! Punët e Shqipërisë nuk janë as të vështira as të pamundura, janë thjesht punë. Të vështira punët i bën ti dhe të ngjajshmit që mban përrreth, ju që punët i pengoni duke i mbështjellë me lyrën e injorancës dhe misterin e fatalitetit. Sot Shqipëria nuk është ajo e një shekulli më parë si të duket ty. Shqiptarët kanë bërë mjaftueshëm rrugë drejt qytetërimit dhe iluminimit. Sot Shqipëria dhe shqiptarët mund të qeverisen fare mirë me dituri dhe ligje, punë dhe përkushtim. Prandaj ti sot je i prapambetur, i tepërt, i panevojshëm. Prej këtyre dhe shumë e shumë marrëzive të tjera o kryemaestër na është bërë shpirti zeher.
Se njeriu i sëmurë mund të jetojë edhe dhjetra vite me ilaçe buzë varrit. Ashtu e ke katandisur Shqipërinë e bukur ti! Prandaj as po ta nis fare këtë letër. Nuk meriton letër ti.

Nga Elisa Spiropali
Gazeta Albania

(peshkupaujë)

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Nëntor 2007 23:47
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Re: Letėr Sali Berishės....

Mosssss,ska munci,krye.... eshte flori njeri,i pakorru......,mendjendritur e te tjera qe ne si dime...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Nëntor 2007 23:58
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Ok letren e lexuam edhe ??????????????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 01:09
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sabina nr1
kalimtare

Regjistruar: 26/09/2007
Vendbanimi: Brussels
Mesazhe: 57

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Ok letren e lexuam edhe ??????????????



Pse nuk e perfundon Lela_Dr cfar do?
Me fal po para se te flisni per nje pushtetar duhet te dini qe ai eshte si populli.ok?

__________________
durim

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 06:35
sabina nr1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sabina nr1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sabina nr1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sabina nr1 Shto sabina nr1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sabina nr1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jolanda
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/11/2007
Vendbanimi: ncncncn emigrim
Mesazhe: 146

Popullit i zuri rrota bishtin ne fakt.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 09:55
jolanda nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jolanda Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jolanda (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: jolanda Shto jolanda nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jolanda nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

E lexuam edhe kete leter ,e cila nuk radhit as nje fakt,por edhe nqse do t'i radhiste duhet t'ju bente analizen e mosmbajtjes se disa premtimeve.Mendoj se autorja ka shkruar vetem fjalen genjeshtar disa here dhe asgje me teper.Letra eshte e nje niveli teper te ulet,gje e cila tregon edhe nivelin e ulet intelektual te letershkrueses.Ajo shpreh disa mellefe personale,sepse patjeter i eshte shkaterruar foleja e saj e ngrohte ku i ngrohej xhepi me menyra korruptive.Mendoj se kjo zonje/zonjushe i ngjan atij drejtorit ne Ministrine e Punes qe qeveria demokratike e la ne pune ,por e kapi me presh ne dore dhe zoteria eshte behind bars tani.Nuk kam per qellim te behem avokati i doktorit e i budallalliqeve te tij,por mendoj se nje menyre te till te shkruari,pa perfillur asnje etike tregon per nje person te paafte t'ja dali ne jete.Ne kohen e diktatures behej keshtu,populli i mbante syte nga partia dhe sa here behej nje kongres i PPSH populli priste qe buka te jepej falas neper dyqane.Nqse letershkruesja e mban veten per nje te shkolluar ne perendim dhe e ndjen veten te afte le te caje ne tregun privat te punes.Sa here qe na preken interesat ne hidhemi perpjete edhe kur nuk kemi te drejte.Do apo nuk do letershkruesja Saliun e kane votuar shumica e shqiptareve.I mire apo i keq shqiptaret e meritojne ate person,pavaresisht krahut tjeter.Here tjeter letershkruesja t'ja jape voten edvinit,sepse ai i ka hure Myzeqese ne kembe,kur politika behet ne Tirane.Ajo duhet te mbaje mend se ndoshta aty nga 2013 PS do te vije ne pushtet,kur Shqiperia te kete centralin e saj nuklear.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 11:09
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Citim:
Po citoj ato që tha sabina nr1



Pse nuk e perfundon Lela_Dr cfar do?
Me fal po para se te flisni per nje pushtetar duhet te dini qe ai eshte si populli.ok?



E dashur Sabina...une nuk dua asgje, sepse c'do te mire e kam. Nuk me mungon uji, nuk me mungojne dritat, pra nuk me mungon asgje. Fakti eshte qe kete leter e ka shkruajtur dikush tjeter, qe fatkeqesisht duke e lexuar as mua s'me pelqeu, por mund te them qe ka dhe te verteta ne ate leter. Nuk jam fanse e Poltikes, por jam me Drejtesine dhe Ligjet, qe ne shqiperi funksionojne icik si mbrapsh.

Nese une do te kisha shkruajtur nje leter te tille, nuk do ja dergoja Sali Berishes jo, por do ja dergoja Romano Prodit, per politiken e felliqur.
Mos kujtoni se eshte vetem Shqiperia pa qeveri. C'do shtet ka ato te metat e veta. Tani edhe ketu ne Itali Prodi do te japi doreheqjen se ka dale komplet ne deficit, dhe do te vi prap Berlusconi me ate buzeqeshjne fallco qe ka te stampuar ne fytyre (il Sig. Mi consenta ).
Edhe ne Shqiperi pak a shume e njejta gje, here Berisha e here Nano- Rama , c'ti besh i ka jeto dhe keto gjera.

IqVlora jam shume dakort me ty, por kur e lexova kete leter, me erdhen ne mend vetem aneteret e ketij forumi, qe zihen e grihen
Thashe me vete...."Pse mos ta vej ne FH dhe te shikojme c'reagim do te kene anetaret tone te dashur qe jane shume te apasjonuar mbas Politikes".

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Modifikuar nga Lela_Dr datė 19/11/2007 ora 13:25

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 13:12
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

LE SE I KE PREK SPIUNAT E REGJIMIT NE DELL O LELA.. I MEAN DEMOKRATET E FLAKT..

HAJD TA NGREN NJE DOLLI.. HAJD TJU RROJ BABA O BALLISTA

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 14:02
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

....

Lela na ke kenaqur........me kete letren e aktivistes se mjaftit,por prape spo e kuptoj se cili eshte qellimi i kesaj temes tende ?
Apo e ka kuptimin ne retorike????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 15:21
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Kur ta kuptosh thelbin e temes, Sala do te jete ne Costa Esmeralda duke bere pushimet me Lirine, dhe me leket e popullit :p:p:p:p:p:p


__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 15:32
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Letėr Sali Berishės....

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.