Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Letėr Sali Berishės....
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Po sikur ti shkruaj dhe une nje leter te hapur kryeministrit te shqiperise. Por pa emer mendoni se nuk do te jete aktuale edhe per pasardhesit , sepse shpresoj se nuk eshte i perjetshem ky i tanishmi. Nuk mendoj se do ndergjegjsohet te mos shkoje ne kosta smeralda apo france.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 19:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Ne fakt cdo qytetar ka te drejten ti shkruaje kryeministrit te tij, pavaresisht nga mosha, shkollimi apo dhe klasa  shoqerore. Nuk eshte e thene qe ai te kete grada shkencore per te lidhur 2 fjale e te thote hapur problemin qe ka

Puna eshte se kjo leter si gjithe te tjerat do perfundoje ne nje kosh qe e ka emrin : Mos dhenie llogarie ndaj atyre qe te kane zgjedhur per ti permiresuar jeten !!!

Dhe kjo ndodh jo vetem se eshte per momentin Sali Berisha kryeminister por do te ndodhte me cilindo tjeter. Ne politiken shqiptare nuk ekzistojne faktet ose arsyet, nuk ekziston pergjegjesia ndaj qytetarit ... prandaj ne nje vend te tille si i yni te shkruash letra per fat te keq eshte si ti flasesh nje veshi te shurdher.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2007 22:08
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Trendafile ,demokracia ne vendin tone eshte shume pak e zhvilluar sepse ajo vazhdon akoma tranzicionin e gjate lengues.Shqiperia do te lengoje gjate,sepse kromashet komunist,ato plehra ose me mire dhiare ishin katila.Trupi i saj eshte i mbushur me cibane komunist te cilet kane pjelle monstra si veten e tyre qe lehein si zagare lart e poshte.Populli thote :''Ata zagare qe lehin shume nuk te hane as .....''Thuhet se jevgu(evgjiti) kur u be mbret vrau te jatin.E keshtu qe the ti moj cupe, tani ata jane kthyer ne hiena ,teper te pafuqishme.Atyre do t'ju ngelen kockat e qelbura me ne fund.Po ju kujtoj fjalet qe tha K Roshi tek filmi Perballimi:''Germoni,germoni se kockat e qenit tim do te gjeni''.Si keta qe permenda me siper jane qe nga Saliu e gjer tek Edvini.Ky i fundit eshte enveri ne bythe vertete,sepse edhe komunistet e cilesuan ate si pasardhes te tij dhe ai po bredh arave si dulla dikur.Saliu eshte i till,por te pakten me fjale eshte deklaruar kunder plehrave komuniste,pavaresisht se edhe vete andej vjen.Mua nuk me shqetesojne mizat qe qendrojne ne bythen e kalit.Eshte ndryshe ne demokracite e zhvilluara.Nqse ju do te shkruani nje leter nje personaliteti,ne kohen e caktuar do t'ju kthehet nje pergjigjigje.Mos pretendoni qe dikush i panjohur t'i kthehet ndonje pergjigje,e sidomos nje letre pa pike etike.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Nëntor 2007 14:14
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Drejtuar Zotit Sali Berisha,

President i Republikes,
Kryetar i Kuvendit Popullor,
Njeri nga Nenkryetaret e Kuvendit Popullor,
Zevendes Kryeminister,
Minister i Jashtem dhe i Brendshem,
Minister i Mbrojtjes,
Minister i Financave,
Minister i Arsimit,
Minister i Transportit dhe i Puneve Publike,
Minister i Ekonomise dhe Energjitikes,
Minister i Drejtesise,
Minister i Shendetesise,
Minister i Punes dhe Çeshtjeve Sociale,
Minister i Mjedisit,
Minister i Integrimit,
Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise,
Prokuror i Pergjitheshem,
Kryetar i SHIK-ut,
Drejtor i Pergjitheshem i Radio Televizionit,
Kryetar i K.K.R.T.-se,
Kryetar i Komitetit te Kthimit te Pronave,
Kryetar i Partise Demokratike,
Kryetar i PD - Dega e Tirane,
Dezhurn i nderteses ne Partine Demokratike,
Centralist i telefonit anti-korrupsion ne Kryeministri
edhe KRYEMINISTER.

I nderuar zoti Sali,

Rastesisht,nga nje burim i sigurte, mesova se keni vendosur te jepni DOREHEQJEN. Madje, kjo qenka pune ditesh. Kur e degjova nuk u zura bese vesheve. Me pare mund te besoja qe Edi Rama eshte me i shkurter se Erion Bracja se sa... Mirepo, ata qe ma dhane nje lajm te tille ngulnin kembe se eshte i vertete, sa ceshte e vertete qe nga hetimet e prokurorise, Lulzim Basha do te dale i pafajshem.

Kur je larg Atdheut, lajme te tilla behen edhe me tronditese. Kjo eshte arsyeja qe me nxiti t'u shkruaj kete leter. Ne te vertete, kjo nuk eshte leter, kjo eshte lutje. E marr me mend qe nga fjalet e mia do te prekeni aq shume, sa qe do te perloteni, por... kur mendoj se pasi te keni lexuar keto rrjeshta do te hiqni dore nga vendimi i nxituar qe keni marre, e ndjej veten te shfajesuar.

Njekohesisht, jam i sigurt se nuk do te harroni t'u jepni porosi gazetareve Tuaj, qe te bejne ndonje shkrim te vockel, ne te cilin te hidhet drite me fakte qe une kam qene edhe i korruptuar edhe ish spiun i sigurimit te shtetit.

Kete leter nuk e shkruaj duke u nisur nga interesa personale, sepse po te ishte keshtu, nuk do t'u kerkoja qe te hiqnit dore nga vendimi i Juaj per te dhene DOREHEQJEN, por do t'u lutesha per te kunderten. Ashtu sic kane vepruar vite me rradhe armiqte Tuaj: Lefter Xhuveli, Genc Pollo, Arben Imami, Ferdinand Xhaferi, Tritan Shehu, Prec Zogaj, Nard Ndoka e shume te tjere qe i bete ministra dhe deputete me doren Tuaj.


Zoti Kryeminister

Mendoni per nje cast sikur Ju, nje nate te bukur, ne ekranin e Televizionit Publik Shqiptar te shfaqeshit pa pritur me buzeqeshjen e vitit 97 dhe t'i drejtoheshit populit me fjalet: "Deklaroj, se une Sali Rame Berisha, jap doreheqjen e pa revokueshme nga te gjitha postet qe me ka besuar populli dhe partia."

Ç'do te ndodhte...?!
Nje deklarate e tille do te ishte nje BOMBE e vertete per te gjithe. Jo si bomba qe i plasi Ylli Pangos dhe e hodhi te ziun nga garazhi drejt e ne kolltukun e ministrit, por bombe qe do te hidhte ne ere te gjitha sukseset e arritura per sigurimin e energjise elektrike, ujit, investimeve te huaja, kthimit te pronave, demeshperblimit per ish te perndjekurit politike e dhjetra premtime te tjera qe i bete popullit gjate fushates elektorale.

A e perfytyroni se cfare do te ndodhte te nesermen e nje deklarate te tille?
Ne oren gjashte te mengjesit do te mblidhej Kongresi i Jashtezakonshem i Partise Demokratike dhe do te zgjidhte Kryetarin e ri, i cili sipas statutit do te ulej edhe ne kolltukun e Kryeministrit.

Po sikur te ndodhte, larg qofte, qe ne vendin Tuaj te zgjidhej nje person i cili...

PER CESHTJEN E KTHIMIT TE PRONAVE

...te kishte mendime te kunderta me Ju?!?

Se pari, te mos kishte durimin Tuaj per te pritur gjerisa te vdisnin edhe femijet e femijeve te ish pronareve, por te ngulte kembe qe pronat e rrembyera nga pushteti komunist t'u kthehen realisht dhe sa me pare pronareve, sepse sipas mendjes se tij medemek, nje shtet demokratik nuk u ndertoka mbi pronat e grabitura.

Se dyti, c'do te ndodhte sikur Ai te jepte urdher qe te mbyllej fabrika e inauguruar shtatembedhjet vjet me pare per prodhimin e Pronareve Te Rinj, e cila perdor si lende te pare Politikanet? C'do te behej me pasardhesit e Anastas Angjelit, Bashkim Finos, Argita Berishes, Lulzim Bashes te cilet jane ne procesin e prodhimit?
Si tani me kujtohet dita e perurimit te fabrikes... pardesyja e bardhe, gershera, diplomatet e huaj, tabakaja qe mbante nder duar Vili Minarolli, fjongoja e kuqe...!

Se treti, po sikur Ai te kundershtoje abrogimin e ligjit 7051 per token dhe ta konsideroje si mashtrim te rradhes qe u behet pronareve dhe institucioneve nderkombetare perendimore, ose ta krahasoje me anekdoten e qershive te Nastradinit...? Me fjale te tjera t'u akuzoje Juve se qershite e pastra u a ndate fshatareve sipas mendjes se Leninit, ndersa qershite e shurruara, gjoja paskeni ndermend t'ua ngopni pronareve. Po sikur te cirret Ai dhe te ulurije ne mikrofonat e shteteve perendimore se persa kohe ishit ne pushtet Ju dhe Fatos Nano, ish-pronaret nuk do te ktheheshin kurre ne Pronare, por deri ne diten e vdekjes do te ngeleshin vetem ISH.


Zoti Kryeminister

Vetem argumenti i mesiperm eshte i mjaftueshem qe Ju te bindeni dhe te hiqni dore nga vendimi qe keni marre. Po sikur te ndodhte, larg qofte, qe ne vendin Tuaj te zgjidhej nje person i cili...

TA MARRE SERIOZISHT DEMSHPERBLIMIN E TE PERNDJEKURVE POLITIKE

Ne nje rast te tille, jo aq per te fituar simpatine e tyre se sa per te terhequr vemendjen e perendimoreve, Ai mund t'ju fuse ne nje thes me ish komunistet. Madje, paturpesia e tij mund te arrije deri aty, sa te deklaroje qe Ju, persa kohe ishit ne pushtet, jo vetem qe nuk kishit ndermend t'u jepnit asnje kacidhe atyre te gjoreve, por do te vijonit te talleshit, sikunder gjoja keni bere per shtatembedhjete vjet me rradhe! Me fjale te tjera, edhe ligji qe miratuat Ju ne Parlament pas kaq shume e shume mundimesh, sipas Tij qenka nje me nder M...!

Nje mendje e semure si e Tij, nuk e ka te veshtire te sajoje lloj-lloj argumentesh. Bije fjala, Ai mund te trilloje se gjoja ne komisionet Parlamentare per vite e vite me rradhe ky problem eshte ngritur thjesht per muhabet, por asnjehere me pikesynimin qe te zgjidhet. Madje, Ai mund te sajoje edhe debate imagjinare ndermjet deputeteve tane te nderuar si pershembull:

Deputeti 1: Nje i pushkatuar, kushton me shume se nje ish i burgosur politik.

Deputeti 2: Kurse ne kemi mendim te kundert. Te pushkatuarit, kushtojne shume me pak se sa te burgosurit politik. Keta kane vuajtur per vite me rradhe ne burgjet e komunizmit, ndersa te pushkatuarit, kane ngrene plumbin dhe kane mbaruar pune fet e fet.

Deputeti 3: Nuk eshte fjala se cilet kushtojne me lire dhe cilet me shtrenjte. Ne do te gjykojme sipas fondeve qe do te akordoje qeveria.

Deputeti 4: Qeveria nuk ka breke ne bythe, e jo fonde per...

Deputeti 5: Ne nje mendje jemi, megjithate njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit. Detyra e jone si Parlament eshte te bejme ligjin, pastaj se ku do t'i gjeje parate qeveria eshte pune e saj.

Deputeti 4: Ama ligjin thoni ju..?! Ligje bejme tridhjete cope ne dite ne... Ne pandehnim se e kishit seriozisht ate punen e parave.

Deputeti 3: C'para a derebardhe... miratojme ligjin dhe jemi te nderuar.

Deputeti 2: E keqja eshte se ata kerkojne parate.

Deputeti 1: Pak se po u bejme ligjin, po dashkan edhe parate!


Po sikur te ndodhte, larg qofte, qe ne vendin Tuaj te zgjidhej nje person i cili sapo te vinte bythet ne karrike te deklaronte...

"KY SHTET DREJTOHET NGA SPIUNET"

Madje, per ta bere me te besueshme deklaraten e tij te felliqur, mund te citoje fjalet Tuaja ne foltoren e Parlamentit kur iu hakerruat deputeteve te krahut te majte, se po te hapeshin dosjet e ish spiuneve te sigurimit te shtetit, gjysma e tyre duhej te qeroheshin nga ajo salle. Apo te riprodhoje ish kryeministrin Pandeli Majko, i cili ne diskutimin e tij, madje nga e njejta foltore, deklaroi pa e fshehur kenaqesine se nje e katerta e deputeteve te Parlamentit shqipetar kane qene spiune te sigurimit te shtetit. Me fjale te tjera, edhe ish Kryeministri i Majte edhe Kryeministri i Djathte, te cilet jane njerezit me te informuar, kane te njetin mendim.

Nepermjet nje akuze te tille, Ai do te perpiqet te hedh balte mbi figuren Tuaj, se gjasme nuk keni pasur dhe as iu shkon nepermend ti hapni ndonje here ato te uruara dosje. Sepse medemek, ish spiunet e sigurimit te shtetit i keni zgjedhur deputete me doren tuaj, i keni bere ministra vetem e vetem qe te mund t'i perdorni si te doni, ku te doni dhe kur te doni!

Ai mund ta beje nje akuze te tille, jo ngaqe e ha meraku per Shqiperine, jo se i vjen keq per shtetin qe drejtohet nga spiunet, por sepse ne ate menyre kerkon te vrase dy zogj me nje gur. Zogu i pare, gjithmone sipas mendjes se tij, do te ishte demaskimi i hipokrizise Tuaj dhe zogu i dyte, te bente per vete popullin. Apo nuk mashtrohet lehte populli i yne u mrekullueshem.

Nuk e besoj te jete nevoja t'u kujtoj se eshte po ai POPULL, i cili ne vitet '90 u ngrit me tersellime kunder komunizmit, rrezoi nga pushteti kryeministrin e asaj kohe Fatos Nanon dhe u zgjodhi Juve si president. Eshte po ai POPULL qe u ngrit ne '97-en i manipuluar nga ish komunistet, u rrezoi Juve nga pushteti dhe zgjodhi perseri Kryeminister Fatos Nanon. Eshte po ai POPULL i cili ne vitin dymije e tre, rrezoi prap nga pushteti Fatos Nanon dhe ju zgjodhi prap Juve, Kryeminister.

C'te beje i ziu POPULL...?!
Kthen koken majtas,Fatos Nano... Kthen koken djathtas, Sali Berisha... Ngre koken lart, Fatos Nano... Ul koken poshte, Sali Berisha...

Nga t'ia mbaje i gjori POPULL...?!
Edhe sikur nje dite te bukur, POPULLI yne, t'i hipi autobuzit, te shkoje ne te gjitha qytetet e Shqiperise nga nje maternitet tek tjetri dhe te pyesi se a ka shprese qe te linde ndonje lider tjeter, do te marre te njejten pergjigje: - "Lodhesh kot i dashur POPULL, ata qe u pollen, u pollen."

Dhe se fundmi, o i nderuar Zoti Kryeminister, sikur cinizmi i Tij te arrije gjere ne ate shkalle sa te tallet me Juve per cikerrima te tilla si KORRUPSIONI, RRUGET, DRITAT...?

Dhe kur? Ne nje kohe qe Ju do te ngrini centrale berthamore per te shpetuar nga erresira jo vetem Shqiperine, por edhe shtete te tjera te Europes si bie fjala Gjermanine, Francen, Italine... te cilet tashme i kane kthyer syte vetem nga ne.

Ne nje kohe qe Ju ne krye te POPULLIT jeni nisur drejte Europes, Ai iu qakerka hallin se nuk mund t'a gjeni rrugen ne ERRESIRE!

Une jam i vetedijeshem qe nuk do te me ktheni asnje pergjigje per kete leter, sikunder jam i sigurte, qe pasi te lexoni keto rrjeshta, do te hiqni dore perfundimisht nga vendimi i Juaj per te hequr dore ose sic i thone jashte kufijve te Atdheut tone, DOREHEQJE.

Dhe kjo per mua nuk eshte pak.

Ish i yti,
Leka Bungo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shkurt 2008 19:16
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dhoma666
djale i mire,,,,,,

Regjistruar: 20/01/2007
Vendbanimi: duke shaluar,,,instiktet....
Mesazhe: 325

zotit Birish...............

hahahaha ..........
saranda ka edhe me pune berisha ,,,,,,,,,,,,,,po nejse se jane sekrete familjare ato......
o sale po te shkruj edhe une dicka po shkurt se mos te te lodhi se ke pune dhe nuk te bie kaha pastaj te hash as sanduicin ne zyre sic ben gjithmone..........mos e rruj desha me te thane se ne te duam fort se jemi puntore te medhenj si ty dhe me parime si ty,,,,,po shihe e kujdesu per higjenen se duke ua futur te gjitheve mund te marresh ndonje semundje e te kemi me kimet ,,,,,,,,,se si ty nuk,,,,pasi je ideali per te qeverisur shqipetaret,,,,,,,,,,

__________________
,,,,,,,,,ti je parajsa ime e humbur dhe une ."mekatar" ne kerkim te hynores...........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2008 12:04
dhoma666 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dhoma666 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dhoma666 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dhoma666 Shto dhoma666 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dhoma666 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Letėr Sali Berishės....

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.