Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > BE: Shqiptarėt, mė tė varfėrit nė Europė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

BE: Shqiptarėt, mė tė varfėrit nė Europė

Fuqia blerëse:
Çmimet super të larta dhe pagat e ulëta, rendisin Shqipërinë të fundit në rajon
EUROSTAT:
Shqipëria, më e varfra në Europë

Raporti:
Shqiptarët paguajnë çmimet më të larta në rajon, duke rritur shkallën e varfërisë



Shqipëria mbetet vendi me të ardhura më të pakta dhe çmime më të larta në Europë. Raporti i dalë gjatë ditës së djeshme nga Instituti Europian i Statistikave (EUROSTAT) merr në studim 37 vende të Europës, nga të cilat 27 vendet e Bashkimit Europian dhe 10 vende që janë jashtë zonës së BE-së. Krahasimi i bërë midis fuqisë blerëse që ka një shqiptar dhe asaj që ka një qytetar i Bashkimit Europian, na nxjerr në vend të fundit jo vetëm për sa i përket vendeve të BE-së, por edhe atyre të rajonit tonë.

***

Treguesi i nxjerrë nga EUROSTAT bazohet në Produktin e Brendshëm Bruto të një vendi, i matur me fuqinë e tij blerëse. Pra, me anë të këtij treguesi maten të ardhurat për frymë të çdo qytetari të këtyre 37 vendeve, duke i krahasuar ato me të ardhurat mesatare të vendeve të Bashkimit Europian. Për çdo vend nxirret se sa peshë zënë të ardhurat e tij për banor matur me fuqinë blerëse në raport me të ardhurat mesatare të një qytetari të BE-së. Në 37 vendet e marra në studim, 27 prej tyre janë anëtaret e BE-së, 3 janë kandidatët për t'u bërë pjesë e BE-së, ku bën pjesë Kroacia, Maqedonia dhe Turqia, 3 vende të EFTA-s, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, 4 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

***

Shqipëria rendit pikërisht në vend të fundit, duke pasur të ardhura për frymë matur me fuqinë blerëse sa 21% e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Pra, nëse një europian i ka të ardhurat për frymë të matura me fuqinë blerëse 10 mijë Euro, atëherë një shqiptar zotëron një fuqi blerëse prej 2 100 euro. Shqipëria jo vetëm që rezulton me një nivel tepër të ulët të të ardhurave për frymë matur me fuqinë blerëse, por edhe krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, niveli mbetet tepër i ulët.

***

Krahasuar me Malin e Zi, të ardhurat e një shqiptari matur në atë që ai mund të blejë janë 12% më të ulëta. E njëjta shifër vlen edhe për Serbinë, që rezulton një vend me të ardhura rreth 50% më të larta se Shqipëria. Një rezultat i tillë vjen për shkak të çmimeve, që duket se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë disa herë më të ulëta se në Shqipëri. Edhe Bosnje-Hercegovina është një vend në të cilin mund të jetosh më mirë se në Shqipëri. Kështu, një qytetar në këtë vend mund të blejë me të ardhurat e tij më shumë mallra dhe shërbime se në Shqipëri. Raporti i të ardhurave të një qytetari në Bosnje-Hercegovinë janë sa 26% e të ardhurave mesatare të një qytetari të Bashkimit Europian, duke qenë 5% më të larta se të një qytetari shqiptar. Edhe Maqedonia fqinje ka një tregues të ardhurash matur me fuqinë blerëse 7% më të larta se Shqipëria, duke qenë në nivelin e 28% të të ardhurave të mesatares europiane. Turqia është në një nivel më të lartë, duke kapur 31% të të ardhurave të një europiani, ndërsa një qytetar kroat ka të ardhura të matura me fuqinë blerëse sa 52% e një vendi europian.

Çfarë mat ky tregues?

Treguesi i nxjerrë nga EUROSTAT mat Produktin e Brendshëm Bruto të një vendi i konvertuar me fuqinë e tij blerëse. Pra e thënë më thjeshtë, EUEOSTAT ka matur sa mallra dhe shërbime mund të blejë një qytetar në këto 37 vende me të ardhurat për banor, duke bërë edhe krahasimet me mesataren e vendeve të BE-së. Pra, me anë të këtij treguesi maten të ardhurat për frymë të çdo qytetari të këtyre 37 vendeve, duke i krahasuar ato me të ardhurat mesatare të vendeve të Bashkimit Europian. Për çdo vend nxirret se sa peshë zënë të ardhurat e tij për banor matur me fuqinë blerëse, në raport me të ardhurat mesatare të një qytetari të BE-së matur me fuqinë e tyre blerëse.

Mali i Zi dhe Serbia, të ardhurat 50% më të larta

Krahasuar me Malin e Zi, të ardhurat e një shqiptari matur në atë që ai mund të blejë janë 12 pikë më të ulëta, ose të ardhurat e një malazezi janë 50% më të larta se të një shqiptari. E njëjta shifër vlen edhe për Serbinë, që rezulton një vend me të ardhura rreth 50% më të larta se Shqipëria. Një rezultat i tillë vjen për shkak të çmimeve që duket se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë disa herë më të ulëta se në Shqipëri. Edhe Bosnje-Hercegovina është një vend në të cilin mund që të jetosh më mirë se në Shqipëri. Kështu, një qytetar në këtë vend mund të blejë me të ardhurat e tij më shumë mallra dhe shërbime se në Shqipëri. Raporti i të ardhurave të një qytetari në Bosnje-Hercegovinë janë sa 26% e të ardhurave mesatare të një qytetari të Bashkimit Europian, duke qenë 5 pikë më të larta se të një qytetari shqiptar, ose rreth 20% më të larta. Edhe Maqedonia fqinje ka një tregues të ardhurash matur me fuqinë blerëse 7 pikë më të lartë se Shqipëria, duke qenë në nivelin e 28% të të ardhurave të mesatares Europiane. Turqia është në një nivel më të lartë duke kapur 31% të të ardhurave të një evropiani, ndërsa një qytetar kroat ka të ardhura të matura me fuqinë blerëse sa 52% e një vendi europian.

Treguesi i Produktit të Brendshëm për Frymë, matur me fuqinë blerëse për 37 vende. Krahasimi është i bërë me mesataren e të ardhurave të një qytetari të BE-së


2004
2005
2006

27 vendet të BE-së
100
100
100
Eurozona
111
111
110
Eurozona +Malta = Qipro
111
111
110
Belgjika
121
121
120
Bullgaria
34
35
37
Republika Çeke
75
75
79
Danimarka
126
127
126
Gjermania
117
115
114
Estonia
57
63
69
Irlanda
142
144
146
Greqia
94
97
98
Spanja
101
103
105
Franca
111
112
111
Italia
107
105
103
Qipro
91
93
92
Latvia
46
50
54
Lituania
51
53
56
Luksemburgu
254
265
280
Hungaria
63
64
65
Malta
77
77
77
Holanda
130
131
131
Austria
129
129
128
Polonia
51
51
52
Portugalia
75
76
75
Rumania
34
35
39
Sllovenia
85
87
88
Sllovakia
57
61
64
Finlanda
117
115
117
Suedia
125
124
125
Anglia
122
120
118
Kroacia
49
50
52
Maqedonia
27
28
28
Turqia
29
29
31
Islanda
132
135
130
Norvegjia
165
180
186
Zvicra
135
134
135
Shqipëria
:
20
21
Bosnje dhe Hercegovina
:
25
26
Mali i Zi
:
30
33
Serbia
:
33
33





__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2007 09:47
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

shyqyr qe e morren vesh dhe keta, mqse s'e dinin!

cfaredo kuti te marresh, po njesoj dalim ne... me kepuce te kuqe.

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2007 13:20
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bleta punetore Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bleta punetore nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Bukën e përditshme falna Zot!

Nga Gjergj Golemi

Rritja e çmendur e çmimeve për produktet ushqimore të konsumit të përditshëm, rritja e çmimit të bukës së përditshme me dyfishin e kostos, po i ve qytetarët e varfër shqiptarë përballë sfidës më të vështirë për jetën: Të rrosh, apo të mos rrosh?! Kjo është çështja e ditës. Kjo pyetje retorike, tashmë u bë refren në çdo vatër shqiptare, ku pjesa dërmuese e njerëzve janë të papunë, ku një numër mjaft i madh i përket shtresës së moshës së tretë, të cilët e mbajnë frymën me një pension qesharak. Ndaj, kjo rritje e çmimeve e papërballueshme për konsumatorin popull, has në heshtjen e qeverisë së "pafuqishme" për të krijuar një stabilitet të çmimeve, përballë tregut të të "fortëve", që s'pyesin as nga ligjet fiskale, as për qeverinë që bën sehir përballë kësaj situate alarmante. Por, qeveria mesa duket , ka hequr "dorë", nga populli i varfër se i duhen projektet e mëdha, politikat e mëdha, pa realizuar politikat e vogla, siç është buka e ditës, duke "kryqëzuar" detyrimet që ka ndaj qytetarëve të vet, që tashmë, po ndeshen përballë kësaj çmendurie të rritjes së çmimeve ushqimore, veçanërisht atë të bukës së përditshme. Rritja galopante e çmimeve të të gjithë produkteve ushqimore, do të shumëfishojë listat e borxheve të qytetarëve të varfër, si dëshmi e gjallë e gënjeshtrës së madhe të premtimit elektoral të Berishës në 2005, se s'do të ketë më lista e defterë, dhe më pas, atë të zbatimit të skemës së kafshatës. E ndërsa qeveritarët tanë të dashur, jetojnë në lukse përrallore, populli ndodhet përpara sfidës më të madhe të varfërisë, duke kënduar lutjen përvajshme migjeniane: Bukën e përditshme falna Zot!

-------------------------------------

Ndoshta Japonia do te ndihmoje??????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2008 14:06
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore


cfaredo kuti te marresh, po njesoj dalim ne... me kepuce te kuqe.



A jo ketu s'jam dakort.Se po te marresh kutin e çmimeve psh ne dalim nji nga vendet e para te rajonit dhe mqs jemi ne "ekonomi tregu" do te thote qe vlera e mallit(oferta) eshte baraz me kerkesen(te pakten teorikisht) prandaj qe shqiptaret paguajne çmimet me te larta do te thote qe kane dhe te ardhura qe te perballojne keto çmime pavaresisht spekullimeve qe bejne tregtaret.Mire artikujt jetike(ushqimore) jane te detyruar ti blejne se do rrojne por kjo gje duket edhe tek mallrat industriale.Keto kane çmime te larta sepse ka treg blerjeje.Nji shembull banal ,vjet kur isha ne mal te zi nji shok shikon per dush ose vaske me hidromasazh dhe çmimet e ketyre ne Ulqin ishin pothuajse 40 % me pak se ne Shqiperi.
Tek ky raport nuk jane marre parasysh te ardhurat nga emigracioni plus dhe paraja qe del me "djersen e ballit" .
Ne Shqiperi apartamentet blehen cash biles kësti i parë paguhet 1 ose 2 vite para se te perfundoj pallati.Po ta llogarisesh me te ardhurat del llogaria pak si e ngushte per ta blere cash.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2008 14:30
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mos u beni merak qeveria do te kompesoj rritjen e cmimit te bukes e cila po behet ne menyre abuzive nga tregetaret tane te babezitur e te pa shpirt.Nga perllogaritjet e bera del se tregetaret e prodhimit te bukes fitojne 100% nga shitja e saj.Pra keta harpagoner qe une do ti quaja kriminele cmimet i ngrejne ne menyre abuzive.Eshte detyra e shtetit e organizmave te tij qe tua vene topet ne bige ketyre te pafytyreve.Shembulli me i mire ishte nje nje furre pjekes ne nje lagje te Tiranes i cili nuk e kish ndryshuar asnjehere cmimin e bukes.Ai deklaroj se fitoj me pak,por perseri fitoj tha dhe nuk mund ta ngrej dot cmimin.Shqiptaret vazhdoi ai thone do te shkojme te hame buke dhe kjo te bene te mendohesh.Shikoni qindarkat ne duart e ketij pensionisti tregoi ai doren e fishkur te nje pensionisti me disa monesdha metalike.Shteti duhet t'i penalizoje rende spekullatoret.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2008 17:21
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DARDAN
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51

Shqiperia,Kosova dhe integrimi

Shkruan:Nevruz LULO

Shkurti hyri me ftohtesine e zakonshme te dimrit as te eger,e as te bute.Neper hapesirat mbareshqiptare endet pa zor pavarsia e Kosoves dhe avancimi i Shqiperise drejt BE-se dhe NATO-s.Tanime vetem pavarsia e Dardanise se vjeter eshte me se e prekshme dhe e pranueshme nga faktoret qe bejne ligjin ne kete bote tejet te pabesueshme.Pse te mos jete e thene qe ne shqiptaret,te mos kemi dy gezime brenda vitit(sepse ne nje dite zor se ndodhin).

Dhe gjithe kjo pritje per evenimente me teper ne leter sepse ne realitet jemi pjese e kesaj Europe dhe jemi larg predikimeve qe duhet te mbushim(sipas kritereve te percaktuara).Rendesi me teper duket se ka Kosova e lodhur tashme me pritjet pafund dhe nga presionet e barbareve te kontinentit plak.Po Shqiperia trungu nga i cili u shkeputen padrejtesisht territore te tera,per te kenaqur ata qe s'duhet te kenaqeshin,sepse dyndjet e pafundme sllave nga Uralet e larget duket se nuk do te reshtin asnjehere.

Vendi i Skenderbeut te pamposhtuar nuk gezon ende statusin e pranimit ne organizatat e krijuara ne Europen e trazuar nga skicofrenite panortodokse apo panruse.Faji eshte i barasvlershem si per qeveritaret qe drejtojne kete truall te sterlashte,ashtu edhe per kreret dhe institucionet e hershme europiane.Kuptohet qe ndjenja e fajit eshte e zorshme te pranohet nga te dyja palet,por shqipfolesit qe marrin persiper te behen qeveritare,duhet te jene me te pergjegjshem per njerezit qe udheheqin apo per popullin qe i ndjek,voton kunder apo abstenon.E dime se Kastriotet nuk mund te bejne me Gjergja.Nuk mund te bejne Ahmeter apo Mit'hater,nuk bejne me Konica apo Bojaxhinj por nje gje duhet t'a bejne.....T'a integrojne teresisht vendin e shqiponjave aty ku duhet,dhe jo te rendin pa fre nga Kina e larget,ne Japonine e zhvilluar apo ne Kuvajtin plot sheike.Shqiperia jo vetem nga pikepamja territoriale por edhe shpirterisht eshte pjese integrale e qyteterimit te kahershem europian,ajo eshte shkeputur perdhunisht vetem nga pazaret e paprincipta te pas Luftes se Dyte Boterore.

Shqiptaret e kane merituar me kohe anetaresimin ne BE apo NATO,eshte vetem keqdashja e monstrave te Katovices qe e mbajten dhe e mbajne larg.Sepse meritat,per nje vend ne familjen e madhe europiane,n'a i kane dhene Abdyl Frasheri,Ismai Qemali,Ahmet Zogu,Mit'hat Frasheri,Faik Konica ,Gjergj Fishta,Nena Tereze dhe gjithe plejada e njerezve te shquar qe bene te njohur Shqiperine ne mbare boten.Prandaj politika aktuale te ndaje mendjen nese "meriton" perfitime per integrime apo anetaresime....As Berisha dhe as Rama nuk kane bagazhin minimal per te ndikuar forcerisht ne rilindjen e ketij vendi te lodhur deri ne palce.Te lodhur nga mediokriteti pervers i politikes,te lodhur nga provincializmi i medias,te lodhur nga slloganet social-kapitaliste te hibrideve te Katovices.

Rilindja jone e re do te konceptohet atehere kur Kosova te filloje te operoje si shtet i pavarur,atehere kur trungu baze i shqiptareve te largohet nga barbaria e mbjelle nga bolshevizmi i moderuar terminologjikisht.Vetem atehere shqiptaret do te jene te lire per te pozicionuar veten e tyre aty ku e meritojne sepse tranzicioni fatal duhet t'a kete nje fund.Nje fund qe meritojne te gjithe bukeshkalet qe flasin shqip.....


Mrre nga www.lajmishqip.com

__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2008 20:18
DARDAN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DARDAN Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DARDAN (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė DARDAN't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: DARDAN Shto DARDAN nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DARDAN nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > BE: Shqiptarėt, mė tė varfėrit nė Europė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.