Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gafa e trete e Presidentit Topi
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Gafa e trete e Presidentit Topi

Pas dy gafave te para te Presidentit Topi, heqjes se Prokurorit te Pergjithshem pa pritur njehere vendimin e Kushtetueses dhe vajtjes (si pordhaci Nano) ne koncertin e Vjenes, vjen edhe gafa e trete e tij:

 

Marre nga gazeta Panorama

Gjashtë muaj pas drekës në qytetin e Vlorës, ku Topi u pa në praninë e rreth 20 deputetëve, tani në krye të shtetit ai ka zgjedhur sërish një qytet bregdetar për të drekuar me deputetët, të cilët e kanë mbështetur gjatë garës presidenciale. Por përpara kësaj dreke, kreu i shtetit ka pritur në zyrën e tij kryeministrin Sali Berisha. Takimi mes tyre është bërë para nisjes së mbledhjes së qeverisë dhe ka zgjatur rreth 45 minuta. Burimet nga kryeministria konfirmojnë takimin mes tyre, por pa dhënë detaje lidhur me atë çka mund të jetë diskutuar. Më pas, në orën 13:00, makina e Presidentit Topi TR 0001 Z është parë t'i drejtohet restorantit "Arragosta" në qytetin e Durrësit. Para kreut të shtetit në këtë restorant kishin ardhur edhe deputetë të maxhorancës si dhe disa ministra të kabinetit qeveritar, të cilët vetëm pak para nisjes së drekës kishin përfunduar mbledhjen e qeverisë. Burimet bëjnë të ditur se kreu i shtetit ka thirrur deputetët dhe ministrat demokratë të drekojnë në këtë restorant peshku me rastin e festave të fundvitit. Por ajo që bie në sy është fakti që në ndryshim nga "takimi i Vlorës", pjesëmarrës janë edhe ministra të kabinetit qeveritar si ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka apo edhe ish-ministri Besnik Mustafaj. Zyrtarët që kanë përgatitur këtë drekë duket se kanë bërë kujdes edhe për vendet për secilin nga pjesëmarrësit, ku kreu i shtetit ka pasur në krah të tij pikërisht Mustafajn dhe Bregun. Në fillim të saj ish-nënkryetari i PD-së ka përshëndetur të gjithë të ftuarit, duke i konsideruar ata si miqtë dhe mbështetësit e tij më të ngushtë. "Faleminderit që keni ardhur në këtë drekë, pasi ju konsideroj miqtë e mi më të ngushtë", mësohet të ketë thënë kreu i shtetit në këtë drekë me mbështetësit e tij. Për rreth 60 minuta, Presidenti Topi ka biseduar me të gjithë të pranishmit në këtë drekë, ku megjithëse sipas burimeve, nuk është diskutuar për asnjë moment për ngjarjet politike në vend, kjo tregon edhe njëherë mbështetjen e gjerë që ka kreu i shtetit në radhët e Partisë Demokratike. E pranishme në këtë drekë ka qenë edhe muzika, ku pas peshkut të shoqëruar me verë, nuk kanë munguar as performancat e kërcimit të disa prej deputetëve si Sali Shehu, Pal Dajçi apo Ndriçim Babasi. Në të njëjtën kohë, edhe dollitë kanë qenë pjesë e kësaj dreke, ku sërish protagonist ka qenë deputeti Sali Shehu. Deputeti demokrat mësohet të ketë ngritur nga një dolli për kreun e shtetit për të cilin ka thënë, se "jemi të gëzuar që kemi arritur një pikësynim tonin", duke iu referuar pikërisht bërjes së Topit president. Por një tjetër dolli e Sali Shehut ka qenë edhe për deputetin e pavarur Gilman Bakalli. Ndërkohë, mosbesues ndaj teknologjisë së fundit të celularëve, deputetët demokratë i kanë kërkuar kreut të LDK-së, Nikollë Lesi, të mos filmojë performancat e kërcimit, apo edhe ndonjë batutë të deputetëve me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, restorant "Arragosta" për tri orë e gjysmë ka qenë në mbikëqyrje të plotë të Gardës së Republikës dhe forcave të rendit, të cilët nuk kanë lënë për asnjë moment përfaqësuesit e medias të bëjnë fotografi apo të marrin prononcime për këtë drekë. Kjo nuk është hera e parë që kreu i shtetit mbledh në dreka të tilla jo zyrtare deputetët demokratë, të cilët e kanë mbështetur në garën e tij presidenciale. Disa herë radhazi, pas marrjes së mandatit të Presidentit, Topi ka organizuar dreka të tilla me një pjesë të grupit të PD-së.

Të pranishëm në drekë

Bamir Topi
Majlinda Bregu
Gazmend Oketa
Besnik Mustafaj
Aleksandër Biberaj
Sami Gjergji
Osman Metalla
Nard Ndoka
Lulëzim Basha
Fatos Beja
Engjëll Cara
Gilman Bakalli
Genci Juka
Nikollë Lesi
Galip Ramadhi
Pal Dajçi
Sali Shehu
Aurel Bylykbashi
Edi Paloka
Blerim Çela
Gëzim Karapici
Idriz Xhomara
Rrahim Kaleci
Safet Sula
Dashnor Sula
Aleksandër Flloko (presidenca)
Dashamir Xhaxhiu (presidenca)
Bashkim Bekteshi
(këshilltar grupi)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2008 21:42
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Pse ja fut kot o artum apo ske ku te kapesh dhe analizon mengjezet dhe drekat e bamir topit.Tre gafat e para i morrem vesh te katerten po e them une, bamir topi dje takoi per gjysem ore kryeministrin,do thuash ti ku qendron gafa ketu ?
ta them une ku qendron qe pse nuk e takoi per 1 ore dhe e takoi per gjysem ore ,"Ja pra krisma ska pasur"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2008 04:39
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Re: Gafa e trete e Presidentit Topi

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
....dhe vajtjes (si pordhaci Nano) ne koncertin e Vjenes,......


Pse mer Artur qenka gafe vajtja tek koncerti i Vjenes??
Me siguri do te jeshe ndonje katunar deri ne palce ti (thjesht nje vezhgim, s'dua te te ofendoj).

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2008 06:26
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

O Kol Frakosha

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Pse ja fut kot o artum apo ske ku te kapesh dhe analizon mengjezet dhe drekat e bamir topit.Tre gafat e para i morrem vesh te katerten po e them une, bamir topi dje takoi per gjysem ore kryeministrin,do thuash ti ku qendron gafa ketu ?
ta them une ku qendron qe pse nuk e takoi per 1 ore dhe e takoi per gjysem ore ,"Ja pra krisma ska pasur"


Oh Zot!!! Dhe Kanadaja e shkrete qe nepermjet sistemit te "aplikimit" mendon qe merr atje me te zgjuarit.

Po Topi me Berishen mund te takohen sa dhe kur te duan sepse perfaqesojne institucionet perkatese, tjeter gje eshte te takohesh "miqesisht" me deputete (qe perfaqesojne parti politike)vetem te njeres pale. Meqe ti e quan normale kete, dmth u jep te drejte socialisteve qe thone qe Topi  ka ngelur akoma nen-kryetar i PD-se.

P.s. Sa per gafen e dyte lexo pergjigjen ndaj ketij Qytetarit qe ka shkruar poshte teje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2008 20:52
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Pse mer Artur qenka gafe vajtja tek koncerti i Vjenes??
Me siguri do te jeshe ndonje katunar deri ne palce ti (thjesht nje vezhgim, s'dua te te ofendoj).


Jo mor cun, cfare ofendimi vetem se do isha kurioz te dija prej sa lekuresh je qytetar zoteria jote.

Megjithate, ne katunaret kemi nje fjale, "dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete". Mendoj se i referohej kesaj thenieje Sala kur thoshte per Nanon, qe Kryeministri i vendit me te varfer ne Europe nuk duhet/mund ti lejoje vehtes qe te shkoje ne "salltanete" te tilla (edhe pse cuduterisht per te njejtin veprim te Topit, Saliu nuk u shpreh) .

Dhe une, pavaresisht se shumicen e gjerave nuk i mendoj si Sala, me kete kritike te tij isha dakort, dhe si rrjedhim e mendoj njelloj edhe tani.

Psh Tironso

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2008 21:05
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Arturm.
Ne ç'vit shkoi Tosi e ne çvit Topi.?

Nuk dua ta justifikoj aspak Topin psh me korrupsionin etj. Por nuk mund te quhet gafe e tij pse berisha paska akuzuar shefin e qeverise kur vete ishte ne opozite.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2008 21:12
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

arti ata jane mbledhur si barku i shenmerise themi ne ne Vlore.U hahet muhabeti si i thone fjales.Cope- cope ne qeveri e cope -cope ne parlament.Bamiri eshte ne rregull dhe nuk e leviz as topi per 5 vjet,por Sali psikopati si e shtyne me bodiguardin, derrin Ndoka,me pordhet e Pollos me kurven Xhuveli e ndonje tjeter.Ai eshte me i deshtuari e gafa po bene me shume se kushdo tjeter.Atij i behen presione nga shume krah duke i permendur se po nuk me dhe mua kete portofol une te rrezoj.Pra Saliu nuk po i mban premtimet e bera ne fushate, jo se nuk do por nuk po e lene keta zagare qe i vijne rrotull e lehin si kone duke e kafshuar sepse duan te vjedhin maskarenjte..Jam merzitur shume me keta kelyshe te babbezitur e te korruptuar.Po te me pyeste mua doktori do t'i propozoja ta mbante  qeverine ne kembe gjersa te behej nje kod zgjedhor me proporcional te paster si ka propozuar LSI me prag 5% dhe do te shpallja zgjedhjet e parakoheshme.Te gjithe keta zagare duke filluar qe nga S Qenushi,Ceka,Milo greku,Nard hajvani,Pollua,Xhuveli ndoshta edhe republikanet nuk do te lehnin me por do te shkonin tek vendi i qenit.Edhe shume nga ata te paafte brenda mazhorances qe  u eshte hapur oreksi e qe duan te behen ministra nuk do te ishin me ne listen e deputeteve ne zgjedhjet e parakoheshme.Pra Sali Tropoja duhet te veproje njesoj si ka vepruar,po vepron e do te veproje E Rama.Te rinovoje partine dhe t'ju mbylle gojet zagareve.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Janar 2008 21:23
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Po ja meqenese ti zoti artum deshiron qe topi mos beje dreka dhe darka ashtu u befte qe sot e tutje bamir topit ti hiqet e drejta per te pasur miq dhe shoke te ngelet i vetmuar si "kukudhi" te ngelet hahahahahha
Leri keto cirqe dhe hap ndonje teme per te qene se edhe ate pak deshire qe kemi per te shkruar po na e hiqni.
SOt bamir topit ju dha dhe cmimi i publikut ........ky thote mos beje dreka dhe darka me miq e shoke se qenkerka gafe

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2008 00:21
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Puntor

Topi ishte kete fillimviti (une e pashe tek italiani por e kane dhene edhe tv shqiptare), ndersa Tosi nuk me kujtohet ekzaktesisht ne cfare fillim viti ishte (me Xhoanen).

Pavaresisht nga theniet e Sales, une personalisht mendoj se Presidenti i vendit me te varfer te Europes (ose kryeministri Nano ne kohen e tij), per respekt te varferise se popullit te tij, mund ta evitonte nje gje te tille.

Per faktin qe mund te evitohej nje "zbavitje" e tille me leket  e taksapaguesve shqiptare ma merr mendja se jemi dakort, apo jo?

IQ

Jam 100 per qind dakort me analizen qe beni, por ky arsyetim nuk mund te jete justifikim per Berishen. Deshi dhe e beri. I dha 20% te votave te veta Mediut (plus te tjerat dallmaukeve te tjere) dhe tani nuk mund te qahet.

U corr shume per Dushkun e Fatosit, dhe sapo ju dha mundesia, ne vend qe ta ndalonte, e beri MegaDushk.

Mos qahet tani.

Kol Varke Frakosha

Sinqerisht akoma nuk e kam kuptuar, nqs ti ben vet apo je prej verteti.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2008 14:54
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Une bej vete prej verteti tume por ta perseris edhe njehere se vetem ti e di ku do te dalesh me kete sulmin kunder presidentit bamir topi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2008 19:18
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gafa e trete e Presidentit Topi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.