Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Mos shani Shkupin, por Tiranėn
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Mos shani Shkupin, por Tiranėn

Mos shani Shkupin, por Tiranën


Nga Gjergj Erebara
14-01-2008




Ditën kur u bë e njohur se as në Maqedoni nuk do të shkojmë dot më pa vizë, një shqiptar shkoi në Ambasadën Italiane në Tiranë dhe pyeti se çfarë kërkesash duhej të plotësonte për vizë, tashmë që thuhet se kushtet u lehtësuan. Përgjigjja që mori qe zhgënjyese: do të duhet të plotësojë të gjitha dokumentet që plotësonte më parë, por se tani ka premtimin se mundet të ankohet në Ministrinë tonë të Jashtme dhe në Bruksel, kur merr një përgjigje negative.

Në të njëjtën ditë, qeveria u përpoq të depistonte opinionin publik duke akuzuar Shkupin si fajtore për rivendosjen e vizave dhe duke gënjyer në mënyrën më të turpshme të mundshme, se rivendosja e vizave nga ana e maqedonase, është një akt që bëhet kundër Kosovës. Pra, thjeshtë e gjeti edhe një herë justifikimin për paaftësinë e vet, duke përdorur si gjethe çështjen kombëtare. Makthi se tashmë as në qytetin e mrekullueshëm të Ohrit nuk do të mund të shkojmë pa marrë më parë një vizë në ambasadë, pa paguar 30 e kusur euro dhe pa plotësuar një mal me dokumente, na torturoi gjatë. Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk qenë thjeshtë dy vende ku shqiptarët shkonin pa vizë, por qenë dy kufij që jepnin shpresë për liri. Që nga shkurti, do të mbetet vetëm Mali i Zi, si kufiri ëndërr që mund të kalohet pa vizë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Ministria jonë e Jashtme, na hapi barkun me deklarata kërcënuese kundrejt shtetit maqedonas, ndërsa media aludonte për humbjet që Maqedonia do të pësojë nga regjimi i vizave. Natyrisht, vetë maqedonasit nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, por edhe fqinjët tanë kanë ëndrrën e integrimit në zonën Shengen dhe po punojnë për këtë. Rivendosja e sistemit të vizave për vendet e tjera të botës, ku hyjnë edhe Shqipëria e Kosova, është pjesë e punës së tyre për të fituar vizën evropiane. Askush nuk mund t'i thotë maqedonasve të humbasin Shengenin sepse ne këtu në Tiranë jemi të paaftë ta fitojmë vetë. Dhe është krejtësisht e papranueshme që Tirana zyrtare të krijojë insinuata dhe të akuzojë fqinjët për të mbuluar paaftësinë e vet. Kur po dëgjoja deklaratën e djeshme (kërcënuese) të Ministrisë së Jashtme, m'u kujtua një raport i Bashkimit Europian mbi problemin e vizave, raport që thoshte se pala shqiptare nuk dinte të negocionte për lehtësimin e vizave, se nuk shprehu asnjë kërkesë konkrete, shkurt se qe e paaftë. Të njëjtën gjë u detyrua ta thotë edhe qeveria maqedonase ditët e fundit. Shkupi ka marrë për Këshilltar për Integrimin, arkitektin e integrimit të Bullgarisë në BE, ish-ministrin e Jashtëm, Solomon Pasi.

Që në vitin 2001, Bullgaria punoi dhe arriti të integrohej në zonën Shengen edhe pse nuk qe ende vend anëtar i BE-së. Tre vite më vonë, të njëjtën punë e bëri edhe Kroacia. Të dyja vendet vendosën standardet Shengen në lëshimin e vizave. Megjithatë, vetëm kur ministri i Jashtëm bullgar mbërriti për një vizitë në Tiranë, mësoi se viza bullgare për ne kushtonte 50 euro dhe urdhëroi menjëherë uljen e çmimit të vizës. Imagjino, në vite të tëra, qeveria shqiptare nuk kishte marrë mundimin as të informonte qeverinë e Sofjes për problemin. Tani, Ministria jonë e Jashtme, bën mirë të mos kërkojë të zbulojë konspiracion pas vendosjes së vizave nga maqedonasit, sepse në fakt duhet të përgjigjet se pse ne nuk i kemi vendosur ende vizat për vendet e tjera dhe pse ne nuk kemi bërë asgjë për integrimin në zonën Shengen. (Ose, së paku, përse nuk kemi ecur në të njëjtin hap me Maqedoninë).

Që të integrohesh në zonën Shengen, do të thotë të lëshosh viza për qytetarët e vendeve të tjera, me të njëjtat kushte që anëtarët ekzistues të zonës Shengen zbatojnë. Të kesh kontroll kufitar të besueshëm dhe dokumente identifikimi të besueshme. Për të gjitha këto nuk na e ka fajin maqedonasi. Vetëm gjashtë muaj më parë, qeveria e Tiranës deklaroi me pompozitet se vizat me BE-në do të lehtësoheshin që nga 1 Janari i këtij viti dhe doli se, në fakt, një gjë e tillë qe vetëm një gënjeshtër.

A janë të interesuar në fakt ministrat tanë për liberalizimin e sistemit të vizave? A preken ndopak, kur kalojnë kufirin dhe u kontrollohet pasaporta shqiptare si pasaporta e një krimineli? Faktet tregojnë se nuk preken nga kjo gjë. Që një ministër shqiptar të shkojë në Itali, duhet që të dërgojë Pasaportën e tij Diplomatike në ambasadën italiane. Përderisa nuk u vjen turp që ta bëjnë një gjë të tillë dhe fshihen pas mendimit se mund të dërgojnë bodigardin në radhë për të marrë vizën dhe të mos paraqiten vetë, imagjino se sa pak turp i vjen kur mendojnë për pjesën tjetër të shqiptarëve të poshtëruar në ambasada dhe pika kufitare. Problemi i vizave maqedonase nuk qëndron në Shkup, por në Tiranë.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2008 20:36
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nje pyetje.

Nuk e di se pse u dashka share ose Shkupi ose Tirana per keto gjera. Pastaj dihet se Shkupi eshte me perpara se Tirana ne kete rruge por kjo nuk do te thote se e kane urdheruar Shkupin te veje viza me Shqiperine, por edhe nese i ka thene a vlen e njejta gje edhe per Serbine.???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2008 20:49
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nje shtese

Ka gallat me kto gazetaret se te mesojne me njemije justifikime te shash vendin tend. Kta ja kalojne dhe Jezusit.:p

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2008 20:51
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Trojan

Ka shume pasaktesi ne shkrimin qe sjell ti, prandaj personalisht nuk me duket si nje "shtytje" per diskutim.

 Disa nga pasaktesite jane keto:

1) Po te shikoni ketu, ne tabelen e shteteve:

http://it.wikipedia.org/wiki/Accordi_di_Schengen

Bullgaria dhe Rumania akoma nuk kane hyre ne Schengen (kujdes, ka nje diference midis sistemit te hyrje/daljes pa viza dhe Schengenit qe eshte "heqja e kontrolleve kufitare te cfaredolloji midis shteteve"), ndersa artikulli e jep Bullagarine si nje vend qe ka hyre ne Schengen.

2) Artikulli thote qe Maqedonia e ka marre kete akt venie te vizave si pasoje e "plotesimit" te kushteve per hyrje ne sistemin Schengen. Po te ishte keshtu Maqedonia do rivinte vizat edhe me Serbine, Bullgarine etj, gje qe nuk ka ndodhur. Ky vendim eshte marre vetem karshi Shqiperise, dhe kjo mban ere te keqe.

3) Ministrat dhe deputetet shqiptare kane pashaporte dipllomatike, dhe ne baze te akordeve dypaleshe, per te vajtur ne Itali dhe Greqi (ka dhe ndonje shtet tjeter por per keto te dyja jam i sigurte), me keto lloj pashaportash NUK KA NEVOJE PER VIZE, prandaj artikulli eshte i pasakte edhe ne kete historine e kerkimit te vizave per Ministrat ne ambasaden italiane (ndoshta artikullshkruesi ngaterron pashaporten e sherbimit, qe ka nevoje per vize, me pashaporten diplomatike).

Ministria e Jashtme dhe ambasadat tona kane shume gjynahe, dhe kush me mire se ne emigrantet e di kete, por ne kete rast me duket se eshte nje akt i poshter me qellime te erreta i Maqedonise.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2008 21:17
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Simbas disa te dhenave ky ligj eshte votuar ne parlamentin e Maqedonise para se te vinte qeveria Gruevski ne pushtet se bashku me PDSH-n.Qeveria socialdemokrate ja ka futur BDI sepse edhe ajo e ka votuar ate ligj i cili duhej te hynte ne fuqi me 1 Janar 2008.Partia e A Ahmetit e ka ngrene sapunin per djathe nga shkijet.Me e keqja eshte se as BDI-ja dhe asnje parti tjeter shqiptare ose ambasada jone ne FYROM nuk e ka lajmeruar Tiranen zyrtare ose nqse e k alakmeruar ajo nuk e ka vene ujin ne zjarr.Tani qe ligji i bere ne parlament duhej te hynte ne fuqi ne Tirane po hidhen pupthi.Ligji eshte i njejte per te gjitha shtetet qe nuk jane anetar te EU edhe per Serbine,Malin e Zi,B Hercegovinen e Kroacine,por keto te fundit kane bere marrveshje dypaleshe me qeverine maqedonasa qe mos te kete nevoje per viza ne ambasaden e FYROM.Keshtu qe ato jane ne rregull,ndersa nuk kemi bere marrveshje me Qeverine maqedonase dhe mund te kemi probleme.Kjo lloj situate ju shkon per shtat serbeve dhe gjithe sllaveve per t'i krijuar veshtiresi shtetit te ri te Kosoves,pa per ne si vend nuk eshte ndonje problem se domatet e mollet jane me te lira ne Oher e ne Struge.Ne kete rast vete shteti i FYROM ka humbje ne kete rast.Shqiptaret e zonave kufitare importojne ushqime e fruta nga fqinji jone,por edhe shume shqiptare shkojne weekend-eve ne Struge e Oher per qef duke shpenzuar valute ne favore te ekonomise maqedonase.Pra i humburi eshte edhe vet fqinji jone.Pritet qe N Gruevski te vizitoje Tiranen dhe une mendoj se kjo krize do te tejkalohet dhe regjimi i vizave nuk do te vendoset.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2008 16:00
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQ

Sa mire do ishte qe Lulzim Basha te kishte te njejtin "patriotizem " dhe "atdhetarizem" qe tregoi ne parlament per rrugen Rreshen Kalimash edhe per sistemin e vizave me Maqedonine.

Por ndoshta ai cun nuk eshte mesuar te beje dy gjera njeheresh, kjo do te jete arsyeja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2008 09:48
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Per Varken

Ore, po kjo qeveria Jote sikur do na lehtesonte marrjen e vizave, tani po na i ve edhe me ata 2-3 shtete me te cilat nuk i kishim.

Germo Tare germo hahahahahahahahahah

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2008 09:51
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Me vjen keq per ty qe inatin qe ke per kryeministrin e shpreh hapur me kenaqesine qe ndjen per te te keqijat qe i ndoshin vendit,rasti i vizave ne kete rast.
Ore uren per se gjati apo per ze gjeri lumit do ta ngreme???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2008 22:59
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Varka
Vendosjen a vizave prej FYROMIT, a nuk do te ishte me mire ta quanim paaftesi te klases sone politike, dhe jo: Fatkeqesi.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2008 07:16
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Me vjen keq per ty qe inatin qe ke per kryeministrin e shpreh hapur me kenaqesine qe ndjen per te te keqijat qe i ndoshin vendit,rasti i vizave ne kete rast.




Ai vend (me autobuziste si puna jote) e zgjodhi prape ate kryeminister o i uruar, pse duhet te me vije keq mua. Nuk eshte se po flasim per nje termet, qe e solli Zoti dhe te na vije keq, por po flasim per nje te keqe qe na erdhi si pasoje e nje te paafti se bashku me kolopucat e tij.

Sic e shef te njejten pergjigje te ka dhene edhe Trojani.

C'do popull meriton qeverine qe ka.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2008 22:29
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Mos shani Shkupin, por Tiranėn

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.