Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kuvend, Berisha kercenon deputetin: Ta mbyll gojen
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Kuvend, Berisha kercenon deputetin: Ta mbyll gojen


Tedi Blushi
Gazeta Shqiptare
29/01/2008
Me një mungesë të theksuar etike, kryeministri Sali Berisha përdori dje në Parlament arsenalin e rëndë të fjalorit të tij. Nga tribuna e sallës plenare ai fyeu rëndë dhe kërcënoi hapur deri me heqjen e imunitetit, deputetin socialist, Taulant Balla, të cilin e cilësoi “rrugaç, horr, shpifarak e budalla”, e deri tek “njeri kuplarash”. Dyshimi i hedhur nga Balla mbi pronësinë e djalit të Berishës, Shkëlzenit tek një kazino në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ka qenë arsyeja që Kryeministri të shpërthente kaq ashpër, duke përuruar kësisoj i pari nismën për “liberalizimin” e fyerjes dhe shpifjes. “Dëgjo këtu ti, ka një kushtetutë ky vend, dhe Parlament me shpifje nuk sheh ti, a më kupton. Dije mirë, unë kam një durim, por i bindur të jesh ti se unë ta mbyll gojën ty në mënyrën më ekzemplare”, - kërcënoi shefi i ekzekutivit. Duke mohuar pronësinë e të birit tek lojërat e fatit në zonën e ish-Bllokut, Berisha i cilësoi të pabaza deklaratat e deputetit socialist. Por nuk u mjaftua me kaq. Ai bëri të ditur se shumë shpejt do ta çojë këtë çështje në gjykatë, duke lënë kështu të kuptohet se do ta padisë Ballën për shpifje. “Do ta mësosh mirë si ta qepësh gojën mor rrugaç. Do ta heq imunitetin mor horr, mbaje mend, do të çoj në gjykatë”, - vijoi Berisha. I prekur në sedër nga lakimi në Parlament i familjarëve të tij, Kryeministri mandej preferoi t’i përgjigjej dhëmb për dhëmb Ballës. “Të jesh i bindur ti se ta bëj fytyrën si këpuca po të lakoj emrat e familjarëve të ty. S’të thotë kush ty këtu se në ‘iks’ bordello janë kapur njerëzit e tu, që në filan bordello janë kapur ato kuplarat e tua. S’ta thotë dot njeri dot këtë, as për lidhjet e tua me kuplarat. Do dalësh nga Parlamenti sa herë të shpifësh, se ti je budalla, ke edukatë kanalesh or horr, or njeri kuplarash”, - citojmë nga deklarata e kreut të ekzekutivit. Ndërsa sa u përket pretendimeve të Ballës se jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin po lulëzojnë kazino të palicencuara, Berisha sërish i konsideroi këto deklarata si të pavërteta. Brenda të njëjtit kuadër ai reagoi edhe për shkrimet e botuara në media, sipas të cilave zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu luan në kazino. Duke iu drejtuar sërish Ballës, që në fjalën e tij e preku edhe këtë çështje, Berisha tha se “kur të përmendësh Sherefedinin të lash gojën, sepse emrin e tij nuk mund ta ndotësh as ti dhe as ato që shkruajnë këto shpifje, që si moldave goditen me nallane nëpër pub-e”, - përfundoi ai.

“Pas kazinove fshihet Topi, Bode dhe djali i Berishës”

Deputeti socialist, Taulant Balla akuzoi qeverinë se po favorizon lulëzimin e kazinove të paligjshme në Tiranë, që sipas tij janë në pronësi të Presidentit, djalit të Kryeministrit dhe të ministrit të Financave. Në fjalën e mbajtur në seancën plenare gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, Balla pretendoi se evazioni fiskal i prodhuar nga hapja e këtyre kazinove pa licencë i kalon 1 miliard lekë në muaj. Kësisoj, ai kërkoi nga ekzekutivi që të ushtrojë kontrolle tek këto lojëra fati nëpërmjet njësive të Policisë Tatimore. “Zoti Kryeministër, po të shkoni në zonën e ish-Bllokut mund të thotë dikush që kjo kazino është e Shkëlzenit. Ju mirëkuptoj që kjo mund të jetë një fjalë “Blloku” dhe e mirëkuptoj që nuk mund të jetë e djalit tuaj, por ju lutem shpjegohuni shqiptarëve se ajo kazino nuk mbrohet nga djali juaj. Një kazino tjetër nëse do pyesni, do thonë që është e Ridvan Bodes, sigurisht zoti ministër nuk është kazinoja juaj, por ajo asnjëherë nuk kontrollohet nga institucionet tatimore dhe si e tillë, shpjegohuni shqiptarëve që ajo nuk është kazinoja juaj. Një njësi tjetër lojërash fati thonë që është e lidhur me Presidentin, e mirëkuptoj, nuk është e lidhur me të, por shkoni kontrollojeni”, - pretendoi ligjvënësi socialist, duke saktësuar se ai nuk po akuzon, por thjesht po kërkon nevojën e një kontrolli mbi këto lojëra fati. I fokusuar mandej edhe njëherë tek evazioni fiskal që sipas tij shkaktohet nga këto kazino të palicencuara, ai vuri në dukje se me 1 miliard lek që i mungojnë çdo muaj buxhetit të shtetit mund të ndërtohen mbi 10 ujësjellës çdo muaj. Lidhur me këtë çështje, deputeti socialist, Balla bëri dje të ditur depozitimin edhe të një kërkese për interpelancë me ministrin e Financave, Ridvan Bode. Ndërkohë për akuzat e Ballës për evazioni fiskal, Berisha reagoi menjëherë. “Kam marrë një letër nga pronari i ‘Regency Casino’, në të cilën renditeshin pretendimet e deputetit shpifarak. Menjëherë kam mbledhur zyrtarët përkatës dhe pas kontrolleve ka rezultuar se të gjithë paguajnë taksat”, - ka pohuar kryeministri. Ligji për kazinotë në Shqipëri i miratuar dhe ndryshuar disa herë, parasheh që licenca e kazinosë është monopol dhe me vendim të Këshillit të Ministrave në Shqipëri jepen vetëm 5 licenca për kazino, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Sarandë dhe Korçë. Për të marr një licencë kazinoje duhet të paguash dhjete milionë euro në arkën e shtetit dhe pastaj duhet të fitosh të drejtën të kesh lojërat me dorë si, “Black Jack”, “Pokeri teksan” dhe rulete me dorë. Përmirësimet e reja ligjore ua kanë ndaluar sallave të lojërave të fatit të përdorin ruleta elektronike dhe të aplikojnë lojërat me dorë që janë monopol i kazinove të licencuara të cilat raportojnë rregullisht taksat në Ministri të Financave. Fenomeni i shpërthimit të lojërave të fatit pa leje, është më i madhi që ka ndodhur në Shqipëri këto 18 vjet.

Bode: Nuk e di ku e ka derën kazinoja

Në replikën e tij me ligjvënësin e PS-së, ai i cilësoi shpifje pretendimet e ngritura, duke hedhur poshtë gjithashtu akuzat për lidhje të tij me një kazino që ushtron aktivitetin në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. “Nuk ka njeri që të thotë, jo në Parlament, po në gjithë Shqipërinë se Ridvan Bode ka kazino dhe Sherefedin Shehu luan kazino, këto janë shpifjet tuaja, unë nuk e di ku e ka derën kazinoja. Ti je i vetmi deputet që dallohesh për gjëra të tilla”, - u shpreh ministri i Financave.

Reagimi i diplomacisë moldave

Ministria e Jashtme moldave reagoi dje me një notë proteste pranë qeverisë shqiptare lidhur me deklaratën e Berishës dje në parlament “gazetaret goditen nëpër pub-e si moldave”. Në notën e protestës shprehet indinjata e diplomacisë së shtetit moldav për kontekstin në të cilin e përdori Berisha termin përkatës. Sipas notës së protestës, cilësimi i kryeministrit ishte racist dhe fyente ndjenjat e popullit të Moldavisë. Në fakt, dje nuk pati asnjë reagim për deklaratën e Berishës dhe “nota e protestës” është thjesht një trill gazetaresk. E vërteta është dëshpëruese: kreu i qeverisë e përdori termin “moldave” në të njëjtin kontekst në të cilin përdoret termi “shqiptar” në Perëndim.

Replikat, Braçe: Berisha përdor shprehjen të fortësh

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Parlament ka akuzuar Kryeministrin Berisha për kërcënim të deputetëve. Braçe i është referuar reagimit të shefit të qeverisë ndaj deklaratës së deputetit të PS-së, Taulant Balla, lidhur me kazinotë në kryeqytet dhe dyshimin mbi pronësinë e djalit të Berishës mbi një prej tyre. “Sjellja juaj nuk është e denjë për një Kryeministër. Nuk gjen sot një Kryeministër në botë që i thotë deputetit “unë ta mbyll gojën në mënyrë ekzemplare”, kjo është shprehje të fortësh. Kryeministri ka të drejtën e botës të ketë reagimin e tij brenda etikës parlamentare, por Kryeministri nuk mund të ketë një reagim duke e fyer dhe duke e kërcënuar deri me jetë një deputet”, - argumentoi Braçe. Sipas tij, reagimi i ashpër i Berishës ndaj deklaratave të Ballës është i pamoralshëm, përderisa sipas tij ai kohë më parë ka akuzuar për lidhje me krimin dhe përzierje në afera korruptive shumë nga familjarët e deputetëve dhe ish-ministrave socialistë. “Ju vetë jeni paditur për shpifje ndaj të afërmve të deputetëve të opozitës. Ju zoti Kryeministër nuk mund të cenoni lirinë e deputetëve”, përfundoi socialisti Braçe.
----------------------------
Kjo eshte kultura e politikaneve tane.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2008 16:49
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Thjesht po mendoja ...
A do t“ia mbylli gojen ketij deputeti sic iu mbyll goja Azemit apo si ta kuptoj.
Nejse ... lumsi ne per kete kryemiser.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2008 20:57
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Po kujt tja mbylli me perpara gojen ai,ata jan shum qe flasin kundra tij,ndoshta na vjen prap 97ta-zot ruajna thuaj...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2008 03:35
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ue ue ue ca padrinoje qe keka edhe ky Sala more........

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2008 05:34
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Vertete lum si ne per keta deputet rrugacer qe kane votuar shqiptaret.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2008 14:53
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
klaudio
Thinking ahead

Regjistruar: 19/01/2008
Vendbanimi: LISSUS
Mesazhe: 57

Shqiperia Me Budallenje Ne parlament ???

Sala ik ka te vetat sharjet. Po me deputetet qe jan, mir ja ben qe i shan
Se me i kritiku nuk marrin vesh ato se jan komplet kafsha

__________________
Me, my self, and I

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2008 16:20
klaudio nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė klaudio Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me klaudio (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė klaudio't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: klaudio Shto klaudio nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto klaudio nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

salla me kritiku thot ky miku,po si mund te kritikoj ai more  pse byro partije eshte parlamenti,pastaj ai qe ofendon thot populli eshte i ofenduar dhe vete,mjer populli ke ka votuar thuaj,merret me nje krye mister qe ben presione...votoni bageti votoni se vetes ja beni...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2008 04:18
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sikur te hidhni syte nga Italia keto dite do e kuptoni se vlere ka kryeministri para parlementit. Juve keni mbetur akoma me ment e kohes Enverit, kur duhet ti binden te gjithe 1shit.

Me shqiptare si puna juaj ai vend meriton te rrije sic eshte, pa drita dhe pa zhvillim, sepse jeni ju qe zgjidhni ata njerez dhe ne fund justifikoni xhestet e tyre te shemtuara. Kjo tregon thjesht se mungon morali per te krijuar nje politike te mirefillte me rregulla etike te cilat kane konseguenca kur tejkalohen. Jam i sigurte qe nje xhesti i Berishes do kishte shkaktuar rekasione te forta ne boten e civilizuar, ku ndarjet mes pushteteve jane te qarta. Por kjo s'ka si te ndodhe ne boten e "pa"civilizuar te shqiptareve ku kercenimeve te nje kryeministri i vijne nga prapa mbeshtetesit e autobusave te zakonshem.

Ne italisht ka nje shprehje "La classe non č acqua" (kultura nuk eshte uje) dhe kjo eshte me e vertete se kurre ne keto raste, kur raporteve delikate mes institucioneve dhe politikaneve i shtohen mendjet proletar-revolucionare te emigranteve te thjeshte. Dhe kur them te thjeshte nuk nenkuptoj klasen emigrative, por naivitetin me te cilen mendjet gjykojne thjeshtesisht kxhestet prej kaubojsi te kryeministrit te vendit.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2008 13:16
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

kepucet-4.jpg31 Janar 2008

Lëvizja MJAFT! denoncoi sot para Kryeministrisë tonin kërcënues dhe presionet tashmë të përsëritura të kryeministrit Sali Berisha ndaj kujtdo që nuk mendon si ai.

Ky aksion i sotëm u zhvillua një ditë pas furtunës së shkarkimeve dhe lëvizjeve të prokurorëve dhe një ditë pas kërcënimeve që Berisha bëri ndaj një deputeti të opozitës kur i tha se do t’ia bënte “gojën si këpucë”.

Për këtë arsye aktivistët e Lëvizjes MJAFT! nxorrën sot para zyrës së Berishës këpucë të vjetra që simbolizonin secilin prej anëtareve të Këshillit të Ministrave. Në trotuarin para kryeministrisë ku aktivistët vendosën këpucët të binte në sy edhe një banderolë ku shkruhej: “Shhhhhh, deri në 2009 flet Berisha!”.

“Dolëm sot këtu pasi kemi qënë këto ditë dëshmitarë të kërcënimeve politike të Berishës që të ngjajnë me rastet e internimeve masive”, tha Leart Kola (MJAFT!). Sipas tij, nuk mundet që kryeministri i një vendi të kërcënojë qytetaret e vendit që duhet te qeverise e aq më tepër një deputet, që ne fund te fundit është zgjedhur nga votuesit dhe përfaqëson ata që e kanë zgjedhur.

“Ne duam t’i kujtojmë kujtdo qytetari që mendon se jetojmë në demokraci, që ky është një iluzion i madh dhe ta ftojmë: Mirësevjen në SALIGRAD”, tha më tej Kola.

ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!

-----------------------------

Shume protesta jane bere.. nga minatoret.. ushtaraket.. peshkataret e sidomos te persekutuarit..por  kete te fundit e kane fajin vete.. kur ishye Fatos Nanua kryeminister ju premtoi se do tu jepte nga 30000 leke ne dite ... keta nuk donin.. kerkonin 50000 ne dite.. Tani u ul ne 20000 dhe dale kur ti marim..te drejt  ka Fajtori qe thote:Mungon morali per te krijuar nje politike te mirefillte me rregulla etike te cilat kane koseguenca kur tejkalohen.....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2008 13:57
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Dakort qe Berisha ka gabuar, por mendoj se ate mentalitet kemi ne ate parlament, biles ka pasur edhe me keq se nje kercenim me fjale.

ps: Saranda çdo njeri ne nje shtet demokratik ka te drejte te protestoje, ben pjese ne rregullat e demokracise. Problemi qendron se protestojne serish ata 30 veta me ca analiste.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2008 14:03
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kuvend, Berisha kercenon deputetin: Ta mbyll gojen

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.