Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kushėriri i Ina Ramės, nė krye tė Prokurorisė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kushėriri i Ina Ramės, nė krye tė Prokurorisė

Kryeprokurorja ka prezantuar dje kreun e Prokurorisë së Tiranës dhe 4 zëvendësit. Prokurorët: S'kanë mbaruar Magjistraturën

Elio Mazreku, i afërm i Ina Ramës emërohet zv.prokuror i Tiranës. Irritohen prokurorët e tjerë

TIRANË- Reforma e Ina Ramës në prokurori duket se nuk ka kaluar pa shenja nepotizmi. Sipas burimeve zyrtare pranë organit të akuzës, kryeprokurorja Rama prezantoi paraditen e djeshme drejtuesit e rinj të Prokurorisë së Tiranës, prokurorin Genti Xholi dhe katër zëvendësit e tij të këtij institucioni, duke ulur në detyrë katër të tjerët, të cilësuar si të "besuarit" e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Mes katër emrave të rinj bie në sy emërimi i prokurorit Elio Mazreku, ku dihen qartë lidhjet e tij familjare me kryeprokuroren Ina Rama. "Prokurori Elio Mazreku, i emëruar dje si zv.prokuror i Tiranës është kushëriri i kryeprokurores Ina Rama dhe për këtë shkak e mori këtë pozicion drejtues",-thotë për "Shekullin" i irrituar, një koleg i tij që nuk dëshiron t'i bëhet publik emri. Nga verifikimet e kryera prej gazetës rezultoi se nëna e Elio Mazrekut dhe ajo e Ina Ramës janë vajza xhaxhallarësh.

Pas komenteve të para mbi uljen në detyrë të 14 prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme, edhe emërimet e djeshme në Prokurorinë e Tiranës nuk kaluan pa u diskutuar nga punonjësit e këtij dikasteri. "Nëse ligji për nepotizmin në administratë, i miratuar nga Kuvendi do të ishte në fuqi, ky emërim me siguri që do të cilësohej i paligjshëm. Por rrëzimi i ligjit nga Gjykata Kushtetuese, si ligj që shkel të drejtat e njeriut bën që ky emërim të diskutohet vetëm në planin moral",- thotë një tjetër prokuror. Gjatë vizitës së djeshme në Prokurorinë e Tiranës, Ina Rama ka prezantuar brenda 20 minutash prokurorin e Rrethit dhe 4 zëvendësit e tij. Në vend të ish-prokurorit të Rrethit, Vexhi Muçmata u prezantua prokurori Xholi, cili ushtronte funksionin e prokurorit pranë Njësisë hetimore "Task Force" për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe pastrimit të parave. Vendin e zvprokurorit Enver Lame e zuri kushëriri i Ina Ramës,Elio Mazreku, zvprokurorin Shpëtim Kurti e zëvendësoi prokurorja Marjeta Zaimi, zvprokurorin Adriatik Llalla e zëvendësoiGenci Qano si dhe Albert Demirnelin e zëvendësoi Alfred Nanaj.

Një tjetër kontestim për zv.prokurorët e Tiranës vjen për arsimimin e tyre. Sipas burimeve nga prokuroria e Tiranës mësohet se asnjëri prej tyre nuk vjen nga Shkolla e Magjistraturës, shkollë kjo që njihet për nivelin e lartë të përgatitjes së juristëve. Katër të sapoemëruarit në postin e zv.prokurorit e kanë filluar punën e tyre si oficerë të policisë gjyqësore. Po dje, në qytetin e Durrësit është bërë prezantimi i prokurorit të ri të rrethit, Arian Ndojës. Ky i fundit është prezantuar në institucion nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Zamir Shtylla. Ish-student i Shkollës së Magjistraturës, Arjan Ndoja ka punuar dy vjet si prokuror në Durrës, kohë gjatë së cilës ka pasur ndër duar dosjet e Astrit Gjepalit, anijes "Delon", ku u kapën 35 kg heroinë si dhe çështjen e Bisht-Pallës. I diskutuar për mënyrën e dyshimtë të përzgjedhjes, Ndoja do të drejtojë tash e tutje prokurorinë e Durrësit. K.Kotorri

14

Prokurorë të zyrës së Ina Ramës janë ulur në detyrë, duke u transferuar në qytete të ndryshme të vendit. Opozita ka akuzuar kryeprokuroren se ka bërë reformë me prapavijë politike, duke shkelur ligjin për prokurorinë

6

Drejtues të rinj në Prokuroritë e Rretheve. Ina Rama ka ndryshuar drejtuesit e prokurorive të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Shkodrës dhe Fierit si dhe ka emëruar edhe zv.prokurorët e këtyre rretheve dy ditë më parë


Vendimet e diskutuara të reformës së ashpër në Prokurorinë e Përgjithshme

Reforma, Rama uli në detyrë bashkëpunëtorët e Sollakut

TIRANË- Lufta e ashpër mes maxhorancës dhe ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku nuk do të mbyllej vetëm me shkarkimin e tij. Një grup i madh mbështetësish dhe bashkëpunëtorësh të Sollakut, edhe pse profesionistë prej shumë kohësh në Prokurorinë e Përgjithshme e kanë gjetur emrin e tyre në listën e të "ndëshkuarve", duke u emëruar prokurorë të thjeshtë në qytete të ndryshme të vendit. Harta e transferimeve për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme nis në Shkodër dhe përfundon në Gjirokastër, ndërkohë që këto transferime janë kontestuar ashpër nga opozita, duke u cilësuar si lëvizje politike. Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme bëjnë me dije për "Shekullin" se ligji e njeh uljen në detyrë, vetëm në rastet kur ajo shoqërohet me masë disiplinore, fakt ky që nuk është respektuar në asnjërin prej transferimeve.

Në pamje të parë, reforma "Rama" duket se ka pasur dy qëllime: të largojë një numër të madh bashkëpunëtorësh të ish-kryeprokurorit Sollaku nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe të zëvendësojë me drejtues të rinj, prokuroritë e rretheve kryesore. Në listën e gjatë të ndryshimeve gjen një numër të madh prokurorësh, që punonin në organin qendror të akuzës që prej kohës kur ky institucion drejtohej prej Arben Rakipit. Një tjetër transferim i shumëdiskutuar ka qenë edhe ai i Xhevat Hanës, prokurorit që kishte në dorë dosjen e Rrëshen-Kalimashit. Megjithëse kryeprokurorja u mundua të sqaronte se transferimi nuk e ka larguar atë nga çështja e rrugës, burime nga prokuroria sqarojnë se ai nuk mund të merret më me këtë çështje, e cila është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2008 08:46
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

BO BO CNA GJETI!!!!! Tani si do tja bejme ......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2008 16:05
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Oh Zot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2008 20:23
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

sa vuajn ca krijesa...valle "AI" a i degjon renkimet e tyre??? zot i pameshirshem qe i ke bere prokuroret me kusherinj dhe nuk pyet teveqelet se cili duhet vene. Nje jetim/e duhej vene ne krye te prokurorise...keshtuqe dhimja mbase do i soste ndokuj...

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2008 20:42
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kushėriri i Ina Ramės, nė krye tė Prokurorisė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.