Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shqipėria nė raportin e Departamentit tė Shtetit mbi tė Drejtat e Njeriut
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kunder19
Anetar i ri

Regjistruar: 12/02/2008
Vendbanimi: shqiperi
Mesazhe: 27

Shqipėria nė raportin e Departamentit tė Shtetit mbi tė Drejtat e Njeriut

Shqipëria në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut

Në raportin e tij të përvitshëm për të drejtat e njeriut Departamenti i Shtetit thekson se gjatë vitit 2007, qeveria e Shqipërisë përgjithësisht i ka respektuar të drejtat e njeriut, megjithatë raporti ve në dukje një sërë problemesh si ato me gjakmarrjen, keqtrajtimin e të burgosurve dhe të ndaluarve nga policia, kushtet e dobta sanitare në burg, apo qendrat e ndalimit, korrupsionin mes radhëve të policisë, diskriminimin ndaj grave, fëmijëve e pakicave, si dhe trafikun njerëzor.

Në raport theksohet se ka shifra të ndryshme përsa i përket përhapjes së gjakmarrjes. Ndërsa Ministria e Brendshme njofton se nga 96 vrasje gjatë 2007, vetëm 2 ishin me motive gjakmarrjeje, duke theksuar se si rezultat i shtimit të hetimeve këto raste kanë rënë, Komiteti për Pajtimin Kombëtar, një organizatë jo-qeveritare, citon në raportet e tij nivele të larta të aktivitetit të gjakmarrjes, përfshirë rreth 1 mijë familje të ngujuara në shtëpitë e tyre nga frika e hakmarrjes.

Raporti i Departamentit të Shtetit thekson se ndonëse kushtetuta e Shqipërisë ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor të të pandehurve, raste të kësaj natyre ende vazhdojnë. Sipas organizatave shqiptare që ndjekin të drejtat e njeriut, rastet më të përhapura të keqtrajtimeve nga policia vërehen gjatë periudhës së paraburgimit.

Gjendja në burgje, thuhet në raport, nuk përputhet me standartet ndërkombëtare. Një prej problemeve është mbipopullimi i burgjeve. Raporti thekson se në përgjithësi puna e organeve të rendit është e dobët dhe si shkaktarë kryesorë që pengojnë krijimin e një force të efektshme policore mbeten korrupsioni mes radhëve të policisë dhe qëndrimet jo-profesionale. Nga ana tjetër, thuhet në raport, presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur dhe burimet shpesh të kufizuara, pengojnë funksionimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të efektshëm.

Një ndër problemet e tjera të mëdha në Shqipëri, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, mbetet çështja e kthimit të pronave të konfiskuara gjatë viteve të regjimit komunist. Sipas drejtorit të Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, në buxhetin e viteve 2007-2008 janë parashikuar 11 milion dollarë për kompensimin e pronave. Kostoja totale për kompensimin e ish pronarëve është llogaritur në 3, 5 miliardë dollarë.

Lidhur me lirinë e të shprehurit raporti thekson se ndërsa shtypi është i lirë e i pakufizuar, ka patur probleme serioze me përdorimin e shtypit për qëllime politike dhe gazetarët që vetë-censurohen. Lidhur me korrupsionin, raporti i Departamentit të Shtetit thekson se megjithë disa arrestime zyrtarësh të lartë, korrupsioni në Shqipëri mbetet problem serioz për realizimin e reformave.

Në aspektin social, thuhet në raport, një prej problemeve me të cilat ndeshet Shqipëria është dhuna familjare ndaj grave. Në muajin nëntor, OSBE-ja vuri në dukje se dhuna në familje ishte shumë më e përhapur se ajo e raportuar dhe ajo nuk hetohet sa duhet. Po ashtu në raport theksohet se sipas ligjeve të Shqipërisë, prostitucioni është i ndaluar, por ai vazhdon të mbetet problem, ngacmimet sekssuale po ashtu janë të ndaluara me ligj, por ligji zbatohet rallë herë për raste të tilla.

Shqipëria thuhet më tej në raport mbetet një vend burim i trafikut të grave dhe fëmijëve për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar, ndonëse këto fenomene kanë shënuar rënie krahuar me vitetet e kaluara.
Artikull marre:
http://albaniaonline.it.gg/Shqiperia.htm

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2008 17:20
kunder19 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kunder19 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kunder19 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kunder19't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kunder19 Shto kunder19 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kunder19 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shqipėria nė raportin e Departamentit tė Shtetit mbi tė Drejtat e Njeriut

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.