arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
marre nga GSH
TOPALLI
Më 21 janar u sulmua rendi kushtetues. U sulmuan themelet e këtij shteti. Kjo ishte një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë. Ata që gjuanin me molotov kishin vetëm një qëllim të merrnin Kryeministrinë. 21 janari ishte një ditë e keqe, e tmerrshme, turpi, dhune e planifikuar, e komanduar, e financuar nga Edi Rama. Përgjegjësi kryesor është Edvin Kristaq Rama. Kam parë njerëz me armë dhe ky është fakt, kam parë njerëz që hynë brenda Kryeministrisë, dhe ky është fakt, kam parë njerëz të paguar dhe ky është fakt, kam parë rrugeçër që dogjën flamurin kombëtar, kam parë një polic që i gjakosur mori flamurin e futi në gjoks. Duke mbrojtur flamurin mbrojti nderin, mbrojti ligjin. Pashë kryeministrin e vendit tim që bëri detyrën kur para zyrës së tij lëshohej zjarr e bomba molotov. Më 21 janar ndodhi ajo që ishte thënë në intervista televizive nga Rama dhe Ruçi. Në reagimin e parë të Presidentit të Republikës ishin shkruar vetëm 15 rreshta dhe në asnjë prej tyre nuk gjendet fjala dhunë, por flitet për ngjarje në Bulevard. Kush ja kishte mbyllur gojën kryetarit të shtetit? Cilat janë arsyet dhe shkaqet që kreu i shtetit harroi të përdorte fjalën dhunë? Çfarë fshihet mbrapa kësaj harrese të kreut të shtetit. Kush ja lidhi gjuhën? Po sytë? Duket qartë një marrëveshje me zotin Rama, ku Presidenti do të përfitonte një mandat të dytë. Ina Rama tamam si Presidenti e konsideroi ngjarje në bulevard. Për herë të parë në historinë e akuzës është përjashtuar policia kriminale nga hetimi. Përse përqendrohet hetimi vetëm në disa duar? Qëndresa e gardistëve tregoi se në këtë vend ka shtet dhe institucionet, se në këtë vend ka vetëm një rrugë për të ndërruar pushtetin dhe ajo është vota. Do u siguroj familjeve të viktimave se do të ketë një hetim të plotë të ngjarjes. Shtrova disa pyetje shumë serioze të zhvillimeve të disa barbarive të një puçi shteti, pjesa e parë e së cilës është parë live. Pjesa e dytë kërkon përgjigje dhe shtron pyetje serioze.
Enkelejd Alibeaj
Nga ana e deputetëve të PS-së është pretenduar se kanë pasur një cenim të së drejtës së tyre për të ushtruar një demonstratë paqësore. Ka pasur ndonjë pretendim drejtuar ndaj jush?
Topalli
Sot (dje) më kanë sjellë një kërkesë që kërkojnë rrogat e datës 23 janar sepse thonë që Kuvendi nuk duhet të ishte mbledhur ditën e diel dhe nuk duhet t'iu hiqet rroga. Përdorimi i këtyre deputetëve ka atakuar ligjin, shtetin dhe institucionet. Deputetët i kemi parë në pozicione shumë të pakëndshme. Kam parë dhe kam pyetur veten: Kur çdokush e dinte që më 21 janar ishte paralajmëruar publikisht dhuna nga një grup drejtuesish të PS-së, vetëm SHISH-i nuk e dinte atë që do ndodhte? Pyetja e parë që një kryetare parlamenti dhe çdo njëri prej jush ngre është: Ligji për SHISH-in përcakton kryetarin e Kuvendit që të autorizojë SHISH për përgjimin e personave të dyshuar të përfshirë në drejtimin, organizimin dhe thirrje për ushtrim të dhunës vandale. Drejtori i SHISH para gjatë dhe pas 21 janarit ndryshe nga legjislatura tjetër nuk ka pasur asnjë kërkesë për autorizim nga kryetarja e Kuvendit për të përdorur një instrument ligjor që është përgjimi, ndoshta ndër më efikasët. Por, kjo nuk ka ndodhur vetëm me drejtorin e SHISH, ka përgjegjësi që nuk ka bërë asnjë kërkesë për përgjim edhe Prokuroria. Si kryetare jam e shqetësuar pse këto instrumenta ligjorë nuk përdoren për zbulimin e së vërtetës. Në vlerësimin tim ngjarjet nuk kanë qenë të papritura por të paralajmëruara. Nëse SHISH-i dhe prokuroria do kishin zbatuar ligjin që kanë përpara ato sot do ishin prova të pakundërshtueshme të krimit. Në analizën time qëndrimi i tyre është i barabartë me refuzimin e tyre për të kryer detyrën. Unë ju ftoj ju që të verifikoni këtë deduksion.
Enkelejd Alibeaj
Presidenti ka kërkuar nga ju në cilësinë e titullarit të institucionit për të ditur saktësisht se cilat kanë qenë pretendimet e opozitës që u ndodh në 21 janar para kryeministrisë?
Jozefina Topalli
Jo.
Fatos Hoxha
A keni komunikuar apo i jeni drejtuar Presidentit, para, gjatë apo pas datës 21 në lidhje me sulmin mbi Kryeministrinë. Nëse keni komunikuar kush ka qenë thelbi i komunikimit dhe çfarë përgjigje keni marrë?
Jozefina Topalli
Në datën 22 bashkë me kryetarin e grupit parlamentar të PD kam thirrur konferencën e kryetarëve. Në datën 22 unë jam informuar se që në mëngjes herët ka dalë një urdhër-ndalimi nga Prokuroria për gjithë zinxhirin e drejtuesve të Gardës. Kjo ishte një gjë e pabesueshme. Unë atë natë deri në ora 1:30 kam ndjek deklaratën e fundit të z. Rama i cili fliste kundra "horrave të Gardës" dhe pastaj në 6 të mëngjesit dorëzohet një urdhër-ndalimi i pabesueshëm, i pambështetur në ligj. Ajo Gardë që i kishte qëndruar 5 orë goditjeve me tulla, shishe molotov, me lënë djegëse e tritoli...vjen një moment që habitesh. Ligji për Gardën është i kthjellët dhe i qartë. Pa bërë asnjë hetim, asnjë investigim kërkohej ndalimi i drejtuesve të Gardës.
Eduard Halimi
Komunikimi ishte në telefon?
Jozefina Topalli
Unë kam për detyrë të respektoj prestigjin e karriges së kreut të shtetit pavarësisht nga emri i personit dhe në këtë detyrë unë ka shkruar letrën konfidenciale në adresë të tij. Përgjigjen e tij unë e lexova si devijim të letrës së shkruar nga ana ime me shumë preokupim dhe si mos pranim nga ana e tij për kryerjen e detyrimeve kushtetuese. Do doja që ta vazhdonim me dyer të mbyllura mbledhjen për shkak të konfidencialitetin të këtij komunikimi që kam pasur me Presidentin e Republikës
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|