Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Kurt, ti i ben analize Autorit te shkrimit dhe "lirise" se te shprehurit! Ok. nuk eshte gabim por, do te ishte me mire t'i beje (bejme) analize domethenesies, asajt qe do te thote Autori, asajt qe cfare dhe si ndodh ne te vertete atje, atje ne Shqiperi!

Mua, nuk me intereonin rrjeshtat ku shkruhet se a ka apo jo lidhje dashnie Argita me Lulin (edhe te kishte, ska gje te keqe), por ai shkrim, eshte nje lloj Biografie te personazheve ne fjale.
Dhe, pavarsisht se ketu e futa te shkeputur, por, Autori e lidh me dokumentat-kapllogramet e shfaqura nga Wikileaks rreth informacioneve-opinioneve-raportimit qe Ish-Ambasadori Amerikan i dergon depertamentit Amerikan rreth kesaj femre!

Sic e thote dhe shelgu qe keto gjera i di-ne gjithe Bota (!!!), por, kur kete e perforcon dhe nje Zyratar "asnjenjes" si ish-Ambasadori, i cili e shikon ceshtjen aq Alarmante sa informon dhe Departamentin e shtetit te tije, atehere merr nje kuptim me te madh, me serioz cashtja dhe si rrjedhoje, ky person (Argita)!?



Vizio, keta ambasadoret i njohim tani mire. Jane te implikuar deri ne kocke. Une nuk di qe ndonjeri te mos kete futur turinjte ne "keshillime" apo te tjera nderhyrje.
Aq e vertete eshte kjo sa qe politikanet tane, bejne nje pune dhe presin si do reagoje filan apo filan ambasador.

Krimi i organizuar ka shume tentakula.

Persa i perket fakteve, sigurisht qe ato jane dhe ca me shume.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2011 15:36
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Vizio, keta ambasadoret i njohim tani mire. Jane te implikuar deri ne kocke.



shelgu, tamam, te implikuar dhe te pamoralshem!

Nje shembull, nga shume rreth ketyre Ambasadore apo "demokrate" te Perendimit; Sot, ka gjithe diten qe vlon Media gjermane sepse ne Seline e Gadafit jane gjetur dokumenta, te vertetuara qe, CIA ka pas lidhje=bashkepunim te ngushte me Gadafin per shkembim informacionesh rreth terroristeve etj.
Pra,kane qene bashkepunetore dhe, ne nje fare forme dhe mbrojtes te tije ne pushtet!
Etj, etj, shembuj.




Se tani dua te shijoj kafen dhe nuk po zgjatem, si dhe nuk po te lodh as ty me gjera qe ti i di shume mire

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2011 16:54
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ore kur merren me pune te ngaterrume hajde se hallall, duhet luftu terrorizmi, por ki kojsiu grek shiste viza mer magjypi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2011 17:30
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Ore kur merren me pune te ngaterrume hajde se hallall, duhet luftu terrorizmi, por ki kojsiu grek shiste viza mer magjypi


shelg, korrupsioni existon ne te gjithe boten (nuk eshte e re per ty) dhe, korrupsioni ka shume fytyra si dhe kullesa uji (degezime te liqejve).

Qe te shuhet komplet, nuk mundet kurre dhe ska per te ndodhur ne asnje vend te Botes por, ne Shqiperi eshte bere si malarje, epidemi!

Nje here kur isha ne shqiperi, me duhej nje certifikate. Rradha perpara perballe dritares (30 X 30 ) ne murin e "gjendjes civile" ishte si rradha dikur per qumesht apo vajguri.
Dikush aty jashte, ne rradhe qe me njihte, me thote "Po jepi 5 Euro andej nga dera dhe nuk pret"!
Hm, nuk ishte problemi i pese eurove por, une nuk mundesha. me dukej sikur do ta ofendoja ate punonjesen.
Dikush do te qeshi tani me kete shprehje por, sinqerisht qe ashtu me dukej.
Nuk mundesha. Ika dhe kaloja cdo here aty me makine deri sa pashe dikur pak njerez dhe prita sa e mora.

Jam i bindur se si une kane vepruar dhe shume te tjere, te cilet e kuptojne qe nuk eshte ajo zgjidhja-zgjedhja, te paguash dhe te mbarosh pune KUR tjetri ne rradhe, ka lene mbase punen ate dite per te marre nje dokument, tjetri eshte i moshuar dhe nuk e duron dot diellin, tjetri eshte i semure por i duhet ai x dokument, tjetri ne vend qe te shkonte ne shtepi me pare i duhej te priste sepse erdha une "i zgjuari-ishkathti" dhe i mora kohe punonjeses, kohe e cila i takonte tjetrit qe ishte ne rradhe perpara!!!

Keto mund te quhen grimca ne ate korrupsion, shkalle i te cilit ka pushtu shqiperine por, jane keto grimca te cilat bejne "Kalane",-sic tha RAIMONDI me shaka ne temen tjeter!

eeehhhhh...

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2011 18:50
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Bėn mirė tė trembesh Sali Berisha!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re inw3fcot29.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 20 herė.

Nga Mero Baze



Qenka trembur seriozisht dhe kjo më kënaq. Në kulmin e pushtetit dhe pandëshkueshmërisë, në kulmin e kontrollit mbi gjithçka dhe çdo gjë që ndodh në këtë vend, në kulmin e pasurimit të paligjshëm dhe etjes së shfrenuar për të rrëmbyer gjithçka, ka kuptuar papritur se mund të ikë. Në fillim e ka marrë si lojë, por dita- ditës po shikon se me të vetët ai nuk mund të rrijë në pushtet. Në mesditën e së hënës nervat e kishin lëshuar, sytë i ishin futur më shumë se ç’duhet brenda zgavrave njësoj si pas 21 Janarit, dhe duket se qetësuesit nuk i kanë bërë derman. Në krye të sulmit e nisi me gazetën Tema. I kish ngel në mendje një “periudhë e artë” për të, kur për disa muaj e mbylli gazetën me policë, të cilët vazhdojnë të marrin ende rrogën për të mos na lënë të hyjmë në redaksi. Në përpjekje për të qetësuar të vetët, që shikojnë se po i ikën pushteti nga duart për shkak të konfliktit me LSI, ai përpiqet t’i qetësojë duke u thënë se LSI nuk do të ikë dhe se janë të tjerë ata që duan tu prishin terezinë, është gazeta Tema, është presidenti, është opozita…

Nuk kam ndërmend t’i përgjigjem një qenie që sa herë ndjehet ngushtë, mblidhet si gjarpri skrupull në vrimë dhe ngre kokën të helmojë këdo që mendon se e ka detyruar të futet në atë vrimë. Por për respekt të lexuesve dhe opinionit publik dua të theksoj një zhvillim që ne na bën krenar në raport me këtë qenie të gjallë që i ka ditët e numëruara.

Ajo që na bën krenar ne si gazetarë të gazetës Tema është se në kulmin e pushtetit të një njeriu të lig dhe të një Familje të lig në pushtet, ne nuk u bëmë shembull i nënshtrimit dhe as një shembull suksesi i ndëshkimit të kësaj qenie të lig. Sali Berisha nuk ka lënë asgjë pa bërë kundër gazetës Tema, kundër meje personalisht dhe familjes sime, jo se kishte qëllim në vetvete që të na zhdukte, por donte tu tregonte shqiptarëve se kush ngrinte gishtin kundër tij, do ta pësonte keq. Nuk kam qenë shumë i dëshpëruar kur im bir më ka zgjuar në tre të natës për të më thënë se po digjej makina para pallatit ku gjithë ditën kish ndenjur shoferi i familjes së tij. Nuk kam qenë aq i shqetësuar kur babai i traumatizuar 80 vjeçar, më ka marrë në telefon dhe më tha se ka dërguar Berisha njerëz të na prishin shtëpinë. Nuk kam qenë shumë i mërzitur kur policia ndërtimore qysh në orën 5 të mëngjesit rrafshoi në tokë shtëpinë e sime motër për t’i raportuar Berishës se e bënë detyrën. Nuk kamë qenë i dëshpëruar kur Ridvan Bode dhe Agim Shehu vinin gjoba marramendëse për çdo fjalë të shkruar në gazetën Tema dhe as për gjyqet pafund të saj.

Kam qenë i dëshpëruar vetëm në një moment, në fillim të vitit 2010 kur u detyrova nën dhunën e policëve që nuk të lejonin të hyje në redaksi, nën sulme banditësh që pozonin me gruan e tij tribunave pasi e paguanin miliona, dhe nën gjobat e rënda marramendëse të dy kamikazëve që do mbeten në histori si dy figurina të neveritshme të shtetit shqiptar, Ridvan Bodes dhe Agim Shehut, gazeta të ndalte botimin e saj në print për disa muaj. Dëshpërimi nuk kishte të bënte me dëmet materiale dhe shkatërrimin e biznesit, por me frikën që po ngjallej në shoqëri nga ky gjest. Fill pas Temës katër gazeta të tjera u mbyllën njëra pas tjetrës pa zhurmë, pasi kishin pronarët biznesmenë që nuk donin të kishin telashe me shtetin. I trimëruar nga ky sukses, Sali Berisha përdori një langua të tij, të quajtur Agim Nesho, për të mbyllur dhe emisionin “Faktor Plus” në Vizion Plus, duke premtuar para dhe biznese për një palo sekser të palës gjermane në Shqipëri. Emisioni, i cili kishte shikueshmëri të lartë për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisë, i ishte bërë gangrenë Familjes dhe donin doemos të mos e shikonin më. Ka qenë pikërisht ky momenti kur e pashë se ky njeri po institucionalizonte frikën ndaj kujtdo që tentonte të ngrinte zërin. Dhe ka qenë pikërisht ky moment kur e kam rihapur gazetën Tema me një laptop dhe dy- tre gazetarë, me të ardhura thuajse minimale, për ta risjellë sot si gazetën më të lexuar në Shqipëri, me qindra- mijëra vizitorë dhe rreth 5 milionë klikime në 24 orë mbi faqen e saj. Nuk është se vlen të lexohet kaq shumë sa e lexojnë, pasi jemi një ekip i vogël, modest dhe pa shumë fuqi financiare për të bërë një gazetë të nivelit të lartë, por shembulli që dhamë për t’iu kundërvënë një njeriu të lig në pushtet ka mbledhur rreth nesh aq shumë njerëz sa Sali Berishës i dalin në gjumë dhe i duket sot si fatkeqësi kombëtare.

Ai nuk është sot i shqetësuar se çfarë shkruan gazeta Tema, se e mbështet apo jo opozitën, se e nxit apo ndal rënien e qeverisë së tij. Ai nuk është i shqetësuar nëse ne jemi dakord apo jo me darkën e Lalzit apo mocionin e mosbesimit. Ai është i shqetësuar se pikërisht kur ai i ka të gjitha mundësitë për të shtypur një medie dhe një gazetar, nuk ia del dot, përkundrazi e bën atë më popullore dhe më të lexuarën në vend. Kjo është një dramë e madhe e tij dhe e Familjes së tij. Kjo është dhe ajo që na bën krenar në raport më këtë burrë të lig që i ka ngelë në derë këtij vendi si një fatkeqësi. Fakti që ne rezistuam dhe ia dolëm të shumëfishohemi para tij, nxiti në treg daljen e mediave të reja opozitare dhe të pavarura, dhe ne sot jo vetëm që nuk ndjehemi vetëm si dy- tri vjet më parë, por jemi komod duke pasur medie të reja jokonformiste me qeverinë dhe kritike ndaj saj, si Respublica, Shqiptarja.com apo forcim të qëndrimeve kritike të shumë medieve të mëdha, si Top Channel, Vizion Plus, News 24 etj, të cilat për një kohë u tulatën nga frika sa dhe emrin e Shkëlzen Berishës nuk e zinin dot në gojë.

Është pikërisht ky bilanc i thellë humbjeje i Sali Berishës dhe bandës së tij me medien kritike në Shqipëri, që e bën atë sot një njeri të pasigurt dhe plot urrejtje ndaj një gazete, të cilën mendoi se e groposi, por sot e ka më popullore se kurrë para syve të tij. E kuptojmë dëshpërimin e tij dhe ndjehemi mirë. Ne jemi këtu dhe do të jemi gjatë këtu për të përshkruar jo vetëm rënien e tij, por dhe roje për të çuar deri në fund drejtësinë ndaj çdo viktime të tij. Shumë vetë mund ta harrojnë, por ne jemi zëri i ndërgjegjes së atij publiku shqiptar që nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat e Gërdecit derisa pronarët realë të Fabrikës së Vdekjes të shkojnë para drejtësisë.
Gazeta Tema dhe unë personalisht kam shkruar qysh në mesin e muajit nëntor 2007, pesë muaj para se Gërdeci të shpërthente, se Berisha duhet të jepte llogari nëse dilte se djali i tij merrej me biznes armatimesh… Nuk pritëm të shpërthente Gërdeci për ta lidhur atë dhe Familjen e tij me biznesin vdekjeprurës. Dhe nuk do reshtim për vite të tëra ta përsërisim këtë të vërtetë derisa drejtësia të bëjë punën e saj. Nuk do t’ia harrojmë Sali Berishës ortakërinë e tij me mafien e karburanteve dhe mafien e drogës, me kriminelë që shëtisin në vetura ministrash dhe paguajnë ish- kryebadigardin e tij për të mos u arrestuar, nuk do t’i falim pagatorët e gruas së tij dhe gjobat e së bijës për ata që duan të investojnë në Shqipëri, të cilëve u kërkon 3 për qind për firmën e babait. Nuk do t’ia falim Sali Berishës 21 Janarin, akuzat ndaj nesh si puçist dhe vrasjen e Aleks Nikës, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit.
Do t’ia përmendim sa të jetë ai gjallë dhe derisa drejtësia të bëjë punën e saj. Kjo është marrëveshja jonë me publikun dhe lexuesit që kemi në krah sot dhe nuk ka lidhje me pazaret që ka bërë dhe mund të bëjë politika në këtë vend.

Dhe për këtë bën mirë të trembesh Sali Berisha!

Mos e merr kaq lehtë dhe mos më thuaj që je trim.
Dhe mos më thuaj që ke dhe familje trimash.

Së paku mos ma trego mua, se të kam parë vetëm të skrupullosur si një kukudh pa e ditur ku kishe gruan, djalin, vajzën dhe rojet. Njësoj siç mu duke të hënën në mesditë kur shfryje dufin ndaj gazetës Tema që të paskësh trembur me një editorial ku bënte thirrje të të qëronin si kryeministër! Bën mirë të trembesh! Kur vranë Gadafin, një editorialist i famshëm i New York Times shkroi se vdekja makabër e Gadafit imitoi jetën e tij që shkoi duke vrarë.

Edhe ikja jote fatkeqësisht po vjen nga prapaskenat dhe pazaret, duke imituar gjithë jetën tënde në politikë, gjithë tinzaritë, prapaskenat, paburrëritë dhe veset e tua.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2012 19:29
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Keta i rre menja se po trembin Salen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2012 18:28
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sala eshte paranojak. Kshu qe eshte i trembur gjithe kohes.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2012 20:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sala eshte paranojak. Kshu qe eshte i trembur gjithe kohes.

Jo ore, e ka forme anksioze dhe keto jane agresive nganjhere dhe meqe kalojne deri ne zhgenjim, behen shume te rrezikshme (formula" nuk kam se c'humb").

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2012 20:10
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Kjo tema ka 2 vjet qe po e kap me qerre diktatorin.

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2012 20:22
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Njeheresh me te mire se Sala per Shqiperine i mungon Shqiperise. SH.B.A.-te dine me shume per Shqiperine se vete qytetaret e saj, gjithashtu ata me mire e njohin Salen se juve qe i jepni apo s'i jepni voten atij. Sikur te mos ishte per Salen, sot, Shqiperia, do te kishte pasur nje pasqyrim edhe me negativ nderkombetarisht sesa sot.

Nje komb, nje qendrim!

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2012 15:53
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.