Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Edi Rama, nje Politikan frikacak
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Une mendoj qe familja dhe shteti nuk jane ne kontradikte njeri me tjetrin dhe e shtrire me tej as fisi (jo klani ne kuptimin arabo-patriarkal).
Une mendoj qe familja eshte ndertesa themelore e shoqerise njerezore. Mbi kete concept sa te vjeter aq edhe te ri, por teper solid ngrihen shume parime te tjera. Familja eshte themeli I patriotizmit, per rrjedhoje I fisit dhe kombit.
Natyrisht lidhja e familjes me krimin eshte e dyaneshme, edukim dhe c'edukim.
Disa zakone qe kane arritur deri sot jane ne thelb makabre. Ne fejesa psh kur shkon ne shtepine e krushkut duhet te marsh dicka (qe te shkoje mbare fejesa). Ne laberi ishte eshe me e theksuar:dhendrri duhejt e vidhte nje dele. po te ishte dashi percor kjo ishte edhe me mire akoma. Sinqerisht absurd qe te kenaqesh qe ke bere dhenderr nje djale qe eshte I afte te vjedhe. Ku e kane origjinen keto cudira, kushe di.

Une besoj qe te gjitha jane te lidhura, qe nga abuzimi I femijeve, ndeshkimi, sherret ekstreme ne familje ne sy te femijeve dhe sidomos varferia.

Une mendoj qe varferia eshte shkaku kryesor I devijimit criminal te familjeve.

Per sa i takon denimit capital, une jam kunder ne parim.
Krimi statistikisht eshte me I ulet ne vendet ku denimi me vdekje eshte abandonuar. Dmth sa me I arsyeshem dhe human te jete ndeshkimi aq me pak krim ka. Cudi? Por ja qe keshtu eshte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2016 14:27
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Budalliqe, ne daç me brire ne daç pa to. Njeriu nga natyra eshte hajdut. Ku me shume e ku me pak. Vjedh i varfri, ta vrasim ulerijne injorantet. Por kur vjedh politikani apo ai qe perdor fondet e shtetit. po gjykatesit qe u bene milionere, po mjeke e drejtore te ndryshem. Me paret e tyre te flliqura kane paguar shkollat me te mira hajvanave te tyre dhe ata jane e ardhmja e ketij vendi. Ata nuk i vret askush se eshte shteti e ligji. Ne fakt ketu drejtesine duhet ta beje populli e duhet ti shkelmoje e ti ngordhe ne dru keta te pacipe qe po bejne milona e miliona dhe bejne edhe ligjin pale.

Kjo tjetra ka te beje me konceptet

A e pate? A e degjuat Veliajn, dukej si nje kapitalist dhe jo nje komunist apo liberal siç mund te quhet. E pra shikojini te gjithe ata qe jane siper e me thoni sa te majte jane , ne ide, pune, veshje dhe sjellje. Model jane.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2016 19:15
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Jo piktor, nejriu ne thelb te tij e njeh te miren dhe te keqen. Njeriu nuk eshte hajdut nga natyra. Njeriu punon nen ligjet e nje sistemi te caktuar. Ne nuk kemi sistem ne Shqiperi Pse nuk vidhte njeri ne vitet 1960? Dihet pergjigja.

Ne USA shqiptaret vijne me ate mendjen e atjeshme, por kjo zgjat e shumta nje muaj. Papritur I shikon duke kerkuar pune dhe duke punuar edhe nga dy pune, mbi 60 ore ne jave. Shume I fusin femijet ne shkolla te mira sepse e dine qe atje eshte e ardhmja dhe suksesi.

persa I takon politikes: Ne nuk kemi politike ne Shqiperi sepse nuk mund te bejme dot politike te pavarur. Ne jemi akoma ne asistence ne njemenyre apo ne nje tjeter. Shiko prodhimin vendas dhe e kupton shpejt sa mund te beje politike shqiptari.
persa I takon ketyre qe kemi ne krye, ata jane thjesht kriminele ordinere qe kane uzurpuar pushtetin dhe e mbajne me dhune. Po me dhune. pa provo te rrezosh ndonjerin dhe e shikon sa forca kriminale do zgjohen.
Jane pra,kriminele ordinere qe ti e une jemi shume te dobet per t'i shkulur. Mos te genjeje mendja se ata do ta leshojne pushtetin pa dhune. une kam si frike qe Shqiperia do kaloje nje tjeter ndryshim pushteti, pro kete here me gjak shume. Me 1990 nuk u derdh aspak gjak.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2016 18:37
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ai gjak qe nuk u derdh ne 1990 u derdh ne 1997.

Ne princip jam dakort se ne pergjithesi njeriu nuk ka qejf te jete vrases, sepse eshte kunder natyres njerezore. Madje ka disa studime qe tregojne sikletin e vrasesve ne Gjermanine naziste apo ne Argjentinen fashiste.

Por pervec kesaj, krimet marrin forma nga me te ndryshme qe mund te jene pjese e kultures se shoqerise. Kjo duket sheshit. Merr shembullin e mafiozeve napoletane. Kur arrestohen ata del gjithe lagjia te shaje policet. Kjo sepse ajo kulture nuk e pranon shtetin, dhe eshte mesuar me hajdutllekun. Madje kjo qe po them duket dhe ne fakte te tjera. Ne Itali Napoli ka qene gjithmone si shembull i mashtrimit dhe hajdutllekut. Ka nje film te hershem qe quhet "Pacco dopiopacco e contropaccotto" qe tregon mashrimet qe behen ne Napoli. Situata nuk eshte larg dhe sot, stacioni i trenit ne Napoli shpesh rrethohet nga mashtrues qe mundohen t'ia fusin kalimtareve.

Po le te mos zbresim ne detaje lokale si Napoli apo Roma. Koncepti ketu eshte qe nje mase shoqerie mesohet me nje lloj krimi te caktuar dhe nuk i ben me pershtypje. Une personalisht kam patur fatin te jetoj ne kultura te ndryshme dhe mund te them me plot gojen se ajo qe duket normale ne nje kulture eshte krejt e keqe ne nje kulture tjeter. Pra popujt formojne kultura te caktuara, dhe ajo qe po mundohem te argumentoj eshte se shqiptaret jane mesuar me nje nivel te larte kriminaliteti. Aresyeja e perjetshme qe japin popujt e mesdheut eshte varferia. Por ne mund te marrim statistika historike te zonave gjermane te pasluftes ku njerezit ishin te varfer dhe nuk vidhnin si ne Napoli apo ne Shqiperi. Varferia, pra, eshte vetem nje alibi per te mbuluar traditat e mbrapshta te nje populli (disa prej te cilave shelgu i permendi vete).

Ajo qe them une eshte se keto tradita nuk mposhten aspak me ane politike, dhe politika nuk eshte fajtore per krimet qe ndodhin ne Shqiperi. Perkundrazi, politika eshte vetem perfaqsuese e atij mentaliteti. Ne kishim njerin ketu ne forum, nese e mban mend, qe pranoi hapur qe kishte vjedhur votat kur ishte komisioner ne Vlore. Kurse une kam nje shok emigrant qe turfullon kunder politikes shqiptare, por kur ishte vete ne Shqiperi merrte rryshfete qe mos prishte ndertimet pa leje. Problemi i shqiptareve eshte se kjo nuk perben skandal, as habi, i duket thjesht normale. Dhe me e keqja eshte se gjithe shqiptaret, ashtu si ai forumisti qe cirrej per drejtesi, nga nje ane kryejne krime dhe nga ana tjeter ankohen per politiken.

Shpresoj keto argumenta te levizin sadopak gjilperen nga fajet iluzive te politikes dhe ta cojne tek problemi i vertete: njerezit. Politika shqiptare nuk perbehet nga ndonje lloj i vecante njerezish, perbehet nga njerez si gjithe te tjeret qe jetojne ne Shqiperi. Fajin nuk e ka politika, e ka shoqeria kriminale qe shprehet ne forma te jashteligjtshme edhe ne sferen politike (apo mjekesore, apo juridike, apo doganore, apo policore, apo energjitike).

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2016 03:40
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Kjo mjafton per te treguar qe nje popull qe ka ethos dhe ndjenje te se drejtes ka te ardhme.

Me fal, por c'do te thote kjo "ethos"? Diku e kam hasur, por e kam harruar ose jo-mesuar. Me duket si "etje", apo e kam gabim!?.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2016 19:42
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ne fakt ketu drejtesine duhet ta beje populli e duhet ti shkelmoje e ti ngordhe ne dru keta te pacipe qe po bejne milona e miliona dhe bejne edhe ligjin pale.

Dhe pas kesaj te dalin si Izet Haxhia (apo i e ka emrin ish-bodygardi i Sales) e te thone: une maloku naiv i sherbeva nje krimineli, se besoja se po vendosnim drejtesine!? Na falni, se ne atehere beme gabime!
Duket piktor e ke holluar rakine shume me uje, se thone qe edhe kur e hollon shume, te ze! A nuk thua shyqyr qe njerezimi ka arritur disa perparime me ligjet! Po te niste druri ashtu sic thua ti, kuptohet, si gjithnje ne emer te se mires, digjet i njomi me te thatin, thote fjala e urte!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2016 19:48
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha robert

Dhe pas kesaj te dalin si Izet Haxhia (apo i e ka emrin ish-bodygardi i Sales) e te thone: une maloku naiv i sherbeva nje krimineli, se besoja se po vendosnim drejtesine!? Na falni, se ne atehere beme gabime!
Duket piktor e ke holluar rakine shume me uje, se thone qe edhe kur e hollon shume, te ze! A nuk thua shyqyr qe njerezimi ka arritur disa perparime me ligjet! Po te niste druri ashtu sic thua ti, kuptohet, si gjithnje ne emer te se mires, digjet i njomi me te thatin, thote fjala e urte!

Jo de jo se nuk jam as anarkik as komunist. Te paret thonin poshte mbreti, poshte mbreti. Te dytet, pushteti merret me dhune e mbahet me dhune. Ti ke shkeputur diçka nga konteksti. Ajo qe duhet te te shqetsoje eshte reagimi kriminal lidhur me krimin. Njeriu i varfer kryen nje krim dhe ca bibilushe kane te drejte ta vrasin, me ligj e duan dhe thone, une jam kategorik kundra denimit me vdekje. Ai qe ka para nuk ben as burg jo me ta vrasin, vrasin gjithmone qyqaret. Kjo duhet te te shqtsoje roby dhe jo huri qe permenda une qe eshte simbolik.
Maloket ne pergjithesi jane naive mire e tha Izeti edhe Berisha ishte naiv apo eshte.

Shelgu njeriu nuk eshte hajdut nga natyra por eshte grabitqar. Ne pamundesi ul kurrizin e punon, megjithate sapo ti jepet mundesia edhe asaj i ben bisht.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2016 20:26
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne fakt duken konceptet komuniste qe mbajne prapa nje pjese te mire te Evropes.

1. Ideja se njerezit jane te barabarte. te varfer e te pasur. Kjo utopi nuk zbatohet ne asnje sfere te jetes, as ne mjekesi, kur i pasuri merr avion privat dhe shkon tek klinika me e mire, as ne drejtesi, ku i pasuri paguan avokate fantastike qe te japin uje ne bisht te luges. Neper bote te varfrit vdesin, kurse te pasurit edukohen dhe perparojne. Kjo sigurisht duket makabre per mentalitetin barazist te brumosur ne komunizem.

2. Ideja se krimi kryhet nga gjynafqare, kurse fajin nuk e ka krimineli por shoqeria qe la gjynafqarin e varfer. E kote ti pergjigjesh kesaj, eshte teori tipike komuniste.

3. Ideja se drejtesia eshte riedukim. Kjo nuk pershtatet as me parimet e drejtesise, as me kulturen e popullit tone qe ka ne baze "marrjen e gjakut".

4. Ideja se denimi me vdekje eshte gjithmone i keq. Statistikisht eshte e sakte se nuk zgjidh gje, pra nuk ul nivelin e kriminalitetit. Por demografikisht vrasja e krimineleve krijon hapesira per njerezit e ndershem. Denimi me vdekje eshte mjet i nevojshem per pastrimin e shoqerise kur kriminaliteti ka dale nga binaret dhe dominon gjithe shoqerine. Nese nuk zgjidh gje ne vendet e civilizuara si Amerika, zgjidh shume ne vende te vogla te dominuara nga krimi si Shqiperia... nese njerezit duan ndryshim.


Mua s'me habit qe ketu mbrohen kriminelet. Krimi nga njera ane dhe edukimi komunist nga ana tjeter krijon frike te tmerrshme sesi do ishte bota jashte retorikes se zakonshme baraziste.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2016 20:55
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Me qete Faje me qete. Bota nuk eshte vetem bardh e zi. Ka dhe ngjyra te tjera . Ka dhe ndjenja . Ka dhe dinjitet. ka dhe respekt. Ka dhe naive ashtu sikurse dhe utopike. Normal qe nuk eshte bote perfekte.
Ne fakt me befasove me kete pergjigje. Duke e ditur se, nga ato qe ke shkruar disa here ne kete forum kam pritur dhe me pas te kam nxitur normal duke te" kafshuar" me fjale per te reaguar. Mirpo reagimi yt i ngjan nje mllefi. E para te ngresh zerin kundra padrejtesive nuk eshte as utopike as komunizem. Shyqyr Zotit nuk jam dhe kam probleme te tilla me mjkesine, drejtesine apo shtetin. Normal qe nuk jam i pasur e te jem i pashpirt apo pa ndjenja. Nuk jam i dhene pas parase, biles ato i shenderroj ne libra dhe jam i rrethuar nga ato. Kam nje biblioteke personale me libra te zgjedhur nga une, letersi, enciklopedi, atlase dhe art.
E dyta une gjithmone kam deklaruar ketu ne forum se une jam me i majte se ju dhe kjo vertetohet mese miri me ate qe ke shkruar mesiper. Pikerisht sespe nuk e kuptoj se çfare e lidh konsevatorizmin radikalist tendin me socializmin apo nje parti socialiste e Muçin.

E treta nuk ka shtet as bir nene qe ndal gjakmarrjen ndaj atyre qe u kane shitur motrat apo vrare e prere njerzit se ju tekte atyre.

E katerta jam kategorikisht kundra denimit me vdekje.

Ti ose zoterote ke me shume se ato qe ke shkruar mesiper. Ke me shume se gjykimi per ngjarje te veçanta apo individe te veçante, ke me shume se nje fjale te mire me shume per njerin apo nje fjale te keqe per tjetrin duke besuar gjithnje si naiv qe jam, se nuk ke ndonje interes tek ndonje parti apo person.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2016 21:40
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Piktor, sac ke deklaruar ti se ke pikepamje te majta, aq jam shprehur dhe une se kam bindje te djathta.

Nuk ke pse ben nje lidhje me partine socialiste, Muc Nanon, dhe atyre qe shpreha. Nuk ka ndonje lidhje te vecante, sidomos me PS. Kurse Muc Nano ka mendime qe deridiku i mbeshtes dhe i marr per baze, por vetem aq.

Ceshtja, Piktor, eshte se jeta eshte teper e shkurter dhe vdekja teper afer, po te mendosh te ardhmen ne perspektive. Nuk kemi pse jetojme ne nje bote te lodhur ne pritje te ndryshimeve te avashta te kohes. Te vetmit qe bejne hajer ne ate bote jane kriminelet e zhdervjellet qe e dine se bota nuk do ece aq shpejt sa ti kape. Ne kemi 100 vjet shtet dhe vazhdojme te duam te ikim nga Shqiperia sepse nuk kemi krijuar dot nje ambjent te pershtatshem. Ti je emigrant, une jam emigrant, 90% e formusitave ketu jane emigrante. Ne jemi te tille sepse na kane degdisur ata kriminele qe ne kemi shoke ose familjare ose forumiste. Dhe ne mes te gjithe dramave qe ka pesuar kombi shqiptar, ti po mbron idene se duhet te presim pasi kriminelet bejne krime nga varferia. Argumenti im eshte se ky veshtrim eshte socialist-komunist. Dhe kete nuk e them per ofendim ose mllef por per domethenien e vet tekstuale. Po dhe ne i befshin krimet nga varferia ca problemi ka. Varferia tregon se vendi s'mund te mbaje aq shume popull, pra populli duhet te reduktohet. Pse ta redktoje emigracioni popullin dhe mos ta reduktoje denimi me vdekje. Pse jo te dyja xhanem, je i varfer ik jashte vuaj rrugeve, po ndenje brenda shtetit do zbatosh rregullat.

Po e perseris, jeta jone eshte shume e shkurter, per 30 vjet do ikim per lesh dhe nuk po leme asgje ne kete bote, po leme te njejtin shtet idiot qe gjetem. Ai shtet eshte idiot se ka nje popull te paedukuar dhe te pamotivuar. Edukimi behet avash avash, por nese nuk zhduken kriminelet me eliminime fizike, apo nese nuk krijohet nje sistem drejtesie qe te mos lejoje trashgeimin e privilegjeve te fituara me krim, nuk do kete asnjehere edukim.

Po e mbyll vetem me dy ide qe kane shqiptaret ne pergjithesi. E para se nuk ka rendesi nga vjen leku, rendesi ka te vije. Kjo ka qene moto e pasurimit ne vitet 90 dhe kjo lexohet akoma neper komentet e shqitpareve online. E dyta se vrasjet qe kryhen ne Shqiperi jane pozitive sepse kriminelet vrasin njeri tjetrin. Ne te dyja rastet shqiptaret nuk kuptojne se zgjidhjet qe mendojne jane te falimentuara. Paret e krimit ndertojne nje familje kriminale dhe prosperitet kriminal, kurse vrasjet qe nuk behen nga shteti e fuqizojne krimin ne vend qe ta dobesojne. Prandaj vrasjet duhet ti beje shteti. E mira madje do ishte qe te behej me llotari. Kur ben nje krim te rende hidhet shorti, po te ra numri merr denim me vdekje. Do thuash ti po prit se kshu se ashtu, kjo eshte jeta Piktoro, po mos te kapnin do dilje i fituar, po te kapen mund te vrase shteti me nje te hedhur zari. Me qorre se kaq drejtesia s'behet.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2016 06:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Edi Rama, nje Politikan frikacak

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.