Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Probleme Sociale > A lindim poligamiste?
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

A lindim poligamiste?

E kam perdorur termin POLIGAMIST ne kuptimin bioshoqeror te kesaj fjale.

Sigurisht qe njerezit nuk lindin me idene per tu martuar.Martesa eshte nje institucion i krijuar nga njeriu dhe qe ndoshta do zduket nje dite.

Po a lindim te gjithe me instiktin per te patur disa partnere ne dashuri(seks)ne te njejten periudhe kohe?

A eshte instikti i percjelljes se geneve ne te ardmen,aq i fuqishem,sa na ben te duam te fleme me shume?

Keto dy pyetje,te thjeshta ne dukje,rreth nje tryeze familjare apo shoqerore,krijojne reagime nga me te cuditshmet,dhe mund te thirresh "zuzar","e perdale","çingene",'Don Zhuan"etj. etj.

Po mos ndoshta,per te mbrojtur shoqerite nga rrenimi,kemi krijuar "monogamine",ne kundershtim me kodin tone gjenetik?

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2007 15:23
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Une kesaj retorike i pergjigjem vetem keshtu:

Kur ishim te rinj fshehurazi prinderve kerkonim me sy, me zemer dhe mendje partneret tane, per te arritur ate martesen ideale te perkufizuar.

Si ka mundesi qe keta sy, kjo zemer dhe mendje te pushojne se punuari, kur ti ke prane nje partner.... e pamundur.  Nuk ka dashuri te perjetshme...

Neve i mbushim mendjen vetes se ato kane humbur funksionin dhe ja kushtojme gjithe dashurine tone partnereve tane, por vetem sa genjejme veten dhe te tjeret, d.m.th. femijet tane dhe brezat e ardhshem...

Poligamizmi ekziston, ne qofte se jo ne sex fizik, ne zemra dhe ne mendje...

Fakti, qe partneret tane me kalimin e viteve fillojne dhe vene prape ne perdorim syte, zemren dhe mendjen, e verteton kete fenomen.  Disa prej tyre (cifteve) kane aftesine e te folurit te cilter me partnerin dhe ti rrahin bashke keto dyshime dhe mendime duke mbajtur martesen te gjalle dhe te paprekur, disa te tjere i fshehin dhe i groposin keto pikepyetje...duke kaluar ne ate te ashtuquajturen "tradheti bashkeshortore"...

Une nuk di tani per tani, te them se cila eshte rruga me e drejte??????????

Lufta me vetveten.., hipokrizia..., genjeshtra..., mashtrimi..., apo sinqeriteti dhe rrahja e mendimeve...

Gjejeni juve se une nuk jam ne gjendje ta gjej sot, pikerisht sot..., ndonje dite tjeter ndofta do tu jap pergjigjen time te sakte.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2007 15:38
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Shume here debatoj me femijet e mij ne lidhje me etiketen e te ecurit, etiketen e te ngrenit ne tryeze, etiketen e te folurit, etiketen e te veshurit, etiketen e shenjave trupore dhe shume lloje te tjera etiketash shoqerore.

Ata nxehen dhe me pergjigjen  "Mom, please leave us alone.  All these are rules of the society.  People make them and we don't know yet, if they are right or wrong"  =  "Mama na ler rehat.  Te gjitha keto jane rregulla te shoqerise.  Njerezit i kane bere dhe ne akoma nuk dime nese jane drejt apo gabim."

Do te thoja qe edhe martesa ose monogamia eshte pjese e kesaj rregulloreje, por eshte nje nga rregullat me te rrepta te shoqerise dhe per shoqerine.

 

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2007 16:08
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Mashkulli dhe femra, as lindin dhe as jane monogame, psikologjikisht jane poligame.
Me martesen, kane forcuar anen e tyre psikologjike te shkojne kundra natyres se tyre. (Ky eshte thjeshte mendimi im)

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2007 17:04
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Te varfrit,te mesmit dhe te pasurit.

Ka nje shprehje,pak vulgare,qe karakterizon shtresat e popullsise ne Ameriken e Veriut:

TE VARFERIT-Hane ne fast-food dhe mbathin atlete te shtrenjta.

TE MESMIT- Jetojne ne periferi dhe nje here ne jave hane ne restorante.

TE PASURIT-Blene gjera qe nuk ju nevojiten ...dhe bejne shume seks.

C'ka kjo te beje me poligamine.

Nga statistikat,numuri me i paket i tradhetive bashkeshortore,ndodh ne shtresen e mesme.Tek ata qe hane njehere ne jave ne restorant dhe qe jane me pak TE LIRE.

Egzistenca e tyre eshte shume e lidhur me sigurimin e nje shtepie,shkollimit te femijeve dhe nje pensioni te mire per te shtyre vitet e pleqerise.

Tek dy kategorite e tjera,keto kerkesa nuk egzistojne.Ndaj dhe njeriu eshte me afer atij "dizajni hyjnor",qe e ka krijuar.

Eshte mire apo keq?
Kjo eshte nje pyetje,e cila nuk ka te beje me pyetjen "A lindim poligamiste?".

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2007 13:03
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Prape kjo shtresa e mesme i paguaka mekatat e shoqerise dhe te politikaneve.  Epo se do te kishte pasoja edhe ne jeten sexuale, vetem kete nuk e kisha menduar....mund te kete edhe dicka te vertete, kurre nuk eshte vone te hapim syte dhe te konkludojme.  Sokrati ka thene: "meso, meso dhe do te shohesh sa i paditur je"

Megjithate nuk perjashtohet mundesia e monogamise edhe tek njerzit, ashtu si edhe tek pellumbat.  Si shpjegohet qe me lindjen e nje femije, cifti lidhet me shume, kuptohet ne te shumten e rasteve, se ka edhe perjashtime si cdo rregull.  Pra lindja dhe rritja e nje femije na ben te harrojme per ate qe quhet jete sexuale.

Kjo nuk ka ndodhur vetem ne shoqerite moderne, por edhe ne ato te hershmet, biles edhe para lindjes se kristianizmit....apo feve te tjera.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2007 13:15
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Ne USA, (nuk e di si eshte ne Kanada, por besoj qe Bota e re ka kushte pak a shume te njejta, mundesia per te njohur dike ne kushte natyrale eshte shume e vogel.

Praktikisht ne Europe dhe per me teper ne Balkan, ka nje pallat apo shtepi, qe ndodhet ne nje lagje ku jetojme prej shume brezash. Aty e njohim njeri tjetrin prej shume kohe, femijnia na lidh me te tilla ndjenja, qe nuk i gjen dot ne nje moshe me madhore. Po ashtu edhe jeta shkollore ka te njejtat kushte natyrale afrimi dhe njohjeje. Bota zhvillohet dhe evoluon dhe kushtet tani edhe ne qytetet dhe fshatrat shqiptare kane ndryshuar, por nuk ndryshon tendenca per t'u shoqeruar dhe njohur. Perseri femijet do te luajne bashke te rinjte do te flirtojne dhe dashurohen dhe me tej...

"Bota e re". Amerika, nuk i ka keto kushte. Atje punohet gjate, 60 deri 80 ore ne jave. Pushim, vetem te diele dhe vendtakimi , pra vend njohje, mbetet Molli i famshem.

Si mund te njihet diikush ne Moll?

Sa artificiale qe me duket dhe e shtirur.

Keshtu qe kushtet sociale jane krejt te ndryshme ketu nga ato te Europes, Ballkanit apo Shqiperise.

E zgjata kete hyrje duke dashur te dal tek pyetja rreth poligamise. Kjo eshte nje pyetje e thelle dhe ka karakter historik dhe evolutiv.

Une mendoj qe njeriu si qenje biologjike ka tendence qe te kerkoje partnere sa me te larget, pra jo vetem te kerkoje por edhe te ndrroje ata. Jeta u zhvillua per njeriun dhe u krijuan nje sere institucionesh te cilat linden per shume arsye. Keto institucione te tilla si fetare, socoale interne apo eksterne jane pjese e jetes dhe mendoj qe jane nje mburoje per humanet.

Njeriu pushoi se qeni poligam atehere kur filloi organizimi social, ushtarak, apo me teju ndertuan vendngujimet e para, Fshatrat edhe me vone qytetet.

Dashuria romantike vihet re aty rreth mesjetes ku edhe trajtohet me buje neper  literaturen e kohes.

Paridi rrembeu Helenen...Jo, nuk e rtrembeu aspak, Ajo u terhoq prej tij dhe ndoshta e merzitur nga i shoqi preferoi qe te largohet. Homeri nuk thote qe helena dhe Paridi rane ne dashuri????Kjo sic duket nuk njihej.

Romeo e Zhuljeta eshte nje shembell tjeter i fuqishem, por tani jemi ne shkujt e mesjetes dhe kishte mjaft institucione kufizuese te lirise "gamike".

Megjithate pa shkuar tek Ana Karenina dhe te tjere shembuj me moderne dua te theksoj se biologjikisht. Dashuria romantike, ajo me e fuqishmja nuk zgjat me shume se nje vit. Aq eshte karburanti hormonal njerezor. Nuk ka me nxites hormonale qe te shtyjne partneret ne krahet e njeri tjetrit.

Seicili prej tyre duke qene se ka perftuar kenaqesi gjate relacionit perpiqet qe te ringjalle dhe rindeze zjarrin e shuar. Disa here edhe kjo arrihet per nje kohe te shkurter e ngritur mbi bazen e kujtimeve te meparshme, por kurre nuk ka me nje dashuri romantike te mirefillte. Nuk eshte me, ajo ndjenjeqe te bllokon trurin dhe syte.Fillon ndarja dhe gjithmone njeri eshte i pari. Kjo seance romantike kujtohet gjithmone me kujdes dhe mbi modelin e saj njeriu do te ndertoje te tjera pallate.

Ne keto momente pertneret fillojne shohin te tjere individe kompatibile.Pra tendenca eshte per poligami.

Dua te them edhe njehere qe institucionet mbrojtese te monogamise jane ngritur per strukturuar shoqerine midis disa kornizave solide funksionale ne pershtatje me evolucionin social

Pra nese biologjia, e shtyn njeriun drejt poligamise, logjika sociale jo . Ajo e mban brenda ketyre kornizave shternguese.

 

 

Si te beje i shkreti njeri?

 

DXP

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2007 13:36
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Question

a lindim poligamiste?
varet... sa te madhe e kemi zemren!

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2007 13:51
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bleta punetore Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bleta punetore nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

I dashur MISTER-DXP, po pyet si te beje njeriu i shkrete?????? Pergjigja ime eshte kjo: "Ne trurin tend, te vendosesh qe do te dashurosh vetem nje dhe jeten do t'ja dedikosh atij, femijve qe ke me te dhe familjes. Une nuk luaj nga mentaliteti im qe kam patur ne jete:  Te besosh do te thote te vendosesh me pare, qe duhet te besosh, te dashurosh duhet te vendosesh me pare qe duhet te dashurosh, te martohesh duhet te vendosesh me pare se duhet te martohesh e keshtu me rradhe.  Te gjitha jane nje pergatitje psikollogjike qe i bejme trurit, nga e cila pastaj zemra komandohet"

E di qe nuk eshte e lehte te marresh te tilla vendime, kerkon shume pune, vullnet, lufte dhe ndergjegje dhe ajo me rendesishmja eshte se njerezit, kjo natyra e bekuar nuk i beri te gjithe njelloj.  Kjo eshte gjithe esenca dhe thelbi i monogamise dhe poligamise. (kuptohet per mua, jo per shkencetaret dhe ata qe dashurohen shpejt :p)

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2007 13:52
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP




E zgjata kete hyrje duke dashur te dal tek pyetja rreth poligamise. Kjo eshte nje pyetje e thelle dhe ka karakter historik dhe evolutiv.

Une mendoj qe njeriu si qenje biologjike ka tendence qe te kerkoje partnere sa me te larget, pra jo vetem te kerkoje por edhe te ndrroje ata. Jeta u zhvillua per njeriun dhe u krijuan nje sere institucionesh te cilat linden per shume arsye. Keto institucione te tilla si fetare, socoale interne apo eksterne jane pjese e jetes dhe mendoj qe jane nje mburoje per humanet.

Njeriu pushoi se qeni poligam atehere kur filloi organizimi social, ushtarak, apo me teju ndertuan vendngujimet e para, Fshatrat edhe me vone qytetet.

Dashuria romantike vihet re aty rreth mesjetes ku edhe trajtohet me buje neper  literaturen e kohes.

Paridi rrembeu Helenen...Jo, nuk e rtrembeu aspak, Ajo u terhoq prej tij dhe ndoshta e merzitur nga i shoqi preferoi qe te largohet. Homeri nuk thote qe helena dhe Paridi rane ne dashuri????Kjo sic duket nuk njihej.

Romeo e Zhuljeta eshte nje shembell tjeter i fuqishem, por tani jemi ne shkujt e mesjetes dhe kishte mjaft institucione kufizuese te lirise "gamike".



Si te beje i shkreti njeri?

 

DXP [/B]

Mister...jemi apo s'jemi "poligame",kjo eshte pyetja?Ose me mire, a lindim te tille dhe me vone e ndrydhim deshiren per te fjetur me disa partnere ne nje periudhe kohore te njejte?

C'pune kane vendbanimet?

Bile bile kur u formuan qytetet,"zagarlleku"(lexo-poligamia)u shtua!

Jeta e gjalle,njeh raste edhe te specieve "monogame".A hyn njeriu ne kete grup?Mendimi im eshte-JO.
Se si gjate zhvillimit te qenies njerezore dhe sidomos te shoqerise u futen dhe u aplikuan rregullat "monogame",kjo eshte nje fushe shume e gjere diskutimi.
Po aq e gjere eshte te diskutosh rreth pasojave qe kane sjelle keto rregulla,ne psikologjine dhe karakteristika te tjera te "homo sapiens".

Don Zhuani keqkarakterizohet nga letersia e kohes.Po a ishte ai verte i keq,apo ajo qe goditej ishte dukuria?
I shkreti Huan(DON),ishte nje njeri,i cili ndjente dashuri per gjithe grate e bukura....dhe nuk kishte violentuar as edhe nje!

Pse duhet njollosur?
Ose Katerina e Madhe e Rusise....apo Kleopatra.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2007 12:02
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Probleme Sociale > A lindim poligamiste?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.