Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Figura te Shquara tė Ortodoksisė flasin gjatė kohėrave!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

Figura te Shquara tė Ortodoksisė flasin gjatė kohėrave!

         Qëllimi i kësaj nëntemë është që të citohen predikime ose kumtesa të ndryshme të shumë figurave të kishës Ortodokse. Nuk ka rëndësi në ishin ata klerik apo jo, unë dua thjesht të kujtoj fjalët e tyre në kishën Ortodokse Shqiptare gjatë kohërave të ndryshme në historinë e saj. Të gjithë ata që mendojnë se mund të kontribojnë në këtë nëntemë janë të mirpritur.
       Si fillim po e nis me një nga figurat më të spikatura që ne njohim. Është fjala për Kryepeshkopin Kristofor Kisin. Le ta shohim më vëmendje një nga predikimet e tij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2006 17:18
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

Kometė nė kupėn e qiellit.

           Posi një nga kometat, që nga një kohë në tjetër shfaqen në kupën e qiellit, derdhin dritë të shkëlqyeshme dhe zhduken shpejt, kështu prezantohet përpara nesh dhe fytyra e ndritshme e Shën Kozmait. Ky Shenjt nuk ishte nga ata fetarë kallogjerë të paditur e mendjengushtë, që të ngjitur në letra të vdekura, harrojnë frymën e vërtetë të besimit fetar. Ai ishte një njeri me kulturë dhe me horizont mendor të gjerë dhe natyrisht me mendime fetare të larta.
            Kjo gjë duket qartë si nga veprat ashtu dhe nga jetëshkrimi i tij, i shkruar në origjinal prej një admiruesi të tij. Këto na japin të kuptojmë se Shën Kozmai ishte njeri me vullnet të fortë dhe me aktivitet të palodhur. Në ato kohëra të zorshme të frikës ai, me mundime të mëdha dhe me rreziqe të patregueshme, shëtiti anembanë Shqipërisë; derdhi pasurisht dritën dhe mësimet e tij të çmueshme dhe u përpoq që të forconte, të inkurajonte popullin e dëshpëruar. Me anën e këtij aktiviteti mundi ta shpëtojë dhe ta përmbajë.
            Po si ia arriti vallë këtij qëllimi? Duke përhapur dritën në popull, duke çelur shkolla gjithkund dhe duke bindur popullin që t’i mbante këto me çdo theori. Dhe kjo është merita e tij e madhe. Si një njeri me kulturë të gjerë ai e dinte që kjo ishte e vetmja udhë për të formuar në shpirtin e popullit një fetarizëm, jo të dukshme, po të gjallë, të thjeshtë dhe të çliruar nga paragjykimet.
            Është e vërtetë! Pa dije nuk mund të ekzistojnë dhe idetë fetare të thjeshta. Padija është rrënja e shumë ligësive; po më tepër ajo është nëna e supersticioneve të errëta.- S’ka dhe s’mund të ketë besim dhe kult fetar të pastër pa mësim.
            Le të hedhim një vështrim në popullin tonë. Me hidhërim do të vërejmë se është degjeneruaar në një shumicë të tij ideja fetare dhe gjer në ç’gradë ajo e ka humbur karakterin saj të lartë dhe influencën bamirëse. Ajo në vend që të jetë burim aktiviteti të gjallë, të shfaqur në vepra të hijëshme, në njerëzillëk, përkundrazi krijon në shpirtin e tij paralogjizma të rrezikshme
            Për një të paditur fe domethënë ceremonira, zakone dhe formalitete. Atij i duket se kur mban këto, i ka mbaruar të gjitha detyrat Fetare. Këto supersticione, trashëgimi i një të shkuare të gjatë, që kanë pushtuar shpirtin e një shumice të popullit, i përngjan Hidrës mitologjike, së cilës, kur i pritej një kokë, mbinte në vendin e saj një tjetër.
            Po është vallë kjo Feja e vërtetë? Janë Fe supersitcionet e paarsyeshme e të errëta?
            Kurrë, kurrë! Inteligjenca e Lartë që drejton gjithësinë e pajisi njeriun me arsye, që është zbulimi i vërtetë, një shkëndijë e dritës së tij të amëshuar. Mbi atë dritë, pra, të rrjedhur prej Atij vetë duhet të bazohet çdo besim.
            Fe nuk janë zakonet dhe supersticionet prapanike, po sjellja e mirë, sinqeriteti dhe nderi në relacionte dhe shoqi-shoqin; Fe sidomos është të bëhesh theror për të mirën e përgjithshme, për atdheun. Këto janë shenjat e thjeshta dhe të gjalla të fesë dhe në to na udhëheq arsyeja, e ndriçuar nga mësimi.
            Ja përse Shën Kozmai punoi për t’i frymëzuar popullit këto parime të larta; ja përse ai u përpoq që të përhapte dritën, të çelte shkolla. Këto parime ai i vërtetoi dhe me shembullin e tij të bukur dhe sidomos me mbarimin heroik, duke ofruar jetën e vet si theror në altarin e idealit që ndiqte.
            Urojmë që ajo fytyrë kaq e ndritshme të qëndrojë gjithnjë e gjallë përpara syve tanë dhe të na kujtojë gjithmonë karakterin e lartë të fesë që është: Humanimi dhe theoria, drita dhe përparimi
+ Kristofor Kisi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2006 17:20
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

Fjala e mbajtur nė ceremoninė e rihapjes sė Kishės Katedrale nė Tiranė.

       Të dashur vëllezër dhe motra! Ditë e madhe gëzimi dhe ngazëllimi shpirtëror është për ne besimtarët e Komunitetit Orthodhoks të Tiranës, dita e sotme. Kisha jonë Katerale, vatra jonë shpirtërore, pasi për afro një ģerek shkekulli qëndroi e mbyllur dhe e përdhunuar, u rihap dhe ne sot të Dielën e Dafinës, të Dielën e hyrjes triumfale të Krishtit në Jerusalem, po celebrojmë meshën e parë.
Pjesa më e madhe prej nesh e mban mend se ģ’vepër arti e kulture ka qenë kjo godinë. E projektuar me aq art e mjeshtëri sipas stilit tradicional bizantin nga një grup arkitektësh me në krye arkitetktin e njohur ing. Skënder Luarasi, e ndërtuar gjatë viteve 1963-1965 nga duart e arta të punëtorëve tanë, e pikturuar me zell e art nga piktorë artistë Androniq dhe Sofia Zengo, të ndihmuar për anën skulpturore dhe nga mjeshtri i talentuar Arqile Papadhimitri, e stolisur si nusërore e Krishtit, me polieljo të ģmuar, me ikona dhe objekte të tjera artistike me vlera, ishte e vetmja qëndër shpirtërore e komuninetit tonë. Kisha tjetër, kisha e shën Prokopit mbi kodrat e Tiranës, kish kohë që ishte marrë dhe transformuar në klub.
Por, nuk kaloi shumë kohë dhe një ditë të zezë prilli të vitit 1967, i njëjti fat e gjeti dhe kateralen tonë. Ajo me urdhër nga lart dhe gjoja me iniciativën e rinisë, madje dhe të vetë besimtarëve, gjë të cilën të gjithë e dinin se nuk i përgjigjej së vërtetës, u mbyll dhe u zhvesh krejt nga paisjet e saj artistike, iu dorëzua klubit sportiv “17 Nëntori!, i cili e transformoi në salla të ndryshme sportive dhe depo.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Krishti, Shpëtimtari ynë, kur e themeloi Kishën si institucion, ka thënë “edhe forcat infernale s’do të mund të mposhntin atë”.
Dhe këtë parashikim të Krishtit, koha gjithnjë e ka vërtetuar. Sa herë që Kisha e tij gjatë shekujve është luftuar, ajo nm ënë fund ka triumfuar.
Kështu ndodhi edhe këtë rrallë, 45 vjet rrjesht luftë sistematike e në të gjitha format, sekrete e të hapura, është zhvilluar kundër asaj: luftë ideologjike, ndalim i hapjes së gojës për t’u mbrojtur, mbyllja e shkollës për kuadro, kufizimi në minimum i hirotonisë së priftërinjve, frikësimet e kërcënimet, demaskimet e të gjitha llojet e diskriminimeve të tjera. Nuk mund të përshkruhet nga ana tjetër dëmi i madh që iu bë kishës dhe të gjitha institucioneve fetare të atdheut tonë, në drejtim të artit, të kulturës, të arkitekturës me rastin e mbylljeve së këtyre institucionev. Ikona me vlera, libra dhe dorëshkrime të rralla, rregjistra e dokumenta të ndryshme janë zhdukur e djegur si gjëra, që kishin lidhje me fenë e me kishën. Nuk dihet me saktësi numëri i kishave të prishura se gjoja pengonin planin rregullues të qyteteve e të fshatrave, apo i kishave të transformuara në objekte të tjera përdorimi, apo i manastireve të braktisura në mëshirën e kohës që të vetëshkatroheshin.
Dhe pikërisht tani, që beshohej me siguri se pas tërë asaj pune të madhe kundër fesë e kishës ato do të ishin zhdukur, me të fryrë mbi atdheun tonë flladi i demokracisë, i cili krijoi kushtet për ushtrimin e lirë të fesë dhe për rihapjen e institucioneve tona fetare, ato dolën në shesh më të gjalla e më të forta, për të mos u prishur më kurrë.
Në saj të këtij flladi pra, u rihap dhe Kisha jonë katedrale. Dhe ndonëse siģ e shihni, kjo është shumë e dëmtuar, por me vullnetin e kujdesin e Këshillit tonë Kishtar dhe me ndihmën e të gjithë besimtarëve, do të bëhet përsëri siģ ka qenë: vepër arti dhe kulturore, vatër shpirtërore për edukimin fetaro-kombëtar të besimtarëve të komunitetit tonë orthodhoks.
Vëllezër dhe motra!
Kisha orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e nisur si kishë e pavarur në mars të vitit 1908 në Boston Mas të Amerikës nga Episkop Noli, e shpallur si e tillë në Kongresin Kishtar të Beratit në shtator të vitit 1922, e organizuar dhe e plotësuar me episkopë në Kongresin e Korģës të vitit 1929 dhe e njohur zyrtarish nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit dhe patrikanat dhe kishat e tjera motra Orthodhokse autoqefale, besnike në parimet dhe traditat shekullore të orthodhoksisë, nuk i është shmangur kurrë misiont të saj fetaro-kombëtar, nuk ka pushuar së predikuari dashurinë e paqen dhe të punojë për të edukuar besimtarët e saj me ndjenjën më fisnike të humanizmit. Në faltoret e saj, që ishin ngritur në ģdo kënd të Atdheut, tempuj të vërtetë të paqes, dhe që fatkeqësisht në këto 25 vjetët e fundit pjesa më e madhe e tyre janë prishur ose transformuar në objekt të tjera, zëri i saj ka tingulluar gjithmonë fuqishëm duke ftuar njerëzit në vllazërim, paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellltë.
Por, edhe në të ardhmen, ajo sapo të marrë pak veten, me autoritetin e saj shpirtëror të pamasë qëa ka, do të vazhdojë të japë në bashkëpunim dhe me institucionet e tjera fetare, arsimore dhe kulturore një kontribut të rëndësishëm në formimin e karakterit të plotë të njeritut tonë të ri, duke përmbushur të gjitha mangësitë që i ka lënë edukimi krejt materialis i tij. Do të punojë për zbutjen e vrazhdësisë se madhe, që është krijuar në shpirtin e njeriut kundër njeriut nga fenomeni i luftës së klasave, vazhdësi për të cilën flitet për ditë në shtypin tonë dhe që konsiston sidomos në ashpërsinë e të sjellurit të njerit ndaj tjetrit, në rreptësinë e për dënimin e tjetrit, në indiferencën ndaj vuajtjeve të tjetrit, pa përmendur këtu veset e tjera të dobta si: vjedhjen, ryshfetin, gënjeshtrën, nepotizmin e të tjera veprime shnjerëzore.
Duke u rimëkëmbur përsëri, Kisha do të përpiqet tju japë besimtarëve orthodhoksë atë ushqim të shëndetshëm shpirtëror, që e bën njeriun me të vërtetë njeri, do të forcojë në ta ndjenjat fisnike që duhet të inspirojë çdo njeri të qytetëruar dhe sidomos pasuesit e vërtetë të Krishtit.
Besojmë se në këtë mision fisnik të saj, Kisha do të ketë përkrahjn e të gjithë besimtarëve orthodhokse të komunitetit tonë dhe veçanërisht të intelektualëve tanë, bashkëpunimin e të cilëve ajo do ta presë me kënaqësi më të madhe.
Me këtë shprsë dhe duke iu lutur të madhit Zot të na fuqizojë në këtë mision të shenjtë, ju urojmë të gjithëve që këtë javë, të cilën Kisha jonë e quan “Të Madhe”, sepse të mëdha janë ngjarjet që përkujtojmë në të, pësimet e nderuara të Zotit tonë Jisu Krisht, ta kalojmë me shëndet dhe të arrijmë të gëzuar për të festuar me shëndet e hare edhe Pashkën e Madhe të parë, të lirë, sipas zakoneve tona stërgjyshërore.
Me këtë rast e ndjej për detyrë që në emër të Komunitetit Orthodhoks të Tiranës dhe në përgjithësi të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale, të falenderoj përfaqësuesit e nderuar të komunitetit myslyman, bektashi e katolik të vendit tonë për pjesëmarrjen e tyre në gëzimin tonë të sotëm; të falenderoj përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në vendin tonë, që na nderuan me ardhjen e tyre; të falenderojmë gjithashtu përfaqësuesit e Partisë Demokratike për ndihmën e tyre morale si dhe përfaqësuesit e Organizatës “Omonia” të minoritetit grek me banim në Kryeqytet, që përbëjnë pjesë të pandarë të komunitetit tonë.

Veçanërisht falenderojmë me respekt e dashuri Nënë Terezën, motrën tonë më Krishtin dhe urojmë nga shpirti që Zoti ti falë shëndet e jetë të gjatë për të vazhduar veprimtarinë e saj bamirëse në botë.
            Më në fund, do të më lejohet të ve në dijeni të komunitetit tonë edhe këto:
            kisha, siç dihet, u mor në dorëzim në gjëndje shumë të keqë jo plotësisht. Në atë gjëndje, ajo ka pasur nevojë për disa riparime e pastrime urgjente e të domosdoshme për t’u kthyer të paktën në gjendje shërbimi; ka pasur, nevojë për ndihmë në njerëz e në të holla.
            Dhe besimtarët tanë iu përgjigjën menjëherë, pa pritur që të bëhej thirrje.
            Meritojnë të përmenden ndër të parët:
            1-Për kontributin në të holla:
            Krisanthi Zoto, Foto e Petraq Roçi, Aleks Jani, Kristo e Stefan Dingu, Dhimitër Gjika, Lefketho Piu, Katania Koce, Antigona Xhamilla etj.
            2-Për kontributin e tyre me punë të vazhdueshme e të palodhur:
            Nasi Hobdaari, Llazar Pjeshkazini, Lazar Nushi, Aleko Dhima, Petraq Rama, Kiç Paci e shumë e shumë të tjerë.
            3-Për shpresëtarinë e madhe dhe sakrificën e bërë, meriton të pëmendet familja e Jani Janit, e cila në kohën kur u mbyll Kisha e u prish Tryeza e Shenjtë, u kujdesua dhe tërhoqi me marifet dhe e ruajti në një vend të fshehtë e të sigurtë Lipsanin e Shenjtit që është themeli mbi të cilën ndërtohet Kisha,  dhe e dorëzoi përsëri tani me rastin e rihapjes.
            Fushata vazhdon. Zoti na ndihmoftë!
Dhimitër Beduli
 
Ky fjalim u mbajt nga Dh. Beduli ditën e rihapjes së Kishës Katedrale “Ungjillëzimi” të komunitetit të Tiranës më 31 Mars 1991.
 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2006 14:30
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

I madhi ATHINAGORA

Takimi në Jeruzalem me papa Pavlin e VI. Fjala e rastit.

        Duke u gjetur këtu, prej hirit të Zotit, në këtë tokë të shenjtëruar nga hapat e Zotit Krisht, ta lavdërojmë Zotin, Trininë e Shenjtë që na ka udhëhequr nga Perëndimi dhe nga lindja, na ka ftuar të vijmë këtu së bashku për t’u takuar në Emrin e tij të Shenjtë… duke e shqyrtuar këtë takim si një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë dhe në jetën e Kishës së Perëndisë…, dëshirojmë qëllime të mira… të bëhen pararendëse të bashkimit të ndërsjelltë të vullneteve dhe nënshtrimi i plotë të Vullnetit të Shenjtë të Zotit.
Me shekuj bota e krishterë jetoi në natën e ndarjes. Sytë e tyre janë të lodhur duke shikuar në errësirë. Dhëntë Zoti që ky takim të jetë agimi i ditës së lumur dhe të bekuar, kur brezat e ardhsëm, duke u ushqyer nga i njëjti trup i shënjtë dhe nga Gjaku i paçmueshëm i Zotit Krisht. Do të lavdërojnë dhe lumurojnë në dashuri, në paqe dhe në bashkim të vetmin Zot dhe Shpëtimtarin e botës…

         “Dashuria është fuqi e madhe, e vetmja, Hynjore që depërton dhe shndjërronë çdo gjë. Dhe kjo s’është kurrë e mundur pa lutje… Dashuri ushqen lutjen dhe lutja dashurinë”
          “Ne të krishterët s’duhet të lodhemi kurrë në kërkimin e dy gjërave: Afrimin e kishave motra dhe popujve Vëllezër: I tillë duhet të jetë shembulli ynë dhe dëshmia jonë”.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2006 18:33
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

Tundimet e Jisuit.

     Joani e përjashton tërësisht tundimin, Marku (12-13) e tregon me një varg të vetëm; Mateu (IV, I-II) dhe Luka (IV 1-13) e tregojnë të gjithë historinë ndoshta nga Tradita Q (kju) ose Logia. Sipas traditës Mesias i duhej të mposhte Djallin, prandaj Jezui e fillon rolin e tij si Mesia me një duel kundër tunduesit. Kjo është një llojë provimi për të hyrë në rolin e Mesias, ose më mirë beteja e hapjes së fushatës Mesianike. Dibeliusi (komentues) e quan atë një Epifani kundër Djallit. Tundimi i bukës del si i pari te Mateu dhe Luka. Tundimi i politikës del i fundit te Mateu dhe i fundit te Luka. 
      Jezui refuzoi një Mesia të bukës, një Mesia të mrekullisë, një Mesia të politikës. Ai refuzoi të bëhej mbret pasi e ushqeu turmën e njerëzve te Joani (VI, 15). Iu shmang kryerjes së mrekullive me sa pati mundësi. I tha Pilatit se mbretëria e tij nuk ishte e kësaj bote. Por ka shumë pasazhe që dëshmojnë të kundërtën: 1. ai shpërndau bukë dhe peshk për 5000 vetë, shndërroji ujin në verë në dasmën në Kanë. 2. Kreu rreth 36 mrekulli, të cilat duhet të provonin hapur rolin e tij si Mesia. 3. Pretendonte se ishte një Mesia hebre, gjë që përfshinte në vetvete edhe një lloj mbretërimi politik, pavarësisht se si e përcaktonte ai.
    Sikurse Jezui edhe Apostujt e pasuesit e tyre, përballuan të njëjtat tundime dhe ranë në kundërshtime me vetveten: 1. Ata shpërndanë bukë midis pasuesve të tyre “në një mënyrë komuniste”. 2. Kryen mrekullira. 3. Kërkonin fuqi politike edhe pse pretendonin se ishin të interesuar vetëm për një mbretëri të pastër shpirtërore.
Sidoqoftë, prapë kemi tradita “kontradiktore”. Padyshim, roli i Mesias së bukës, të mrekullive dhe politikës është më i vjetër. Po si qëndron puna e fitores së Jezuit mbi Satanain? Apostujt dhe Kisha kanë menduar se do të ishte më e sigurtë të predikonin që fitorja mbi Satanain do të vinte me ardhjen e dytë dhe me gjyqin e fundit.

+ Theofan NOLI.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 17:35
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

Irine BANUSHI.

Irine BANUSHI.

Fjalimi në dorëzimin e tij si peshkop dhe në disa raste të veçanta!

Për nji Episkop Orthodhoks programi i veprimtarisë në Vneshtën e Shpëtimtarit asht faret mirë i caktuem prej vetë Zotit Krisht: “Që të kem për bazë në jetë Shkrimin e Shenjtë, Dogmat e Kishës Orthodhokse, Kanonet e Shenjta Orthodhokse, urdhnat e Sinodhit të Kishës sonë, bindje ndaj ligjet e Shtetit derisa mos të tregohen në dam të Institutit të Shenjtë të jetës sonë kombtare, njikohësisht të gjitha këto paratregime për nji qëllim që ti shërbej Orthodhoksisë dhe për shpëtimin e shpirtënve të mëkatnorve, që mbas vdekjes të trashigojnë Mbretnin e Qiellit”.
... “Mi lidhin dejt, gjaku dhe kultura që kam; shof shumë herë dhe në librat fetarë një fjalë që i përshtatet vendit tim: “Duaje të pafuqishmin”. Ndokush, këtë frazë e interpretonte për veti njësore, kurse mue më pëlqeu ta përdor edhe për veti kombtare. Ja pra, na jemi Kombi i vogël dhe me fuqina të pakta, kështu pra, jemi komb i pafuqishëm, e si mos me e dashtë vendin tonë, që ka nevojë edhe për ndihmën ma të vogël. Ja ç’më lidh me e dashunue atë vend, që për mue asht gjithçka”.
“Shqipnia asht e vogël, por e madhe dhe pa kufi për vitryte; mikëpritëse, bujare dhe kur e lyp puna e rreptë; nderon të urtin, por rreptësisht ndëshkon të shtrembëtin dhe të keqin”. “Jam shërbëtor e fesë, plitika nuk më pëlqen, por kurrë nuk mohoj shqiptarizmin tim”.

+Irine Banushi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2006 16:08
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

Ndėr ēmimet e dhėna nga Akademia “Kult”

       Në këtë vëllim, që po botohet mbas vdekjes
së dijetarit, përmblidhen disa nga punimet
e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht
të traditës bizantine dhe mbasbizantine në
Shqipëri. Të shkruara në periudha të ndryshme
të jetës së autorit, këto punime janë përzgjedhur
nga botimet e tij të hershme ose të pjesëshme,
nga dorëshkrimet e lëna pa botuar, nga bashkëpunimet
me Institutin e Studimeve Shqiptare,
mandej me Institutin e Shkencave, më mbas me
Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, me Fakultetin
e Historisë e të Filologjisë etj. Ato përfaqësojnë,
sikurse shpresojnë përgatitës e botues,
pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore
të Dhimitër Bedulit dhe, njëherësh, atë më pak të
njohur të bashkëndihmës së tij në kulturën tonë...
…Jeta e tij e dytë do të niste në shkurtin e
1991- shit, kur do të shfaqej, së toku me bashkënismëtarët
e tjerë, në rihapjen e kishës katedrale
të Ungjillëzimit, në Tiranë, në datën historike
31 mars, gjatë së cilës do të mbante fjalën e hapjes.
Vetëm pak muaj më vonë, mbrëmanet, i kthyer
në shtëpi nga mesha solemne për pritjen e
Eksarkut, çdo të përthërriste në shënimet e veta:
“O Iriné [Banushi], O Theofan [Popa]! Sot qava.
Ëndrrën tonë që, kur të hapej Kisha, ta hapnim
duke kënduar “Krishti u ngjall”, e plotësoi
sot Eksarku, i ndriçuar prej Zotit... Dhe unë qava
nga gëzimi, duke iu kujtuar juve, O shpirtëra të
ndritur, O Irené, O Theofan! Ëndrra jonë u plotësua.
E kisha si peshë në shpirt. Tani u lehtësova”.
Në Konferencën e Parë të Kishës Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë, më 1992, do të
zgjidhej anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të saj,
ndërsa më 1993 Sekretar i Përgjithshëm i atij
Këshilli. Rihapja e Seminarit do ta kthente, ashtu
si gati 50 vjet të shkuar, në pupitrin e pedagogut.
Do të ishin, për teologun tanimë të rënduar sëmundjesh,
vite të ethshme të një veprimtarie me
intensitet të pabesueshëm për moshën e tij.
Befasues do të ishte edhe për mua, ndoshta
një ndër dhjetëra ose qindra të tjerë të kaluar
nëpër “ateizmin zyrtar”, identifikimi i tij. Ai ishte
trajtuesi i Himnit Akathist, të tillë siç e mbaja
mend nga vogëlia, kur mëma më merrte përdore
dhe venim në “kishën tonë”, dhe që lypsej kënduar
vetëm më këmbë. Ai do të më lidhej me
këngën “O Zot, thirra”, të përkthyer po prej tij
dhe së cilës në atë moshë mezi ia merrja vesh
fjalët e rralla, apo me “Meshën e Shën Joan
Gojartit” me tre zëra etj. Po ashtu edhe me
libërthin me titull të pakuptueshëm atëherë,
Engolpion i çdo orthodhoksi, për të cilin tani
do të mësoja që ishte gjithashtu vepër e Bedulit
të urtë, dhe që do të më kthente oreçast te kremtet
“me kisha”. Dhe ja ku ishte Beduli dijetar,
autor i studimit të Kodikut të Shën Prokopit
(Bashkësia ortodokse e Tiranës), që do të më
lëvizte tani çelësin magjik të kuptimit të dokeve
të pritjes e të përcjelljes, kur venim përdore gjithnjë
me mëmën te “të vetët”: në ditët e Emrit, në
Krishtlindjet, në Pashkët e Mëdha, në dasmat
me kurora që shpesh viheshin nëpër shtëpi, në
Rrëshajët e deri te “të shtunat e të vdekurve”
me grurë të zier, arra e rrush të thatë. Në kishën
katedrale të Ungjillëzimit, ku e pati ofruar veten
për 50 vjet si psalt i parë, tanimë të rihapur,
dijetari modest do të vijonte të psalte me zërin
e ëmbël rinor deri më 25 dhjetor 1995, për të
ndërruar jetë, i sëmurë rëndë, më 16 janar 1996.
“Sot, kur mësova se Perëndia e mori pranë
Vetes, provova ndjesinë se u dogj një bibliotekë
e gjallë”, thoshte në fjalën përkujtimore në
ceremoninë e përmortshme për të Kryepeshkopi
i Kishës Ortodokse Auotoqefale të Shqipërisë.
Duke pasur mundësi tanimë të njoh, me sa kam
mundur, punimet tij të fushave të ndryshme të
dijes, përkthimet e tij dhe, falë gatishmërisë së
të birit, z. Kristofor Beduli, edhe pjesë të dorëshkrimeve
të tij, të skedave, të shënimeve apo
të letërkëmbimit, si dhe vlera të rralla të bibliotekës
së tij, jam në gjendje ta pohoj përjetimin e
ndjesisë së djegies së asaj “biblioteke të gjallë”.
Tani, kur teologu i madh është lindur për së treti,
mund të themi: “Një dijetar i mirë kaloi pranë
nesh... ndërsa ne nuk e ditëm”.
Punimet e Dhimitër Bedulit që këtu po botohen,
posaçërisht ato që kanë të bëjnë me hulumtimin
e traditës bizantine e mbasbizantine në
Shqipëri, të monumenteve të saj, si kodikë, kisha,
manastire në vendin tonë etj., i përkasin
historisë së kulturës si shkencë humaniste par
excellence. Pa e kuptuar studimin e historisë
së kulturës si një “perandori mandarinësh”,
sikurse e quante Nikolla Jorga, që japin e marrin
mes tyre nga zyra në zyrë nëpërmjet zhargonit
të një esnafi të çinteresuar për nevojat e lexuesve
jashtë, prej të cilëve i ndan “muri i madh”,
Beduli i përket një shkolle studimore të përkundërt,
themeluar nga Jorga pikërisht në rastin e
“studimeve bizantine”: asaj të shembjes së murit
dhe prirjes për t’iu afruar, më shumë se “esnafit”,
lexuesve për të cilët tradita është sa histori
e kaluar, aq edhe realitet ende sot e gjithë ditën.
Dijetarë si ai as nuk ndiejnë nevojën të duken
“të modës”, as nuk kanë frikë se mos ngjajnë
démodés. Mund të bëhet ky edhe shkak që një
studiues i këtillë, i parapëlqyer për t’u mbuluar
me heshtje prej “esnafit”, ta ketë jetën e vet jo
aq mes tij, se sa në mesin e lexuesve të dashuruar
mbas historisë së kulturës së tyre.
Pavarësisht kalimit të viteve dhe dhjetëvjeçarëve,
pavarësisht të dhënave të reja dalë tanimë
në dritë, si dhe qortimeve, përsaktësimeve etj.,
që edhe punimeve të tij, si atyreve të çdo
dijetari, mund t’u bëhen, pjesa më e mirë syresh
mbeten me vlerë të mirëfilltë referative. Jo aq
nxënës i Descartes-it në kërkimin shkencor, se
sa i Etërve të Kishës, Beduli hulumtues ngjan i
vetëdijshëm që lëviz brenda një historie, një tradite
kërkimore-shkencore, prej së cilës ka mjaft
për të nxënë. Te një “nxënës” i tillë sensi i vijimësisë
është thuajse kudo i ndjeshëm si kriter përçues
i një metodologjie jo thjesht- e- vetëm të
kërkimit shkencor, por edhe të veprimtarisë
intelektuale në përgjithësi. Të mos ngrihesh mbi
tematikat e trajtuara duke e mbajtur veten për
kulm të mendimit, por ta kuptosh veten dhe mendimin
tënd brendapërbrenda një tematike të
rrahur prej shumë të tjerësh para teje, qoftë për
të vlerësuar vijimësinë, qoftë për të vënë në pah
dallimet: ky është një nga mësimet intelektuale
që mund të nxirret prej modelit kërkimor- shkencor
të Bedulit. Kjo, me sa duket, ia jep edhe
stilit të tij tonin e qetë të të argumentuarit, thuajse
asnjëherë të shenjuar ideologjikisht. Ndoshta
edhe kjo nevojë - e ruajtjes së parimit të vijimësisë
në kërkimin shkencor dhe e mospërdhunimit
të këtij parimi - qe një nga shkaset e përgatitjes
së përmbledhjes “Kishë dhe kulturë”.
Çfarë të shpresohet, më në fund, me këtë
botim të saj? Që me punimet e zgjedhura të përmbledhura
këtu të ndikojë për njohjen e “dijetarit
të mirë”, që sapo kaloi pranë nesh, në rrafsh
kombëtar dhe, ndoshta, edhe më përtej, falë
bashkëndihmës së tij të vyer në ato fusha studimi
ku shokët i pati të paktë.


AUREL PLASARI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2007 13:54
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

Mergimi

nastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë



Drejtuar klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks

Bij të shtrenjtë më Zotin,



Fjala e Perëndisë mori natyrën e njeriut dhe u përfshi në historinë njerëzore. Këtë Ngjarje tronditëse kremtojmë gjatë Krishtlindjeve. Perëndia i përjetshëm, “Ai që ka qenë, u bë për ne ajo që nuk ishte, dhe ndërsa nuk iu largua natyrës, mori nga brumi ynë”.

Por, krahas kuptimit qendror theologjik dhe antropologjik, kjo Ngjarje ka të bëjë me hollësi të veçanta tipike që hedhin dritë mbi aspekte të ndryshme të jetës njerëzore, siç është edhe përvoja e mërgimit. Që në vitet e Tij të para, Jisu Krishti, Nëna e Tij e Përmbishenjtë dhe Josifi i drejtë, morën rrugën e gjatë për në Egjipt (Matth. 2:14), të pajisur me besimin absolut ndaj providencës dhe mbrojtjes së Perëndisë. Pra, Jisui, ende foshnjë, ka jetuar si i huaj në vend të huaj. Ai përjetoi dhe shenjtëroi këtë formë jete, që njerëz të panumërt përjetojnë edhe sot e kësaj dite.

Më vonë, gjatë veprimtarisë së Tij publike, Krishti theksoi detyrën e respektit dhe interesit ndaj të huajve. Madje, duke folur për fundin e historisë, Ai u identifikua me ta. Në Gjykimin përfundimtar gjatë Ardhjes së Tij të Dytë, si kriter bazë që do të ndikojë përfundimisht në vlerësimin e njerëzve, Ai përcaktoi qëndrimin e tyre ndaj të huajve: “Isha i huaj dhe ju më morët në shtëpi”, ose për ata që qëndruan indiferentë në këtë detyrim: “isha i huaj dhe ju nuk më morët brenda” (Matth. 25:35,43).

Jisui u gjend në pozitën e “të huajit” si në fillim ashtu dhe në fund të jetës së Tij në tokë. Një himn paraqet Këshilltarin e nderuar Josif, duke i kërkuar Pontit Pilat Trupin e Krishtit të kryqëzuar, me këto fjalë: “Jepmë këtë të huaj që u bë i huaj qëkurse ishte foshnjë”, të cilin “hebrenjtë” dhe armiqtë e Tij të herëpashershëm “e bënë të huaj për shkak të smirës”.



* *

Jetesa në dhé të huaj, mërgimi, ka plagosur botën e sotme. Kulmon me emigrimin e zgjerohet më tepër nga të qenët i huaj, gjë që e ndiejnë shumë njerëz në një mjedis shoqëror indiferent. Të gjithë ata që gjatë këtyre të kremteve rrojnë në mërgim apo në forma të ndryshme mërgimi, le të sjellin ndër mend me besë Mërgimtarin e madh, i Cili përjetoi edhe këtë përvojë njerëzore dhe është i gatshëm t’u gjendet pranë në vuajtjet, privimet dhe vetminë e tyre, kudo që ata ndodhen.

Ato familje që kanë pjesëtarë të tyre në dhé të huaj, ndërsa mendjen e tyre e kanë të drejtuar tek të mërguarit, dashurinë e tyre le t’ia bëjnë lutje të thellë Atij “që di të përkujdeset për të varfrit dhe të huajt”. Çdo njeri merr mbështetje, kur ndien se disa njerëz e duan me të vërtetë dhe mendojnë për të, qoftë edhe nëse ndodhen larg tij.

Shumë takojnë në vendin e tyre njerëz që kanë lënë atdheun të shtyrë nga nevoja të ndryshme mbijetese. Frika, dyshime dhe shqetësime ndaj atij që është ndryshe dhe i huaj, synojnë t’u mbyllin zemrat. Të gjithë ne që I besojmë vërtet Krishtit, le të mos harrojmë se respekti ynë për të huajin, pasqyrohet në Vetë Krishtin, i Cili u identifikua aq qartë me të.



* *

Por, përveç atyre që janë formalisht të “huaj”, në epokën e sotme shpesh vendosim në kategorinë e të huajit edhe njerëz të njohur dhe të afërt. I largojmë dhe i izolojmë ata; dhe arrijmë derisa të shohim si të “huaj” madje dhe njeriun që kemi pranë. Tendenca e distancimit e shkreton jetën tonë. Ashtu si ndryshimet klimaterike në planet zgjerojnë gjithnjë e më shumë shkretëtirat, në të njëjtën mënyrë edhe ndryshimet e sotme sociale shkretojnë marrëdhëniet njerëzore, sidomos në qytete. Ndaj, njerëzit e përballojnë njëri-tjetrin në mënyrë patetike, indiferente, si të huaj, dhe e lënë veten e tyre të zhytet në vetmi.

Ky izolim i individit, i egos, shpesh arrin në pikën tragjike të largimit, madje dhe nga elementi më i çmuar i personalitetit tonë: nga thellësia e vetes sonë, nga nevojat dhe kërkimet tona ekzistenciale. Shumë nga ne i shmangemi të merremi me “qenien” tonë të vërtetë, me personin tonë të vërtetë. Përfundimisht ne e kalojmë atë si të ishte “i huaj”.

Shkaku? Sa më shumë largohemi nga “Qenia e Qenësishme”, Zoti i gjithësisë, Perëndia Triadik, aq më shumë bëhemi të huaj me veten tonë dhe me të tjerët; jo vetëm me ata që janë formalisht të huaj, pra të ardhur, por edhe me njerëzit tanë më të afërt.

Mishërimi i Fjalës Hyjnore dhe mënyra e Ardhjes së Saj në tokë ka rëndësi të madhe dhe unikale për secilin nga ne. Një himnshkrues i Kishës sonë, duke iu drejtuar Perëndinjeriut, thotë shprehimisht: “I huaj u bë në të tijat, për të thirrur të kthehej në qiell, atë që kishte mërguar mjerueshëm larg nga Parajsa” (Ode I, 24 dhjetor). Me Trupëzimin e Tij, me jetën, veprën dhe sakrificën e Tij, Krishti na çliroi nga “mërgimi” më tragjik, largimi nga Perëndia. Të bashkuar me Të, nuk jemi më “të huaj dhe të jashtëm”, por “pjesëtarë të familjes” së Perëndisë (Efes. 2:19).



* *

Duke festuar Krishtlindjet, ftohemi të ndërgjegjësohemi se respekti ynë dhe interesimi për tjetrin, “të huajin”, është shprehje e besimit dhe e dashurisë për Vetë Krishtin, i Cili me Lindjen e Tij veshi të gjithë natyrën njerëzore.

Le të urojmë dhe të përpiqemi, në vitin që po vjen, për të rritur interesimin dhe dashurinë tonë për Fjalën e Perëndisë të bërë njeri, Krishtin, dhe për vëllezërit tanë - si për ata që ne i quajmë “tanët” ashtu dhe për ata që i konsiderojmë “të huaj”.



Gëzuar Krishtlindjet dhe Vit të Ri të bekuar!



Me të gjithë dashurinë më Krishtin Jisu, Zotin tonë,

Anastasi

*marre nga faqa zyrtare e kishes ortodokse Shqiptare

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2008 12:30
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Figura te Shquara tė Ortodoksisė flasin gjatė kohėrave!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.