Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > rrima humoristike
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

Eh atëherë! E kurë atëherë?
Kur fillon m'u ba prandverë,
Kur të dalin n'dritë lulkuqet,
E kur vallen t'fillojnë nuset.
Ah, atëherë edhe do vjetë,
Kur të shkosh në fat të vet,
Zemra mal inshallah t'bahet,
E prej qefit nuk të ndahet,
Paç fat t'mirë e t'ndihmoftë Zoti,
e me gëzime të shkoftë moti,
Por nji gja shumë po m'mundon,
po kam frikë tash na harron,
Se pastaj ke hadhe tjera,
s'di kur vjen as kur shkon vera,
s'di kur ngrysë as kur zbardhë drita,
e s'ke kohë me ndejt me çika,
as s'ke kohë për shokë e shoqe,
tash të duken t'gjitha krroqe,
Për punë Zoti t'jep këvet,
por s'ke kohë për internet,
as "skomil" as ndonjë "gungull"
se punët të mblidhen grumbull.


II
Eh atëherë! e Kurë atëherë?
Bora e bardhë kur t'vij me erë,
kur t'bjer shi e t'fryj murlani,
kur t'fillojë me t'u marrë Zani,
Me at Za kur t'nisësh me këndue,
shpendët n'mal kanë me t'nigue
E bilbilit n'i raftë n'vesh,
ka me ra prej tranit n'pshesh,
S'ka me'j ra ma n'mend me knue,
kangen tande tue ndigjue,
Aman Zot kangtare që t'kena,
s'ta kalon as Lopa Brena.


III
Ah atëherë! E kurë atëherë?
kur t'mbydhet shkolla në verë,
Kur diplomen n'shpi e Çon,
gëzohet gjithkush që dëgjon,
na gëzon edhe Bab Dolla,
vijnë pijnë kafe e KokaKola,
piqen pulat si n'hotele,
piqen qingja e piqen dele,
ban vaki ndonjë gjel detit,
s'pran muzika prej shyhretit,
GJIN'JA SHPISE ta duen hatrin,
tu luejt "shoten" dredhin shtatin.
Edhe na tjert te gzuem jena
ja thomë këngës me makarena.
Na e dijmë s'ka ma shyhret,
diplomen kur futë në xhep.


IV
Pas diplomës n'punë tash shkon,
edhe fati të ndihmon,
doktorreshë në punofsh n'zyrë,
kalon diten në pasqyrë,
avokate në të kena,
t'tan jeta do t'shkojë me rrena.
S'ka randësi çka do t'punosh,
dollar t'presin kudo t'shkosh.
Ke me i mushë xhepat me pare,
s'ke mu dukë ma katundare,
do t'blejsh vila n'breg të detit,
do t'bahejsh si bija mbretit,
do t'bahejsh me za ndër ne,
n'koken tande do t'bajn be.
Vilat tua me bazena
me garazhda e lifta mbrenda,
Çdo garazhdë nga dy makina,
shkojnë "ekspresit" si vetima,
ngjyra, ngjyra me t'marr sytë,
Aman Zot çka kena pritë.

V
Eh! atëherë! e kurë atëherë?
nga dhjet vetë presin në derë,
një nga një presin me hy,
janë m'sitat që vijnë për ty,
doren tande vijnë kërkojnë.
një palë hyjnë të tjerët shkojnë,
sheherli e katundar,
zhurmaxhi e të pafjalë,
të gjith djemt e vilajetit,
si princër e bij të mbretit,
s'ka me kjenë kollaj për ty,
me'j ra shenjit sy më sy
Zoti inshallah të ndihmon,
e gjenë fatin që t'takon.
Zoti inshallah ty përherë
ta mbushë zemrën shend e verë,
kur t'nisë fati me t'lulëzue,
e dëshira me t'u plotësue,
kur "dikush" të hyjë dhëndërr,
ka me t'u duk vehtja si ëndërr,
syve tu s'ke m'ju besue
që dëshira t'u plotsue.
Porse, ti mos e rrit mendjen,
shiko n'sy e lexo zemren,
e për fat që Zoti t'jep,
sa ma shpesh bjer "shehadet"
lutju Zotit ditë e natë,
që do t'japi këtë nafakë,
Çka shumkush kish me dishrue,
por fati u ka mungue.


VI
Edhe na! Ah edhe na...
s'do t'i lam mangut kurrgja
gëzimit tand per m'ju bashkue
n'mes t'valles kem me't rrethue,
Nji javë dit darsem do t'bajmë,
gjithë kojshin do t'i çojmë n'kam,
me muzikë kërset shyhreti,
si me kjenë kah "nënqyteti",
dy kangëtar e dy kangëtare,
do t'na bajnë me hedhë valle,
n'tarabukë e n'klarinetë,
kush nuk di, do t'këcej përpjetë,
Aman Zot, at'herë n'dyzen,
për gjylpan s'ka me metë ven
Alaudinin e gëzon nafaka,
ka me rrah për ty shuplaka,
do t'çojmë nuse si vetima
1000 vetë, 500 makina.


VII
Dhe atëherë! E kurë atëherë?
kur t'mos vije ma prandverë,
kur të plakejsh, ah kuku,
me dy shkopinj ke me shku,
s'ka me t'metë pesë pare mish,
ke m'u krrusë m'u ba dyfish,
mbulue koken si rrinë bullat,
kanë me t'mblue ftyren rrullat,
E gjithnjë si kryeneçe,
ke m'u ba plakë 100 vjeçe,
ka me t'dalë zani mentare,
ke me shitë k'shilla me pare,
kanë m'u vu njerëzit në rend,
për me ardhë e me ble mend.
Trandofilit i humbë era,
kur të mbesi veç në ferra,
kur t'i bien gjethet n'tokë,
vetëm shkopi mbet i fortë,
e pastaj shpejt vjen acari,
e merdhet e ban si zhari,
i këputë gjembat në trasenë,
e tretë, e ban të paqenë.
Kështu pra, njeriu i shkretë,
kur të plaket mbushë 100 vjetë,
ngadalë humbet, ngadalë tretet,
edhe shenjë për jetë s'i mbetet,
Deri t'thonë "pastë rahmet"
ike, shkove n'Ahiret.
PORSE TASH PER SHNET E JETE
VELLAU I YT TY TE URON

BAFSH O ZOT, MBI 100 VJETE
FATI I MIRE GJITHNJE T'PERGJON!...

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2004 11:02
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
I_don,t_wana_know
normale_student_hajdut

Regjistruar: 12/08/2004
Vendbanimi: planeti toke
Mesazhe: 83

ahahaha

beb inteligjente je e madhee per kryt temmm naqeeee e meriton tama nje kissss se me keto poezi na paske degjenruar fatosin e na paske rrit kosin ma mire xhoanen se fatos nane ahah kiis u bebe [laciani]

__________________
vidh cfare te mundesh se lacian je

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2004 17:02
I_don,t_wana_know nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė I_don,t_wana_know Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me I_don,t_wana_know (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: I_don,t_wana_know Shto I_don,t_wana_know nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto I_don,t_wana_know nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

Lacioan tanks po te tuqi ne un ty muaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaah

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2004 14:50
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

Na mbajti Stambolli
Për nja 500 vjet.
Se Gjergj Kastrioti
S‘i bani synet,
Të gjith europianët
Se ishte “legen”!
Kët’ detyrë ja la
shokut Bin Laden!
Ah kuku për Ne!
Hajde dru me pre!

T‘a ndërtojm Xhibutin!
Jemi p...çkë e Dhisë
Hajde t‘i bëjmë *****!
Nanë Shqipërisë !
Mikun më të mirë
E shesim mbas shpine!
Mbajmë veç një parim:
„Larg prej ****ës time!"
Kjo asht punë për ne!
Hajde dru me pre!


Nëse je legen
Ke respektin tem!
Se denbabaden!
Unë kam qenë legen!
Jeni Ju dhe Ne!
Hajde Dru me pre!

Dhe me qelbësirat
Ban‘ kontratë me rrogë.
Shitni Shqiptarinë,
Për një thes me drogë!
Leverdi e ré!
Hajde dru me pre!

Pshurrni dhe Gjergj Fishtën!
Dhitni Kastriotin!
Mëmës Shqipëri
Ia ndizni barotin!
O kuku për Né!
Hajde dru me pre!

Hani edhe pini
Lëng Maqedonije!
Pordho-kallet mblidhni
Me dhrahmi Greqije!
Dhe Kristoforidhin
Fusni në politikë
Veç me Arta P..dhin!
„Hyni" n‘ Amerikë!
Ndrrojeni dhe emrin
Bëjeni Thanas!
Mos çaj by…thë për Nderin!
Bëju pederast!
Ku të vijë nevoja
Banu mysliman!
Kur m..t të han goja
Banu Taleban!
O kuku për Ne!
Hajde dru me pre!

Me skafet e Vlorës
Kemi shumë Sukses
Në Via Venetto
Shkojmë e bëjm’ biznes!
Kemi shitur motrat
Me formulë të re
„Do çuditet bota!
Kurva kemi ne!"
Hadje dru me pre!

Ndrroni Naim Frashërin!
Me Ivo Andriqin!
Për Megallo-idhenë
Respektoni krriçin!
Vrisni Kadarenë!
Për Millosheviçin
Ndrroni edhe fenë!
O kuku për Ne!
Hajde dru me pre!

Kjo është Hallvanija
Dhe do t'jetë për jetë!
Për fajet e mija
E kam fajin vetë!
Ku e kam kufirin
Asnjeri s’ma thot’
At’ Fatos qafirin
Do t’a qaj me lot!
Se Ramiz rrufjani
Na e bëri peshqesh
Politikë shejtani
Me një mjekërr - lesh….!!!!
Mbylleni pra gojën
Hajdeni me nč
Dhe t’ja nxjerrim bojën
Shqipërisë së Rč!
Hajde dru me prč!
O kuku për ne.....

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2005 14:50
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

Parodi e Pleshtit


Në çdo lesh, të bardhe a të zi,
Pleshtit nuk i vjen mërzi.
A je qen, apo njeri
Por gjen vend për mrekulli.

Ndonse kruhesh pa ja nda
Gjithsekush një plesht e ka!
Bile thonë se rraca e pleshtit
Mbijeton vetëm prej leshit.

Kam ndigju se ka do pleshta
Që zen rrushi nepër vreshta
Ka dhe pleshta nepër lopë
Pleshta plehu në çdo gropë.

Unë ksaj here kam mendu
Për do pleshta të tjerë me shkru
Për këtë rracë tejet mizore
Që bezdisë rracën njerzore!

Askërkush nuk dëshiron
Ta ketë pleshtin nepër shtat
Sepse pleshti frekuenton
Në veçanti leshin e gjatë.

Ndaj dhe rruhen mbahen pastër
Mos me e rritë leshin ma shumë
Sepse pleshti s’mban me hater
Je në qytet, a je në katund.

Me i ra shkurt pra miqt e mij
Po u tregoj një histori
Që i ka ndodhe pleshtit qyqar
Tuj shetit kombin shqiptar.

Pra ky plesht kishte ndigju
Se në Ballkan, qefli me u kru
Janë shqiptaret në troje të veta
Që për lesh s’u dhimbset jeta!

…Filloj pleshti punë për s’mbarit
Me zgjedhë leshin ndër shqiptarë
Iu fut mjekrës së Kryetarit
Mjekërkuqit, lesh pa larë!




Por nuk mundi të qëndronte
As një dite në mjekër të tij
Sepse leshi kundërmonte
Wischy, brandy dhe raki!

Ku të futej pleshti i ngratë!?
Lesh të dredhun kanë dhe gratë.
Ndaj u fut në Qeveri
Që t’a zgjidhë hallin e tij!?

Sallë luksoze, e mikrofon
Kryeministër kokë bidon
Por pranë tij një leshraverdhë
Floku i saj, me dorë ish dredhë.

Ah! - tha pleshti,- të qofsha falë
Se prej teje s’kam me dalë!
Dhe u fut në mes të shalëve
Që ma mirë t’u ruhej fjalëve!

Frrup! Frrup! Frrup mezi arriti
Iu ngroh zemra, iu ngroh shpirti!
çfarë arome, oh ç’ deodorant!
Ndonse shumë interesant!

Aj soj vendit i preferuar
Për dreq leshin e kish rruar!
Ndaj dhe Pleshti mbet i habitur
Që ai vend, s’kish lesh të rritur!

Ban vaki,- mendoj i shkreti,
Ndoshta këto… i ka pushteti!
Dhe e zuri pa e kuptuar
Gjumi i embël, në lesh të rruar!

Pa kaluar as gjysëm e natës
Sheh një endërr i turbulluar
Që leshverdhës, oh të ngratës
I vjen mjekrra lesh pa rruar…

I del gjumi plesht fatziut
Dhe gjen vehten për çudi
M’u tek mjekrra e njeriut
Wischy, Brandy e Raki!

Dreq o punë, - tha, - po këtu isha
Ndaj kërkova transferim!
Vërtet leshin nuk e kisha!
Ama kisha Qeverin!


S’e kuptonte plesht hajvani
Se ku ishte në fakt sekreti!
Për një plesht digjet jorgani
Rruhet leshi! Por jo Pushteti!

Ndaj ky plesht qe u zhgenjye
Dhe kujtoj se gjet xhehnetin.
Nga kish ardhur na u kthye
Se nuk kruhej dot me Pushtetin!

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2005 14:52
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

KENGA E KANDARIT

Grua po prishet kandari
S'eshte me ai i pari
Qe qendronte dite e nate
Gati si barut i thate
Qe punonte dimer e vere
Pa u lodhur asnjehere
Qe ishte i lehte si flete
Qe mbante kryet perpjete
Qe turrej si trim ne balle
Qe kapte zocken te gjalle
Qe rropatej neper shpella
Ku ishin me te thella
Tani s'e di se cka pesuar
Here here rri menduar
Kur ben ftohte e acar shume
Struket e bie ne gjume
Ndonese eshte i permalluar
Gjuetine e ka rralluar
Kerkon belushka te ngrohta
Shijon shalushka te plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon celet kapardiset
Buckoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
Si e ka bere dhe i jati
Dhe rreshqet vrull si ngjale
Drejte vendlindjes nga ka dale

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2005 15:07
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

GOMARI


Se kam dit kurr une qyqari
cfare rendesiet ka gomari
se kam njoft per men t'holle
se kam dite se jane edhe me shkolle
ishin mbledh gomart n'nje ven
tan tuj fol me t'lan pa men
boll po thoshin kem duru
na kan thy shpinen me dru
na kan sha na kan shilu
kane kujtu se jena t'marre
na kane vu edhe samare
boll tash kta na kane thane ush
e s'ka ba za askerkush

Jena mledh me marre venim
me votu nje here n'parim
e lexum nenin e pare
me na hek emrin gomare
sepse kena itibar

U venos e cunen gishtin
neni asht me keput bishtin

Tash e mrapa s'do t'flejm jashte
por ner vila tetan bashke
boll na lane me fjet nen fiq
nuk do t'rrime ma lakuriq
do te dalim me kravata
do t'hame gjellen neper pjata
do t'shkojme n'plazh do t'shrihna n'rane
do t'ecim me dy kame
tane gomart shendever
thane na erdhi e mira n'dere

Fillun zgjedhjet me kryetarin
thane po zgjidhim ma gomarin
duel kryetari e xuni ven
tuj u kru e tuj shite men
a po m'shihni shoket e mi?
m'duket vetja si njeri
jam me shkolle e me nji kale men
do ta shndris une kyt ven
do t'baj shtet e qeveri
kush per se gjallit s'ka meu ni
do ti shtroj rrugat me zift
do t'bajm xhiro tetane cift
cfare lezetit me i pa
tane gomart t'shoqnum me gra
tuj ba njerzit temena
t'permallum si kurriher
na vjen keq per njerezit e mjer
se mas nesh kane mete qyqare
s'marrin shemull si gomare
na vjen keq per kta rrezike
edhe dritat ua kane fike
u asht ba jeta porsi ferr
s'dine as shpine me gjete per terr
a asht marre me i thane kuj
na kane lane edhe pa uje
pime si devja nji here n'muj

Edhe kush me t'qesh gomari
per marri ka kene i pari
por gomari gomare met
tash po e ven samarin e vet
s'mbet gjynah pa la n'kyt jet

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2005 15:08
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

NJE VIZITE NE AMERIKE

Nuk po e themi me shit men
por kem shetit na ne cdo ven
nga Saranda e deri n'kelmen

Tuj punu na kan ra brit
nga malesia ne mirdite
tuj rujt delet e tuj rujt dhite

Ne koman n'hidrocentral
nfierze e patme hap nje kanal

N'Maliq patme tha nje kenete
sa jem lag edhe nen breke
e s'jem lag se jem shurru
por na shkonte djersa kru

Dikun kena ba humor
dikun tjeter na kan ba zbor

Boll thame kena shetit
e ma n'fund erdhi nje dite
per me e ba nje vizite
atje larg ne amerike

U treguam shume te forte
morem vizen n'pasaporte
n'rinas i hipme avionit
dhe zbritme sipas zakonit
n'aeroport te WASHINGTONIT

Kur zbritme ca me pa
ishte mush sheshi me gra
na thame se spo na del kush
kur qe e shoqja e zotit bush

Hapuni hapuni i tha njerzise
se jane Gaci e Qazimi prej malsise
kan ardh enkas prej shqipnise
n'washington per me pi kafe
e me na knaq me hoka e llafe

U afru zonja mondane
edhe tha fort ma ka ane
kur ju shoh n'sofren bajzjane

Ju kam pa juve n'ekran
se ktu n'washington taman
tv shkodren e merr xham

Per mu folen disa gra
keka i bukur thane me u pa
vecse floket i paskan ra

sharon stone mu afru mu
Gac KODRINA tha ILOVE YOU
po ti gac ca i the
Edhe une i thashe jam tuj t'lakmu
Boll i mire m'tha je per bese
e per ty kam debulese
e mputhi i.. i...iiiiitu n'maje t'krese
manej frap ma bani n'sy
du me lujt tha i film me ty
i tham bukuri
por mos t'kete fort shume dashni
se pata qef qysh n'fillim me t'thane
na shqiptaret bajm dashni t'rane

Po m'vlonta gjaku ner deje
kur madona u erdhi afer meje
Qazo je tha i disponushem
m'dukesh krejt si spec i mushun
e perderisa je ti tha zog shqiptarit
disa pune i ban persmarit
je si yll e je si drite
nje kang per ty du me qit

Nigjo i tham ti qite kangen
por ma nigjo nji fjale
ashtu si e ke ti zakon
lakuriq nuk du me m'dale

Shum femna na u afrun
shkurt hesapi na lakmun



Gjithcka thame po shkon persmarit
kur cerrrrr i bjen Gacit celulari

Alo... kush je ti?? Kush??!!
I'am george w bush

Po bush itesh kam ardhe me qazimin
ku po e lame na n'tre takimin?

How are you and welcome
e keni ba burrash taman
po e di
hajt pra mire se keni ardhe
po ju pren ne shpi te bardhe

Hajt bush se po vijme direkt
vec mylle e mos harxho lek

hajde shpejt te shkojme Qazim
se na pret bushi ne takim


Na falni zonja t'nerume
kena axhenden e ngarkume
s'japim ma fotografi as autograf
se dona me u nise si staff

E u nisen makinat varg
te shoqnum me badigard
disa afet e disa larg

Kur ma nfun
jek kishim ardhe
bash perpara shpise bardhe
shihe shihe mor Gac me sy
bardh si bora e paskan ly

Kane perdore ajken e thesit
paska kene gelqere e mesit

Shihe mor Gac livadhin me bar t'njome
na kot bushit nuk po i thome
pse s'i mban 2-3 lope
se vijme na te dy me ti kullote

Kolin Pawell nje burre azgan
na priti e tha welcome
come on tha dhe qeshi n'ftyre
se ju pret ju bushi n'zyre

Mai u puthme e u perqafume
e n'zyre t'bushit u rehatume
n'fillim e more fjalen vet
George Bush mirese t'kena gjet
E meqe jemi prej shqipnise
si mi ke TAN **** E SHPISE

Well well

Well eshe ma zi
po cka po hekim na nshqipni
Bushej.
YES.
Itesh n'fun keni ba namin
a hoqet keq me kap SADAMIN??

No, per me e kap sna ka munu
por po hekim keq me e rru
se mjeker t'madhe kishte lshu

Pa fillu mire me fole
na prune cigare e cocacola
Shum shushe na prune ne tavoline
Gac Kodrina ca po pime?

une nuk di se ca me pi
se as emrat nuk jau di

Atehere une u kujtova
nga canta shishen e nxorra
se une jam taman burre sojit
byrm Xhorxh Bushi raki shtojit

Qazim mos e ke ba me sheqer
se asht finok vesht shpejt e merr?
Jo more burre asht safi rrush
atehere pije pa frike Bush

Thank you very much
I have a question for you Gac
you think only out out
albania waht about?

About per faqe tzeze
tan shqipnia flak asht neze
s'kena pune as uje as drita
vec tuj u sha na kalon dita
demek i kena ba do hapa
por m'duket se i paskena ba mrapa

Na nimo bush se ban mire
se miku i mire njihet n'dite t'shtire

Oh yes I heard you ne takime
n'kurse e n'ballafaqime
n'seminare e n'keshillime
Shkurt hesapi lesh me qime

Leni mor burre c'seminare
na nimo more me pare me pare.

Oh yes i heard you me dollar OK OKAY

Amerikanet i kane do hile
miq i kena por jane skile

po fillove gja me u lyp
Ata nisin me u pertyp
Ne fillim te thone OK
Manej dores i japin ktej (mbrapa)

G+Q
T'flasin amel e te buzeqeshin
e n'fund t'fundit tjapin leshin

E dime bota na ndihmon
por ja aq sa dikush kujton
Nqs na do t'nimojm vedin
kryesorja t'forcojme shtetin

E t'punojne ketu rinia
G+Q
SE S'KA NE BOTE SI SHQIPERIA

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2005 15:10
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Une_Ti_Dhe_Vdekja
Dangerous mind

Regjistruar: 23/08/2003
Vendbanimi: ne Zemer
Mesazhe: 65

Take off your clothes,relax on your bed..

Close your eyes and open you legs, as much as you can

it is time for .........

PAMPERS!!!










What's is wrong with your phone,

tried calling lots of times and everytime

i dial your number, the operator says

"The person you have called is a monkey,please call the zoo for details".

__________________
Be GooD

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 10:15
Une_Ti_Dhe_Vdekja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Une_Ti_Dhe_Vdekja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Une_Ti_Dhe_Vdekja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Une_Ti_Dhe_Vdekja Shto Une_Ti_Dhe_Vdekja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Une_Ti_Dhe_Vdekja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > rrima humoristike

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.