i/e paregjistruar
.
Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280
|
FORUMI HORIZONT :ATY KU FSHIHEN MBI 7500 FAJTORE
Per gazeten korrespondentja K. Grifsha
Gjithcka filloi me inisiativen e nje personi qe ndihej se ka bere faj. Ne nje nate te bukur pranverore, dhjetorin e vitit 2003, ai hodhi kodet e para mbi tastiere per te formuar ate qe sot pa frike mund te quhet grupi me i madh fajtoresko-virtual. Ndihej se ka edhe te tjere si ai. Nuk mund te ishte i vetem me ndjenjat e tij te fajshme, dhe vendosi qe me ekspertizen e tij interneto-virtuale te krijonte nje vend ku te mblidheshin shpirtrat e humbur neper sitet e tjera qe nuk kishin horizont. Te krijonte nje vend ku dashuria ndermjet shqiptareve te flakeronte sic e ka zakon. Me shume mund, perpjekje dhe nete te pagjume u krijua shtresa baze dhe me pas qeveria. Sigurisht qe ata ishin te preferuarit. Politikanet, diplomatet, te qeshurit dhe te vuajturit, trimat dhe qaramanet, te zgjuarit me shkolle dhe eksperience. Ato qe ne c'do hap kishin parullen, "Per kete qe the nuk ta fus dot shpulle, ama mesazhin ta fshij".
Por, ne nje dite tjeter te bukur pranvere, kur zogjte ciceronin dhe Inisi thithte droge, forumit ju prish terezia. U cua qeveria ne kembe dhe grevat e urise u shpallen skaj me skaj. Fajtorucet e vegjel protestonin, nderkohe qe rradhet e tyre shtoheshin. Me parulla si "Tema eshte e jona", "Ne prap do ju shajme, kaq t'ju behet dhembi", "Ti ma fshin, po un e postoj prap", "O Admin, moderator, boll i re mor burr me dor", etj etj ato protestonin pa reshtur. Paniku pushtoi qeverine dhe vendosen te studionin mes provimeve te tyre te shumta edhe nje fenomen te rendesishem per jeten e tyre, zhvillimin e fetusit te vogel horizont. Pasi moren mikroskopin dhe ja pane qelizat fajtore, i rane ne te ku qendronte problemi.
U zbulua qe forumi nuk ishte mashkull dhe ndikohej nga ciklet. Pas diskutimesh te zjarrta ne qeveri, c'do gje u sqarua. Nuk kishte me vend per shqetesim. Forumi kishte periodat, por ato do i kalojne dhe dite me te bukura do vijne. Per momentin anetareve te saj kryesija i sugjeron banja te nxehta mes postimeve, qirinj me ereza, alkol, lutje dhe noj cop buk. Ne rastet me te renda rekomandohet seksi per te nxjerr nervat e momentit, por pa pranine e celulareve me kamera.
Sapo u mor vesh qe forumi doli femer, u dynden anetare te rinj. Fajtore te sinqerte dhe te brishte, te gatshem per dashuricka, lufte, paqe dhe humor. Por kryesisht te gatshem per te qene fajtor. (apo jo?)
Zedhensja e ministrise njofton se forumin e kemi ne diten e trete te ciklit, maksimumi edhe dy dit dhe gjerat do normalizohen.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|