Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Dy gostite.
Na ishte seç na ishte. Na ishte njehere nje lejlek qe po ecte rruges se pyllit duke kenduar. Ishte i gezuar dhe kishte motiv per kete. Sot kishte qene nje dite me fat per te sepse gjuetia e peshkut i kishte shkuar mbare saqe kishte mbushur nje traste plot me peshq. Ecte e kendonte lejleku saqe kengen e tij e degjoi edhe dhelpra qe ishte shtrire e po ngrohej ne diell.
-Po ky lejlek çfare ka qe kendon me kaq gezim, thote me vete dhelpra. Zgjati hunden nuhati. Era e peshkut ja shpoi hundet . Aha nje paskemi te bejme me nje lejlek peshkatar. Tashme ne trurin e dhelpres nuk qarkullonte gje tjeter vetem mendimi si ti shkepte ndonje peshk .
Pasi u mendua mire e mire i erdhi ndermend nje ide. Nuk e zgjati dhe i doli perpara lejlekut.
Me nje gjest adhurimi dhe rrespekti i foli.
-OOO kush me doli perpara. Po ku je o i nderuar lejlek peshkatari.
Lejlekut i erdhi mire nga titulli dhe u krekos krenar.
-Meqe jam dhe une nje peshkatare e apasionuar perse nuk me nderon per dreke ne strofkullen time e do te gatuaj ca peshq te mire,- shtoi dhelpra pa humbur kohe. Lejleku pranoi dhe ndoqi dhelpren qe i bente udhe duke i bere me mijra levdata fames se madhe qe kishte lejleku si peshkatari me i madh i te tera koherave etj.
U futen ne strofkull. Lejleku vari trasten mbas dere dhe u ul duke pritur qe ti servirte dreken mikja e saj peshkatare.
Dhelpra nderkohe i mori shpejt e shpejt ca peshq nga trasta dhe i gatoi.
Mirpo ja sherbeu ne nje pjate te ceket.
Lejleku kishte nje sqep te gjate dhe per kete e quanin lejlek sqepkallami.
Mirpo me ate sqep qe kishte ai nuk mund te merrte asnje cope ushqim.
Ndersa dhelpra pasi hengri pjaten e saj i thote lejlekut ,
-meqe nuk paske uri po e ha enue dhe kete pjate.
Mbasi mbaroi pjaten e dyte ja futi gjumit per shtate pale qefe e kenaqur.
Lejleku doli i merzitur, mirpo ju shtua dhe me shume merzia kur arriti ne shtepi dhe pau se i mungonin shume peshq.
Ma hodhi- mendoi dhe u rrrenqeth.
Bushtra do ma paguaje.
Per tre dite e tre nete lejleku i gjore as hengri as piu e as fjeti nga marazi derisa e mblodhi veten dhe vendosi ti punonte ndonje rreng dhe ai dhelpres.
I shkroi nje leter dhelpres ku e ftonte per gosti.
Dhelpra nderkohe u çudit kur me ne fund ne kutine e saj te postes kishte ardhur nje leter.
-çfare ka bere vaki, kush me ka shkruar valle?- mendonte dhelpra dhe nuk i besonte syve kur pau qe ishte nje ftese per gosti.
E nderuar mikja ime
Dhelpra peshkatare
Jeni e ftuar per dreke ne folene time.
Me rrespekt kolegu yt
Lejlek Peshkatari.
Dhelpra u la u lye u pispillos , vuri dhe nje kapele kashte ne koke dhe u nis per tek foleja e lejlekut.
Hajde sqepkallam hajde. Do te me gostisesh dy here me peshqit e tu,
- qeshte me vete dhelpra.
Nderkohe lejleku kishte porositur dy qypa te gjate dhe me gryke te holle aq te holle saqe mezi zinte sqpin e tij.
Kur ja serviri dreken dhelpres, dhelpra u gjend keq sepse koka e saj nuk mund te hynte ne qyp. Mirpo si dinake qe ishte pas shume perpjekjesh e futi koken ne qyp dhe filloi te hante mirpo problemi ishte se nuk i dilet me koka nga qypi.
Ndihme ndihme bertiste dhelpra dhe vertitej si e marre ne pyll pa e ditur se nga shkonte dhe askush se ndihmonte te hiqte koken qe andej derisa
theu qypin dhe qafen ne nje humnere.
Mire te te behet dhelper dinake,- i tha lejleku dhelpres qe renkonte nga qafa.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|