Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > rrima humoristike
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

pse jo ti kendojme partis dhe atdheut

pse jo ti kendojme partis dhe atdheut.




Memedhe quhet toke
ku te iken per lesh koka
ku kam fis e ku kam fare
ku ska drita por pishtare
ku te mbyt pluhri tallashi
ku kercet e tpret kallashi
ku ka diamant e ar
po zgjen uj as per tu lare
memedhe eshte nje cop toke
qe te ben me dhimbje koke
ku ligjin ben kontabanda
dhe nje pjese punon ne banda
ku po shiten me dollare
varret e gjysherve te pare
ku ka rrug e tortuare
jo per njerz por per gomare
ku nje miss prish virgjerine
vec te nderoj nenshtetsine
ku per kunj tjetri ta zhvesh
dhe polici rri e qesh
ku te vrasin duke qare
si vellezer opozitar
ku duhet tua dish per ndere
se ka teritol ne dere
ku rroj me gaz e me shpres
qe te gdhihem gjall ne mengjes
ku ngroh veze revulucioni
me dipllome prositucjoni
ku dhurojne dhe grate
per nje vend ne administrat
memedhe eshte dhe milioni
benzi,vila,telefoni
femra,whisky,rahatia
vetem per ata qe i ka xhan partia
ku te grijne e tbejne sallat
jo me larg por ne gjykate.

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2004 11:26
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ME IKEN PER LESH KOKA.

KU KAM DASHUR MEM E AT.
KU TE GRIJNE FAJDET, PARATE.

KU KAM FIS E KU KAM FARE.
KU S'KA DRITA POR PISHTARE.

KU TE MBYT PLUHURI TALLASHI.
KU KERCET E PRET KALLASHI.

KU KA DIAMANT E AR.
KU S'GJEN UJE PER TU LARE.

KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
DHE QINDRA PARTI PER L****.

MEMEDHE, ESHTE NJE COPE TOKE.
QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.

KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.

KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
DHE NJE POLITIKAN KA 10 BODYGUARDA.

KU PO SHITEN ME DOLLARE.
VARRET E GJYSHERVE TE PARE.

KU KA RRUGE E TROTUARE.
JO PER NJEREZ PO PER GOMARE.

KU PIPINE E BEN NE BREKE.
SE ME SHUMICE GABI I SHETE.

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.

KU BEJNE C'MOS SHESIN DHE DHEMBET.
VEC TU IKIN NGA SYTE KEMBET.

KU BEJNE PARADA BUKURIE.
VAJZA TE C'DO KATEGORIE.

KU DHE DJEMTE KONKUROJNE.
''MISS ALBANIAN'' TE FITOJNE.

KU NJE MISS, PRISH VIRGJERINE.
VEC TE BDERROJE NENSHTETESINE.

MEMEDHE, QUHET KY VEND.
QE KA DEPUTETE ME MEND.

QE PERLESHEN E BERTASIN.
DHE SE DINE AS VETE SE C'FLASIN.

KU KA LIGJE EDHE REND.
VEC PER FORME JO ME GJITHEMEND.

KU POLICET JANE TRUTHARE.
DHE S'KANE PATENTE AS PER GOMARE.

KU MBI PRONEN QE ME LA IM AT.
PA LEJE ESHTE NGRITUR NJE PALLAT.

E TANI PUNOJ SI ******HAT.
NE PRONAT E NJE GREKU PLAK.

KU PER KUNJ TJETRI TE ZHVESH.
DHE POLICI RRI E QESH.

KU TE TREDHIN DUKE QARE.
SIC TREDHIN GOMERIN ME DARE.

DHE KU TUA DISH PER NDER.
QE TE VENE TRITOL NE DER.

KU RROJ ME GAZ E ME SHPRESE.
QE TE GDHIHEM GJALLE NE MENGJESE.

KU BLIHET BUKA VERESI.
DHE MIJERA FAMILJE PE SHTEPI.

KU NJE VRASES A GOMAR.
KA ME VLERE, SE NJE PUSHTETAR.

KU NGROH VEZE REVOLUCIONI.
ME DIPLLOME PROSTITUCIONI.

KU NE MUAJ MERR 100-MIJE LEKE.
DHE S'BLEN DOT AS NJE PALE BREKE.

MEMEDHE, ESHTE SHQIPERIA.
KU SE PYT NENEN E BIJA.

KU SHUME PREMTIME BEN PARTIA.
DHE VEC SHTOHET VARFERIA.

KU GJITHCKA LIND NGA ASGJEJA.
KU TE MERR SHPIRTIN TVSH-ja.

KU S'TA MBAN TE SHKOSH NE GJYKATE.
SE TE GRIJNE TE BEJNE SALLATE.

KU KRIMINELI QE S'ARRESTOHET.
ME BURG TE PERJETSHEM DENOHET.

DHE AI QE ESHTE NE QELI.
NGA SJELLJA E MIRE, FITON LIRI.

KU TE RJEPIN SI GJEL DETI.
MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI.

KU DOKTORET JANE KASAPE.
PO S'PATE LEKE TE THERIN PRAPE.

KU NE SPITAL, S'KA NARKOZE.
DHE KUR PJERDHIN, NXJERRIN BLOZE.

KU KANDIDOJNE EDHE GRATE.
PER NJE POST NE ADMINISRATE.

MILITANT, ISH SEKRETAR.
PER KOLLTUK NE VIJE TE PARE.

KU PER DJATHE, E HAN SAPUNIN.
DHE TE PAFAJSHMIT, I RRASIN HUNIN.

KU JANE RRUGET GROPA-GROPA.
DHE TA LENE MAKINEN PA RROTA.

MEMEDHE, ESHTE DHE MILIONI.
BENCI, VILA E TELEFONI.

FEMRAT, WISKY, REHATIA.
VEC PER ATO QE I KA XHAN PARTIA.

KU KE FRIKE TE ECESH NATEN.
SE PADASHJE, ZEN PUSETEN.

KU KENGETARI VJEDH MUZIKA.
DHE DHJETET POLICI NGA FRIKA.

KU REGJISORI NXJERR NE SKENA.
VAKJZA, NE MBATHJE E SUTJENA.

KU NE MBREMJE THONE MIREMENGJESE.
KU VENDI ESHTE MBUSHUR ME KINEZE.

MEMEDHE, ESHTE DHE VATANI.
KU KULLOT BAGETINE COBANI.

KU NUK MUNGOJNE QEVERITE.
QE NDERROHEN PER C'DO VIT.

KU C'DO SEANCE NE PARLAMENT.
LEHIN DEPUTETET SI QENTE.

KU NJEREZIT, TERHEQIN KARROCA.
KU KA FRIKE TE DALE JASHTE GOCA.

KU POLICI S'KA PISTOLETE.
DHE HAJDURI HEDH SHURREN PERPJETE.

KU NGROHET MILETI NEN DIELL.
SE S'KA ENERGJI PER KALORIFERE.

KU PER TE HYRE NE UNIVERSITET.
S'TE DUHET TRURI, PO PATE LEKE.

KU NE DISKO, PUB E BARE.
NUK SHEH FEMER PA CIGARE.

KU KA BINGO E LOJRA FATI.
INTERNET E DHOME CHATI.

KU USHTRIA NUK TE MBRON.
POR PO QE FEMER, TE PERDHUNON.

KU NE GAZETA, ZOTERON POLITIKA.
DHE USHTRIA LUFTON ME THIKA.

KU NISEN NJEREZIT PER JASHTE SHTETIT.
DHE PERFUNDOJNE NE FUND TE DETIT.

KU NE MATERNITET, LINDIN FEMINE.
DHE NENAT MARRIN ARRATINE.

MEMEDHE PRA, ESHTE GJITHCKAJA.
KUR NUK TE MUNGON PARAJA.

KKA XHAMIJA EDHE EDHE KISHA.
KU NDESHET NANO DHE BERISHA.

KU NE KISHE PREDIKON HOXHA.
DHE TJETRI PO MBYTET NGA BORXHA.

KU IKIN NE SHTEPI PUBLIKE.
DHE PERSONAT NE KARRIKE.

KU S'DEL DOT NE PAZAR.
SE TE SHESIN PER GOMAR.

KU S'TA HEQ KUSH LITARIN PREJ FYTIT.
KU SE MERR VESH I PARI TE DYTIN.

MEMEDHE, ESHTE KY DHE.
KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE.

KU MESUESI SHKUMES S'KA.
DHE NXENESIT QESHIN HAHAHA.

KU NE SHKOLLE PERDORET DROGA.
DHE DREJTORIT I NGRIHET RROGA.

KU PER PLEQTE, QE KANE TENSIONIN.
SHTETI IU NDERPRET PENSIONIN.

KU ATIJ QE ESHTE FUKARA.
SHTETI I THOTE: TI RRI MOS HA.

KU VJEDHEN E SHITEN ME LEKE NDIHMAT.
QE KANE ARDHUR PER JETIMAT.

KU TE ZHVESHIN NE MES TE QYTETIT.
PERPARA ZYRES SE DEPUTETIT.

KU NE SHKALLET E PALLATIT TE KULTURES.
TJETRI HEQ BREKET, E IA KEPUT SHURRES.

KU PRESIN BURRAT TEK USHTARI.
QE TE VIJE TI MARRE PRONARI.

KU NENA, PER TE RRITUR FEMINE.
E SHET NDERIN PER 20-MIJE.

KU NUK KA NGA T'IA MBAJE MILETI.
I BIEN KOKES PREJ SIKLETI.

KU KERKON, E S'TE JAPIN PUNE.
PO TE TRAJTOJNE ME DHUNE.

KU POLITIKANET VETEM LLAPIN.
DHE PREMTIME TE KOTA JAPIN.

MEMEDHE, ESHTE FORMULA E PUNES.
KU GJITHKUJT I KA ARDHUR NE MAJE TE HUNES.

MEMEDHE, ESHTE FUKARALLIKU.
QE TE C'DO GJE E BEN HORRLLIKU...

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2004 10:47
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Funny

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2004 12:32
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

Talking

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Funny


__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2004 12:45
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

rrima humoristike

Rrugët, bulevardet anë e mbanë Tiranës
Shtrohen, regullohen veç prej Edi Ramës
Kioskat, dhe barakat që ishin buzë Lanës
Rruspat i rrafshuan, vanë në gropë të samës.

Pasi u mendova, se nga t’ja filloj
Thirra ca kujtime nga viti 90-të
Po shkruaj pa hile, askush mos dyshoj!
Të mbrosh të vërtetën – jo nuk është e lehtë!

U “përmbys dynjaja”, ikën dhe bllokmenët
Prona me sa mundi shkoj gjer tek pronari
Ikën sigurimsat erdhën qen bir qenët
U sulën mashtruesit me zhargon fshatari…

Luftë midis konceptit, luftë Jug e Veri
Çdo faqe gazete e kishte një klan
Pastaj u lejuan dyqint qoftexhi
Bënin konkurencë brenda në Tiran’...

Erdh dhjetor 90-ta, u ngritën studentat
Dridhej e përdridhej Ramiz Gënjeshtari.
“Duam pluralizëm!” - shkruanin gazetat
“Voice of America” dhe Azem Hajdari!

U mbushën tribunat me idealistë…
plot u mbushën sheshet mijra demokratë.
Burgjet mbushur plot me Nacionalistë
OKB-ja priste Ramizin shkër-dhatë…

Shkoj edhe çfarë tha, ai Ramiz Alija?
Në atë mexhlis foli pa kuptim:
« As mbyllur – as hapur, s’do jetë Shqipërija
Bile s’do jetë Lindje – s’do jetë Perëndim(!)”

Priste gjith atdheu, dridhej si në ethe
Tirana gumëzhinte u ndrru “qeverija”
Iku “Tao Tao”…Ramit TOSIN gjete
Hajde “rinovim” po bante Partija!

Shkoj një qeveri dhe pastaj një tjetër
Iku një Fatos që na erdhi prapë(!)
Se Ramiz Alija ishte skile e vjetër
Nëntoka e Valiasit bënte Demonstratë!!! *

Dridhej e përdridhej veç nga taksirati
Hoqi Nano 2 dhe ndrroj qeverinë
Vuri Ylli Bufin djalin e Sokratit
Dhe në mes të Tiranës, vu Hajdin Sejdinë.

Nisi “ko-qe-vari” të na bëj biznese
Me familjen Hoxha dhe Arben Alinë(!)
Ramiz Gënjeshtari bëri dy Kongrese
E ndërroj veç mbiemrin , mbajti Vazhdimsinë…

Foli i shqetsuar Dritero Poeti
Sesi Enver Hoxha na la veç gomarin.
Delegatët e Kuksit dhe ca nga bregdeti
e përzunë me shqelma Dritero shkrimtarin…

erdhi Marsi i dytë se “prilli i vrar녔 **
U vra Arben Broci nga mjeshtrat e krimit!
U bë Xheli Gjoni Sekretarë i parë
Dhe Ramiz Alija – president i vlimit…

Nënat seç u thinjën, djemt po merrnin detin
Jo, Ramiz Alija se lshonte pushtetin!
Po e zgjidhi vota, shkuan komunistat!
Erdhi Leka Meksi tok me PD-istat.

U mblodh Parlamenti foli mazhoranca
Parti e Ramizit shkoj për me rrujt planca!
President votuan – herë e parë në botë
Namik Dokle morri në votim: - 1 Votë(!) ***

U gëzua kombi, në Xhami e Kisha
Bënë të gjithë bekimin: - rroftë Sali Berisha.
Rrap e zhgrap “motori” me emrin Shqypni
Ne kishim “pushtetin” – ata pasuri!

................................................................

U çelën dhjetë tyrbe dhe dyqind xhami
Erdh’ korrik i parë, shkuam në votime ****
E humbi PD-ja – popull axhami
Pushtetin Lokal ia dhamë Partisë Krime...

Shkuan katër vite u çelën 8 firma *****
Mafia komuniste çdo gja kish në dorë!
U banë sigurimsat krye piramida
Bënte plane greku me „trimat“ në Vlorë !

I forcuan radhët veteran – prostatat
Nisi Gramoz Ruçi grevat, demonstratat(?)
Erdh 97-ta në të hyrë të marsit
U bë grusht i shtetit nga djal i Thanasit!

Dhe u p-ordh PD-ja, na u p-ordh dhe shteti
Mbeti vetëm Sala si kaposh gjel – deti.
Na morri jevgjitin e vu qoshé(?)
Nisi Shqipërija një “epokë të Re”

Tek Shesh i Flamurit dilte Albert Shyti
Ligjin bënin bandat, ne shtërgonim rrypin.
Erdhi edhe Prodi, takoj Myrtezanë ******
Sali Ram Maloku – ta hëngsha hallvanë!…

Rodhën netë dhe ditë, u vra dhe pranvera(!)
Mullixhiu e dh-jeu, se e dh-jeu vjerra(!?)…
Kish sjellë Amerika si ambasadore
Mariza Luinon një femër leshtore!!…

Që na bëri vendin taman “lesh me qime”
Mbeti Shqipërija si k-urvat jetime!
Kush më parë t’ia fuste, kush më parë ta vidhte
Evropa pu-tanë, Salën nuk e pi-rdhte!

Ja pra sot Tirana çfarë porteti ka
Të vjedh Anastasi bashkë me gjithë vëlla! *******
Të vjedh qeverija që është në pushtet
Se nënë Shqipërija ka veç pis milet!

Po të ishte popull, siç e do zamani
Do ngrihej në këmbë, të tundej vatani!
Po kanë vdekur trimat, mbeti veç zagari…
Ku ta gjej një Burrë si Azem Hajdari !

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2004 11:16
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

Episodi i pare:

Erdhi darka edhe drita
familja Tosi ke zene prita
politikanet banojne tek blloku
pak me tutje çati maloku

fillon telenovela:"Njerez dhe fate"
Xhoana grin turshi patate
opopo shif grua ç'behet
çirret Tosi, ngazellehet

Me lepitka rend Xhoana
"Kush vdiq burre, si u be puna?"
"Jo moj grua, jane ne restorante,
por eshte pjese interesante!"

Ne kolltuk ****** fundosur
i trashe, gjithe diten shetitosur
syte çaplyer, i perqendruar
kur pa aktoret eshte terbuar

"Hajde i dashur, darka gati,
hajde te hame, se s'iken fati.
-Po sille ktu moj e uruar
filmin se le dot pa shikuar."

"Shih moj Xhoana; veç qytetare
u mesun keq keta katundare!
Vila, pallate paskan ndertue,
me ****** time po tallen kshu e?

Ene thote poplli skena para
keta te gjithe bosa jan ba!
kuku medet ne ç'na ka gjet
a ikna te dy ne kurbet?

-Po jo arushi, cfare thua kshu,
ne sapo ka, jena martu!
Une si te tana..., harbute !
s'behem putane e as hajdute.

Une jeten time kam idealizuar
fustan te bardhe, flori te kulluar.
Neser po rrezojme tere qeverine
fronin te hipim ta bejme mbreterine.

Keshtu te rrojme deri ne fund
se jena ma te miret pellumb."
Tosi i kuq ene pa lesh
preshin ne b... Xhoana princesh

Po veren Tosi i mallengjyer
ja nis mendon me koken kthyer
I vine ne mend te gjith te mirat
"Te na hane mune keta b...q...t!

Putanke e vogel, ty sa te dua
kot ste kam marr une ty per grua,
lum, ne shampanjen do ta pime
nganjehere te mbrapmen dhe do ta q..."

Me vrull ai shume u perpoq
shalet ti preke si kollomoq
drita e ndezur seç u shkeput
u plas perdhe si thes me ***

Shalet çaplyer, Xhoana thrret
"Me energjine se ç'na ka gjet!"
Jep e merr qe ta ndohmoje
mbi te u plas, ****** ne goje

I nevrikarur ngrihet ai
"Gjeme celularin, nenen tju q..."
Te 2 kerkojne po spo e gjejne
"Ne p... te semes te gjith te vejne."

Ne erresire si rakitik
celular te vogel, teknologjik
marka e fundit, taman praktik
se spo e sheh k... i eshte ngrit

Ne penxhere del e kerkon
drita e Sales e udhezon
"Paska drita malok-pushti
po sna harrin dot nga kushti..."

Drejtorin e KESH-it telefonuar
nenen ne vesh ja ka kenduar:
do tju fut k... ne goj,
te tanve do tju pushoj.

"Zotnia juj te na fali
te gjej difektin une vet po dali,
ju hiç mos u bani marak
se tash po e gjena njat shkak."

Hip mercedezin e fluturon
drejt Fjezes me shpejt po shkon
njaty takon inxhinierin
pa ditur gje i ka bo sherin

Fjerza e shkret pat gjith shteruar
me uje te plote e te vazhduar
Qeveria s'eshte per te qortuar
veç me pague me financuar

Punetori i varfer çelsin shikon
ai i bllokut veç po ndriçon
"Po jo shef, cdo gje ne regull,
çelsi dallohet edhe ne mjegull.

-Ci bere vetes more ditezi.
A ke grua, a ke femije?
-Po shef, tre cop i kam...
-Neser pra bahu çoban...

Skam pergjegjsi, e tha yqmeti
e ka aprovuar dhe Nano mbreti.
-Po imzot, kam 4 frym per te ushqyer...
-Kujt i plasi k... mor kockethyer!

Nderkohe tekniku tek shpia e kryetarit
i ka pa te dy; si te dale prej varrit
linjen kontrolluar, rreth e perqark
qindra materiale kish pas ne qark

Gjithe makin-rrojtse, 5 frigorifera
elektronik ashte ba dhe dera
i thote:"2, 3 elektromjete jashte nga haleja
se ndryshe po bie prap releja

Po del qyqari pa u falenderue
"Ha pra, thote Xhoana, me ferko ti mue.
e ze Fatosi, eshte ndezur keq
i asht ba k... taman si pleq

Nga posht nga lart ai po e ç'pon
"Veç me pas drita, me rrujt ket kuqon.
-Po tu putane spo te del i gjth KESH-i
me 100 makina, tuf tu ka ba leshi !


PERSERI TEK CENTRALI HIDRAULIK
PER TA PARE EDHE NJEHERE AT MIK
TRE FEMIJE DHE BORXHE PLOT
I THA VETES MJAFT U LODHE KOT ME KOT...

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2004 11:18
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
^AngeL^
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 538

KOT SË KOTI…JU DASHTË ZOTI!…

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’
Ju shkoj jeta, kot së koti.
Ju që s’vleni as sa gratë
Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

E shkutë jetën veç me pshtyma
Tre herë n’ditë kërkoni sherr.
“Bijt e shqipes” rritë me kryma
farën tuej Dreqi s’e merr!…

shkuan shekuj e shkuan mote
endé sot nuk din nga shkon.
Fatkeqsitë e kësaj Bote
Në Shqypni veç i takon.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri
Benza, kurva, vijnë e shkojnë
Veç hajduta në Qeveri
pensionista që mallkojnë…

veteranë me prostat truri
lekët bukës i blejn gazetë(!)
era shurrë vjen pas çdo muri
Era *** posht e përpjetë

Kisha, tyrbe e xhami
Priftër, dhjako e hoxhallarë
*** me lule Shqipëri!
*** mbi *** kombi shqiptarë!

Ngrihen çmimet, ulen brekët!
Lart, më lart se Mali i Dajtit
Nuk t’u sosën kurr fishekët!
qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

vend ku vritet Deputeti
sikur t’ishte qen rrugaç…
Vrasësi merr Medalje Shteti(!)
Sa hap gojën të thonë: - plaç!


Vend që s’ka Ligje dhe Norma
(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…
Vit për vit shpikin reforma(!)
“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Futja kot, me bazë hakmarrjen!
Bini Toskë e bini Gegë!
karakurvë ke gazetaren
Bandë me rrogë në çdo gazetë…

Vend ku vidhet historija
Origjina e kombit tim!
Vend ku ngrihet qeverija
Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

Ndër ministra, shtat janë grekër
gjysh stërgjysh e baballarë
Bajnë orgji e hanë si mbretër
Ku një komb rron si lypsarë(!)…

Ku pëllcet kërrcet dyfeku
Shkollat plot me… heroinë
Ku hedh valle sërbi e greku
Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

Vend ku çezma e pallatit
Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…
Vend ku vjen hajduti i fshatit
Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile
Dhe mbush rrugët me kakërdhi
Vend ku shitet krimi me kile
Ku nuk thuret një poezi…

Ku gjëmojnë kangët jevgjite
Herë me dajre herë me buzuq
“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!
Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”



Pse je veshun zhele – zhele?
Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!
Prap me gisht në gojë ti ngele,
“Ballëlarta me Flamurë?”

Ja kaluan 90 vite
Kur në Vlonë ngritën Flamurin
Sot ku je, dhe ku arrite!?
Lą më lą po ngre ushkurin…

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob
Gjakun po t’a thith “shushunja”.
Ke marrë vrapin me galop
Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

Vend ku gjen baltë e batak
drogë, alkool, Euro, dollarë,…
vend që vritesh veç për Gjak!
Shurragjaksit s’janë shqyptarë!

Dil e shit dëshmorët e Kombit!
Dil, moho Martirët e tu.
Sot të thonë “******” e Globit
Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?
Ku asht fryma e At Fishtës?
Ku janë trimat e çlirimit?
Ku janë mendt e F.Konicës?

Janë tek plagët e Kosovës!
Janë tek varret në Çamëri!
Janë tek Fushë e Domosdovës!
Hot e Grudë, Plavë e Guci!

Janë tek britmat e Gjo Lulit!
Huta e gjatë e Boletinit!
Salari dhe djemt e Sulit
Janë tek gjoksi i Azem Trimit.



Nandëdhjetë vite shkunë sa ora.
Kujt t’i them: - Të qofsha falë?
Ku janë djemt që kishte Vlora?
Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

Zemra ime nis merr vrapin
Don me puth në gjunj Flamurin.
Hajnat rrugën nuk m’a hapin
Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

Ia hyp Atit të Inatit
Kaloj male si i marrë
Veç të shkoj tek Guri i Cakut
T’a puth Flamurin Shqiptarë!

Bubazhelë dhe buburreca
Jargë e qurra atdhetare
Para Flamurit seç ngeca
S’pashë anji fytyrë shqyptare!

Hipokritë me dhambë ckërmitur
Njerz që flisnin çuditërisht
Në mes sheshit të uritur
Iso burrash labërisht:

“Po ku je Ismail Vlora?
Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!
Ngrihu burrë e bëja fora.
Shqipërinë e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i trumhasur
ishte andërr… mos e zgjat!
Mosha plakë m’a kishte rrasur…
Kisha pshurrun në krevat!…

__________________
Ste don ai qe ti fshin lotet por ai qe ste len me qa

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2004 11:20
^AngeL^ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ^AngeL^ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ^AngeL^ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ^AngeL^ Shto ^AngeL^ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ^AngeL^ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

JE E MADHE BEBE

JANE SHUME TE BUKURA ........................ TE PERSHENDES

HALLALL

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2004 03:05
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lily_Rose
Anetar i ri

Regjistruar: 16/10/2004
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 1

looool

__________________
If you love somebody , let them go , if they come back , that means they did love you too. ( they just didn't know that ... yet )

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2004 06:17
Lily_Rose nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lily_Rose Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lily_Rose (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lily_Rose Shto Lily_Rose nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lily_Rose nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Per Bebe_Inteligjenten

Bebe je ,por inteligjente nuk me dukesh

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2004 14:22
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > rrima humoristike

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.