Ana
Whatnot
Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405
|
Policia greke ende nuk ka gjetur vendndodhjen e shqiptarit Paulin Papuçiu apo të familjes së tij, pasi ata kanë ndryshuar vendbanim pa lënë adresë. Ndërkohë, dje në pyetje janë marrë edhe dy prej katër policëve të ndodhur në skenën e turpit, pikërisht dy policët që arrestuan dy të rinjtë, ndërsa kërkohet polici i katërt, i pranishëm në tortura. Sipas burimeve gazetareske, ndoshta në dhomën e hetimit ka pasur edhe tre policë të tjerë, pra shtatë gjithsej, të cilët nuk kanë qenë gjatë gjithë kohës atje, por kanë shijuar skenat makabre.
Të mërkurën është vendosur një tjetër seancë gjykimi për xhelatin me emrin Nikos Tzitzas, i cili me britmat e tij dhe gjuajtjet me shkop, torturon dhe poshtëron dy të rinjtë, duke i detyruar të godasin njëri-tjetrin, në rajonin policor të Omonias, në Athinë. Sikur të mos mjaftonin skenat e videos dhe mënyra e tij e sjelljes, gjithë Greqia vazhdon të jetë e shokuar nga dëshmia e tij e parë, ku e cilësoi gjithë skenën si një shaka, pas punës së lodhshme. Sipas mediave greke, është marrë në pyetje në burgun e Koridhalosë, edhe shtetasi grek me origjinë nga Kazakistani, personi me bluzën portokalli në videon e turpit. Sipas dëshmisë së tij, ajo që duket në video nuk është asgjë nga ajo që dy të rinjtë kanë hequr në qeli. Gjithashtu, policia greke po kërkon prej dy ditësh për të pyetur në lidhje me ngjarjen të riun shqiptar, Paulin Papuçiu, viktimë e ngjarjes.
__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|