NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
Citim: Po citoj ato që tha hyperborea
Mjekesia - Mendoj se mjekesia eshte nje prej shkencave me egzakte qe mund te egzistojne. ka shume semundje qe dihen em siguri se nga shkaktohen dhe tashme jane zbuluar dhe metoda jashtezakonisht te sakta per ti luftuar keto semundje. Tashme e dime qe te luftosh nje semundje nuk behet me sic behej ne mesjete ku shpesh ajo luftohej me hamendje dhe perdoreshin metoda te cilat besohej se kishin dhene efekt ne raste te meparshme. Perkudnrazi sot kemi arritur ne nje nivel per trajtimin gati individual te cfare do lloj semundjeje. Me zbulimet gjenetike po arrihet qe te ndertohen edhe trajtime per cdo njeri te vecante duke ditur tashme se cfare i nevojitet organizmin per te luftuar nje semundje te caktuar. Keshtu ndertohen ilace gjenetikisht te modifikuara qe jane specifike vetem per kodin gjenetik te nje njeriu. Keto ilace nuk jane te pershtatshme per kodin gjenetik te nje njeriu tjeter. Sigurisht per nejriun tjeter ndertohen ilace te tjera te pershtatshme per ADN-ne e tij. Ja qe mjekesia eshte jashtezakonisht egzakte.
ndoshta po i largohemi temes por le te themi qe po ja lejojme vetes keto gjona :p
do doja te isha dakort me ty ne kete pike por jemi akoma shume larg atyre qe thua ti. per semundjet vertet dime shume gjera por nuk jane te mjaftueshme. nese do ishin te mjaftueshme atehere edhe terapite do ishin teper ekzakte...me pak fjale do kishim nje mjeksi qe do trajtonte cdo person si rast ne vete. sot dime fare mire qe kemi te bejme me nje mjeksi te bazuar ne fakte kryesisht statistikore ku mjeku jep nje ilac i cili ka dhene me teper rezultate (por jo ne te gjitha rastet) per te ndryshuar nje terapi. me kujtohet thenia e nje profesori i cili thonte qe ne 80% te rasteve ecuria e semundjes nuk do varet nga ilaci qe jepni ju! e konsideroja teper pesimiste kete thenie por tek sheh menyren se si jane semundjet kupton qe shumica jane kronike dhe kupton qe ka te drejte.
mjeksia nuk eshte shkence ekzakte,eshte shkence (ok,le te themi keshtu edhe pse me para thashe qe nuk eshte shkence) probabilistike! sinqerisht do ti frikesohesha me shume nje mjeku qe do thonte "merr kete dhe sherohesh" sesa atij qe thote "merr kete ilac dhe shohim se si ecen puna", kjo per faktin se kurre nuk ke siguri ne ate terapi qe ben. nese do njihnim ne saktesi mekanizmat atehere do ishim ne gjendje te formulonim ilace e terapi qe marrin parasysh te gjitha faktoret ne nje semundje.
ti permend gjenetiken e cila hap mundesi te medha por si mund te ndertosh nje ilac kur nuk dihet akoma se si funksionon ajo ADN. ndoshta ke degjuar per projektin gjenoma qe eshte kompletuar por besoj shume me pak ke degjuar per projektet epigjenoma ose per projektin proteoma qe jane ne ecuri e siper
gjerat behen edhe me te komplikuara kur mendojme qe ADN nuk kemi vetem ne berthame por edhe ne mitokondri. e per ta ngaterru edhe me teper, shtohet ajo qe me para ka pase qene quajtur ADN hedhurine por qe tani del qe nuk eshte me dhe gjenetistet jane gjetur para nje grumbull "plehrash" qe vlejne dicka!
nuk duhet te shohim vetem trupin e njeriut por edhe ate te organizmave qe e sulmojne,viruse,bakterie,parazite etj etj...nese do dinim fare mire keto mekanizma molekulare te ketyre organizmave do ishim ne gjendje ti benim balle problematikave te tipit "rezistence kundrejt antibiotikeve" ose semundjeve te HIV (e mos mendo qe terapite e sotme antivirale kunder HIV jane ne gjendje te zhdukin virusin)
prandaj,ne rastin e postimit tend do isha me i kujdesshem nese do shprehesha ne menyren "po,dime me shume se sa 100 vjet me para dhe me shume mundesi do dime me shume pas 100 vjetesh...e ndoshta ndoshta do ti afrohemi me shume objektivit te mjeksise: nje mjeksi e ndryshme per cdo individ"
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|