Anemone
Amygdala
Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644
|
Per kritiket?
Read More
Lexo më tepër
Se dy paragrafët e mi të parë
Që lëçite.
Jo për ty,
Por mua të më ndihmosh,
Se analfabet i vetes jam,
Rrokjet e mia më torturojnë.
Çika çika varur në çengelë zanoresh
Që rënkojnë.
Ajsberg
Në det keqkutimesh
Nuk mbytem dot.
Shfaq pjesën më të parëndësishme,
Fragmentin diplomatik
Që prodhon vetëm
Bisedime të dështuara.
Klikomë
Dhe do të hapem
Si rrotull papirusi
Të premtoj
Do gjesh një pjesë sekreti
Qe tek Graali yt
Do të shpjerë.
Do të shpështillem
Si sixhade persiane
Që ti e shkel me këmbë
Të dhjetë milion nyjet e mija,
Në safarin tënd të rradhës,
Veç kujdes,
Se qilimi mund të jetë fluturues
Dhe Zoti e di nga të shpie
A të rrëzon!
Mbase
Zgjon Aladinin tek unë
Dhe te ty Sheherezaden.
Mbase them,
Se nuk e di.
Ja, çthuhet më pas tek unë,
A sma thua?
A smë ndihmon?
Lexo pra më tej,
Yes, please, read more!
PS:
Me sytë e tu si grenxa,
Shetit midis rreshtash,
Por mos thumbo!
Jo se më dhimbset vetja,
Jo,
Frikë kam për ty,
Se grenxat vdesin
Pasi thumbojnë.
__________________
Liquid Dreams.
Modifikuar nga Tulipani datė 22/12/2009 ora 19:46
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|