Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Gjak mėngjesesh (qė kanė ndriēuar)
Kur dielli perëndonte
Futej gjithnjë në shtëpinë e Xhires
Ku vajzat dinin të lidhnin magji,
Dhe dritaret i puthisnin mirë,
Flokët u dilnin pastaj nga tymtari
I muzgut,
Çfarëdo që të ish ftohej më pas,
Nata lagte gjithë shtëpitë njësoj,
Si e verbër, dëgjonte më larg,
Qen të shqetësuar
Parandjenin policë vullnetar,
Ose dimrin qavitej:
Çarqe për minj do kapnin së shpejti mëllenja urie
Tek ferra e madhe pjellore
Përgjakur si grua në ciklet e verës
Me gjak manaferrash.
Biseda e të rriturve rrëzohej që lart
Genci po shqyhej mes dy grave
Si krrabë llastiku tërhequr nga fijet e gomës
Dallohej krahu holluar
Si çamçakizi kur bën brekën,
Tha fjalën dilemë, e tmerrshme,
Gratë të shqyenin, forcë e madhe,
Ne u përkisnim grave, shaheshim dhe thirreshim nga nëna,
Miri Zheles, Dani Sabries,
Motrat zonë e ndjeshme
Fare,
Kurriz mushke i vrarë ku mblidhen mizat
Elektrostatike me magnete gjaku,
Motrat garanci e besë, suplement
I nënës,
Me nonë e motër
Rrënqethje nga llahtarë e inçestit:
Burrë motre,
Tjetri besonte,
Si mund të mos: burrë motre pra,
Vulë floriri e ke, apostille,
Ca drurë të panjohur prodhonin krraba të përsosura
Këputur e prerë nga pyjet e frikës
Që nxinin të paarritshëm të fortët me faqet e futura frenologjike,
Me lidhore që rrudhnin si gorrica
Ta - fillesë fjalishë si formulë epike,
Kërcënimi koacervat Oparini në supën parake me tone Brrake,
Bythqim dhe karallo
Lyer me gjak harabelësh
Dhe djersë gabelësh,
Gati të nisnin Jetën,
Llastiqet nga komardare të zeza, kishim Gaqon për gomat,
Skodash,
Gaqo ishte shofer dhe kurvar
Me xhup lëkure, fanellë leshi nyjetrashë dhe nyje të rënda gishtash,
Duart me graso të Gaqos, didaktika
Dhe Makarenko qe dilte fshehuraz nga shtëpi e Hodo gishtprerit
Në luftë,
Se bombën gjermanit, estetikë e duarve
Me tre gishta, me vonë do ishin alienë,
Ndërsa tash Hodo,
Por duart e Gaqos thashë, horror, dorë e zezë
Që natën troket me erën mbi xham të vetmisë,
Mëso se ndryshe
Gjithë jetën duart me graso,
Si Gaqua,
Gaqua thoshin merrte kurva në kabinë,
Bënte goma, i qinte andej nga Rubiku,
Me duart e mëdha mësuar me marrshet e rëndë,
Gëm, gëëëm, gëgëgëëëëëmmm motori në gojët tona do bëhem shofer
Kur të rritem,
Ose fizikan bërthamor
(Kjo e fundit thuhej për korrektesë politike
Dhe prindër krenarë që e donin Ajnshtajnin
për shumë arsye),
Dihej që kurva dhe qirja shkonin bashkë, por si?
Mendimi perëndonte aty, dinte të futej si dielli nën pullazet e Xhires,
Si hekuri i skuqur i kovaçit Qerim në ujë
Duke u shuar me turfullim,
Bëj sikur e di,
Gjëra që fillojnë me k, q dhe p,
Aspi
Kqppshshshttt,
Se dike ti cështë kurva, fustanin dy pond mbi gju?
Kurvat e Italisë??
Jevgu me pamje të bardhi duhej ti kish parë
Gjithë kurvat apenine, kish pirë duhan me to
Diku pas fushës patjetër,
Ku thurej kozmosi me Panajot Pano dhe Rinas,
Kërcënimi i ri çun mami
Gëzof i butë, i ngrohtë që sduhej veshur
Kurrësesi
Pallto gub e babait me kopacat tas,
Joshte,
Sguxohej -
Hija e rëndë e palltos së errët
Si e vjedhur natën prej monumenteve
Që sillte shumë të ftohtë dhe natë
Dhe qime të ashpra fytyre pse duhet babai?
Mace e lyer me vajguri
Çdo çast mund të digjej nga fosfor i syve të vet
Mos dëfte dhembje! Kokëloqe
Shpërthim karbiti, erë e keqe
Të djegim me zjarr cilindo,
Në ëndërr u pushtua Atdheu, u rishfaq filmi Skenderbeu,
A do i duroja dot torturat kur të më kapnin?
Vezët e zjera?
Sqetullat e mia të dobëta
As qime sdinin të prodhonin,
Spicat nën thonjtë
E të hënë-kontroll-pastërtisë
Thonjtë e mi nuk dukeshin heroikë
Pas prerjes së të dielës gjithë shtiza dhe sebepe
(Thonj kish Neri Daves me blozë Anglie, qymyrgur Shqipërie, linjit, li-njittt)
Shoku që stregoja nato tortura, Liri i Nazos,
Sdo e merrte vesh kurrë, pastaj
Heroizmi im ia mbathte me të katra
Prej arixhijes që hante fëmijë
Që srrinë urtë
E sflenë,
I fut në plëndësa dhe furrxhiu Mehdi gjë nuk kupton.
Psherëtimë autobuzi me lajme rezervuaresh
Bixhozi, rreziku vreshtash me ushta kundërajrore,
Tek liqeni
Kishin parë qime të prera, brisk dhe lecka me gjak,
Goni tregoi edhe se çdo të thoshte kjo
Duke pështyrë
Fjalët gjiri i kurvave
Gjithë kompetencë.
Goni qe gati të bëhej Gjon
I fesë sime me tyrbe të kuqërremta
Melankolira ku ishin fshehur
Si në pullazet e Xhires mijëra diej
Të shkuar dhe vjaza që lidhnin magji
Dhe flokët u dilnin nga tymtarë muzgu.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|