Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese
Gjithsej 38 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Kur lajmet behen prekese

Var veten 56-vjeçari, i vodhën paratë e rrogës

Reshat Kapedani mbante familjen me lekët që fitonte në ndërtim. Vjedhja e parave të rrogës dhe celularit dyshohet të jetë motivi i vetëvarjes së tij.

Reshat Kapedani është gjetur i varur në degën e pemës së oborrit. I kishin vjedhur 10 mijë lekë

TIRANË- Një 56-vjeçar ka varur veten në pemën e oborrit, pasi i kishin vjedhur paratë që kishte në xhep dhe një telefon celular. Reshat Kapedani, 56 –vjeç, banues në lagjen "Frutikulturë" të bashkisë së Kamzës është gjetur mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, i varur në një pemë hurme në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa ka qenë në gjendje të dehur. I vetëvaruri, sipas bashkëshortes së tij, ka hyrë në shtëpi dhe ka kërkuar një palë rroba të lara. Vetëm pesë minuta më pas, e shoqja e tij, Safetja e ka gjetur në krahun e pasëm të shtëpisë, të varur në degën e hurmës. Ndihma e një infermiereje, nuk ka mundur ta rikthejë në jetë 56 -vjeçarin. Sipas policisë dhe familjes, përveç faktit që ai kishte varur veten, në vdekjen e shpejtë të tij kishte ndikuar edhe gjendja e tij shëndetësore e përkeqësuar nga konsumimi i alkoolit. Si motiv kryesor, të afërmit e të vetëvarurit pohojnë vjedhjen e 10 mijë lekëve të reja, gjë që ka ndikuar në gjendjen psikologjike të 56-vjeçarit të varfër. Kapedani u kishte pohuar atyre se persona të panjohur e kishin grabitur gjatë kohës që ka qenë duke u kthyer në shtëpi dhe i kishin marrë rreth 10 mijë lekë dhe një aparat telefonik celular.

Të afërmit edhe familja e Reshat Kapedanit, dje nuk kanë pasur para as për të kryer një ceremoni mortore për njeriun e tyre të vetëvarur. Ata pohojnë për "Shekullin" se me shumë mundim, kanë mundur të mbledhin paratë për të kryer ceremoninë e varrimit. Familja jetonte vetëm me paratë e punës së Reshatiti i cili megjithëse në moshë të thyer punonte në një punë të rëndë, në ndërtim. Mësohet se tashmë e shoqja e 56-vjeçarit dhe të afërmit e tij kanë mbetur pa asnjë të ardhur, pasi asnjë prej tyre nuk ka mundësi të punojë. Ndërkaq, ata kanë kërkuar që pushteti vendor apo shoqatat e ndryshme t“i ndihmojnë sado pak ekonomikisht, duke qenë se të ardhurat e tyre ishin në nivelin zero, ndërsa vetë gruaja e të vetëvarurit ende nuk ka mbushur moshën e pensionit, e gjendja e dobët fizike nuk i jep mundësinë për të kryer ndonjë punë. Varfëria e skajshme ka ndikuar në aktin ekstrem që ndërmori Kapedani, pasi i kishin vjedhur edhe ato pak para që siguronte nga puna e rëndë në ndërtim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2005 06:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3336

Unhappy

Gjyjna o zot!

Po kush ka te drejte te te lendoje kaq rende?!
Nuk i mjaftonin vuajtjet fizike te shkretit ?!

Edhe ata qe e cojne veten tek nje 10 mije lekesh, varri i mbulofte me mire,
sesa te jetojne me te vjedhura!

He pra cfare shteti jemi ne!Pa ligje!Pa asnje lloj te drejte!
Pa asnje lloj shperblimi per punen qe ben!
Shperblimi i vuajtjes eshte bere Vetevrasja= si mode ne Shqiperi!

Ndjese paste kujtimi i tij!....

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2005 06:41
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Vetevrasje me shumice

Vetëmbytet gruaja e moshuar në liqenin Artificial në kryeqytet, por mbetet e paidentifikuar. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur paraditen e djeshme, kur policia e komisariatit nr.1 në kryeqytet është njoftuar se një person ishte futur në liqen dhe nuk kishte dalë më që andej. Menjëherë, policia ka mbërritur në vendin e lajmëruar dhe më pas ka kryer veprimet e nevojshme për të gjetur trupin e personit. Pas një gjysmë ore punë, të kryer nga policia dhe forcat polumbare të repartit të RENEA-s policia ka mundur të gjejë jo shumë metra në thellësi të liqenit trupin e një gruaje. Policia ka konfirmuar se trupi që është gjetur i mbytur i përkiste një gruaje që mendohet të jetë më shumë se 55 vjeçe. Ajo mendohet se është nga Tirana, ndërsa hetimet e kryera paraprakisht, nuk kanë mundur ta identifikojnë atë. Ndërkaq, trupi i të mbyturës është dërguar për autopsi në morgun e Tiranës. Pas marrjes së disa dëshmive dhe pas kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, policia ka konfirmuar paraprakisht se gruaja e gjetur në liqen duhej të ishte vetëmbytur për shkak të depresionit mendor. Në ditët e ardhshme, policia pritet të kryejë veprime të tjera për të gjetur identitetin e saktë të gruas së mbytur dje në orët e mesditës.

07/07/2005

---------------------------------------------

Vetëhelmohet emigranti që kishte ardhur për votime

BERAT- NJë 44-vjeçar që kishte ardhur pranë familjes për votimet, është vetëhelmuar dje në rrethana ende të pazbardhura. Petrit Toska, 44 vjeç, baba i dy fëmijëve, nga fshatit Velabisht ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit. Më pas ai është dërguar drejt spitalit të Tiranës, por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Sipas burimeve pranë të afërmëve që u referohet policia, viktima kishte ardhur para disa ditësh nga Greqia vetëm për të marrë pjesë në zgjedhjet e 3 korrikut dhe më pas do të kthehej sërish në vendin e punës, në shtetin fqinj. Sipas të afërmëve, në paraditen e djeshme Toska ka shfaqur shenja mërzitjeje, por ata nuk kanë ditur të thonë shkakun. Familjarët e tij mësohen të kenë thënë, ndër të tjera, se Toska ishte mërzitur nga humbja e PS-së, por ata kurrsesi nuk pranuan që shkak i vetëlmimit të këtë qenë kjo arsye. Sipas burimeve, 44- vjeçari ka pirë helm në momentin kur në shtëpi nuk ndodhej njeri. Ka qenë kunata e tij ajo që ka hyrë rastësisht në banesë dhe e ka gjetur atë pa ndjenja. Më pas ajo ka lajmëruar të afërmit, të cilët e kanë dërguar 44-vjeçarin me urgjencë në spital. Mjekët thanë se bëmë të pamundërën për të shpëtuar jetën e babait të dy fëmijëve, por lënda helmuese që ai kishte konsumuar, fotoksinë, kishte depërtuar në gjak. Madje ata thanë se për shkak të gjendjes së rëndë u vendos dërgimi i Toskës në Tiranë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës. Kjo është viktima e dytë e vetëhelmimit në rrethin e Beratit, gjatë 24 orëve të fundit.

07/07/2005

----------------------------------------------

Ludovik Luca, baba i dy fëmijëve dhe kuzhinier në një lokal të njohur në Tiranë është gjetur i vdekur nga e shoqja

Sipas burimeve policore, mësohet se dyshimi kryesor për këtë ngjarje të rëndë është vetëvrasja e Ludovik Lucës. Mësohet se ai ka qëlluar veten në korridor, veten një herë në zemër, ç“ka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kjo është skema që policia mendon se mund të ketë ndodhur, pasi sipas hetuesve, Luca mbante pistoletë në shtëpinë e tij. Personi i parë që ka parë trupin e kuzhinierit Luca të shtrirë në korridor, të mbytur në gjak ka qenë bashkëshortja e tij, Albana. Menjëherë ajo ka lajmëruar policinë, që nuk ka vonuar të vijë për shkak se banesa e tyre ndodhet vetëm 50 metra larg komisariatit nr.1. Një grup hetuesisht të komisariatit nr.1, kanë mbërritur në vendngjarje, së bashku me ekspertët e policisë kriminale dhe të mjekësisë ligjore. Veprimet e kryera prej tyre kanë hedhur paraprakisht dyshimin se Luca mund të ketë kryer një vetëvrasje në kushet e depresionit.

30/06/2005

---------------------------------------------
Velipojë, vret veten pushuesi nga Elbasani

Mustafa Karakyza, baba i një fëmije, i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit psiqik

SHKODËR- Një 25-vjeçar i jep fund jetës në plazhin e Velipojës, teksa po kalonte pushimet e verës së bashku me familjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme, kohë kur një pushues nga Elbasani është vetëvrarë me pistoletë në dhomën e hotelit. Burime nga policia lokale pohojnë për "Shekullin" se Mustafa Karakyza, baba i një fëmije, i ka dhënë fund jetës me një plumb pistolete. 25-vjeçari ka qenë vetëm në dhomë, kur ka kryer aktin ekstrem. Bashkëshortja dhe fëmija i tij ndodheshin në oborrin e hotelit, kur qetësia është "thyer" nga një krismë pistolete. Menjëherë, pushues të tjerë kanë vrapuar për nga dhoma e Karakyzës, ku e kanë gjetur atë në një pellg gjaku. Kanë qenë punonjësit e hotelit ata që kanë lajmëruar punonjësit e policisë, të cilët pas mbërritjes në vendngjarje pohuan se 25-vjeçari i kishte dhënë fund jetës në kushtet e depresionit. Pas këqyrjes së trupit pa jetë, punonjësit e policisë kanë marrë në pyetje gruan e tij, megjithëse ajo ka qenë e tronditur. Burimet e mësipërme të policisë lokale pohojnë se bashkëshortja e Mustafa Karakyzës ka thënë se i shoqi nuk ishte i qetë kohët e fundit, madje as pas vajtjes për pushime në plazhin e Velipojës. Pas marrjes së dëshmive, punonjësit e policisë së Shkodrës kanë vazhduar hetimet, për zbardhjen e motivit të plotë që çoi në vetëvrasje 25-vjeçarin nga Elbasani. Ndërkaq, mësohet se trupi pa jetë i tij është dërguar në vendlindje, ku do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.


30/06/2005

---------------------------------------------

Studentja e infermierisë tenton vetëvrasjen

SHKODËR- Një 19-vjeçare, studente e fakultetit të infermierisë, tentoi t“i japë fund jetës, pas rezultateve të dobëta në provime. Burime nga policia e Shkodrës pohojnë se dje, rreth orës 14.30 minuta, 19-vjeçarja nga Rubiku me inicialet F.M është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, Burimet nga ky spital pohuan se ajo kishte konsumuar një sasi lënde toksike, që i ka shkaktuar gjendjen e rëndë shëndetësore. Mjekët e spitalit i kanë dhënë 19-vjeçares ndihmën e parë mjekësore, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e jetës së saj. Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se studentja e infermierisë kishte kaluar një periudhë të rëndë psikologjike, për shkak të notave të dobëta në provimet e fundvitit. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i tentativës së vetëvrasjes së saj. Pas marrjes së mjekimit, studentja duket se e ka kaluar gjendjen kritike për jetën, falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve.

30/06/2005

-------------------------------------------------------

Policia i arreston të atin, tenton vetëvrasjen

Një 17-vjeçare ka kërcënuar me hedhje nga ballkoni policinë, e cila kapi të atin për kultivim droge

POGRADEC- Një 17-vjeçare tenton t“i japë fund jetës përpara punonjësve të policisë, që kishin shkuar në banesën e saj për t“i arrestuar të atin. Ngjarja që fatmirësisht përfundoi pa viktima ka ndodhur dje në fshatin Buçimas të Pogradecit, gjatë një aksioni të policisë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur për "Shekullin" se agjentët e Antidrogës kishin shkuar në banesën e 46-vjeçarit Myrteza Jashallari, pas informacioneve se ai mbillte kanabis në vazo plastike. Pas informacioneve, punonjësit e policisë kanë kontrolluar banesën e Jashallarit dhe kanë gjetur nëpër vazo 10 rrënjë kanabis sativa. Pas sekuestrimit të bimës narkotike, punonjësit e policisë kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat 46-vjeçarin dhe djalin e tij. Pikërisht në këtë moment, në ballkonin e katit të tretë të shtëpisë ka dalë vajza 17-vjeçare e Jashallarit dhe ka tentuar vetëvrasjen. "Nëse nuk e lironi babanë dhe vëllanë, do të hidhem me kokë dhe do t“i jap fund jetës",-mësohet të ketë kërcënuar ajo. Kjo situatë ka vazhduar për rreth një orë, kohë gjatë së cilës punonjësit e policisë kanë tentuar të negociojnë me adoleshenten. Burimet e mësipërme të informacionit pohojnë se gjatë kohës që inspektorët po ndërmjetësonin që 17-vjeçarja të mos ndërmerrte asnjë akt që i cënonte jetën, një tjetër punonjës policie ka mundur t“i dalë nga pas vajzës, duke mos e lejuar të hidhet nga ballkoni. Mësohet se 17-vjeçarja Jashellari ka kaluar më pas një krizë nervore, ndaj edhe është shoqëruar nga policia në spitalin e Pogradecit. Ndërkaq, agjentët e Antidrogës kanë arrestuar babanë e saj me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

29/06/2005

------------------------------------------

Ka me kile. Doni te tjera? Lexoj se paku nje vetevrasje cdo dy dite ne Shqiperi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2005 06:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Tani fillojme me vrasjet dhe vdekjet per ...shkaqe natyrale

Lexojini lexojini. Kjo eshte Shqiepria sot. Mos i kaloni shpejt e shpejt se ka secila histori me vete.


Polumbarët gjejnë trupin e 19-vjeçarit ne Kukes

KUKËS- Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga thellësitë e liqenit të Fierzës, trupi e 19-vjeçarit, që u mbyt në mesditën e dy ditëve më parë. Polumbarët e ardhur nga distrikti detar i Vlorës, duke përfituar dhe nga temperaturat e larta dhe kthjelltësia e ujit, kanë arritur të nxjerrin në mëngjesin e djeshëm trupin e të riut Fation Nerguti; thanë për gazetën burime nga vendngjarja. Mësohet se polumbarët kanë mbërritur në mbrëmjen e së dielës dhe menjëherë filluan punën për gjetjen e trupit të 19- vjeçarit, që u mbyt në afërsi të urës së madhe që lidh qytetin e Kukësit me pjesën tjetër të vendit. Trupi i tij u gjet pas 12 orë kërkimesh, në një thellësi prej rreth 50 metrash, thanë burimet e mësipërme. Brenda tre ditëve të fundit, në qarkun e Kukësit janë mbytur dy të rinj. Të shtunën pasdite, një vajzë 11- vjeçare, nga fshati Vicidol i rrethit të Tropojës, u mbyt në lumin pranë fshatit të saj.


28/06/2005
---------------------------------------------------


Kjo vajza ketu u vra ne Velipoje pas nje sherri ne lokal para pak ditesh.
Aurora kishte humbur dy vjet më parë dhe motrën

PUKA- Lajmi për vrasjen e Aurorës u ka rënë si bombë prindërve dhe dy motrave të saj. Familja Ahmeti ende kishte të pashëruar plagën që u kishte hapur vdekja e vajzës së madhe të shtëpisë, Armandës, e cila dy vjet më parë ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare, gjatë lindjes, kur zija tani i pllakosi sërish. Të afërmit e studentes ngrenë supet kur i pyet se si ka ndodhur ngjarja. Ata nuk dinë të thonë asgjë, pasi sipas tyre "askush nga policia nuk u ka dhënë një version". Për ta Aurora ishte një vajzë shumë e rregullt, e cila ëndërronte që të bëhej mësuese dhe të ndihmonte familjen e saj të varfër. Një fqinje e familjes Ahmeti, të thotë se Rifati dhe Nexhmija paskan pasur fat të zi.

Fatmiri, djali i tezes së Aurorës, është i vetmi person i familjes që pranon të prezantohet me emër dhe të thotë diçka. "Është një fatkeqësi e madhe dhe e papritur. Aurora ishte në Shkodër me sezon provimesh. Ishte një vajzë e mrekullueshme. U tronditëm dhe u çuditëm kur mësuam se ajo ishte vrarë",- thotë mes dëshpërimit Fatmiri. Ndërsa një e njohur e familjes, që punon në spitalin e Pukës bashkë me nënën e viktimës, shton se "Nexhmija ende nuk kishte hequr rrobat e zeza për Armandën që vdiq pas lindjes, kur tani i vdes papritur edhe Aurora". Sipas saj, bashkëshortët Ahmeti ishin prindër të katër vajzave, por tani, u kanë mbetur vetëm dy, Arta dhe Fatbardha. "Ata prisnin që vajza e tyre të mbaronte shkollën dhe t“i ndihmonte, por..",- thotë më tej shoqja e nënës së Aurorës. Kryefamiljari, Rifati, dikur kishte punuar si traktorist dhe tani punonte ku të mundte. Më së shumti ishte i papunë, ndërsa nëna e Aurorës punon si infermiere në spitalin e Pukës


29/06/2005

-----------------------------------------------

Vdes 80-vjeçari buzë Bistricës

DELVINË- Një i moshuar është gjetur i pajetë buzë lumit të Bistricës në afërsi të fshatit Krane. Me marrjen e njoftimit në vendin ku u gjet viktima ka shkuar grupi i ekspertëve, të cilët kanë identifikuar me ndihmën e fshatarëve se i moshuari ka qenë 80-vjeçari Anastas Kaishi nga fshati Krane, i komunës së Mesopotamit. Familjarët e Kaishit, në shpjegimet që i kanë dhënë policisë thanë se i ndjeri kishte dalë si çdo ditë për shëtitje, përgjatë rrjedhës së lumit. Ekspertët mjeko-ligjorë, pas këqyrjes së kufomës, kanë arritur në përfundimin se vdekja e të moshuarit nga Kraneja ka qenë natyrale, duke pranuar versionin e një ataku kardiak të menjëhershëm.

29/06/2005

-------------------------------------------------

Shkon për t“u larë, mbytet 11-vjeçari

PËRRENJAS- Shkon në lumin e shkumbinit për t'u freskuar nga vapa, por ka gjetur vdekjen.Viktima, sipas policisë, është 11- vjeçari Dorjan Fatmir Belba, lindur dhe banues në fshatin Skroskë të komunës Qukës, 10 km larg nga qyteti. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në një degëzim të lumit të Shkumbinit, teksa 11- vjeçari Belba, së bashku me disa shokë të tij, po notonin në pellgjet e lumit. Papritur 11- vjeçari është përfshirë nga vorbulla e ujit, pa mundur që të dalë prej saj, duke humbur jetën. Të miturit i është ofruar ndihma e parë dhe më pas edhe ajo mjekësore, por ai nuk ka mundur të jetojë. Burime të policisë thanë se mbytja e 11-vjeçarit ka qenë aksidentale.

08/07/2005

---------------------------------------------------

Gjendet i vdekur në hotel 54- vjeçari

BERAT- Gjendet i vdekur në një hotel të Beratit një 54-vjeçar nga Shkodra, ndërsa mendohet se ai ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër. Burimet thanë për gazetën se 54- vjeçari Agim Hameti, baba i dy fëmijëve, kishte 7 ditë që strehohej në hotelin e lagjes "10 Korriku", në Berat. Në paraditen e djeshme ai është gjetur i pajetë nga pastruesja e hotelit, e cila më pas ka lajmëruar menjëherë pronarin dhe ky i fundit policinë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Beratit, për t“iu nënshtruar autopsisë ndërsa mendohet se 54-vjeçari ka gjetur vdekjen natyrale. Sipas burimeve të policisë që shkuan në vendngjarje, viktimës i është gjetur një prokurë për bashkim familjar. Këto dokumente vërtetonin se gruaja dhe dy fëmijët e tij ndodheshin në Itali. Roja i natës në hotel mësohet të ketë thënë se e kishte parë viktimën në orët e vona të së hënës, duke ngrenë diçka në dritare. Mendohet se 54-vjeçari nga Shkodra ka ndërruar jetë 48 orë më parë.

07/07/2005

----------------------------------------------------

[b[Goditet në zemër me kaçavidë, vdes 23- vjeçari[/b]

DURRËS- Një grindje e çastit për makinat i ka marrë jetën një të riu, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktimë e këtij krimi është 23- vjeçari Andi Deliallisi, lindur dhe banues në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit. 23- vjeçari ka gjetur vdekjen në mëngjesin e djeshëm, në spitalin e Durrësit. Burimet thanë për gazetën se i riu ishte goditur në zemër me kaçavidë dhe nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e dy ditëve më parë, në lagjen nr.11 në Durrës. Sipas hetimeve të para të policisë, pas një grindjeje të çastit për një sherr makinash, 25-vjeçari Ruga tashmë i vetëdorëzuar në polici ka goditur me një kaçavidë në gjoks 23-vjeçarin Andi Deliallisi si dhe bashkëmoshatarin e tij Shyqyri Kërtusha, lindur dhe banues në lagjen nr.11 të qytetit. Dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku dhe kanë qenë nën kujdesin e mjekëve. Por Deliallisi, sipas burimeve, nuk ka mundur të mbijetojë, pasi goditja me kaçavidë i kishte prekur atij arterien e zemrës. Ndërsa i plagosuri tjetër, Shyqyri Kërtusha, kishte marrë goditje në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ndihmës së marrë në spital ai është larguar në shtëpi.

07/07/2005

-------------------------------------------------

Vdes në aksident polici i plagosur 5 vjet më parë


PEQIN- I kishte shpëtuar vdekjes 5 vjet më parë, kur u plagos në krye të detyrës, por dje ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik. Polici i grupit të gatshëm të drejtorisë së Durrësit, Fiqri Haskasa, 43 vjeç, me banim në Durrës, ka gjetur vdekjen në një aksident që ndodhi dje në mëngjes. Burimet thanë për gazetën se babai i tre fëmijëve, kishte mbaruar shërbimin dhe po kthehej në shtëpi, kur automjeti i tij tip Benz, me targa DR 277 D, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës jashtë saj. Aksidenti, sipas burimeve, ka ndodhur afër *****ës, në rrugën nacionale Elbasan- Peqin. Kalimtarët të rastit janë përpjekur t“i japin ndihmën e parë të aksidentuarit, por gjithçka ka qenë e pamundur. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lodhjes pasi ditët e fundit polici Haskasa ka qenë në gatishmëri për zgjedhjet. Fiqiri Haskasa ishte plagosur rëndë në krye të detyrës, pesë vjet më parë. Sipas burimeve, ai ka tentuar të kontrollojë një automjet, por drejtuesi i tij ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur atë. Për shkak të plagëve të rënda, polici Haskasa u dërgua në spitalin e Janinës, ku dhe arriti t“i shpëtojë
vdekjes. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore Fiqiriu u kthye në detyrën "truprojë gatishmërie", në repartin e policisë së rendit në komisariatin e policisë së Durrësit. Në maj të këtij viti ai u emërua komandant nëngrupi në repartin e policisë së rendit. Babai i tre fëmijëve është përcjellë dje për në banesën e fundit.

07/07/2005

-----------------------------------------------

Terror në Valias, 23-vjeçari qëllon me armë mbi familjarët
Tiranë

Leonard Sadiku ka hapur zjarr në shtëpi, në gjendje të dehur. Arrestohet teksa po largohej në drejtim të Tiranës

TIRANE- Orë ankthi kanë kaluar 4 pjesëtarët e një familjeje dje në mëngjes në fshatin Valias të Tiranës, kur një prej djemve të saj ka derdhur një breshëri të tërë "kallashnikovi", duke tentuar të vrasë dy motrat, nënën dhe vëllanë e tij, në gjendje të dehur. Shkaku: nuk kishte para për të emigruar në Greqi. Kështu ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00 në banesën e familjes së Agron Sadikut, që ndodhet vetëm 200 metra në krahun verior të zyrave të ish- minierës së Valiasit. Djali i madh i familjes, Leonardi, ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të familjes së tij për të vrarë nënën, dy motra dhe vëllanë e tij. Fatmirësisht asnjë nga të sulmuarit nuk ka pësuar dëmtime apo të ketë marrë plagë nga plumbat. Policia ka mundur të kapë pas 4 orësh në Kamëz 23- vjeçarin që tentoi të shuante familjen e tij, ndërsa tashmë rrezikon së paku 10 vjet burg.


02/07/2005

--------------------------------------------------

Ekzekutohet në makinën e tij 35-vjeçari


Tre vjet më parë, viktima kishte vrarë vëllanë e tij pas një grindjeje banale. Përjashtohet hakmarrja e të afërmëve

FIER- Gjendet i vrarë në makinën e tij një 35-vjeçar. Motivet dhe rrethanat e këtij krimi që mendohet të ketë ndodhur në mëngjesin e djeshëm, mbeten mister, ndërkohë që policia e ka cilësuar një vrasje mafioze ekzekutimin e 35-vjeçarit Maksim Lamçe. Burime të policisë thanë për gazetën se Maksim Lamçe, lindur në fshatin Gorishovë të komunës së Cakranit dhe banues në lagjen "Apollonia" në qytetin e Fierit është vrarë me katër plumba pistolete. Mësohet se Maksim Lamçe kishte vuajtur një dënim si autor i vrasjes së vëllait të tij. Por sipas hetimeve të deritanishme të policisë, kjo ngjarje nuk ka të bëjë me vrasjen e 35-vjeçarit.

02/07/2005


--------------------------------------------------

Mbytet në lumin Drino studenti


GJIROKASTËR- Një student i Universitetit "E. Çabej" në Gjirokastër u mbyt dje pasdite teksa ishte duke u larë në ujërat e lumit Drino. Drini Halili, 22 vjeç, nga qyteti i Memaliajt, kishte shkuar me disa shokë dhe shoqe, tek vendi i quajtur “"Ura e Subashit", në kufirin ndarës mes Gjirokastrës dhe Tepelenës, për të kaluar disa orë të qeta. Ai është futur në lumë për t“u freskuar, por nuk ka mundur të dalë më prej andej. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, studenti 22-vjeçar ka pësuar një atak në zemër, teksa ishte duke u larë në lumë. Halili ishte student në vitin e katërt, dega Gjuhë- Letërsi. Sipas dëshmive të shokëve, Drini nuk ishte ankuar nga ndonjë shqetësim në zemër. Po sipas tyre, ai ishte futur disa herë në ujin e lumit, që frekuentohet nga pushuesit ditorë. Shokët e tij kanë lajmëruar policinë për ngjarjen dhe një punonjës i shërbimit policor ka mundur të nxjerrë nga uji trupin e 22-vjeçarit. Rasti i djeshëm e çon në tre numrin e personave që humbin jetën nga ataku në zemër, brenda 48 orëve në qarkun e Gjirokastrës.


30/06/2005

-----------------------------------------------------

Gjendet i vdekur nga alkoli 45-vjeçari


SHKODËR- Një 45-vjeçar është gjendur dje i vdekur në një nga rrugët e qytetit të Shkodrës, ndërkohë që sipas hetimeve të para, rezulton se ai ka ndërruar jetë nga alkoli. Burimet thanë për gazetën se Adem Shaqir Meti, 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, u gjet i pajetë rreth orës 14:30, nga kalimtarë të rastit. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet në një rrugë të lagjes "Salo Halili" dhe më pas është njoftuar menjëherë policia. Burimet thanë se pas ekspertizës, ka rezultuar se 45-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e përdorimit të një sasie të madhe alkooli. Nga dëshmitë që kanë dhënë të njohur të viktimës, është mësuar se Meti kishte konsumuar pije alkolike gjatë gjithë ditës.


28/06/2005

-----------------------------------------------------

Aksidentohet për vdekje 70-vjeçari


KORÇË- Aksidentohet për vdekje një i moshuar, ndërsa mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilën ecte drejtuesi i mjetit. Burimet thanë për gazetën se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Korçës. Gjithçka ka ndodhur në aksin e superstradës Korçë – Kapshticë, në vendin e quajtur Ura e Çifligut. Valo Xhihalli, banor i qytetit të Korçës, që ishte duke ecur në atë të autostradës, është goditur për vdekje nga një Benz me targa greke, që drejtohej nga 31- vjeçari Olger Rosaku, lindur dhe banues në fshatin Dishnicë. Autori i aksidentit ka qëndruar në vendngjarje dhe është shoqëruar në komisariat. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë.



28/06/2005
--------------------------------------

Dhe s'kam vene as plagosjet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2005 07:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9456

Epo te lexosh te tilla gjera ne pike te mengjesit, zor qe dita do na heci mbare?....
Hey na mjaftojne televizorat per te tilla gjera.... Se vetem per vrasje, vjedhje, terror dhe vdekje filitet......

Kemi nevoje per argetim se jemi akoma te rinj per te tilla gjera

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2005 10:19
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Ky eshte realiteti Lela. Kam pershtypjen se ne Shqiperi ka nje epidemi depresive sepse shikoj shume-shume vetevrasje. Po te shikosh lajmet vetevriten nga dy e nga tre. Po te ndodhte kjo ne perendim do kishte plasur alarm social neper televizione. Tek ne kalojne gjoja pa u vene re. Duhet te shikohen qe te kuptojme si eshte Shqiperia. Mos kthehemi derr ne thes.

Ajo puna e kryeafmiljarit qe kishte vrare veten per rrogen qe i kishin vjedhur eshte skandaloze. Do kishte mjaftuar qe njeri nga ne ti dergonte 100 euro dhe ai njeri do jetonte. Ajo familje do kishte baba tani!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2005 20:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Nuk duhet lejuar media te japi lajme te tilla. Ne keto raste medias i duhet qepur sqepi. Vetem t`i tragjedizojne ne maksimum dine keta majmunat. Dhe per cfare? Qe te shesin 10 gazeta me shume, apo te shtojne audiencen e edicionit te lajmeve me 10 persona te tjere. Rezultati depresioni behet si "ortek", si pune epidemie dhe fillojne vrasin robt veten pse e le i dashuri apo pse nuk ja le e dashura. Medias ketu i duhet qepur llapa se PERHAP PANIK. Eshte bere vetvrasja ne Shqiperi si mode. Cdo dy vjet fillon "virusi" i vetvrasjeve seriale si me qene virus gripi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2005 20:07
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9456

Fajtor

E di qe realiteti eshte ky, dhe keto tragjedi do te rriten akoma ne shqiperi....
Kur nje person arrin ke vetvrasja do te thote qe ky person nuk ka me asnje motiv per te jetuar, dhe s'ka c'fare i ofron te afermeve, pervec dhimbjes shpirterore...
Edhe ne evrope ndodhin gjera te tilla...por nuk ja vejme veshin.....
Na djeg kur ndodh ne Shqiperi.....
Kjo eshte jeta qe na eshte dhene, me te mirat dhe keqijat e saj, duhet ta pranojme keshtu sic eshte....
Po te fillojme dhe te mendojme per te gjithe te varferit e shqiperise ose te botes, atehere duhet te hapim nje shoqate bamiresije, per te ndihmuar keto persona.....

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2005 00:25
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1282

E Enjte, 14 Korrik 2005


VETEVRITET BABAI I 6 FEMIJEVE

FIER - Nje 44-vjecar nga fshati Zhupan i Fierit vrau veten pasditen e te martes. Kamber Shkrela vdiq pasi kishte marre dy kokrra fostoksine. Policia vuri ne dukje se ai ishte babai i gjashte femijeve, dhe se familja jetonte ne varferi te plote. Hidherimi i kryefamiljarit dhe pamundesia e tij per te perballuar mjerimin, e kishin zhytur ne depresion. Keshtu, Shkela kishte gjetur veteflijimin si menyre per te (shpetuar( njehere e mire nga hallet e jetes, por duke lene pas me shume deshperim ne familjen e tij. G.R.


(kohajone.com)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2005 04:16
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i/e paregjistruar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i/e paregjistruar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10705

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Medias ketu i duhet qepur llapa se PERHAP PANIK. Eshte bere vetvrasja ne Shqiperi si mode. Cdo dy vjet fillon "virusi" i vetvrasjeve seriale si me qene virus gripi.


Kjo nuk eshte aspak rruga per te sheruar problemin shqiptar. Une do i vija te parat keto lajme, qe shteti dhe njerezit te kuptonin se ka nje problem. Mediat jane te lira me kushtetute. Duke i mbyllur sqepin nuk bejme gje vecse te injorojme nje problem real.

Vetevrasjen se perhap media. Perkundrazi, media na sjell para syve banalitetin e shume vetevrasjeve. Ai banalitet qe mund te evitohet kollaj nese ka ne aksion te organizuar. Megjithate gjate ketyre diteve ka patur dhe vetevrasje te tjera. Une do vazhdoj ti ve ketu, qe te gjithe te kuptojne ku eshte Shqiperia, dhe mos shikojne vetem rruget e asfaltuara apo Tiranen e bojatisur. Nje shtet behet nga njerezit dhe jo nga objekte materiale. Po u injoruan ata nuk ka me kuptim shteti dhe media si pjese e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2005 16:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 38 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.